Irina

Jugu i vendit, me “markë të veçantë” turistike

Zhvillimi i turizmit dhe integrimi urban synojnë ta kthejnë jugun e vendit në një destinacion, “markë të veçantë”, turistike shqiptare.

Një projekt i mbështetur nga Banka Botërore që po zbatohet vitet e fundit ka në fokus krijimin e një infrastrukture marketingu sipas modeleve më të mira ndërkombëtare, që do të mbështesë zhvillimin e turizmit në vendin tonë.

Sipas njoftimit të prokurimit të publikuar në faqen e Bankës Botërore, po kërkohet një konsulent që do të japë shërbimin e zhvillimit të tregut në jug të Shqipërisë.

Shtatë detyrat kryesore të konsulentit janë: Krijimi i brandeve (markave) të turizmit për secilën bashki duke analizuar statusin aktual, pozicionimin dhe zbatimin e markës.

Zhvillimi i uebsajteve për çdo bashki që do të bëhet në bashkëpunim me entitetet lokale të menaxhimit të turizmit dhe bashkitë për ecurinë 2 vjeçare të uebsajteve dhe për të monitoruar rezultatet, rifreskuar informacioni. Konsulenti do të kërkohet që të krijojë uebsajtet dhe t’i menaxhojë ato në mënyrë të vazhdueshme t’i monitorojë dhe të raportojë për rezultatet.

Krijimi dhe menaxhimi i profileve në mediet sociale për çdo bashki përmes vendosjes së profileve të medieve për çdo bashki fillimisht në Facebook dhe Instagram si dhe menaxhimi i vazhdueshëm i këtyre kanaleve përgjatë dy viteve, së pari, në anglisht.

Zhvillimi i fotove me cilësi të lartë dhe videove për çdo bashki si dhe zonat përreth që nuk tregojnë vetëm burimet dhe atraksionet e zonës por edhe aktivitetet që mund të eksplorohen në këtë zonë. E njëjta gjë aplikohet dhe për videot. Materialet do të vendosen në uebsajt, rrjete sociale si dhe do të printohen.

Dizejnimi dhe printimi i broshurave me hartën e çdo bashkie duke mundësuar përmbajtje për turizmin në bashkëpunim me autoritetet e menaxhimit të turizmit.

Për të paktën dy vjet mbështetje marketingu në çdo bashki dhe përgatitja e strategjisë së mirëmbajtjes së aktiviteteve përtej kohës së konsulencës si dhe promovimi i produkteve të turizmit që do të ekzekutohen në këto dy vite.

Detyra 7 është ajo e monitorimit të rezultateve përgjatë implementimit 2-vjeçar si dhe dorëzimi në mënyrë të rregullt i raporteve mbi rezultatet si dhe vlerësimet cilësore dhe sasiore./atsh

Jugu i vendit, me “markë të veçantë” turistike Read More »

Rama citon Sokratin: Kur përfundon rrahja e mendimeve, shpifja bëhet vegël në duart e humbësit

Kryeministri Edi Rama ka cituar sot një nga shprehjet e filozofit të madh grek, Sokratit në rubrikën “Fjalë të çmuara”.

“Kur përfundon rrahja e mendimeve, shpifja bëhet vegël në duart e humbësit”, është shprehur Kryeministri Rama duke përcjellë thënien e Sokratit.

Duke cituar fjalë të shenjta nga librat e shenjtë, por edhe nga personalitetet botërore, Kryeministri Rama ka përcjellë këto dy muaj apelin e solidaritetit dhe ndihmës njerëzore ndaj të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit./atsh

Rama citon Sokratin: Kur përfundon rrahja e mendimeve, shpifja bëhet vegël në duart e humbësit Read More »

Ministria e Shëndetësisë: Nuk ka asnjë studente të shtruar në spitalin infektiv në Tiranë të dyshuar me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale deklaroi sot se nuk ka asnjë studente të shtruar në spitalin infektiv në Tiranë, të dyshuar me koronavirus.

Në një deklaratë për shtyp MSHMS bën të ditur se “rasti i spitalit infektiv është një grua që ka udhëtuar 10 ditë më parë nga Kina dhe pas testimit mbrëmjen e djeshme rezulton me grip të thjeshtë dhe negative ndaj testit për koronavirus”.

Shqipëria ka një survejancë shumë të mirë të infeksioneve respiratore të rënda si dhe atyre akute në të gjithë vendin dhe sistemi i kapjes së hershme dhe njoftimit të hershëm është i mirëpërcaktuar dhe funksionon më së miri.

Në zbatim të taskforcës së MSHMS datë 27.01.2020, me drejtues të institucioneve shëndetësore, mjekë dhe ekspertë të shëndetit publik, drejtues të njësive tona në pikat e kalimit kufitar, përfaqësues të policisë kufitare është shtuar survejanca e sëmundjeve të rënda respiratore në bashkëpunim me gjithë spitalet. /atsh

Ministria e Shëndetësisë: Nuk ka asnjë studente të shtruar në spitalin infektiv në Tiranë të dyshuar me koronavirus Read More »

Nesër, ditë zie në Kosovë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas rënies në krye të detyrës të pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Sami Thaçi, ka shpallur ditën e enjte, më 30 janar 2020, ditë zie, në shenjë nderimi shtetëror.

Në pajtim me legjislacionin në fuqi, në ditën e zisë, të shpallur për ta nderuar jetën dhe veprën e policit Sami Thaçi, flamuri shtetëror ngrihet në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.

Gjatë ditës, presidenti Thaçi ka ndarë edhe urdhrin “Hero i Kosovës” për policin Sami Thaçi.

“Heroizmi i Samiut, Enverit, Izetit dhe i dhjetëra policëve të rënë në krye të detyrës është krenari e Republikës së Kosovës. Sakrifica e tyre në mbrojtje të rendit dhe ligjit na obligon që të punojmë edhe më shumë për një Kosovë të qetë e stabile dhe një vend më të mirë për gjithë qytetarët tanë”, ka thënë kreu i shtetit. /atsh

Nesër, ditë zie në Kosovë Read More »

Voskopoja shpallet “Ansambël historik urban”, miratohet plani për mbrojtjen e zonës

Qeveria vendosi deklarimin pasuri kulturore “Ansambël historik urban” dhe zonës mbrojtëse të tij, të fshatit Voskopojë, sipas koordinatave gjeografike dhe hartës së zonifikimit.

Me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave, vendosi deklarimin pasuri kulturore “Zona arkeologjike” në fshatin Voskopojë dhe miratimin e planit për ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e këtyre zonave.

Sipas relacionit që shoqëron këtë vendim, ngarkohet ministri përgjegjës për trashëgiminë kulturore, me propozim të strukturave të specializuara, të përcaktojë zonat mbrojtëse të monumenteve të kulturës, të ndodhura brenda pasurisë kulturore.

Vendimi i Këshillit të Ministrave, “Për shpalljen e Voskopojës “Qendër historike” dhe vënien e saj në mbrojtje të shtetit”, të ndryshuar, shfuqizohet.

Ngarkohet Agjencia Shtetërore e Kadastrës për regjistrimin e këtij vendimi në hartat kadastrale.

Gjithashtu ngarkohen Ministria e Kulturës, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Bashkia Korçë për zbatimin e këtij vendimi. /atsh

Voskopoja shpallet “Ansambël historik urban”, miratohet plani për mbrojtjen e zonës Read More »

Përfunduan Shkollën e Magjistraturës, betohen 15 gjyqtarë të rinj

15 gjyqtarët e rinj të cilët kanë përfunduar Shkollën e Magjistraturës në vitin akademik 2018-2019 janë betuar sot në mbledhjen e radhës të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Në fjalën përshëndetëse, kryetarja e Këshillit, Naureda Llagami, u shpreh se gjyqtarët që betohen sot janë brezi i dytë i gjyqtarëve për të cilët Këshilli ka kryer një verifikim të thelluar të pasurisë dhe figurës, përpara emërimit të tyre. Proces të cilin gjyqtarët nën betim e kaluan me sukses.

Në këtë mënyrë, së bashku me brezin e parë të magjistratëve të emëruar në korrik 2019, në më pak se një vit, sistemit gjyqësor shqiptar i shtohen 25 gjyqtarë me integritet dhe aftësi të larta profesionale.

Duke u uruar sukses për emërimin në detyrë, Llagami, theksoi nevojën që ka shoqëria shqiptare dhe vendi për gjyqtarë profesionistë dhe të përkushtuar në zbatim të Kushtetutës dhe kuadrit ligjor në fuqi.

Menjëherë pas përfundimit të betimit, Këshilli vendosi caktimin në pozicion në gjykatat e vendit të 15 gjyqtarëve të rinj, bazuar në vendet e lira në dispozicion të tyre.

Kështu, Erlanda Agaj caktohet në pozicion gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, Marko Boshku caktohet në pozicion gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Shkodër. Elisabeta Gjoni caktohet në pozicion gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, Klejda Çapja caktohet në pozicion gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, Artur Prenga caktohet në pozicion gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, Mirjan Mustafaj caktohet në pozicion gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Shkodër, Kostandina Kuro caktohet në pozicion gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër. Iva Zemani caktohet në pozicion gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë.

Enisa Shahini caktohet në pozicion gjyqtare pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Korçë. Ema Shaholli caktohet në pozicion gjyqtare pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Gjirokastër. Shkëlzen Liçaj caktohet në pozicion gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë. Xhevdet Lika caktohet në pozicion gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër. Ligoraq Toshi caktohet në pozicion gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Korçë. Hazbi Balliu caktohet në pozicion gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Gjirokastër. Florin Demollari caktohet në pozicion gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës. /atsh

Përfunduan Shkollën e Magjistraturës, betohen 15 gjyqtarë të rinj Read More »

Lirohet nga detyra zv.ministri i Financave, Erjon Luçi

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme në drejtimin e zv.kryeministrit Erjon Braçe, miratoi vendimin për lirimin nga detyra të zëvendësministrit të Financave dhe Ekonomisë, Erjon Luçi.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr. 9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi që Erjon Luçi, zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë, të lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në vendim.

Luçi lirohet nga detyra pas 7 vitesh në këtë post. /atsh

Lirohet nga detyra zv.ministri i Financave, Erjon Luçi Read More »

Ndryshimet për “Maturën Shtetërore 2020” paraqiten para maturantëve të “Ismail Qemalit”

Në gjimnazin “Ismail Qemali” në Tiranë është organizuar sot takimi me maturantët e këtij viti për prezantimin e risive dhe ndryshimeve të Maturës Shtetërore.

E pranishme në këtë aktivitet ka qenë zëvendësministrja për Arsimin Parauniversitar, Nina Guga dhe drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Rezana Vrapi.

Ndryshimet thelbësore në rregulloren e “Maturës Shtetërore 2020” kanë qenë fokusi kryesor i këtij prezantimi. Disa prej tyre janë vlerësimi elektronik i provimeve, rritja e cilësisë së administrimit të provimeve, shtimi i masave disiplinore etj.

Njëkohësisht, nxënësit dhe mësuesit u njohën me dy botimet e fundit të QSHA-së: “Matura Shtetërore Gjuha Shqipe dhe Letërsia” dhe “Matura Shtetërore 2019, teste dhe skema vlerësimi, gjuhët e huaja, matematika dhe lëndë me zgjedhje (për gjimnazin)”, të cilat do t’i orientojnë nxënësit dhe do t’i ndihmojnë ata për t’u përgatitur më mirë./atsh

Ndryshimet për “Maturën Shtetërore 2020” paraqiten para maturantëve të “Ismail Qemalit” Read More »