Irina

Parashikimi i motit, 3 mars 2020

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti për ditën sotme parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Nisur nga orët e para të mëngjesit deri ato të mesditës reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar përgjatë ultësirës perëndimore.

Më tej reshjet shtrihen në të gjithë territorin me intensitet mesatar, ndërsa në veriperëndim jug me intensitet të lartë në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në orët e vona të mbrëmjes në lartësitë mbi 1200 metër në alpe e verilindje, parashikohen reshje dëbore.

Mjegull / mjegullinë për shkak të reshjeve.

Era do të fryjë nga kuadrati i Jugut-Juglindjes hera herës e fortë në pjesën bregdetare dhe luginore duke sjellë dhe det trazuar të forcës 5-6 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 8/17 Re shi
Kukës 10/18 Re shi
Lezhë 8/16 Re shi
Dibër 9/14 Re shi
Durrës 12/20 Re shi
Tiranë 14/20 Re shi
Elbasan 12/19 Re shi
Berat 14/22 Re shi
Vlorë 15/19 Re shi
Korcë 8/14 Re shi
Gjirokastër 12/13 Re shi
Sarandë 12/18 Re shi/atsh

Parashikimi i motit, 3 mars 2020 Read More »

Spiropali: BesëLikja është klithma e zullumit të së shkuarës që zien nga Reforma në Drejtësi

“BesëLikja është klithma e zullumit të së shkuarës që zien nga Reforma në Drejtësi”, deklaroi sot ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Lidhur me tubimin e thirru sot nga Presidenti, Spiropali tha se “BesëLikja nuk është as e re as pranverore”.

“BesëLikja është klithma e zullumit të së shkuarës që zien nga Reforma në Drejtësi. Është frika nga Besa e lidhur me SHBA/BE për ta bërë vendin shtet të së drejtës. Është rruga qorre e atyre që s’e duan rrugën e Shqipërisë Europiane”, tha Spiropali./atsh

Spiropali: BesëLikja është klithma e zullumit të së shkuarës që zien nga Reforma në Drejtësi Read More »

Udhëheqësit e dekadës së re, Balla ftesë të rinjve brenda dhe jashtë vendit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla ftoi sot çdo të ri e të re të vendit dhe jashtë Shqipërisë, për të konkurruar në sfidën e udhëheqësve të rinj të dekadës së re 20-30.

Balla deklaroi se “Dita e tretë e Kongresit iu dedikua të rinjve. Partia Socialiste fton çdo vajzë dhe djalë të ri në çdo bashki të vendit, por edhe jashtë Shqipërisë, të bëhet pjesë e fressh-VOICE dhe të konkurrojë në sfidën e udhëheqësve të rinj të dekadës së re 20-30”.

Sipas tij, udhëheqëset e reja dhe udhëheqësit e rinj duhet të konkurrojnë sipas parimit të bashkëdrejtimit, pra një vajzë dhe një djalë së bashku do të bashkëpunojnë për të fituar mbështetjen dhe fituar sfidën.

Më tej, ai ka lajmëruar se rregullat e sfidës, për mënyrën sesi mund të bëhesh pjesë e “Zërit të të Rinjve Socialistë”. /atsh

Udhëheqësit e dekadës së re, Balla ftesë të rinjve brenda dhe jashtë vendit Read More »

Bashkëqeverisje/ Mbi 32 mijë ankesa të zgjidhura

Këtë javë numri ankesave të zgjidhura nga platforma e bashkëqeverisjes në nivel qendror është 32785 ndërsa numri total i ankesave të regjistruara është 51205.

Në nivel vendor janë regjistruar 4481 raste të zgjidhura nga 9839 në total, në rastet e biznesit numri total i ankesave të zgjidhura është 740 nga 2010 numri i ankesave të regjistruara.

Sipas shifrave të publikuara nga “Pasqyra e qeverisjes” këtë javë, rezulton se janë dhe 11 raste të spikatura të zgjidhura përmes platformës së bashkëqeverisjes. Konkretisht janë 4 nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës, 3 ministria e Financave dhe Ekonomisë, 2 ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, 1 ministria e Arsimit dhe Sportit, 1 ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Numri i “log in” në faqen e platformës për javën që sapo mbyllëm ishte 129781 ndërsa numri i regjistrimeve të reja kap shifrën e 21071. “Shqiperiaqeduam.al” është kthyer në një nga platformat më të besueshme për qytetarët shqiptarë, ku përmes një mesazhi shumë shpejt mund të gjendet zgjidhje për problemet dhe ankesat e tyre./atsh

Bashkëqeverisje/ Mbi 32 mijë ankesa të zgjidhura Read More »

Parashikimi i motit, 2 mars 2020

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti për ditën e sotme parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshjet e shiut parashikohen që prej orëve të para prej mesnatës me intensitet të ulët deri mesatar në veriperëndim. Në pjesën tjetër të vendit shi i dobët lokal.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut hera herës e fortë në pjesën bregdetare duke sjellë dhe det trazuar të forcës 5-6 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 10/20 re shi
Kukës 6/16 re shi
Lezhë 9/20 re shi
Dibër 3/15 shi diell
Durrës 13/21 shi diell
Tiranë 10/20 shi diell
Elbasan 10/19 shi diell
Berat 8/20 shi diell
Vlorë 12/21 shi diell
Korçë 3/16 shi diell
Gjirokastër 8/19 shi diell
Sarandë 13/21 shi diell/atsh

Parashikimi i motit, 2 mars 2020 Read More »

Lleshaj: OFL dëshmi e seriozitetit në luftën kundër krimit, receta unike për një Shqipëri më të mirë

“Shqipëria sot është një vend më i sigurtë nga sa ishte në vitin 2013. Operacionet e policore kanë goditur fort dhe masivisht shumicën e grupeve kriminale, të krimit të organizuar në vend”.

Kështu e nisi fjalën e tij ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në Kongresin e Partisë Socialiste, ku theksoi se “Operacioni Forca e Ligjit ka filluar me forcë të çmontojë logjistikën kriminale të akumuluar përgjatë këtyre viteve. Të gjithë treguesit e kriminalitetit janë në minimumet historike të regjistruara në vend prej tri dekadash”.

Sipas tij, 45% më pak vrasje ka në Shqipëri krahasuar me 2013 , 21% më pak aksidente rrugore.

“Ne kemi zhbërë historinë e kanabisit në vendin tonë. Bashkëpunimi ndërkombëtar i Policisë së Shtetit me policitë ndërkombëtare ka arritur në nivele të panjohura më parë në vendin tonë, ajo gëzon sot reputacion të gjerë të madh dhe besim të padiskutueshëm mes shumë agjencive homologe perëndimore. Së bashku kemi arritur ti pastrojmë rrugët e vendit tonë nga murtaja e basteve dhe spekulantët e bizneseve e të fatit të cilët çuan shumë qytetarë në zgrip të ekzistencës dhe fatin e tyre e të familjeve të tyre”, – nënvizoi Lleshaj.

Ministri Lleshaj u shpreh se “në 2019 në Shqipëri erdhën 82% më shumë turistë sesa erdhën në 2013. Me këtë nuk dua të them se kemi mbërritur aty ku duam apo aty ku duhet nuk dua të them se jemi mirë, por me këto tregues ne kemi provuar se me këto tregues ne mund të shkojmë atje ku duam dhe do të mbërrijmë atje ku duhet. Ne do ti thellojmë më tej të gjitha sukseset në të gjitha fushat rendit dhe sigurisë publike. Lufta kundër krimit të organizuar ka hyrë në fazë të re dhe historike. ne do ti shkatërrojmë burimet financiare dhe logjistikë të krimit të organizuar ne do ta zhbëjmë modelin e biznesit të ngritur mbi krim, i cili dekurajon biznesin e ndershëm dhe investimet e huaja, të dyja nuk mund të bashkëjetojnë prandaj ne do të shkatërrojmë të parin, për t’i hapur rrugë të dytit”.

“OFL është një tjetër dëshmi se jemi seriozë dhe të vendosur për një Shqipëri më të lirë dhe të drejtë. Përkrahja e gjerë publike ndaj këtij operacioni është inkurajim për thellimin e mëtejshëm të tij. Ky operacion është receta unike për një Shqipëri më të mirë dhe të lirë nga krimi”, tha Lleshaj.

Duke prezantuar tre sfidat e radhës Lleshaj tha se “do të kemi rrugë më të sigurta, parandalim dhe goditje e fortë ndaj dhunës në familje dhe afrimi i policisë shqiptare me komunitetin. Policia e Shtetit duhet të bëhet çdo ditë e më shumë polici e komunitetit”./atsh

Lleshaj: OFL dëshmi e seriozitetit në luftën kundër krimit, receta unike për një Shqipëri më të mirë Read More »

Rama: Lufta kundër krimit të organizuar prioritet, e kemi bërë më fort se çdokush tjetër

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “zbythja e krimit në folenë e krimit është prioriteti ynë dhe këtu duhet të jemi shumë të qartë që lufta jonë me krimin na ka bërë baltë pikërisht se e kemi bërë më fort se askush tjetër”.

Në fjalën e tij në Kongresin e Pastrisë Socialiste, Kryeministri Rama theksoi se “kush lufton me krimin në një vend të molepsur nga krimi siç ishte Shqipëria duhet ta marrë parasysh se do të akuzohet si më krimineli do të baltoset si më i inkriminuari kjo nuk është eksperiencë e Shqipërisë është histori e botës”.

“Prokurorët e antimafias italiane, të cilët u vranë nga mafia po të shikoni se çfarë jete kanë pasur me sulmet që u janë bërë nga krimi, nga mafia me denigrimet me baltën, kuptoni menjëherë këtë që po them. Sot ne jemi në një kapitull të ri ku mund ta materializojmë atë goditje që përpara nuk e bënim dot me këtë, janë të gjitha të lidhura bashkë”, – nënvizoi Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “unë e kuptoj shumë mirë që njerëzit kanë padurim të madh për të parë drejtësinë dhe besoj se nuk them ndonjë sekret apo gjë të pasjellshme kur them se gjysma e popullit drejtësinë e lidh me ata të besëlidhjes, po nuk u lidhën ata, thotë, nuk kemi besë tek drejtësia”.

“E kuptoj këtë, por kjo nuk është as detyra jonë as mundësia jonë. Detyra jonë është të bëjmë drejtësi që pastaj merret me kë duhet të merret dhe nga ana tjetër lufta me krimin ka kaluar në një shkallë të re, sepse sot ne kemi një institucion të ri të drejtësisë kemi SPAK, nuk e kishim deri dje. Tek cili prokuror t’i çonim ne këto asetet e OFL, këto që mbledh OFL kujt t’ia çonim, tek cili prokuror mund të besonim se mund të kishim shans që këto të shkonin në gjykatë, tek cila gjykatë do të shkonin pastaj, tek gjykatat që ka liruar 28 kriminelë brenda 2019, në shkelje të ligjit i kanë liruar, nga rastet më ekstreme që janë bërë mediatike tek rastet që janë bërë më pak ose aspak mediatike. Me këta do ta luftonim”, – tha Rama./atsh

Rama: Lufta kundër krimit të organizuar prioritet, e kemi bërë më fort se çdokush tjetër Read More »

Ligji i pronës/ Titull pronësie njerëzve që e kanë ndarë tokën sipas kufirit të vjetër

“Ne tani jemi në momentin që do të kalojmë ligjin e pronës që më në fund adreson problematika që kanë mbetur në ajër. Njerëzve që nuk kanë probleme konfliktesh dhe që e kanë ndarë tokën sipas kufirit të vjetër dhe nuk e kanë dot tokën se nuk futen te 7501 atyre do t’u japim titullin e pronësisë për tokën e stërgjyshërve dhe do ta bëjmë para vitit 2021”, – deklaroi sot Kryeministri Rama në ditën e dytë të Kongresit të Partisë Socialiste.

Kryeministri Rama tha se “do të jetë një proces që do të fillojë këtë vit me kalimin e ligjit shtëpitë në fshat kemi legalizuar 180 mijë në total, shtëpitë në fshat do të legalizohen të tëra me ligjin e ri nuk ka as këtu as aty”.

“Nëse do të kemi nevojë të bëjmë një punë publike që prek do ta shpronësojnë si pronar i ligjshëm në zonat urbane është ndryshe zaptuesi nuk do të mund të legalizohen kur zaptimet prekin infrastrukturën e madhe kritike sepse nuk mund të paguajnë gjithë taksapaguesit shqiptarë për të shpronësuar pastaj si kishim pronarë të vjetër ata që morën peng unazën e Tiranës për muaj të tërë, nuk ka për të ndodhur”, – tha Rama.

Ndërsa për turizmin dhe vijën bregdetare, kreu i qeverisë u shpreh se “kemi gati projektligjin që të krijojmë një sistem të ri dhe nuk dua të zgjatem”./atsh

Ligji i pronës/ Titull pronësie njerëzve që e kanë ndarë tokën sipas kufirit të vjetër Read More »