Irina

Posta Shqiptare: Shërbimi më i ri që sjell mjekun më pranë qytetarëve

Posta Shqiptare nëpërmjet shërbimit të ri telefonik “Teledoc”, sjell këshillimin e mjekut, më pranë qytetarëve për çdo nevojë shëndetësore që ata mund të kenë.
“Për të gjithë ju që keni nevojë të konsultoheni me një mjek specialist, Posta Shqiptare ofron shërbimin e telemedicinës Teledoc, nëpërmjet të cilit ju mund të telefononi mjekun specialist për çdo problem apo shqetësim shëndetësor që keni, në çdo kohë, 24 orë në ditë”- njofton Posta Shqiptare.
Ky aplikacion është mundësia juaj për të shmangur vajtjen në spital në këtë kohë të pazakontë, dhe për t’u konsultuar nga banesa juaj me mjekun online.
Posta Shqiptare njofton se, për të përfituar këtë shërbim, mjafton të paraqiteni në sportelet e Postës Shqiptare, të kryeni abonimin e kartave Teledoc dhe të zgjidhni paketën që ju përshatet./atsh

Posta Shqiptare: Shërbimi më i ri që sjell mjekun më pranë qytetarëve Read More »

Mjekja e njohur Emira Vasili: Hapja e Spitaleve COVID domosdoshmëri, po bëhet një punë e palodhur

Mjekja e njohur Ermira Vasili, nëpërmjet një postimi në Facebook ka vlerësuar menaxhimin e situatës se shkaktuar nga COVID-19 në vendin tonë.

Vasili nënvizon se hapja e spitaleve COVID është një domosdoshmëri për situatën e krijuar dhe shpreh mirënjohjen e saj për punën e palodhur të mjekëve dhe infermierëve./atsh

Mjekja e njohur Emira Vasili: Hapja e Spitaleve COVID domosdoshmëri, po bëhet një punë e palodhur Read More »

Ndërhyrjet në pallatin që u shemb nga tërmeti dhe u mori jetën 2 personave/ Shoqërohet 44 vjeçari

Një 44-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi akuzohet se nga ndërhyrjet që kishte bërë në lokalin e tij, u shemb pallati nga tërmeti i 26 nëntorit.

Policia bën të ditur se si pasojë e shembjes së pallatit 6-katësh humbën jetën dy persona.

”Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës ekzekutuan urdhrin e ndalimit për shtetasin A. T., 44 vjeç, banues në Durrës. Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg “, pasi dyshohet se nga ndërhyrjet që ka bërë në biznesin e tij lokal, në lagjen nr. 6 dhe nga tërmeti i datës 26.11.2019 është shembur pallati 6-katësh dhe si pasojë humbën jetën 2 shtetase”, informon policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./atsh

Ndërhyrjet në pallatin që u shemb nga tërmeti dhe u mori jetën 2 personave/ Shoqërohet 44 vjeçari Read More »

Nuk ndaluan muzikën pas orës 20:00, gjobiten me nga 1 milionë lekë tre lokale në Vlorë e Sarandë

Dy bar- restorante dhe një lokal në Vlorë e Sarandë janë gjobitur pasi nuk ndaluan muzikën pas orës 20:00.

Uniformat blu njoftojnë se gjobat janë nga 1 milionë lekë për secilin nga administratorët e lokaleve.

Nga burimet mësohet se dy prej bar- restoranteve janë në Vlorë kurse lokali në Sarandë.

Njoftimi nga Policia:

Vlorë, Sarandë

Policia ka ndëshkuar me nga 1 milion lekë gjobë, administratorët e tre lokaleve, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet me muzikë në kundërshtim me Aktin Normativ.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar dy bar-restorante në Vlorë dhe një lokal në Sarandë që vazhdonin të ushtronin aktivitet me muzikë pas orës 20:00, në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar kufizimin e përcaktuar nga Policia e Shtetit.

Për secilin nga këto subjekte, me administratorë shtetasit G. L., K. N. dhe F. M., shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.

Policia e Vlorës apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Nuk ndaluan muzikën pas orës 20:00, gjobiten me nga 1 milionë lekë tre lokale në Vlorë e Sarandë Read More »

Rama: Adem Demaçi, pishtar i lirisë së ndërgjegjes në rrugëtimin e Kosovës përgjatë errësirës drejt lirisë

« Ma s’pari dhe mbi të gjitha, jam qenie njerëzore; fatmirësisht jam edhe shqiptar »

Kryeministri Edi Rama ka kujtuar sot veprimtarin e çështjes kombëtare, Adem Demaçin, i njohur si Mandela i Kosovës.

Rama shprehet se “Adem Demaçi ishte fatmirësisht shqiptar, shqiptar i mirë shumë, po mbi të gjitha ai ishte një njeri që dinjitetin e të ngjashmëve të vet e ktheu në mburojë të pakapërcyeshme për plumbin dhe për helmin. Pse ishte një shqiptar i mirë fare dhe një qenie njerëzore e lartë, që nuk e negocionte ndërgjegjen e vet, ai u bë pishtar i lirisë së ndërgjegjes në rrugëtimin e Kosovës përgjatë errësirës drejt lirisë”.

“Tre dënime. Tre dekada sfilitëse. Tre ngadhënjime. Habitej e gjithë një botë tek e shihte si i shpërfillte plumbat në rrugët e Prishtinës, torturuesit në birucat e Jugosllavisë apo edhe vetë hijen e vdekjes, e cila më se një herë iu avit në ato biruca. Ai nuk i trembej asaj ndoshta edhe pse me të ishte ndeshur qysh në djep kur mori emrin, që në Bibël e Kuran e mban krijesa që Zoti plazmoi në shëmbëlltyrën e vet! Ademi lindi në gusht të vitit 1935 aq i brishte, sa prindërit nuk e regjistruan veçse në shkurt të vitit 1936. Por brishtësia e frikshme e ditëardhjes në jetë, atij iu bë butësi shpirtërore brenda koracës së hekurt të karakterit të jashtëzakonshëm, që e ktheu Adem Demaçin në një legjendë të gjallë të lirisë së Kosovës”, shprehet Rama.

Hero i pavdekshëm i popullit të Kosovës në kuptimin më të plotë të fjalës dhe gur i gjallë i sovranitetit kosovar, qysh në kohëra kur as imagjinata më e shfrenuar nuk e rrokte dot mundësinë e realizimit të Kosovës sovrane, kryeministri Rama thekson se “baca Adem u nda nga kjo jetë si sot dy vjet më parë, duke na e lënë jetën e tij si një “Bibël” a “Kuran” shqiptarie”.

“Duke e kujtuar sot në këtë dyvjetor të ndarjes fizike prej nesh, më erdhi në mend dedikimi që përmban novela e tij, « Gjarpërinjtë e gjakut » – e para novelë shqip botuar në Kosovë, më 1958:

« Jo – atyne që janë trima

me ngrehë gishtin e krimit,

por- atyne që janë trima

me zgjatë dorën e pajtimit »”, u shpreh Rama./atsh

Rama: Adem Demaçi, pishtar i lirisë së ndërgjegjes në rrugëtimin e Kosovës përgjatë errësirës drejt lirisë Read More »

Horoskopi për sot

Dashi

Dita do të nisë me nervozizëm dhe tension. Dikush mund t’iu humbë toruan si dhe mund të merrni një ultimatum. Në punë, mundohuni që të jeni të përqendruar.

Demi

Dashurinë e keni fare pranë, ku mund të ketë shkëndija të reja ose një rikthim pasioni. Mendoni pozitivisht dhe mos u dorëzoni. Do të keni shumë shqetësime, por edhe paratë mund t’iu krijojnë probleme.

Binjakët

Dashuria gjatë kësaj të diele do të jetë e fortë, kjo edhe për shkak të Hënës e cila do të jetë në anën tuaj. Mundohuni që të vendosni rregull në gjërat tuaja. Kujdes duhet treguar me financat.

Gaforrja

Mundohuni që të rrini larg konflikteve dhe stresit gjatë kësaj dite. Përpiquni që të shmangni debatet, si në dashuri edhe në punë. Duhet të gjeni më shumë kohë për të pushuar dhe për tu rikarikuar.

Luani

Hëna, Venusi dhe Marsi do të rindezin dëshirën për të dashuruar dhe do të zgjojnë emocione. Do të keni mundësi që të bëni projekte. Sferat profesionale dhe financiare nuk do të ecin mirë, ndaj bëni mirë që ti rishikoni.

Virgjëresha

Me ndikimin e favorshëm të Hënës në dashuri, gjërat do të jenë më të thjeshta dhe ju do të keni më shumë energji. Sfera profesionale paraqitet mirë, ndaj mos hiqni dorë nga investimi juaj dhe mos u dorëzoni para kundërshtarëve.

Peshorja

Dashuria do të jetë në plan të dytë gjatë kësaj dite, por mundohuni që të mos e lini shumë pas dore. Puna do të dominojë mendimet taja. Mundohuni që të mos jeni shumë konfliktual. Në punë, do të bënit mirë që të reflektonit, para se të merrni një vendim.

Akrepi

Kjo është periudhë pozitive për lidhjet në çift, ku emocionet do të rikthehen protagoniste. Sfera profesionale paraqitet mjaft mirë, veç kujdes me paratë, pasi mund të keni vështirësi.

Shigjetari

Në dashuri duhet të përmirësoni situatën dhe të zgjidhni disa probleme të komplikuara, shkruan noa.al. Përmirësim do të ketë edhe në punë, ku do të përballeni me mundësi të reja.

Bricjapi

Ju pret një ditë e rënduar për jetën në çift, ku do të ketë debate. Në punë dhe sferën financiare duhet të tregoni kujdes, duke mos nënvlerësuar asnjë problematikë në këtë periudhë.

Ujori

Nëse jeni vetëm mund të dashuroheni. Nga ana tjetër, ky është moment i vështirë për disa çifte që kanë kohë që janë bashkë. Në punë ka diçka që duhet riparë, ndaj do të bëni mirë që të mos e teproni me kërkesat në këtë moment.

Peshqit

Në dashuri do të keni mundësi që të rigjeni harmoninë dhe të jeni më të lirshëm. Puna mund tu sjellë ndonjë zhgënjim, ndaj mundohuni që të bëni durim për tu përballur me situatën.

Horoskopi për sot Read More »

Ish-deputeti i PS Fatmir Toçi me Covid-19, flet për gjendjen shëndetësore/ Mesazh mjekëve: Zoti i ruajttë dhe u dhëntë forcë!

Ish-deputeti socialist, Fatmir Toçi, i cili doli pozitiv me koronavirus pak kohë më parë, tregon se deri tani po e përballon me sukses betejën me virusin e rëndë.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, ish-deputeti falënderon të gjithë ata që e kanë mbështetur në këto ditë të vështira, si dhe mjekët i spitalit Covid-2 “Shefqet Ndroqi”, duke thënë se ja kanë bërë më të lehtë përballimin e kësaj situate.

Mesazhi i ish-deputetit:

MIRËNJOHJE E FALËNDERIME

Interesimi i të afërmve, miqve, të njohurve dhe dashamirësve të shumtë për gjendjen time shëndetësore, pas prekjes nga Covid-19 ma ka bërë më të lehtë përballimin e kësaj situate, si pjesë e rëndësishme e trajtimit shëndetësor që po përdoret, me sa duket deri tani, me sukses.

Në pamundësi për t’iu përgjigjur mijëra mesazheve dhe interesimeve të vazhdueshme në forma të tjera nga e gjithë bota, informoj se gjendja duket e stabilizuar, edhe pse beteja me Covidin-19 vazhdon dhe, me sa duket, do të zgjasë akoma.

Nuk di si t’ju falënderoj për forcën dhe kurajën që me keni dhënë në këto çaste të vështira për mua dhe familjen time, duke demonstruar vlerat e një shoqërie humane e të qytetëruar, siç ka qenë dhe është shoqëria shqiptare.

Mirënjohje dhe dashuri të pafund për personelin e Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, mjekë, specialistë e infermierë, profesionalizmi, kujdesi dhe humanizmi i të cilëve janë shfaqja më dinjitoze e misionit që kanë marrë përsipër dhe i kanë kushtuar jetën e tyre.

Çfarë të them për Prof. Perlat Kapisyzin, drejtorin e institucionit?! Disa njerëz janë lindur e formuar për të qenë misionarë me punën e tyre, me ndikim dhe kontribute te jashtëzakonshme në shoqëri, dhe do të thoja pa hezitim, ky është një nga rastet më të spikatur.

Zoti i ruajttë dhe u dhëntë forcë! 🙏🙏🙏.

Shoqëria ka nevojë jetike për ata sot më shumë se kurrë, ashtu sikurse edhe ata kanë nevojë që të gjithë ne të jemi më të ndërgjegjshëm e më të përgjegjshëm përsa po ndodh realisht në të gjithë botën.🙏🙏🙏

Ish-deputeti i PS Fatmir Toçi me Covid-19, flet për gjendjen shëndetësore/ Mesazh mjekëve: Zoti i ruajttë dhe u dhëntë forcë! Read More »

Armina Mevlani tregon historinë prekëse që e bëri të ndjehej keq: ‘Qava shumë’

Armina Mevlani është shumë e njohur në rrjetet sociale, e cila ndan me ndjekësit e saj momente të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Së fundmi, blogerja ka treguar se është prekur shumë nga historia e një djali, i cili u ngjit nëpër mure për të parë nga dritarja mamanë e tij në momentet e fundit të jetës, pasi vdiq nga koronavirusi

“Kjo histori më bëri të qaj shumë keq. Ky djalë ngjitej çdo ditë tek dritarja e spitalit për të parë mamanë e tij të sëmurë me Covid-19, deri ditën që ai e humbi atë. Duke qarë sërish”, ka shkruar blogerja në Instastory.

Armina Mevlani tregon historinë prekëse që e bëri të ndjehej keq: ‘Qava shumë’ Read More »