Irina

Aida Veizaj përzgjidhet për t’u emëruar drejtuese e BKH-së

Komisioni i Përzgjedhjes së Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit i rekomandon Këshillit të Lartë të Prokurorisë emrin e Aida Veizaj, për pozicionin e drejtorit të BKH-së.

Sipas njoftimit të publikuar sot, Komisioni i Përzgjedhjes së Drejtorit të BKH-së ka përfunduar procesin e identifikimit të kandidatit më të mirë për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, në përputhje me dispozitat e Ligjit, për “Organizimin dhe funksionimin e Institucioneve për të luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” (SPAK).

Komisioni i Përzgjedhjes zhvilloi dy mbledhje në datat 24.07.2020 dhe 27.07.2020, në prani dhe të Komisionit të Pavarur të Rishikimit, i përbërë nga dy përfaqësues të Bashkimit European dhe dy përfaqësues të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.

Në njoftimin për shtyp, bëhet e ditur se “Komisioni pasi shqyrtoi dokumentacion e katër kandidatëve që kishin ngelur në garë, konkretisht, Artur Beu, Ervin Hodaj, Idajet Faskaj dhe Aida Veizaj, në raport me kriteret e parashikuara, që duhet të plotësojë Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit, pasi administroi dhe “Opinionin këshillues të Komisionit të Pavarur të Rishikimit”, vendosi që t’i rekomandojë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, emërimin e Aida Veizaj, në pozicionin Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, për një mandat pesëvjeçar”.

BKH njofton se në ditët në vijim do të njoftojmë datën kur Drejtori do të fillojë detyrën dhe kur do të nisë procesi i rekrutimit të hetuesve të BKH-së. /atsh

Aida Veizaj përzgjidhet për t’u emëruar drejtuese e BKH-së Read More »

Kalo: Të mos fiksohemi vetëm pas COVID-19, ka shumë infeksione të tjera që nuk duhen lënë në harresë

Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo, ka publikuar sot disa pamje nga disa infeksione mjaft të rrezikshme të stinës së nxehtë të verës, të cilat thekson ai, nuk duhen lënë në harresë për shkak të koronavirusit.

Mjeku Kalo rendit një nga një të gjitha këto infeksione, që kanë ekzistuar edhe para koronavirusit, dhe që janë mjaft të rrezikshme, por që aktualisht vëmendja njerëzore është fokusuar vetëm te COVID-19.

“Çfarë mundet të fshihet në hijen e infeksionit nga Sars-Cov2/Covid-19. Fiksimi pas rrezikut të përhapjes dhe infektimit nga Sars-Cov2, ka lënë në hije dhe ka zbehur mprehtësinë klinike dhe epidemiologjike kërkuese dhe diagnostikuese, të një sërë infeksionesh të cilat janë të shumtë dhe bashkëshoqërojnë këto muaj të nxehtë të verës temperatura mbi 37 gradë celcius, këputshmëria/asthenia, gërvishjet e fytit apo dhimbjet e tij, një kollë e lehtë, skuqje apo kruarje të syve, dhimbje barku e ndonjëherë të shoqëruar me të vjella ose të dala diarheike, dalje në lëkurën e trupit por sidomos të këmbëve të elementëve imitues të një infeksioni mykotikë apo ekzantematikë etj. menjëherë e adresojnë vëmendjen tonë si publik i gjërë dhe si profesionistë, kryesisht vetëm e vetëm ndaj infeksionit Sars-Cov2/Covid-19”, thekson ai.

“Po gabojmë, po mbi diagnostikojmë raste me këtë infeksion dhe po nënvlerësojmë faktin se kjo stinë kurdoherë është shoqëruar me infeksione të shumta febrile apo jo. Tonsilitet virale në shumicën e tyre por edhe bakterialë në jo më pak se në 30% të rasteve, janë një dukuri e shpeshtë në këtë stinë të vitit”, shton ai.

“Faringitet virale, bakteriale por edhe nga qëndrimi në mjedise me ajër te kondicionuar janë po ashtu mjaft të shpeshta. Trakeobronkitet virale apo bakteriale jo kovidiane nuk u zhdukën paprtitmas. Pneumonitë akute komunitare bakteriale dhe virale, por që klinikisht dhe imazherikisht kanë një ngjashmëri të madhe më Sars-Cov2/Covid-19, edhe ato tashmë u “fagocituan”/gllabëruan nga virusi sëmundje-shkaktues e jetë-marrës Sars-Cov2/ Covid-19”, thekson Kalo.

“Lëndimet pulmonare alergjike në klinikë dhe në imazheri të ngashme me Covid-19, janë këtu dhe duhet të mirën parasysh kur pyesim të sëmurët për historikun e shkuar dhe të tanishëm të sëmundjes së tyre. “Gripi” i stomakut apo i zorrëve, kryesisht të shkaktuara nga enteroviruse të ndryshme, bakterie si salmonelat apo parazitë si xhardia, të mos harojmë se nuk janë sëmundje që mundet të fshihen me një të rënë lapsi nga lista e sëmundjve të kësaj stine, sepse tashmë kemi vetëm e vetem SARS-COV2/COVID-19. Po “Ethja 3-4 ditore” apo sikundër njihet ajo edhe si “Gripi i verës”, mos u pensionua nga Covid-19. Sëmundjet mykotike të lëkurës pas frekuentimit të ujrave të lumenjve, liqeneve, pishinave apo të detit, a duhet detyrimisht për “elegancë diagnostike” ti mvishen tani Covid-19”, nënvizon Kalo.

“Skuqja e syve e shoqëruar me ethe dhe dalje të gjëndrave limfatike para ose pas veshit (Syndroma okulo-glndulare) me origjinë virale, pikërisht pas frekuentimit të mjediseve të mësipërme, edhe ato tashmë shkaktohen vetëm e vetëm nga Covid-19. Celulitet bakterialë a janë ende të pranishme në klinikë? Infeksionet e vëndeve të pickimit nga insektë të ndryshëm, kur u bë kohë që nuk bëhet dezinsektim i duhur masiv dhe cilësor i mjediseve tona, enjtjet e dhimbshme pseudo-paralaziuese pas kontaktit me “peshkun e rërës”, a ekzistojnë vallë ato apo jo?”, vëren ai.

“Po Ethja Typhoide, tifoja e zorrëve sikundër e njeh këtë sëmundje më shpesh populli, me këto kushte higjene dhe kontrolli të dyshimtë të bartshmërisë së S. typhi nga ushqim-bërësit apo ushqim-shpërndarësit, edhe ajo nuk ekziston më. Ekzantemat e ndryshme virale dhe post-streptokoksike, a dolën edhe ato vallë në pension?”, shprehet Kalo.

Mjeku thekson se, “lista e rikujtesës së infeksioneve stinore është edhe shumë më e gjatë…ndaj kolegë dhe ju publik i gjërë, ju lutem të mos fiksoheni vetëm e vetëm pas Infeksionit nga Sars-Cov2/Covid-19./atsh

Kalo: Të mos fiksohemi vetëm pas COVID-19, ka shumë infeksione të tjera që nuk duhen lënë në harresë Read More »

Opozita në Kuvend: Duhet të marrin fund të paprekshmit

Deputeti i opozitës parlamentare, Halit Valteri duke diskutuar për raportin përfundimtar të Komisionit Hetimor për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të kryera nga ana e Presidentit Ilir Meta tha se çështja është nuk është se çfarë janë këta 55 deputet që kërkuan për shkarkimin e presidenti, por është çështja e tyre në raport me ligjin tek raporti i tyre me moralin, nderin dhe ndërgjegjen.

Valteri tha se “çfarë mund t’i thuash presidenti kur zhdekreton një ligj. Nuk ekziston në asnjë vend që presidenti të bëjë një zhdekretim. Një vit më parë, zhdekretimi i presidentit për ju ishte atentat ndaj demokracisë pasi tentoi t’i mohonte vendit zgjedhjet, sot një vit më pas mazhoranca ka tjetër mendim sepse ishte e paaftë ta çonte para përgjegjësisë shkelësin e Kushtetutës, e kanalizuan 30 qershorin në emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Nga shkelësi i madh i Kushtetutës, akuzat ndaj presidentit janë zbutur në çështje proceduriale nuk ka të bëjë me dekretin e 30 qershorit. Në fakt me zhdekretimin e 30 qershorit, Ilir Meta na ftoi të gjithëve të zgjidhnim mes tij që donte të digjnim Shqipërinë dhe mes atyre që po luftonin për ta shpëtuar Shqipërinë që e shpëtuan SHBA dhe BE”.

Në fund, Valteri tha se Komisioni Hetimor për shkarkimin e presidenti u mbyll me turp.

Deputeti i opozitës parlamentare Korab Lita tha se shkarkimi i presidenti ia ka lënë radhën pranverës elektorale për të ndarë tepsinë.

“Unë nuk e kam përshëndetur këtë projektligj dhe sigurisht kam mbështetur rrëzimin e këtij projektligji me anë të dekretit. Mazhoranca nuk u bind për tërheqjen nga ky projektligj edhe pas shuplakës së marrë nga Komisioni i Venecias. Tërheqja nga ky projektligj nga mazhoranca nuk është as më pak as më shumë se sa pazari i radhës me Ilir Metën i cili drejton de fakto LSI”, tha ai.

Deputeti Edmon Stojku tha se Rama duhet të kërkojë falje pse e ricikloi Metën deri në krye të shtetit.

Stojku tha se “21 janari shënoi fundin e drejtësisë ndaj politikës dhe e ktheu në mit modelin e mitmarrjes. Ne jemi kundër raportit të kësaj shumice që nuk sjell asgjë të re. U shfrytë si tullumbace”.

Nga ana e tij, Kryetari i grupit demokrat në parlament, Myslym Murrizi tha se shumica nuk e shkarkon Ilir Metën, pasi janë ortakë me njëri-tjetrin.

“A ka ndonjë numër sa herë duhet ta shkelë ndonjë shtetar Kushtetutën për ta shkarkuar? Pse nuk e shkarkoni dot ju njëri-tjetrin, se jeni bijtë e së njëjtës nënë dhe ortakë së bashku në pushtet. Si mund ta shkarkoni ju zv/ kryeministrin dhe më pas kryeministrin deri kur krijoi LSI-në. Si mund të shkarkoni ju ortakun e 1 prillit, te aleanca e Lalzit. A shkarkohet ai që u mori 50% pushtet dhe para se të ikte e dorovitët me 40 mln euro shkarje dheu te Rruga e Elbasanit. Ju keni qenë bashkë me atë dhe jeni ortakë të mrekullueshëm. Ju e ngritët Komisionin për të ngritur adrenalinën e militantëve, ai ua ktheu në 2 mars. Unë do të votojë pro shkarkimit të Presidentit, të paktën t’i qëndronit moralisht firmës suaj”, tha Murrizi./atsh

Opozita në Kuvend: Duhet të marrin fund të paprekshmit Read More »

Kuvendi i Shqipërisë merr vendimin final për Ilir Metën

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 78 vota pro, 17 kundër dhe 8 abstenim raportin e hartuar nga relatorja socialiste në Komisionin Hetimor për presidentin Ilir Meta.

Në këtë mënyrë Presidenti Meta ka shpëtuar zyrtarisht nga shkarkimi.

Historia e një viti debat u mbyll sot me rekomandimin për të bërë një ligj organik për institucionin e kreut të shtetit.

Raporti u miratua vetëm me votat e shumicës socialiste, pasi opozita parlamentare votoi kundër, duke kërkuar shkarkimin e Ilir Metës.

Kuvendi i Shqipërisë merr vendimin final për Ilir Metën Read More »

Moti/ I nxehti afrikan “përvëlon” vendin tonë

Java që vjen sjell të nxehtin afrikan, ja ditët me temperatura deri në 40 gradë celsius.

Dita e sotme është karakterizuar me vranësira në pjesën më të madhe të territorit.

Temperaturat nuk kanë qenë të larta, por java tjetër do të jetë përvëluese.

Siç shihet edhe nga harta, nga ngjyrat kuqerreme, temperaturat deri në 40 gradë, si në Afrikë, do të jenë mbizotëruese në Ballkan dhe më Europën Jugore.

Sipas parashikimeve java që vjen do të sjellë të nxehtin Afrikan, ndërsa temperaturat pritet të shkojnë deri në 40 gradë celsius.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, ditët më të nxehta të javës do të jenë e enjtja dhe e premtja.

SHMU: Kushtet meteorologjike për javën që presim

“Depërtimi i masave ajrore të nxehta me origjinë Afrikane do të sjellin mot të kthjellët dhe temperatura të larta”.

“Dita e enjte dhe e premte parashikohet të regjistrojnë vlerat me të larta”.

“Era do të jetë nga veriperëndimi-perëndimi me shpejtësi 1-7m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare do të fitojë intensitet deri në 12m/s.”

Moti/ I nxehti afrikan “përvëlon” vendin tonë Read More »

Horoskopi për sot/ Shëndeti,dashuria,puna

Dashi

Nesër do të jetë një ditë rikuperimi, edhe më tw mirë se fundjava. Në dashuri duhet të përmbaheni nga çdo formë diskutimi ose sqarimi. Në punë, megjithatë, përpiquni të merrni një qëndrim më aktiv dhe më pak shqetësues.

Demi

Duhet të ketë një ditë kur do të ndjeheni mjaft të qetë. Prandaj përpiquni të menaxhoni nervozizmin tuaj, si në dashuri, ashtu edhe në punë. Shtyni krahasimet dhe diskutimet në një kohë më paqësore. Gjërat do të përmirësohen së shpejti!

Binjakët

Do të jetë një fillim i javës me zhurmë, falë bashkëveprimit të Venusit dhe Hënës. Të dyja, ndjenjat dhe biznesi, do të favorizohen nga yjet. Vetëm kini kujdes që të filloni një bashkëpunim të ri profesional me dikë nga Peshorja apo edhe Dashi.

Gaforrja

Do të kërkoni më shumë qetësi , veçanërisht në dashuri. Një ngjarje e vogël dhe e papritur mund të prishë gjendjen shpirtërore: kini kujdes! Për sa i përket punës, ju do të keni ndihmën e Hënës: muajt e ardhshëm do t’ju ndihmojnë të kuptoni vlefshmërinë e projekteve tuaja.

Luani

Hëna në aspektin e kundërt mund t’ju bëjë pak të trishtuar ose të paktën të hutuar për marrëdhënien tuaj. Beqarët që kërkojnë një shok shpirti, megjithatë, do të favorizohen ende nga yjet. Sa i përket punës, mund të ndodhë një vonesë e vogël: nëse po, mos u shqetësoni menjëherë!

Virgjëresha

Java do të fillojë shumë mirë! Dashuria do të shkojë shumë mirë, veçanërisht për ata që po ndjekin një Akrep ose Gaforre. Periudha pjellore për çifte që kanë në mendje plane të mëdha. Puna gjithashtu premton kënaqësi të mira.

Peshorja

Duhet të përpiqeni të krahasoni veten më shumë në dashuri dhe të mos mbani gjithçka brenda. E hëna do të jetë akoma interesante: ju mund të merrni përgjigje që keni pritur për ca kohë. Megjithatë, në frontin e punës, do të duhet ende pak durim.

Akrepi

Mund të ndjeni një farë lodhjeje. Nëse është e mundur, shmangni të gjitha format e tensionit dhe kontrastit për orët e ardhshme. Beqarët do kenë mundësi të shkëlqyera për të realizuar takime të këndshme. Në punë do të ketë një mundësi për të përcaktuar më mirë pozicionin tuaj.

Shigjetari

Do të duhet të filloni të heqni qafe disa marrëdhënie të përkryera. Ka ardhur koha të përqëndrohemi më shumë në tregimet që ata vërtet meritojnë. Puna do të fillojë sërish mirë: mundësi interesante po vijnë!

Bricjapi

Brenda kësaj jave ju mund të merrni një përgjigje të rëndësishme në punë. Nëse ka akoma probleme, nëse shqetësoheni për financat tuaja, vazhdoni! Historia kthehet. Edhe në dashuri do të ketë një rikuperim të rëndësishëm.

Ujori

Siç ju këshillon horoskopi i Paolo Fox e hëna dhe ditët në vijim duhet të përpiqeni të mos keni një qëndrim të dobët ndaj partnerit tuaj. Marrëdhëniet afatgjata mund të ndjehen paksa të tensionuara për shkak të financave! Për sa i përket punës, ka një lajm interesant.

Peshqit:

Në punë duhet të përpiqeni në çdo mënyrë për të kundërshtuar dembelizmin që po përjetoni. Në dashuri ka dy ditë, atë të së hënës dhe të martës, më të qeta se e kaluara. Përfitoni nga kjo situatë për të dalë nga shtëpia!

Horoskopi për sot/ Shëndeti,dashuria,puna Read More »

Mbërrin në Shqipëri “Jonathan Galindo”/ Rastet e para të lojës së rre*ziksh*me për fëmijë

Përdorues anonim në internet që fshihen pas personazhit “Jonathan Galindo”, dhe i nxisin fëmijët drejt një loje që mund t’i çojë deri në vetëv rasje, janë të pranishëm edhe në Shqipëri.

Sipas një njoftimi të policisë disa ditë më parë thuhej se nuk është konstatuar asnjë rast në vendin tonë, por në Linjën Kombetare të Ndihmës për Fëmijë, alo 116, kanë mbërritur 5 sinjalizime brenda 1 jave.

“Bëhet fjalë për një adresë që është në Instagram, fëmijët janë kontaktuar nga e njejta adresë. Disa biseda janë bërë në shqip disa biseda janë bërë në anglisht. Pra akoma duhet parë se kush është personi që fshihet pas asaj adrese. Janë të grupmoshës 10 deri 16 vjeç që na kanë sinjalizuar”.

Faqja e de noncuar është mbyllur, por ende nuk është bërë i mundur identifikimi i personit. Sipas psikologes Moza Sula, më të rr ezikuar janë fëmijët që kalojnë shumë kohë në internet apo bëjnë një jetë të varfër sociale.

“Nëse ndryshon diçka në humorin e fëmijës, në rutinën ditore, në higjienën personale, nëse nuk është më i komunikueshëm se më parë. Eksplorimi në faqe të pakontrolluara mund ta bëjë femijën burim v iktimizimi në çdo moment prandaj është shumë e rëndësishme të bëhet kontrolli nga ana e prindërve”.

Mbërrin në Shqipëri “Jonathan Galindo”/ Rastet e para të lojës së rre*ziksh*me për fëmijë Read More »