Irina

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 01/3/2020

TAXHIKISTAN – Zgjedhjet legjislative.

ALMATI (Kazakistan) – Protestë pas vdekjes në burg të një opozitari të regjimit.

PRAGË – Protestë kundër kryeministrit populist.

MILANO – Rihapet për publikun katedralja.

UASHINGTON – Konferencë e AIPAC.

UASHINGTON – Shefi ekonomik i BB jep dorëheqjen.

NJU JORK – Hyn në fuqi ndalimi i qeseve plastike.

RIAD – Forumi Ndërkombëtar Humanitar.

LIBREVIL (Gabon) – Takimi përgatitor i negociuesve afrikanë për klimën përpara takimit në Bon.

MONTEVIDEO – Ceremonia e marrjes së postit presidencial nga Lacalle Pou.

LONDËR – Kupa e Ligës Angleze në futboll, finalja Aston Villa-Manchester City.

MADRID – La Liga, Real Madrid-Barcelona.//atsh

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 01/3/2020 Read More »

Fjalët e shenjta/ Rama: Më të mirët nga ju janë ata të cilët janë më të mirët për familjet e tyre

Përmes rubrikës “Fjalë të Shenjta”, Kryeministri Edi Rama citoi sot një nga shprehjet e Muhammed Ibn Abdullah duke vënë theksi te vlerat e e familjes.

“Më të mirët nga ju janë ata të cilët janë më të mirët për familjen e tyre”, shprehet Kryeministri Rama duke cituar Muhammed Ibn Abdullah (paqja qoftë me të).

Duke cituar fjalë të shenjta nga librat e shenjtë, por edhe fjalë të mençura nga personalitete botërore, Kryeministri Rama ka përcjellë apelin e solidaritetit dhe ndihmës njerëzore ndaj të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit, por edhe mesazhe aktuale./atsh

Fjalët e shenjta/ Rama: Më të mirët nga ju janë ata të cilët janë më të mirët për familjet e tyre Read More »

Nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus në Shqipëri/Tomini: U testuan 29 raste

Ministria e Shëndetësisë tha sot se Shqipëria vijon të mos preket nga COVID-19.

Në një deklaratë publike, drejtuesja e Shërbimit të Inteligjencës Epidemiologjike, pjesë e Task-Forcës së Ministrisë së Shëndetësisë, Eugena Tomini, deklaroi se 3 persona të dyshuar që u testuan mbrëmjen e djeshme në laboratorin e virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, rezultuan negative.

“Nga periudha e shfaqjes së epidemisë në Kine e deri mbrëmjen e djeshme janë testuar në total 29 raste të dyshuar, të cilët kanë rezultuar negative për COVID-19. Rastet kanë pasur shenja të infeksionit të sipërm respirator dhe histori udhëtimi me vendet ku ka shpërthime komunitare”, tha Tomini.

Po ashtu Tomini tha se “nga survejanca e përforcuar në pikat kufitare ajrore detare dhe tokësore, po kryhet monitorimi i temperaturës në vijimësi për të gjithë udhëtarët që hyjnë në Republikën e Shqipërisë.Në 24 orët e fundit janë monitoruar për temperaturë 13,672 persona në pikat kufitare ajrore, tokësore dhe detare.Në 24 orët e fundit thirrjet në nr e Urgjencës Kombëtare 127 kanë arritur nivelin e 1485 telefonatave, nga të cilat 57 prej tyre janë vlerësuar në lidhje me infeksion viral respirator dhe histori udhëtimi me Italinë”.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale rekomandon udhëtarët që vijnë nga rajonet e prekura me shpërthime komunitare dhe që kanë patur kontakte me persona të sëmurë apo të dyshuar për COVID-19, të vetëkarantinohen për një periudhë 14 ditore. MSHMS rekomandon qytetarët që kane udhëtuar në vendet e prekura dhe kanë shenjat e infeksionit viral të telefonojnë 127 për të marrë udhëzimet e duhura se si të veprojnë mbështetur në gjendjen e tyre shëndetësore”, tha ajo./atsh

Nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus në Shqipëri/Tomini: U testuan 29 raste Read More »

OFL kërkesë për vetëdeklarim pasurie 2 shtetasve të dënuar për një sërë krimesh

Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar sot kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë dy shtetasve të dënuar për vepra të ndryshme penale.

Në njoftim thuhet se, “në zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL vijon intensivisht punën për kryerjen e veprimeve komplekse, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Policisë së Shtetit”.

Në këtë kuadër, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë shtetasve: F. H., banues në Krujë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”; T. Ç., banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Brenda 48-orësh, këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim të gjitha pyetjeve të OFL-së.

Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL bën me dije se të gjithë personat që iu është dërguar kërkesa me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, i kanë plotësuar formularët dhe i kanë dorëzuar pranë OFL-së, e cila ka vijuar me procedurat, sipas përcaktimit në Aktin Normativ nr. 1, të datës 31 janar 2020.

“OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit./atsh

OFL kërkesë për vetëdeklarim pasurie 2 shtetasve të dënuar për një sërë krimesh Read More »

Nisma “Edhe një”/ Nikolla: Numri i grave në Partinë Socialiste u rrit me 10%

Deputetja e Partisë Socialiste, Lindita Nikolla, deklaroi sot se Partia Socialiste është forca e pakonkurrueshme në vend për mbështetjen që u jep vajzave dhe grave. Nisma “Edhe një” e rriti me 10% numrin e anëtareve të partisë me vajza e gra që vijnë nga profile të ndryshme, nga arsimi, shëndetësia, ekonomia, apo gra në punë dhe të papuna”.

Në fjalën e saj në Kongresin e Partisë Socialistë, që nisi sot në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, Nikolla tha se “33% e anëtareve të reja janë vajza nën moshën 30 vjeç, ose 55 % e tyre janë nën 40 vjeç”.

“Në fund të tetorit të vitit të kaluar shpallëm nismën “Edhe një”. Ishim 559 këshilltare të bashkive në të gjithë vendin, të cilat u angazhuan që do të shtonin edhe një, do të ftonin edhe një vajzë apo grua tjetër anëtare të Partisë Socialiste. Në katër muaj, ne sot jemi mbi 3 mijë vajza e gra të nismës “Edhe një” sepse 2507 vajza e gra të tjera u bënë anëtarë të PS duke iu bashkuar nismës tjetër të PS që organizatat socialiste të bashkëdrejtohen nga një burrë dhe një grua”, – nënvizoi Nikolla.

Deputetja Nikolla u shpreh se “sot 50 % e përfaqësuesve në këshillat bashkiakë të vendit janë gra, standard që e vendosi i pari Edi Rama në bashkinë e Tiranës, 50% e kabinetit janë gra, 47% e zëvendësministrave janë gra, po ashtu 40% e institucioneve qendrore dhe 45% e drejtorive të përgjithshme drejtohen nga gra. Edi Rama është lideri që në bashki, qeveri dhe parti ka vendosur standarde të larta përfaqësimi për gratë edhe këtë ju tashmë e dini”. /atsh

Nisma “Edhe një”/ Nikolla: Numri i grave në Partinë Socialiste u rrit me 10% Read More »

Veliaj: Teatri i ri në pronën e vet 3 herë më i madh, skenë ultramoderne me rotativë

Teatri do të jetë në pronën e vet, do të jetë 3-herë më i madh dhe do të ketë të gjithë teknologjinë moderne që kërkuan artistë, përfshi edhe skenën ultramoderne me rotativë.

Ky është premtimi i Erion Veiaj i cili siguroi qytetarët dhe artistët se falë këtij vendimi teatri i ri do të bëhet edhe më shpejt. I ftuar në një nga mediet e vendit, kryetari i bashkisë sqaroi se kompania nuk kishte mundësi që të plotësonte në kohë kërkesat teknike, ndaj edhe godina e re e teatrit do të bëhet nga vetë bashkia dhe qeveria.

“Unë nuk kam betejë me asnjë. Unë respektoj ligjet e këtij vendi dhe ligjet e këtij vendi kaluan një ligj për një negociatë të teatrit e cila ishte mandatuar Bashkia e Tiranës ta kryente në këto dy muaj, kështu që në këto dy muaj nuk kisha betejë, por kisha një negociatë, një negociatë ku patëm një ofertë nga një ofertues privat për të ndërtuar teatrin, një negociatë që pati një kundër-ofertë nga pjesa që negocionte që janë përfaqësues të Bashkisë së Tiranës, qeverisë dhe komunitetit të artistëve me dy anëtarë të cilët kërkuan diçka më shumë se ajo që u ofertua, pra u kërkua që të bëhej një investim më i madh në një skenë, një skenë e ngjashme me disa nga skenat më moderne sot në botë ku përveç oxhakut sipër që sjell skenografi apo ashensorit poshtë apo edhe dy krahëve të skenës, u kërkua që të kishte edhe një skenë rotative, si ajo që shohim shpesh në Broduej apo shumë prej performancave moderne të teatrit. Kjo kërkesë e tejkalonte ofertën që ishte bërë nga kompania, pra kalonte biznes-planin e tyre. Jo vetëm kaq, por duke qenë se ishte lidhur edhe me negociatën tjetër që do do të duhej të bënte bashkinë për pronën e vet, na çonte në një kohë kalendarike disa vjeçare, ndaj morëm një vendim në fund të një negociate, provë për të gjithë ata që mendonin që çdo gjë ishte e parapërgatitur. Në momentin që ne zgjodhëm që të bashkonim votat me artistët dhe të thonim: Ky është një shans që na jepet një herë në 100 vjet, pra le të bëjmë maksimumin me teknologjinë dhe gjithashtu maksimumin në një kohë të shpejtë zgjodhëm të shtrëngojmë duart, të ndahemi në paqe dhe të themi faleminderit por jo, faleminderit! Ne do të bëjmë vetë, me investimin publik të qeverisë dhe Bashkisë teatrin, duke marrë një kredi të posaçme. Pastaj do marrim kohën tonë për pjesën pas Bashkisë, si një negociatë tipike që bashkia bën rëndom nëpër qytet sa herë që ka një pronë që preket nga zhvillimi për të marrë maksimumin, ashtu siç bën maksimumin çdo privat që ka një pronë që preket nga zhvillimi”, -u shpreh Veliaj.

Veliaj theksoi se edhe ata aktorë që dalin kundër nismës së bashkisë për t’i dhënë qytetit dhe artdashësve një teatër modern, përbëjnë më pak se 1% të aktorëve të skenës të cilët janë tashmë të atashuar në organet partiake me të drejtën e tyre, për të qenë në Këshillin drejtues të PD.

“E para, të sqarojmë disa gjëra: Një pjesë e aktorëve që janë më pak se 1% e aktorëve të skenës të cilët janë tashmë të atashuar në organet partiake me të drejtën e tyre, për të qenë në Këshillin drejtues të PD, me një pjesë të militantëve të ish-Ujësjellësit të Bashkisë Kamzë nuk përfaqësojnë të gjithë qytetarët, ndaj unë do të tregoja pak kujdes kur ne themi të gjithë qytetarët. Jo! Kjo pjesë e politizuar që është në fakt i njëjti grup shëtitës që ka qenë edhe kundër këndit të lojrave, kundër bulevardit të ri, Pazarit, edhe kundër sheshit “Skënderbej”, edhe kundër shumë prej investimeve që janë bërë në qytetin e Tiranës, janë një grup shëtitës të cilët unë i marr të mirëqënë për çdo punë publike. Arsyeja pse nuk kemi bërë gabim është një provë konkrete që është stadiumi i Tiranës. Stadiumi Kombëtar, stadium Air Albania ishte produkt i kësaj negociate ku investitori kishte fuqi të paguante edhe me kërkesat shtesë që bëri Federata dhe bashkia bëri pjesën e parkingut dhe qeveria bëri pjesën e sheshit përpara. Të provosh nuk është një gabim, sigurisht nëse do kishim marrë të gjitha kërkesat tona me fondet private do ishte shumë më mirë se sa të marrim kredi, ku sigurisht bashkia e Tiranës ka një limit kredie. Bashkia e Tiranës merr sot kredi nga BERZH-i për ujësjellës-kanalizimiet, merr nga KFV-ja për reformën e mobilierit dhe të transportit, merr nga institucione të ndryshme si CEB-i për banesat sociale. Kështu që çdo kredi që marrim, na ngushton hapësirat, megjithatë ajo që unë besoj është që morëm një vendim të drejtë. Për të gjithë ata që kishin dyshime që këtu çdo gjë është e parapërgatitur dhe kush e ndoqi negociatën 2-mujore pa sesi ne kërkuam maksimumin, nëse ky maksimum nuk arrihet me një investitor privat siç në fakt ishte e suksesshme në rastin e stadiumit, atëherë ne do ta bëjmë vetë”, -tha ndër të tjera Veliaj./atsh

Veliaj: Teatri i ri në pronën e vet 3 herë më i madh, skenë ultramoderne me rotativë Read More »

Rama citon Perikliun: Prisni që t’ju gjykojë më i urti i të gjithë këshilltarëve, koha

Prisni që t’ju gjykojë më i urti i të gjithë këshilltarëve, koha” citoi sot Kryeministri Edi Rama, duke zgjedhur të tjera fjalë të çmuara për të përcjellë mesazhin e tij.

Ishin këto fjalë të oratorit dhe gjeneralit të Athinës, Perikliu, që Kryeministri Rama përcolli mëngjesin e sotëm përmes rubrikës “Fjalë të Çmuara”.

Duke cituar fjalë të shenjta nga librat e shenjtë, por edhe nga personalitetet botërore, Kryeministri Rama ka përcjellë këto muaj apelin e solidaritetit dhe ndihmës njerëzore ndaj të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit./atsh

Rama citon Perikliun: Prisni që t’ju gjykojë më i urti i të gjithë këshilltarëve, koha Read More »

Parashikimi i motit, 27 shkurt 2020

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti për ditën e sotme parashikohet me vranësira të dendura dhe me reshje shiu të vazhdueshme.

Intensiteti i tyre parashikohet që të jetë mesatar, në formë shtrëngatash ndërsa në veri me shkarkesa elektrike.

Për shkak të uljes edhe të temperaturave, në pjesën veriore të vendit parashikon reshje të dendura bore në lartësitë mbi 300 metër dhe në pjesën tjetër të vendit, në lartësitë deri në 500 metër. Parashikohet mjegull e mjegullinë nga reshjet e shiut e dëborës. Era do të fryjë me drejtim Juglindje – Jugperëndim 1-12 m/sek . Përgjatë vijës bregdetare si dhe zonat luginore të vendit era do të jetë me shpejtësi deri në 23-30 m/s. Përkohësisht parashikohet stuhi ere në mesditë ndërsa valëzimi në det parashikohet i forcës 5-6 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 5/7 re shi/bore
Kukës 4/4 re bore
Lezhë 5/8 re shi
Dibër 2/4 re bore
Durrës 5/9 re shi
Tiranë 5/9 re shi
Elbasan 3/6 re shi/bore
Berat 2/6 re shi
Vlorë 6/9 re shi
Korcë 2/5 re bore
Gjirokastër 4/6 re shi/bore
Sarandë 7/10 re shi/atsh

Parashikimi i motit, 27 shkurt 2020 Read More »