Irina

Kosovë/ Katër raste të reja të infektuar me koronavirus

IKSHPK ka njoftuar se sot në Kosovë janë konfirmuar edhe 4 raste të reja të infektuar me koronavirus.

“Nga katër rastet e konfirmuara, njëri është rast i importuar nga Gjermania, i gjinisë mashkull, 32 vjeç me vendbanim në Bibaj-Ferizaj. Ndërsa tre rastet tjera pozitive janë raste kontakti, 2 prej tyre janë me vendbanim në Prishtinë femra të moshës 50 dhe 29 vjeçare dhe e treta me vendbanim në Gjakovë e gjinisë femër, 40 vjeçare. Të gjitha kontaktet janë të identifikuara”, njofton IKSHPK.

Njoftimi i plotë:

Sot me 21.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 30 mostra të dyshimta për virusin SARS-CoV-2 dhe katër prej tyre janë pozitive.

Nga katër rastet e konfirmuara, njëri është rast i importuar nga Gjermania, i gjinisë mashkull, 32 vjeç me vendbanim në Bibaj-Ferizaj. Ndërsa tre rastet tjera pozitive janë raste kontakti, 2 prej tyre janë me vendbanim në Prishtinë femra të moshës 50 dhe 29 vjeçare dhe e treta me vendbanim në Gjakovë e gjinisë femër, 40 vjeçare Të gjitha kontaktet janë të identifikuara.

Nga data 08.02.2020 deri me 21.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 447 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej njëzet e tetë raste kanë rezultuar pozitive.

Në qendrën e thirrjeve deri më tash janë pranuar në total 3.319 thirrje, ndërsa vetëm në 24 orët e fundit janë pranuar 350 thirrje telefonike.

Nga data 01.02.2020 deri me 21.03.2020 në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe në pikat tokësore kufitare janë depistuar gjithsej 15.775 udhëtarë. Në Aeroportin “Adem Jashari” 1.015 udhëtarë, Merdare 5.110, Vërmicë 4.207, Jarinje 1.102, Dheu i Bardhë 985, Hani i Elezit 1.699, Kullë 960, Qafë Morinë 47, Bërnjak 462, Qafë Prush 35, Muçibabë 152 dhe Glloboçicë 1 udhëtarë.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 21 mars 2020 sipas Ëorldometers, janë raportuar gjithsej 276.996 raste të COVID-19 me 11.419 raste të vdekjes. Numri më madhi rasteve raportohet nga Kina (81.008), Italia (47.021), Irani (18.407), Spanjë (21.574), Gjermani (19.848), SHBA (19.774), Iran (19.644), Francë (12.612), Zvicër (5.615), Mbretëri të Bashkuar (3.983), Holandë (2.994), Austria (2.666), Belgjikë (2.257), Turqi (670), Greqi (495), Slloveni (341), Serbi (149), Kroaci (130), Shqipëri (70), Maqedoni e veriut (76).

Deri me 21 mars 2020, nga vendet e BE/AEE dhe Mbretëri të bashkuar janë raportuar 6.136 raste të vdekjes: Itali (4.032), Spanjë (1.093), Francë (450), Mbretëri të Bashkuar (177), Gjermani (68), Belgjikë (37), Greqi (10), Turqi (9), Danimarkë (9), Poloni (5), Austri (6), Luksemburg (5), Bullgari (3), Shqipëri (2), Serbi (1), Kroaci (1) dhe Slloveni (1).

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome./KosovaPress

Kosovë/ Katër raste të reja të infektuar me koronavirus Read More »

Masat shtrënguese ndaj COVID-19/ Tirana siç nuk ka qenë kurrë në jetë të jetëve nën dritën e diellit

Kryeministri Edi Rama ka postuar pamje nga zona të ndryshme në kryeqytet të cilat janë boshatisur nga qytetarët si asnjëherë tjetër.

Rama shprehet se “Tirana siç nuk ka qenë kurrë në jetë të jetëve nën dritën e diellit”.

Më herët, si masë për frenimin e COVID-19 u kufizua lëvizja për qytetarët dhe nga e shtuna, ora 13:00, deri të hënën, ora 05:00, të gjithë do të qëndrojnë në shtëpi.

Qytetarët u janë përgjigjur masave të marrë nga qeveria për të parandaluar COVID-19./atsh

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1089999188034606/?t=0

Masat shtrënguese ndaj COVID-19/ Tirana siç nuk ka qenë kurrë në jetë të jetëve nën dritën e diellit Read More »

Spiropali apel qytetarëve: Pakica e pabindur të qëndrojë në shtëpi, sa nuk është vonë

Zëdhënësja e Qeverisë, ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, falënderoi qytetarët për zbatimin e rregullave, si dhe apeloi pakicën të qëndrojë në shtëpi se ende nuk është vonë.

Spiropali shprehet: “Mirënjohje për maturinë qytetare shumicës që ka kuptuar se disiplina na afron tek fitorja me dhe po respekton rregullat një më një!”.

Spiropali thekson se “pakica e pabindur t’i thërrasë mendjes sa nuk është vonë!

“Stop me ‘ahengje’ papërgjegjshmërie kolektive në këto kohë kur misioni i përbashkët i betejës është shtëpia! “, tha ajo.

/atsh

Spiropali apel qytetarëve: Pakica e pabindur të qëndrojë në shtëpi, sa nuk është vonë Read More »

Rama apel të fortë qytetarëve: Qëndroni në shtëpi, mos hidhni në plehra sakrificat e një populli të tërë

Kryeministri Edi Rama drejtoi një tjetër apel të fortë ndaj qytetarëve që të respektojnë masat e vendosura nga qeveria për kufizimin e lëvizjes duke qëndruar në shtëpi, ndërsa solli shembullin tragjik të Italisë.

“O njerëz, o xhan! Po aman more si doni t’jua them juve që akoma dilni nëpër lagje për ajrosje, që do merrni në qafë familjen, miqtë, kalimtarë që nuk ju kanë asnjë borxh?! Jam gati t’ju ulem në gjunj dhe t’ju lutem: Mos!!! Mos! Mos se po hidhni në plehra sakrificat e një populli të tërë!!!”, tha Rama.

Kryeministri iu drejtua edhe atyre qytetarëve që mblidhen para dyqaneve dhe nuk respektojnë distancën në radhë. “Po ju o motra e vëllezër si doni t’ju lutem që të mos bëheni garrumbull kur shkoni për të blerë, po të mbani radhë në distancë dhe duroni sa t’ju vijë radha?! Jam gati t’ju shtrihem para syve dhe t’ju lutem: Mos!!! Mos!!! Mos , se po bëni mish për top familjen tuaj dhe dhjetëra njerëz të pafajshëm, duke u sjellë si tek dera e autobusit apo stadiumit”, shtoi kryeministri.

Rama ftoi qytetarët që të ndërgjegjësohen dhe të shohin se çfarë po heq Italia, ku po mbeten të vdekurit pa varr e po ikin me kamionë ushtrie rrugëve.

“Lexojeni çfarë shkruan ky postim, ku edhe kjo foto ku s’ka njerëz grumbull e as ecje për dore, quhet një skandal. Këta bëjnë vrap mes bombave të padukshme dhe pastaj u thërret vdekja njerëzit e shtëpisë, e s’u gjejnë dot më jo krevat në spital, po as një copë varr”, tha Rama./atsh

Rama apel të fortë qytetarëve: Qëndroni në shtëpi, mos hidhni në plehra sakrificat e një populli të tërë Read More »

Autoriteti i Ushqimit në Vlorë vijon kontrollet në tregje për zbatimin e masave kundër COVID-19

Përtej sforcos së të gjithëve prej nesh, kur kurajoja, durimi dhe dëshira për t’ja kaluar paq të gjithë kësaj situate të vështirë është më e fortë se kurrë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) vijon monitorimet dhe kontrollet rigoroze për të garantuar shëndetin e secilit prej nesh.

Drejtoria Rajonale e AKU Vlorë, gjatë këtyre ditëve ka kryer një sërë monitorimesh në markete, supermarkete, furra buke dhe njësi te ndryshme tregtimi mishi dhe fruta-perimesh.

“Fokusi kryesor është zbatimi i masave të vendosura higjieno-sanitare (maska, doreza dhe dezinfektimi i ambienteve), ruajtja e distancës, tregtimi i bukës së paprerë dhe ajo çka nuk duhet asesi të ndodhi, abuzimet me çmimet në kurriz të sakrificës së përbashkët. Mbetemi të vendosur që bashkë me secilin prej jush të dalim më të fortë nga kjo luftë”, citon njoftimi i AKU-së,/atsh

Autoriteti i Ushqimit në Vlorë vijon kontrollet në tregje për zbatimin e masave kundër COVID-19 Read More »

Katër arsye pse distancimi social është i rëndësishëm

Instituti i Shëndetit Publik ka renditur katër arsye kryesore pse është i rëndësishëm distancimi social në kuadër të situatës së COVID-19.

Sipas ISHP-së, e rëndësishme është që ndërpritet zinxhiri i transmetimit nga njeriu tek njeriu, ç’ka frenon përhapjen e sëmundjes.

Katër arsye pse distancimi social duhet të respektohet:

Ndërpret zinxhirin e transmetimit nga njeriu tek njeriu
Parandalon transmetimin e mëtejshëm të virusit
Redukton intensitetin e epidemisë
Ngadalëson rritjen e rasteve me COVID-19.

Katër arsye pse distancimi social është i rëndësishëm Read More »

Spaho: Balla s’ka hallin e shqiptarëve, por të sulmeve kundër opozitës

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, reagoi sot në lidhje me deklaratën e kryetarit të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i cili tha se “propozimet e PD-së nuk janë halli i njerëzve, por i karriges për pushtet të Lulzim Bashës”.

“Taulant Balla nuk ka hallin e shqiptarëve. Prioriteti i tij është sulmi i opozitës me çdo mjet politik që shqiptarët të mos kujtohen se paratë e tyre kanë përfunduar në xhepat e shokëve trafikantë droge”, tha ai.

Po ashtu, Spaho shtoi se nuk është koha për sulme politike, por për të menduar për njerëzi.

“Nëse 52 milionë eurot e tenderave të hapur në kulmin e sakrificës së shqiptarëve, do të ishin llogaritur për të lehtësuar përballjen me krizën, sot nuk do të diskutohej buka e gojës për qindra mijëra shqiptarë. Nuk është koha për sulme politike dhe mashtrime. Jepuni qytetarëve fondet e nevojshme për të siguruar bukën e përditshme!”, tha Spaho./atsh

Spaho: Balla s’ka hallin e shqiptarëve, por të sulmeve kundër opozitës Read More »

Xhaçka: FA dhe Policia në çdo supermarket dhe bankë për të respektuar rregullat

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka tha sot se në çdo supermarket, sipas orareve të lëvizjeve, do të jenë Forcat e Armatosura dhe Policia e Shtetit për të mundësuar rregullat e largësisë mes qytetarëve.

Xhaçka shprehet se “në çdo supermarket dhe bankë në fashat e orareve 6.00 – 10.00 dhe 16.00 – 18.00 do të gjeni efektivë të Forcave të Armatosura dhe të Policisë së Shtetit për të mundësuar të gjithë bashkë, ju dhe ne, zbatimin e padiskutueshëm të rregullave të vendosura për këto ditë të vështira.

“Këta djem që shikoni në foto kanë lënë në shtëpi familjet e tyre e po bëjnë të pamundurën për t’ju mbrojtur në mënyrën më të mirë që ata dinë: Disiplinimin”, shprehet ajo.

Xhaçka thekson se duhen respektuar orari i lëvizjeve distanca dhe këshillat për mbrojtjen nga COVID-19.

“Ndiqni këshillat e specialistëve. Respektoni oraret. Mbani radhën në supermarkete e banka. Ruani distancën 2 metër nga njëri – tjetri. Respektoni masat mbrojtëse në ambientet publike. Qëndroni në shtëpi me familjet tuaja. Mirënjohje çdo efektivi të FA e Policisë së Shtetit në krye të detyrës”, shprehet Xhaçka./atsh

Xhaçka: FA dhe Policia në çdo supermarket dhe bankë për të respektuar rregullat Read More »