Irina

Horoskopi për ditën e premte

Dashi

Kjo ditë mund të jetë vërtetë e bukur, nëse keni njeriun e duhur në krahë. Ndonjë problem mund të hasni me të lindurit e shenjës së gaforres dhe peshores. Në punë do të keni mundësi të mira, por bëni kujdes me konsolidimin ekonomik.

Demi

Ju pret një fundjavë e bukur sa i takon ndjenjave dhe do të ndiheni mjaft energjik. Edhe në punë gjërat do të ecin më mirë, ku do të jeni të përqendruar dhe do të keni mundësi që të bëni projekte për të ardhmen.

Binjakët

Mundohuni që të dilni nga guaska ku ndodheni dhe të shoqëroheni me më shumë njerëz. Ata që janë çift, do të kenë mundësi që të mendojnë për diçka të re. Edhe në sferën profesionale, ndryshimet janë mjaft të favorshme.

Gaforrja

Nëse duhet të flisni me dikë dhe të sqaroni diçka, kjo është dita ideale për ta bërë. Mos e humbni besimin në dashuri. Yjet janë në anën tuaj, sa i takon ndjenjave. Kujdes duhet të bëni me shpenzimet.

Luani

Ndjenjat do të jenë në rritje gjatë kësaj dite. Ata që janë vetëm do të kenë mundësi që të bëjnë takime të reja dhe të tregohen të hapur për emocione të reja. Jeni mjaft të hapur edhe për ndjenja të kënaqshme. Dita parashikohet mjaft pozitive edhe sa i takon punës, ndaj mundohuni që të shmangni kundërshtitë e së kaluarës.

Virgjëresha

Jeni nën ritmin e duhur sa i takon dashurisë, por kjo situatë do të jetë kalimtare, shkruan noa.al. Mundohuni që të ruani qetësinë. Sa i takon punës, duhet të qartësoni gjërat e mbetura pezull.

Peshorja

Mundohuni që të rrini larg polemikave dhe tensioneve, pasi mund të jeni tejet nervoz sa i takon jetës personale dhe sentimentale. Edhe në sferën profesionale ka diçka që ju shqetëson, ndaj mundohuni që të zgjidhni problemet e pazgjidhura.

Akrepi

Çiftet e qëndrueshme do të kenë mundësi që të bëjnë projekte afatgjata. Kush është në kërkim të një konfirmimi në dashuri, do e marrë në këtë periudhë. Në punë, do të ketë mundësi rikuperimi lidhur me një projekt që kishte ndaluar.

Shigjetari

Ata që janë vetëm do të kenë mundësi që të bëjnë takime të reja, të cilat mund të çojnë në lindjen e historive pasionante. Në punë, duhet të nisni të angazhoheni për të marrë diçka më shumë. Duhet një programim i kujdesshëm.

Bricjapi

Kjo është një ditë mjaft pozitive për ndjenjat, ku takimet e reja janë mjaft të favorshme, sidomos me të lindurit e shenjës së akrepit dhe peshqve. Në punë mundohuni që të ruani qetësinë, edhe pse mund të mos e keni të lehtë.

Ujori

E premtja do të jetë mjaft pozitive për dashurinë, ku do të keni mundësi që të ndryshoni mënyrën tuaj të të menduarit. Edhe kush ka përjetuar një zhgënjim, do të ketë dëshirë për emocione të reja. Në punë do të keni dëshirë për ndryshim, edhe pse mund të ketë probleme për të kaluar.

Peshqit

Bëni mirë që të shtyni një debat, në mënyrë që të mos e shkatërroni ditën. Duhet të përpiqeni që të zgjidhni disa tensione. Ndonjë problem ose vonesë do të shfaqet në punë, por nuk do të jenë të pazgjidhshme.

Horoskopi për ditën e premte Read More »

Rënie lindjesh te shqiptarët, cfarë ndodhi në 6-mujor

Qeveria dy vitet e fundit po aplikon stimuj në vlera monetare për nxitjen e lindjeve duke dhënë subvencioneve direkte për çdo fëmijë të lindur, por kjo politikë nuk e ka përmirësuar situatën edhe pse shumë fëmijë të lindur jashtë vendit janë regjistruar në Shqipëri për të përfituar nga bonusi.

Sipas INSTAT, në të gjithë vendin kanë lindur 12,500 foshnja me rënie 3,2 për qind në raport me 6 -mujorin e parë 2019.

Rënia e lindjeve është përkeqësuar në këtë dekadë sidomos në 6 vitet e fundit, kur tkurrja e popullsisë dhe emigracioni i lartë që po vijon më ritme të larta që nga viti 1990, po akumulojnë efektet negative tek lindjet. Në 6 mujorin e parë lindjet ranë me mbi 24% në raport me vitin 2012.

Përgjithësisht numri vjetor i lindjeve në Shqipëri luhatet në 24-32 mijë bebe në vit. Vitin e kaluar lindën pak më shumë se 28,500 mijë bebe, teksa gjatë 6 muajve të 2020 kanë lindur vetëm 12,500 bebe.

Sipas të dhënave që i takojnë të tremujorin e dytë 2020 vetëm dy qarqe të vendit kanë shënuar rritje të numrit të lindjeve, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019, ndërsa në dhjetë qarqe ka pasur rënie. Në tremujorin e dytë 2020 numri më i madh i lindjeve regjistrohet në qarkun e Tiranës, ndërsa ai më i vogël në qarkun e Gjirokastrës.

Rritjen më të madhe në përqindje të lindjeve, gjatë tremujorit të dytë 2020, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019 e ka qarku i Gjirokastrës me 5,2 %, rënien më të madhe e ka qarku i Kukësit, me 37,0 %.

Nëse do t’i referoheshim numrit absolut të lindjeve, vihet re qartë një rënie e konsiderueshme në numrin e tyre, nga 82 mijë në 1990 në 28,561 lindje në vitin 2019.

Demografët shpjegojnë se lindshmëria te personat në moshë riprodhuese sot është e ndryshme nga ajo e prindërve të tyre, si në lidhje me numrin mesatar të fëmijëve për grua (indeksi sintetik i fekondimit) ashtu sa i përket edhe karakteristikave strukturore (moshës).

Gjatë viteve 2000, indeksi sintetik i fekondimit në Shqipëri ra nën nivelin e zëvendësimit, i cili përcaktohet si 2.1 fëmijë për grua, shkruan ‘monitor’. Për herë të parë në historinë e lindshmërisë së Shqipërisë, indeksi Sintetik i Fekondimit ishte më pak se 2 fëmijë për grua pas vitit 2003, teksa në vitin 2019 ishte më pak se 1.36. Sot gratë që lindin fëmijën e parë janë mesatarisht më të mëdha në moshë sesa nënat e tyre dikur. Deri në fillim të viteve 2000, modeli tipik i familjes në Shqipëri, ishte një çift i martuar me dy fëmijë.

Mosha mesatare në lindjen e parë ka shënuar një rritje të lehtë gjatë 10 viteve të fundit, teksa njerëzit fillojnë të krijojnë familje në një moshë më të madhe dhe tentojnë të kenë më pak fëmijë. Kohët e fundit, gjithashtu familja është bërë më pak e qëndrueshme si pasojë e normës në rritje të divorceve, shpjegojnë demografët.

Përveç indeksit Sintetik të Fekondimit, një tregues i rënies së lindshmërisë është edhe koeficienti bruto dhe neto i riprodhimit, të cilët matin numrin e vajzave që lind një grua. Ky indeks në vendin tonë është nën një vajzë për grua, pra një femër nuk arrin të riprodhojë veten.

Rënie lindjesh te shqiptarët, cfarë ndodhi në 6-mujor Read More »

Kura natyrale që shfryn barkun dhe pastron zorrën e trashë

Fryrja e barkut dhe akumulimi i mbetjeve në zorrën e trashë, janë shqetësime që prekin shumë njerëz. Por për të shfryrë barkun dhe për të pastruar zorrën e trashë, mund të përgatisni një ilaç natyral bazuar në dy përbërës: uthull molle dhe mjaltë.

Gjithë çfarë ju duhet janë dy lugë uthull molle, dy lugë mjaltë dhe një gotë e madhe me ujë të vakët.

Në një gotë të madhe me ujë të vakët, shtoni uthull molle dhe mjaltë dhe përzieni derisa mjalti të shkrihet. Rekomandohet që ta pini këtë pije çdo ditë për të përfituar nga efektet e tij më shëndet. Uthulla mollës është e pasur me përbërës bioaktivë, duke çka ndihmon në pastrimin e zorrës së trashë dhe shfryrjen e barkut.

Por në të njëjtën mënyrë kjo substancë ul presionin e gjakut dhe rregullon aktivitetin e zorrëve. Acetobakteri ka një veprim alkalik i cili përmirëson funksionimin e sistemit të tretjes. Po ashtu ndihmon për të lehtësuar muret e zorrës së trashë në rast irritimi.

Kësaj pije i shtohen edhe virtytet e mjaltit të cilat luftojnë kapsllëkun. Falë përmbajtjes së lartë të fruktozës, mjalti rregullon funksionet e zorrëve.

Kur bakteret e zorrëve fillojnë të fermentohen, ato janë në gjendje të tërheqin një sasi të madhe uji në zorrë duke vepruar si laksativ, shkruan noa.al.

Kombinimi i këtyre dy përbërësve lehtëson eliminimin e mbeturinave dhe toksinave të depozituara në zorrën e trashë si dhe forcojnë sistemin imunitar.

Gjithashtu ndihmojnë në luftimin e radikalëve të lirë dhe kundërveprojnë oksidimin qelizor. Tek këto veti shtohet veprimi i tyre antibakterial i krahasueshëm me një antibiotik. /noa.al

Kura natyrale që shfryn barkun dhe pastron zorrën e trashë Read More »

Spektakël delfinësh/ Foto mahnitëse në ujërat e kaltra të kanalit të Korfuzit

Bregdeti i jugut ka marrë një pamje të mrekullueshme këto ditë të nxehta vere.

Në gjirin e Ftelesë që ndodhet në kanalin e Korfuzit nga një anë janë delfinët që dhurojnë spektakël dhe në anën tjetër janë peshkatarët me varkat e tyre. #

Ujërat e kaltra në bregdetin e jugut janë të pakrahasueshme me asgjë tjetër, prandaj shumica e pushuesve zgjedhin atë destinacion për të kaluar momentet e relaksit pas një viti të lodhshëm. Përveç qenieve magjepsëse siç janë delfinët, disa zhytës po shijojnë ujin në në gjirin e Ftelesë afër Ksamilit për tu freskuar pas kësaj vape të tmerrshme që ka prekur gjithë vendin.

Peshkatarë nuk ka vetëm në kanalin e Korfuzit, por edhe në hyrjen e kanalit të Vivarit afër Butrintit historik. Me grepa e rrjeta ata përpiqen që të ‘kapin’ jetën e pamasë ujore, shumë herë më e pasur se sa ajo mbi tokë.

Spektakël delfinësh/ Foto mahnitëse në ujërat e kaltra të kanalit të Korfuzit Read More »

“Pusho shqip”/ Plazhi i Gjipesë, margaritari i fshehur i Jonit

Plazhi i Gjipesë apo siç njihet ndryshe Kanioni i Gjipesë, është një ndër plazhet më të bukura të rivierës shqiptare.

Nëse kërkoni që fundjava juaj të jetë një aventurë e bukur dhe plot gjallëri me emocione të bukura, me histori e gojëdhëna, ky është destinacioni dhe vendi i duhur.

I cilësuar si një nga “margaritarët e fshehur” të Shqipërisë, vizitorët mund të shkojnë atje me anije ose makinë.

Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti publikoi sot pamje nga ky plazh, i cili është gati të mirëpresë shumë turistë këtë verë.

Plazhi i Gjipesë i njohur ndryshe edhe si kanioni i Gjipesë, nis që nga rruga nacionale, mes fshatit Ilias dhe Jal dhe përfundon në bregdet, duke krijuar një oaz përrallor në bregun e jugut.

Ky plazh përrallor të ofron mundësi gjatë ditës për t’u larë në ujin e kristaltë, për të ecur në kanionin e saj, ku herë pas here formacione të ndryshme shkëmbore krijojnë pamje mahnitëse, por është edhe vendi ideal që gjatë natës të shohësh dallgët e detit nën yjet vezullues.

Duke qenë se është një vend i veçuar, ku nuk ka zona të ndriçuara pranë gjirit dhe falë ajrit të pastër, mund të dallosh të gjitha kostelacionet yjore që mund të shikohen nga pozicioni i vendit tonë.

Gjipea është renditur mes 50 plazheve më të bukura të botës për vitin 2018 nga faqja më e madhe kanadeze që u kushtohet udhëtimeve, “Flight Network”, në një listë që është përpiluar duke u bazuar në opinionin e 1 200 gazetarëve, botuesve, blogerëve dhe agjencive të udhëtimeve për të dhënë këndvështrimin e tyre prej eksperti./atsh

“Pusho shqip”/ Plazhi i Gjipesë, margaritari i fshehur i Jonit Read More »

Vlorë/ Mbi 11 tonë bimë mjekësore dhe rreth 207.6 tonë prodhime bujqësore në vendet e BE-së

Eksportet bujqësore nga qarku i Vlorës, krahas peshkimit kryesojnë edhe me kulturën e shalqirit dhe bimëve mjekësore aromatike këtë sezon vere.

Drejtoria Rajonale e Eksporteve Vlorë, bën të ditur se, gjatë muajit korrik 2020, nga qarku i Vlorës janë eksportuar në total rreth 207.6 tonë produkte bujqësore në tregjet rajonale dhe vendet e BE-së.

Sipas statistikave, për këtë periudhë kryesojnë eksportet e shalqirit me rreth 196 tonë, 26 tonë më shumë se në të njëjtën periudhë një vit më parë për këtë kulturë. Ndërsa eksportet e bimëve mjekësore kapin shifrën e mbi 11 tonëve në muajin korrik të këtij viti.

Ekspertët e bujqësisë shprehen se, Vlora kryeson me eksportet drejt vende të BE-së për produktet e detit, të agrumeve dhe vajit të ullirit, ndërsa vijon traditën e prodhimeve me trend drejt rritjes progresive, për produktet bujqësore veçanërisht në sera (që aktualisht ka mbaruar sezoni) por dhe për ato blegtorale dhe të përpunuara.

Sipas statistikave në qarkun e Vlorës prodhohen rreth 14.881 tonë ullinj, mbi 27 mijë tonë agrume ndërsa blegtoria zë rreth 17.7% të prodhimit të përgjithshëm blegtoral/atsh

Vlorë/ Mbi 11 tonë bimë mjekësore dhe rreth 207.6 tonë prodhime bujqësore në vendet e BE-së Read More »

Meri Shehu zbulon si do jetë kjo javë për të gjitha shenjat e horoskopit

Astrologia e njohur Meri Shehu ka pa ralajmërua të gjitha shenjat por në veçanti shenjën e Dashit, Bricjapit, Gaforrës dhe Peshoren si më poshtë:

‘Askush nuk ka lindur nën ndikimin e një ylli fatkeq, vetëm ka njerëz që nuk dinë të lexojnë qiellin. Kjo javë do jetë shumë e nxehtë nën ndikimin e planeteve dhe këtë nxehtësi e shton një lidhje planeteare katërkëndëshi midis Marsit në Dash me Plutonin në Bricjap.

Nga pikpamja astrologjike kjo është lidhje e dhunshme pasi sjell ndryshime rrënjësore dhe me një mënyrë tepër të ashpër pa diplomaci por me përplasje nervozizëm dhe me tregim force e pushteti.Nuk i shmangemi dot dhunës psikologjike fizike apo debateve të ashpra.

Prandaj do këshilloja kujdes dhe nerva të qeta sa të kaloj edhe kjo periudhe nën efektin edhe të Diellit të fortë në Luan. Të gjitha kokat janë të nxehta kurse shpirti brënda është shumë i ndjeshëm dhe delikat. Kjo sjell një supermbrojtje. Sa më i dobët të ndjehesh aq agresiv bëhesh në momente të caktuara. Kujdes Dashët Bricjapet Gaforret dhe Peshoret’.

Dashi – Kjo javë do jetë e fuqishme përsa i përket qëllimeve tuaja. Por ekspozimi i tepërt do vejë në veprim forca më të mëdha se ju dhe kjo do sjelle përballje sidomos në punë e me njerëz të fuqishëm

Demi – Prapaskenat dhe çështjet ligjore janë ato që do ju preokupojnë. Por kujdes duhet të tregoni edhe në çështje udhëtimesh apo mënyrën si e kërkoni të ardhmen. Një koleg mund të bëhet i dhunshëm me ju

Binjaket – Do ju godasin në pikën më të fortë që kishit ngritur me kujdes që është reputacioni në jetën sociale apo në rrethet miqësore. Do kërkojnë t’ju fusin në skandale ekonomie e morale.

Gaforrja – Kujdes në marrëdhëniet familjare dhe në marrëdhëniet në çift. Të afërmit mund të revoltohen ndaj jush dhe në çift mund të ketë debate Kujdes në marrëdhënie me masën e gjerë ka ndjesi revolte.

Luani – Një pus i thellë mund të bëhet pengesë për të ardhmen pasi aty mund të kemi shpërthime që do pengojnë punën dhe ecurine tuaj. Duhet shumë energji për të ngritur anijen tuaj nga garcitacioni i jetës suaj të vështire në disa punë

Virgjeresha – Shumë hakmarrës do jeni kete javë në lidhje me te drejtat tuaja shpirtërore dhe ekonomike të cilat ju duket sikur ju janë marrë nëpër këmbë.

Peshorja – Jeni në një moment ku nuk mund të pranoni marrëdhënie të lehta bashkëpunuese apo pa i sprovuar mirë njerëzit me të cilët do kaloni jetën apo do bashkëpunoni

Akrepi – Teoria juaj se ndjeheni më mirë në lufte se në paqe do vërtetohet kësaj jave ku thirreni të tregoni veten tuaj. Dy planetet tuaj udhëheqës Marsi dhe Plutoni do japin një shfaqje force dhe përballje apo trimërie

Shigjetari – Nuk do gjeni dot barsoleten e duhur për të ulur nervat e të dashurës apo të dashurit si edhe për të qetësuar paplotsueshmërinë që kuptoni nq jetqn tuaj

Bricjapi – Ndoshta nuk e meritoni të jeni perparimtarët e momentit por stili juaj dhe rregullat e forta do dominojne edhe një herë këtë javë. Gjithesesi një ndryshim i mirë do ndodh

Ujori – Në natyrën tuaj revolucionet jane teorike jo praktike. Nëse do prisnim një revolucion nga ju ky do vononte. Por do ju vijnë në ndihmë Akrepët si elemente shpërthyes

Peshqit – Ky moment nuk është për ju dhe as e meritoni Ju jeni delikat për kaq shumë sherre e përballje.Ndoshta keni sharmin që ti shkaktoni vetë e të largoheni për momentin.

Meri Shehu zbulon si do jetë kjo javë për të gjitha shenjat e horoskopit Read More »

Tahiri bën rekurs në Gjykatën e Lartë

Pas Gjykata e Posaçme Apelit prishi vendimin e shkallës së parë për ish-ministtin e Brendshëm, duke e kthyer çështjen për rigjykim, Saimir Tahiri bën rekurs në Gjy katën e Lartë.

Ankimimi është bërë nga ish-ministri dhe i pandehuri tjetër Jaeld Çela, që të dy të akuzuar për “shpërdorim detyre”.

Saimir Tahiri është akuzuar si i dyshuar për lidhje me grupin “Habilaj” që merrej me t rafik dr oge drejt Italisë dhe se i krijonte lehtësi grupit në aktivitetin kr iminal.

Ish-ministri u shpall fajtor dhe u dënua në shkallën e parë, vetëm për shp ërdorim detyre me 3 vite e 4 muaj shërbim prove, duke u ak uzuar se nuk kishte marrë masa për parandalimin e kan abizimit të vendit dhe nën akuzën e përfshirjes së efektivëve të po licisë në këtë aktivitet kr iminal.

Mirëpo ky vendim u rrëzua në Apel, duke e rikthyer dosjen për rishqyrtim nga e para. /noa.al

Tahiri bën rekurs në Gjykatën e Lartë Read More »