Irina

Edhe pacienti zero del negativ, shkon në 3 numri i të shëruarve

Kryeministri Edi Rama dha mbrëmjen e sotme një tjetër lajm të mirë nga fronti i luftës me COVID-19. “Edhe pacienti zero doli negativ”, tha ai.

Edhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu njoftoi se edhe pacienti 0 sapo u konfirmua negativ nga virusi.

“Babë e bir pritet të lënë spitalin dhe bashkë me pacientin tjetër që la spitalin mesditën e sotme, janë 3 pacientët e shëruar që rikthehen në shtëpi”, u shpreh ajo.

“Shumë mirënjohëse për punën dhe sakrificën e ekipit të Infektivit”, tha ajo./atsh

Edhe pacienti zero del negativ, shkon në 3 numri i të shëruarve Read More »

Rama përcjell sloganin e NIKE: Nëse ke ëndërruar gjithmonë të luash për miliona njerëz në tërë botën, ky është momenti yt

“Nëse ke ëndërruar gjithmonë të luash për miliona njerëz në tërë botën, ky është momenti yt. Luaj brenda, luaj për tërë botën” .

Ky është slogani i ri firmës së njohur NIKE, me të cilin Kryeministri Edi Rama i uroi sot mirëmëngjes qytetarëve.

“Mirëmëngjes me sloganin e ri të NIKE, firmës që vesh kampionët e planetit dhe sot na drejtohet të gjithëve, që të luajmë si kampionët në shtëpitë tona”, – shprehet Rama.

Kreu i qeverisë në komunikimet në rrjetet sociale me qytetarët shqiptarë u bën apel për të qëndruar në shtëpi, për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Disa vende në mbarë botën po luftojnë për të parandaluar përhapjen e COVID-19 duke qëndruar në shtëpi.

Shqipëria ndodhet në një izolim total deri nesër në orën 05:00 të mëngjesit, pas urdhrit të nxjerrë nga qeveria./atsh

Rama përcjell sloganin e NIKE: Nëse ke ëndërruar gjithmonë të luash për miliona njerëz në tërë botën, ky është momenti yt Read More »

Sulltan Novruzi, dita e fisnikërisë bektashiane festime dhe lutje në shtëpi

Besimtarët bektashianë kremtojnë sot Ditën e Sulltan Novruzit, ditëlindjen e të madhit Imam Aliu.

Por, ndryshe nga vitet e tjera kur besimtarët mblidheshin në mjediset e Selisë së Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane për të festuar, këtë vit Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve Baba Mondi u ka bërë apel besimtarëve që festën e Sulltan Novruzit ta kalojnë në shtëpitë e tyre duke respektuar të gjitha ligjet.

Pas përhapjes së Covid 19 Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve mori vendim që në të gjitha mjediset të pezullohet çdo lloj veprimtarie fetare, e cila konsiston në bashkimin apo afrimin fizik të besimtarëve dhe që bie ndesh me vendimet e qeverisë shqiptare lidhur me këtë rast.

Festa e Sulltan Novruzit shënon fillimin e vitit të ri, sipas sektit bektashian dhe përkon me ditëlindjen e Imam Alit në Qabe. Kjo ditë cilësohet në mbarë botën Aleviane si dita e fisnikërisë bektashiane dhe dita e ringjalljes së madhe. Në këtë ditë çdo gjë mund të ringjallet, lind shpresa, ringjallja për gjithë njerëzimin. Ajo është një ditë e re, kur të gjithë shpresojnë për një të ardhme më të mirë.

Në Shqipëri Dita e Sulltan Novruzit, festa më e rëndësishme e Bektashizmit, u dekretua si festë kombëtare në vitin 1996.

Në vendin tonë sekti i bektashinjve, është i vendosur kryesisht në jug të vendit, ndërkohë që ai ka një shtrirje të konsiderueshme në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Bektashinjtë janë të përhapur në Kosovë dhe në Maqedoni, ku krahas synitëve ata përbëjnë popullsinë shqiptare të besimit mysliman.

Përfaqësuesit e Bektashizmit kanë dhënë një ndihmë të madhe në çështjen kombëtare, duke filluar që nga periudha e Rilindjes Kombëtare, Pavarësisë dhe gjatë luftës për Çlirim.

Bektashizmi është një urdhër fetar islamik me një teori filozofike të vetën dhe të veçantë. Ai u krijua në Anadoll në shekullin e XIV dhe mori këtë emër nga themeluesi i saj Haxhi Bektash Beliu. Në Shqipëri, Bektashizmi depërtoi me pushtimin osman në qytete dhe qendra garnizonesh si Krujë, Elbasan, Gjirokastër, Tepelenë, Frashër etj.

Sipas burimeve historike, Bektashizmi njohu një përhapje të gjerë në popullsinë shqiptare të pakënaqur nga reformat centralizuese të Portës së Lartë, pasi kleri bektashi përkrahu lëvizjet popullore kundër pushtetit osman, si dhe përdori gjuhën shqipe për një letërsi të tijën.

Gjatë Rilindjes Kombëtare bektashinjtë e mbështetën luftën për liri dhe gjuhën kombëtare, ndër të cilët veprimtarët Baba Alushi i Frashërit dhe Baba Hyseni i Melçanit.

Një varg teqesh të tyre u shndërruan në qendra të lëvizjes kombëtare. Pas Kongresit të Lushnjes bektashizmi u njoh zyrtarisht si komunitet fetar i pavarur. Në vitin 1924 selia Botërore e Bektashizmit u shpërngul nga Anadolli në Tiranë. I detyruar nga regjimi komunist, bektashizmi, si pjesë e ideologjisë fetare, e pushoi veprimtarinë e tij në vitin 1967, për ta rifilluar përsëri gjatë vitit ’91.

Ritet e festës së Sulltan Novruzit

Për nder të kësaj dite, amvisat bëjnë një byrek të veçantë për këtë ditë, pasi në harxhë futen 12 gjethe lakrash të llojeve të ndryshme dhe një monedhë metalike.

Në darkë për pjesëtarët e familjes nxirret përpara byreku, që ndahet në aq pjesë sa anëtarë janë. Zonja e shtëpisë përpara se të nisë zgjedhjen e pjesëve, lutet për fatet e pjesëtarëve të familjes dhe më pas, secili zgjedh pjesën e vet. Ai që gjen monedhën ( leku), duhet patjetër që të blejë për shtëpinë një kilogram kripë, pasi parashikon një vit të mbarë.

Ndërsa mbaron ky rit, familjet bektashiane në shenjë respekti e shpërndajnë një pjesë të byrekut nëpër familje kristiane. /atsh

Sulltan Novruzi, dita e fisnikërisë bektashiane festime dhe lutje në shtëpi Read More »

Sulltan Novruzi/ Meta uron besimtarët bektashianë: Pranverë në zemrën e çdo shqiptari, të lutemi për shëndetin

Presidenti Ilir Meta uroi sot besimtarët myslimanë për festën e Sulltani Novruzit.

“Gëzuar Festën e Sulltan Nevruzit dhe Pranverë në zemrën e çdo shqiptari dhe besimtari bektashian!Festimet Tuaja në këto momente të vështira, por në një ditë që përkon me lindjen e Imam Aliut dhe që simbolizon lindjen e shpresës e rigjallërimit të natyrës, le të kthehen në lutje drejt Zotit për shëndetin e çdo anëtari të familjes Tuaj dhe të gjithë shqiptarëve”, – shprehet Meta.

Kreu i shtetit tha se “së bashku do t’ia dalim. Zoti qoftë me ne gjithmonë! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe kombin shqiptar”./atsh

Sulltan Novruzi/ Meta uron besimtarët bektashianë: Pranverë në zemrën e çdo shqiptari, të lutemi për shëndetin Read More »

Shtohen kapacitetet e respiratorëve për terapinë intensive, Kalo: Rrini në shtëpi që të mos kemi skenarin e Italisë

Në një bisedë me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, mjeku i Shërbimit Infektiv prof. Tritan Kalo është shprehur se vetëm përforcimi i masave në vendin tonë dhe ndërgjegjja individuale për të respektuar largimin social, mund të shmangë skenarët e ngjashëm me Italinë për infektimin nga COVID-19.

“Jam shumë dakord për masat e marra për distancimin social, është mirë që janë përforcuar, në mendimin tim mund edhe të përforcohen më tepër. Sepse është e vetmja mundësi që u tregua efikase në eksperiencën kineze në ngadalësimin e sëmundjes dhe mbi të gjitha për ta shuar atë gradualisht. Nëse do të tregoheshim liberal, siç u treguan fqinjët tanë në Itali, me tej britanikët e spanjollët, kjo do të bënte të shfaqeshin në vendin tonë skenarë të ngjashëm me to”, tha Kalo.

Duke ju përgjigjur interesit të ministres Manastirliu për gjendjen e të sëmurëve në infektiv, Kalo tha se 4 të sëmurët janë në gjendje mesatarisht të rëndë, por që e kanë të domosdoshme praninë në terapi intensive.

“Të sëmurët në reanimacion janë në një gjendje mesatarisht të rëndë por që e kanë të domosdoshme praninë në mjedis të terapisë intensive, pasi në çdo moment mund të bëhen objekt i ventilimit mekanik”, tha Kalo.

Sa i përket kapaciteteve ne Shërbimin Infektiv Kalo tha se po shtohen kapacitetet, ku aktualisht janë 16 vende që kanë respiratorë.

“Aktualisht është 12+4, plus është dhe një kat i veçantë i cili është parashikuar që 24 poste të jenë tashmë të pajisura për të vendosur ventilatorë në një moment nëse do të kemi shtrirje të formave të rënda të infeksionit tek këta të sëmurë dhe shkon pothuajse tek 36-40 poste të asistencës respiratore brenda strukturës së infektivit. Urojmë që të mbetemi në këto kapacitete për të mirën e njerëzve, pavarësisht se janë parashikuar dhe COVID -2 dhe skenare të tjerë”, tha Kalo.

Ministrja Manastirliu ka vlerësuar frymën e ekipit të Infektivit dhe sakrificën që po bëjnë në shërbim të të sëmurëve me COVID-19./atsh

Shtohen kapacitetet e respiratorëve për terapinë intensive, Kalo: Rrini në shtëpi që të mos kemi skenarin e Italisë Read More »

Basha uron Sulltan Nevruzin: Me forcë dhe besimin në Zot, do ta kalojmë këtë sfidë

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka uruar sot shqiptarët në ditën e Sulltan Nevruzit duke e konsideruar këtë si ditë shprese dhe drite.

Basha shprehet se “ju uroj nga zemra të gjithë besimtarëve bektashinj dhe të gjithë shqiptarëve, Gëzuar Sulltan Nevruzin, këtë ditë hyjnore të shpresës dhe të dritës!”

“Me forcën që na ka bërë të pamposhtur në historinë tonë dhe besimin në Zot, do ta kalojmë këtë sfidë! Dielli i shpresës dhe mirësisë shndritë të sotmen dhe të nesërmen e çdo familje shqiptare! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët!”, shprehet Basha./atsh

Basha uron Sulltan Nevruzin: Me forcë dhe besimin në Zot, do ta kalojmë këtë sfidë Read More »

Ruçi: Bekim për mjekët, gladiatorët e mbrojtjes së jetëve tona

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka dhënë sot një mesazh për besimtarët bektashianë dhe të gjithë shqiptarët, me rastin e Festës së Sulltan Nevruzit.

“Gëzuar Sulltan Nevruzin, festën e rigjallërimit të natyrës dhe jetës njerëzore!”, është shprehur Ruçi.

“Besimi, sakrifica e shpresa janë një trashëgimi e vyer e Bektashizmit, të cilat sot kanë vlerë më tepër se kurrë”, ka theksuar ai.

“Vetëm e drejta e jetës është supreme dhe sot e drejta për të jetuar përmban dhe imponon detyrime e solidaritet nga të gjithë qytetarët, kudo në botë. Qofshin të bekuar mjekët, gladiatorët e mbrojtjes së jetëve tona!”, shkruan në mesazhin e tij Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi./atsh

Ruçi: Bekim për mjekët, gladiatorët e mbrojtjes së jetëve tona Read More »

Shqipëria në izolim, Rama publikon pamje nga qytetet e vendit

Në të gjitha qytetet e vendit sot ka mbizotëruar qetësia, pas ndalimit të qarkullimit të mjeteve dhe njerëzve si masë për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një video me pamje nga disa qytete të vendit, si Berati, Gjirokastra, Bulqizë, Ersekë, Përmet, Lezhë, Përrenjas, Burrel, Lushnjë, Belsh, ku rrugët janë të boshatisura nga mjetet dhe njerëzit.

Nga dita e djeshme në orën 13:00, sot gjatë gjithë ditës sot dhe deri në 05:00 të mëngjesit nesër, Shqipëria është në izolim total.

Asnjë nuk lejohet të dalë nga shtëpia, ndërsa gjithçka është mbyllur, duke filluar nga supermarketet, farmacitë, furrat e bukës, etj.

Në krye të detyrës këtë të dielë janë stafi mjekësor mjekët që po lufton çdo moment për jetët e personave të prekur nga COVID-19, si dhe forcat e policisë dhe të ushtrisë për të garantuar se askush nuk thyen shtetrrethimin, si dhe pjesëtarët e medieve./atsh

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1509434882554342/?t=0

Shqipëria në izolim, Rama publikon pamje nga qytetet e vendit Read More »