Irina

Moti/ Ja si parashikohet të jenë temperaturat në orët në vijim

Ditën e sotme në vend parashikohet të mbizotërojnë masat ajrore të qëndrueshme.

Moti përgjithësisht, do të jetë me diell dhe vranësira të pakëta kalimtare, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Era, do të fryjë nga kuadrati i veriut e lehtë e mesatare në bregdet.

Valëzimi në det, i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen në:
zonat malore 17°C deri në 30°C

zonat e ulëta 18°C deri në 36°C

zonat bregdetare 21°C deri në 33°C

Moti/ Ja si parashikohet të jenë temperaturat në orët në vijim Read More »

Reagon Erion Braçe: Qetësohuni, nuk na ka pushtuar kush

Pas deklaratave të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis se Greqia do t
Toka, deti e gjithcka tjeter qe zoti na fali ne keto ane e qe ligjet nderkombetare e kombetare na garantojne, nuk i mbron histeria, por dija, qetesia, qartesia, ligji, pasioni dhe dashuria per cdo centimeter toke e det te ketij vendi!

Nuk ka kush kohe e deshire ti jape ze asaj qe eshte e padobishme; Tani na duhet bashkim, unitet, as akuza e as gjyq banal pa prova e fakte qe bejne copash, percajne kete vend e kete popull!

Keshtu qe qetesohuni e kujtoni se si kohe me pare ra si antikushtetuese nje marreveshje e nje pushteti te degraduar; Me qetesi, qartesi e mbeshtetur fort ne ligj! Jemi po te njejtet!ë zgjerojë nga 6 në 12 milje ujërat territoriale në detin Jon, ka reaguar zv. kryeministri Erion Braçe. Përmes një postimi në Instagram Braçe mundohet të qetësojë ata që sipas tij e kanë kontaktuar të shqetësuar për atë çka po ndodh.

“Qetësohuni! Nuk na ka pushtuar kush e as po na rrëmben kush tokë, det! Kujtoni se si kohë më parë ra si antikushtetuese një marrëveshje e një pushteti të degraduar. Me qetësi, qartësi e mbeshtetur fort ne ligj! Jemi po te njejtet!”- shkruan Braçe në postimin e tij.

Postimi i plotë i Erion Braçes: Qetesohuni! Histeria nuk eshte fuqia jone, eshte dobesia jone!

Po u drejtohem ju te gjitheve qe keni mesyre prej oresh ne inbox ketu, facebook, whatsapp; QETESOHUNI! NUK NA KA PUSHTUAR KUSH E AS PO NA RREMBEN KUSH TOKE, DET!

Nuk u jam pergjigjur deri tani se isha ne pune, ne zone, me njerezit, pra as me ka ikur mendja e as me eshte mekur zeri! Por edhe sepse nuk dua te ushqej histerine qe na ze e ben tape ne te tilla raste!
Toka, deti e gjithcka tjeter qe zoti na fali ne keto ane e qe ligjet nderkombetare e kombetare na garantojne, nuk i mbron histeria, por dija, qetesia, qartesia, ligji, pasioni dhe dashuria per cdo centimeter toke e det te ketij vendi!

Nuk ka kush kohe e deshire ti jape ze asaj qe eshte e padobishme; Tani na duhet bashkim, unitet, as akuza e as gjyq banal pa prova e fakte qe bejne copash, percajne kete vend e kete popull!

Keshtu qe qetesohuni e kujtoni se si kohe me pare ra si antikushtetuese nje marreveshje e nje pushteti te degraduar; Me qetesi, qartesi e mbeshtetur fort ne ligj! Jemi po te njejtet!

Reagon Erion Braçe: Qetësohuni, nuk na ka pushtuar kush Read More »

Horoskopi për ditën e enjte/ Parashikimi për të gjitha shenjat

Parashikimi për të gjitha shenjat:

Dashi

Ditë e favorshme në dashuri. Takime të preferuara për njerëzit beqarë. Hëna është në anën tuaj, dhe do të shpërndajë këshilla të shkëlqyera për t’u zbatuar. Prandaj shijoni këtë favor të yjeve për të përjetuar ditë plot emocione. Në punë periudha ishte mjaft e ngadaltë, por pa pengesa të veçanta qoftë pozitive apo negative. Nga shtatori do të merrni disa lajme.

Demi

Po përjetoni ditë shumë pozitive në dashuri. Për më tepër, deri në fund të muajit, mund merrni surpriza të mëdha. Në punë, falë periudhës së vështirë që po kaloni në përgjithësi, gjërat vazhdojnë të ecin ngadalë ose do të ndalen plotësisht. Kjo situatë ju bën të shqetësoheni, por së shpejti do të ketë një fillim tjetër, të shkëlqyeshëm.

Binjakët

Një ditë plot nervozizëm dhe tension, kështu që mund të keni grindje me njerëzit përreth jush. Qëndroni të qetë dhe numëroni deri në dhjetë para se të hapni gojën. Nëse dikush me të vërtetë ju intereson, hidhni një hap përpara dhe deklarojeni veten pa frikë. Në punë, ka disa probleme për t’u zgjidhur. Gjeni më shumë besim tek vetja juaj.

Gaforrja

Në dashuri keni rimarrë veten, pas një periudhe mjaft komplekse dhe të lodhshme. Sidoqoftë, nuk jeni ende plotësisht të sigurt për partnerin tuaj, kështu që nuk ndiheni të gatshëm të bëni plane afatgjata, siç është martesa ose bashkëjetesa. Kushtojini vëmendje shpenzimeve.

Luani

Një ditë plot nostalgji për njerëzit beqarë. Nëse keni qenë vetëm për një kohë të gjatë, do të keni një dëshirë të madhe për të qenë i dashuruar përsëri apo edhe për të pasur një person që ju do pranë. Dilni dhe takoni njerëz të rinj. Një histori e lindur rishtas, nga ana tjetër, mund të shndërrohet në diçka të veçantë. Në punë mundësi të mira për t’u kapur në pjesën e fundit të gushtit.

Virgjëresha

Do të përjetoni një periudhë vërtet pozitive në lidhje me ndjenjat dhe marrëdhëniet. Nëse ka dyshime për partnerin tuaj ose në përgjithësi nëse keni debatuar me njerëz të rëndësishëm, përpiquni të bisedoni me njëri-tjetrin dhe të sqaroheni sa më shpejt që të jetë e mundur. Ekziston mundësia e ndryshimit në punë.

Peshorja

Do të jetoni një ditë plot nervozizëm. Lehtë e humbni durimin dhe jeni hiperkritik, si me veten, ashtu edhe me të tjerët. Pak kamomil? Jo të gjithë mund ta vlerësojnë këtë qëndrim. Në punë mundohuni të mos lodheni shumë, edhe nëse është në natyrën tuaj që gjithmonë të jepni më të mirën. Bëni zgjedhjet e rëndësishme, deri muajin tjetër.

Akrepi

Do të keni disa ditë vërtet pozitive dhe të favorshme në dashuri. Përpiquni të mos i jetoni me shumë ankth, por të pushoni sa më shumë që të jetë e mundur. Në veçanti, veproni pak instinkt dhe mos keni mendime të dyta. Në punë, pas një periudhe të ndërlikuar dhe të nënshtruar, është koha për të bërë zgjedhje të rëndësishme.

Shigjetari

Sipas horoskopit të Paolo Fox do të përjetoni një ditë shumë pozitive në dashuri falë Hënës së favorshme në shenjë. Kështu që përgatituni të provoni emocione të forta, pa u lidhur shumë me të kaluarën. Nëse besoni se një histori ka marrë fund, mbylleni. Në punë duhet të jeni të durueshëm, nuk mund të merrni gjithçka, menjëherë.

Bricjapi

Ditë shumë e favorshme në dashuri, veçanërisht pas disa ditësh në të cilat keni vuajtur shumë, mbase për shkak të disa grindjeve me partnerin tuaj. Hëna hyn në shenjë dhe ndryshimi vihet re. Planifikoni diçka të këndshme për fundjavën. Mund të ketë ngadalësime në punë.

Ujori

Ka perspektiva të shkëlqyera për beqarët. Mund të keni takime të këndshme që do të shndërrohen në diçka konkrete dhe të bukur. Në punë ka çështje për të sqaruar: dëshironi të merrni më shumë sesa jepni dhe angazhoheni. Kushtojini vëmendje shpenzimeve: kohët e fundit i keni pasur të tepërta.

Peshqit

Një ditë plot dyshime dhe ngatërresa në dashuri. Kjo është veçanërisht e vërtetë për ata që janë në një lidhje ‘klandestine’ , ose për ata që jetojnë dy histori në të njëjtën kohë. Në punë, shmangni diskutimet, nëse është e mundur, përpiquni të sqaroni veten në mënyrë që të mos prishni marrëdhënie të rëndësishme. Kohë me fat për të bërë investime të reja.

Horoskopi për ditën e enjte/ Parashikimi për të gjitha shenjat Read More »

Emisioni i Arian Çanit ndryshon ekran

Sezoni i ri televiziv po shoqërohet me ndryshime të mëdha, thuajse të gjitha ekranet.

Këtë vit do të ketë edhe lëvizje të bujshme.

Mësohet se emisioni “Zonë e lirë”, që prej 17 vitesh drejtohet nga Arian Çani, nuk do të shfaqet më në sezonin e ri, në ekranin e Tv Klan.

Gjatë sezonit të ri, Çani pritet ta transmetojë emisionin e tij në kanalin e Abc News, kanal që është shitur nga pronari i Tv Klan, Aleksandër Frangaj.

Nuk dihet ende nëse ka ndonjë konflikt që e ka bërë Çanin të heqë dorë nga ekrani i TV Klan, për t’u larguar.

Atij mësohet se nuk i është rinovuar kontrata dhe largimi shihet i sigurt.

“Zonë e Lirë” e nisi transmetimin në Telenorba në vitin 2003, për t’u transferuar më pas te Tv Klan dhe më tej në Vizion Plus. Prej vitesh tashmë, ky emision shfaqej në Tv Klan.

/NOA.al

Emisioni i Arian Çanit ndryshon ekran Read More »

Basha: Kjo qeveri është treguar mosmirënjohëse me mjekët dhe infermierët

Kreu i Partisë Demokratike komenton situatën e mjekëve që prej muajsh janë në vijën e parë të sulmit me personat e prekur me koronavirus.

I bën thirrje Kryministrit që të rrisë pagat për personelin mjekësor, dhe rritja të jetë reale e jo eklektorale.

“Mjekët dhe infermierët tanë kanë nevojë për mbështetje dhe mbrojtje të veçantë nga shteti për shërbimin kolosal që i kanë bërë vendit, në veçanti në këto kohë pandemie. Rritja e pagave të tyre është jetike por ajo duhet të jetë reale dhe jo elektorale.

Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për t’i trajtuar me dinjitet personelin shëndetësor. Por kjo është e pamundur sa kohë që kemi një qeveri që i çon paratë e taksave të shqiptarëve tek koncesionet korruptive, dhe shpenzimet për shëndetin publik janë më të ulëtat në rajon”, shkruan Basha.

Sa i përket koncensioneve, lideri demokrat thotë se do t’i anulojë.

“Ne do t’i anullojmë koncesionet korruptive dhe paratë do të përdoren për mbështetje reale për mjekët dhe infermierët, me rritje pagash, me pajisje dhe kushte më të mira për tju shërbyer qytetarëve. Me planin tonë ne do të mundësojmë ndryshimin e madh në shëndetësi me paga dinjitoze të niveleve rajonale për ta: 1200 euro për mjekët dhe 700 euro për infermierët”, vijon postimi i Bashës.

Kryedemokrati i kërkon Kryeministrit Rama që të mbajë premtimin për shpërblimin me 1 mijë euro për mjekët dhe infermierët.

“Kjo qeveri është treguar mosmirënjohëse me mjekët dhe infermierët edhe gjatë pandemisë. Pa asnjë vonesë tjetër, qeveria Rama duhet t’u japë atyre shpërblimin e premtuar prej 1000 euro. Stafet mjekësore janë profesioni më jetik i vendit. Atyre ju detyrohemi vepra dhe jo premtime te pambajtuara”, përfundon Basha. /noa.al/

Basha: Kjo qeveri është treguar mosmirënjohëse me mjekët dhe infermierët Read More »

Ja si pritet të jetë moti në vazhdim

Dita e sotme ka nisur me mot të kthjellët, por pritet që në orët në vazhdim të kemi ulje të temperaturave.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 17º në 29ºC, në zonat e ulëta nga 22ºC në 36ºC dhe në zonat bregdetare nga 24°C në 37ºC.

Era do të fryejë në drejtim Verior- Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.

Gjithsesi, moti për ditët e mbetura të muajit gusht pritet të jetë i qëndrueshëm dhe me temperatura të larta. /noa.al/

Ja si pritet të jetë moti në vazhdim Read More »

Moti sot i paqendrueshëm, si pritet të ndryshojnë temperaturat

Në vendin tonë pritet një mot i kthjellët me alternime vranësirash por që mundësitë për reshje janë të pakta.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 17º në 29ºC, në zonat e ulëta nga 22ºC në 36ºC dhe në zonat bregdetare nga 24°C në 37ºC.

Era do të fryejë në drejtim Verior- Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.

Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira që do të sjellin mot të mirë por nuk përjashtohet mundësia për reshje. Sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 17ºC deri në 30ºC dhe në zonat e ulëta nga 22ºC në 31ºC.

Moti sot i paqendrueshëm, si pritet të ndryshojnë temperaturat Read More »

Ja kush ka qenë burri i këngëtares Eli Fara

Pothuajse asnjëherë nuk e kemi parë këngëtaren Eli Fara në krah të ndonjë mashkulli, qoftë ky dhe ish burri i saj.

Kjo pasi këngëtarja korçare është ndarë nga bashkëshorti i saj para shumë vitesh, kur Marina, vajza e saj ishte disa muajëshe. Por, edhe më pas Eli nuk është martuar më.

Pas ndarjes ajo iu përkushtua vajzës dhe muzikës duke mos nisur më asnjë lidhje tjetër dashurie, ose të paktën asgjë nuk ishte e konfirmuar edhe pse thashethemet nuk mungonin.

Por e dini se kush është babai i Marinës? Babai i Marinës dhe ish-bashkëshorti i Elit njihet si Lul Kapurani por emri i tij i vërtetë është Vangjush Kapurani. Edhe Marina mban mbiemrin e tij, madje ligjërisht në gjendjen civile ajo quhet Roxhensa Kapurani.

Mbase emrin e tij nuk e keni të dëgjuar, por Luli ka pasur probleme me drejtësinë para disa viteve dhe njihej si “Kapo i Bandës së Çobenjve”.

Ja kush ka qenë burri i këngëtares Eli Fara Read More »