Irina

Ardit Gjebrea i bashkohet nismës së bashkisë së Tiranës, ndihmon 20 familje në nevojë

Kantautori dhe prezantuesi i njohur Ardit Gjebrea iu bashkua nismës së bashkisë së Tiranës për të ndihmuar familjet në nevojë.

Gjebrea gjatë bisedës me nënkryetaren e bashkisë së Tiranës, Anila Ruseti, deklaroi se bashkë me përfaqësues të marketeve do të ndihmojnë 20 familje në nevojë këto ditë të vështira në bashkëpunim me bashkinë e Tiranës.

Nënkryetarja Ruseti theksoi se “prioritet këto ditë për ndihma kanë të moshuarit, familjet në nevojë e që janë në listat e ndihmës ekonomike, nënat kryefamiljare por edhe anëtarë të komunitetit rom dhe egjiptian që janë të gjithë në databazën e bashkisë së Tiranës”.

“Ne do i referohemi databazës që ne kemi dhe do të përpiqemi që mes familjeve që kemi me pensionistë ose pensionistëve të vetmuar ne do përpiqemi të zgjedhim ata që ne e dimë që kanë më shumë nevojë. Do të duhet të konsultohemi me databazën tonë të personave me aftësi të kufizuar, që gjithashtu edhe aty të mund të zgjedhim familjet që kanë më shumë nevojë në këtë moment. E njëjta gjë vlen edhe për familjet me ndihmë ekonomike ose për nënat kryefamiljare, për ata të komunitetit rom dhe egjiptian, pra ei gjithë databaza jonë reflekton familjet apo personat që kanë më shumë nevojë në këtë moment”, – tha Ruseti.

“Që prej 10 ditësh tashmë jemi siguruar që nëse të moshuarve i kemi çuar një vakt të gatuar të gatshëm në shtëpitë e tyre. Të gjtiha qendat tona sociale kanë shërbyer vaktet e drekës, ndryshe nga më përpara që i kemi bërë në qendrat tona ku ata rrinë dhe konsumojnë vaktin. Tani ia kemi çuar në shëpi,dhe kjo ka ndihmuar që ata të evitojnë në maksimum daljen e tyre nga shtëpia. Ndërkohë që me familjet, ata që kanë mundësi fizike për të gatuar i kemi çuar pakta ushqimore ose çfarëdolloj paketa higjieno-sanitare e kështu me radhë, që të sigurohemi që kjo është mënyra më e mirë që të gjitha familjet të kalojnë këtë periudhë të vështirë”, -nënvizoi ajo.

Nënkryetarja Ruseti e falënderoi Gjebrean për ndihmën ndaj këtyre familjeve. “Mezi presim që nesër të bëjmë këtë bashkëpunim të dyja palët dhe të shkojmë te 20 familjet në qytetin e Tiranës”, – tha Ruseti./atsh

Ardit Gjebrea i bashkohet nismës së bashkisë së Tiranës, ndihmon 20 familje në nevojë Read More »

Mbërrijnë në Rinas 112 shqiptarë të riatdhesuar nga Italia, 14 ditë në vetëkarantinim të monitoruar

Mbrëmjen e së shtunës mbërriti në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Tiranë, fluturimi i parë i riatdhesimit të 112 bashkëqytetarëve tanë nga Roma, të bllokuar në Itali pas ndalimit të hyrjeve daljeve nga vendet e tjera, në Shqipëri si masë kundër përhapjes së COVID-19.

Kristlen Keri, drejtor i Autoritetit të Aviacionit Civil, bën të ditur se, stafi mjekësor në aeroport kreu procedurën e kontrollit të tyre.

“Gjithashtu, secili prej tyre ka plotësuar formularët e vetëdeklarimit dhe do të kalojnë 14 ditë në vetëkarantinim të monitoruar çdo ditë nga Policia e Shtetit. E njëjta procedurë do të ndiqet për të gjithë fluturimet e riatdhesimit”, – shprehet Keri./atsh

Mbërrijnë në Rinas 112 shqiptarë të riatdhesuar nga Italia, 14 ditë në vetëkarantinim të monitoruar Read More »

Parashikimi i motit

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot do të nisë i vranët, por gradualisht vranësirat do të vijnë në pakësim kryesisht në mbrëmje.

Parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët kryesisht në orët e mëngjesit e lokalisht në mesditë.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim 1 deri 5 m/sek e përkohësisht në bregdet deri 10m/sek.

Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2 deri 3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 8/16 re diell
Kukës 7/14 re diell shi i dobët
Lezhë 9/18 re diell
Dibër 4/13 re diell shi i dobët
Durrës 9/18 re diell
Tiranë 9/19 re diell shi i dobët
Elbasan 7/19 re diell shi i dobët
Berat 6/19 re diell shi i dobët
Vlorë 7/19 re diell
Korçë 2/13 re diell shi i dobët
Gjirokastër 2/17 re diell shi i dobët
Sarandë 8/19 re diell/atsh

Parashikimi i motit Read More »

Rama ndan Rapsodinë e Koronavirusit: Lufta na gjeti nuk e zgjodhëm, po ne do ta fitojmë

“Mos u mërzisni, lufta na gjeti nuk e zgjodhëm, po ne do ta fitojmë dhe mos kini asnjë dyshim”, tha sot Kryeministri Edi Rama.

Ai ndau Rapsodinë e Koronavirusit me muzikën e grupit legjendar “Queen”, përshtatur sipas Bohemian Rhapsody.

Mesazhe drithëruese që sjellin realitetin në të cilin ndodhet gjithë bota, në përballje me pandeminë e COVID-19. “Mund të ulej më shumë kurba, e dini që është përgjegjësia juaj”, është ky njëri prej mesazheve që vjen përmes kësaj videoje dhe që sensibilizon mbi këshillën kryesore në këtë kohë, distancimin social./atsh

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2576631799243908/?t=0

Rama ndan Rapsodinë e Koronavirusit: Lufta na gjeti nuk e zgjodhëm, po ne do ta fitojmë Read More »

e-Albania/ Çfarë duhet të dinë qytetarët për të marrë leje për të dalë nga shtëpia

Përmes portalit e-Albania u është dhënë sot përgjigje pyetjeve më të shpeshta nga qytetarët për lejet që nevojiten për të dalë nga shtëpia gjatë fashës orare 05:00-13:00.

Autorizim për të dalë nga shtëpia mund të marrë vetëm një anëtar i familjes, dhe jo pensionistët.

Këto leje janë për këmbësorët që duhet të dalin nga shtëpia për të blerë ushqime, ilaçe apo shërbesa të tjera.

Leja është për një datë të caktuar dhe zgjat vetëm 1 orë brenda fashës 05:13:00.

Ndërkohë, në portal sqarohet se askush nuk mund të lëvizë me automjetin e tij në këtë leje, sepse ajo është për këmbësorët.

Qytetarët duhet të aplikojnë sa herë që u duhet të dalin për pazar, për të shkuar në farmaci apo çdo shërbesë tjetër.

Ndërsa shtetasit e huaj mund të aplikojnë për një leje për dalje ditore duke dërguar sms në numrin 55155.

Aplikimi nga aplikacioni e-Albania miratohet automatikisht në moment dhe vjen në e-mail-in tuaj dhe në numrin e telefonit nëse keni regjistruar numrin tuaj gjatë aplikimit.

Aplikimi bëhet përmes internetit, ose portalit e-Albania, ose me mesazh të thjeshtë në numrin 55155. /atsh

e-Albania/ Çfarë duhet të dinë qytetarët për të marrë leje për të dalë nga shtëpia Read More »

Deri tani 197 raste, 33 të shëruar, 10 vdekje dhe 1325 teste të kryera

Në vendin tonë deri tani janë evidentuar 197 raste gjithsej me COVID-19, 164 raste aktive, 33 të shëruar, 10 të vdekur, ndërsa janë kryer 1325 teste gjithsej.

Shifrat bëhen të ditura nga adresa zyrtare e platformës “coronavirus.al”, e krijuar me qëllim informimin e qytetarëve për shifrat zyrtare, vetëm për situatën e të prekurve me COVID-19 në Shqipëri.

Përmes platforme qytetarët kanë mundësi të ndjekin në kohë reale të rejat nga fronti i luftës kundër COVID-19.//atsh

Deri tani 197 raste, 33 të shëruar, 10 vdekje dhe 1325 teste të kryera Read More »

Vogëlushja i dhuron lule punonjësit të Policisë në patrullim

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka publikuar pasditen e të shtunës një foto emocionuese, të një vogëlusheje që i ka dhuruar një lule një punonjësi të policisë në patrullim, i cili është i pajisur dhe me maskën mbrojtëse dhe doreza, në kuadër të masave të marra nga qeveria për të minimizuar përhapjen e pandemisë COVID-19.

Ministri i Brendshëm Lleshaj, përmes kësaj fotoje ka një falenderim për të gjithën punonjësit e policisë, që në një moment kaq të vështirë, ku e gjithë bota është duke u përballur me pandeminë COVID-19, janë në krye të detyrës./atsh

Vogëlushja i dhuron lule punonjësit të Policisë në patrullim Read More »

Kurba pas 20 rasteve të para, Shqipëria me rritje të butë falë masave shtrënguese

Masat e ndërmarra në kohë rekord nga qeveria kundër COVID-19, kanë bërë që Shqipëria të shënojë nivelin më të ulët ndër vendet e tjera pas 20 rasteve të para të përhapjes së tij.

Kryeministri Edi Rama, shprehet se “kurba e rritjes së presionit të armikut e matur për çdo vend pas 20 rasteve të para, ku mund të shihni rezultatin e masave shtrënguese dhe rezistencës fantastike të 99% të shqiptarëve deri tani”.

“Tani si do vazhdojmë, me ngjitje të butë që të shpëtojmë Shqipërinë nga katastrofa, duke bërë Rezistencë për Ekzistencë apo do lëshohemi në krahët e frikës se “do vdesim për bukë”, që pastaj kjo shigjeta e kuqe të iki lart si raketë dhe ne të biem në këmbët e armikut duke numëruar qindra e mijëra të vdekur(?)!” – shprehet Rama./atsh

Kurba pas 20 rasteve të para, Shqipëria me rritje të butë falë masave shtrënguese Read More »