Irina

ISHP ribën apelin: Ruani shëndetin, lani duart

Larja e duarve dhe dezinfektimi janë çelësi për parandalimin e infeksionit nga koronavirusi COVID-19. Duke u nisur nga ky fakt sa i thjeshtë, aq edhe i domosdoshëm, Instituti i Shëndetit Publik ripërsërit edhe një herë apelin për larjen sa më të shpeshtë të duarve.

“Duhet të lani duart shpesh dhe tërësisht me sapun dhe ujë për të paktën 20 sekonda. Nëse sapuni dhe uji nuk janë të disponueshëm, mund të përdoret gjithashtu një solucion për duart me bazë alkooli (përqendrimi i alkoolit të paktën 60%)”, shprehet ISHP./atsh

ISHP ribën apelin: Ruani shëndetin, lani duart Read More »

Ambasadori Zingraf: Ruajtja e distancës shpëton jetë!

Ambasadori gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf, shprehet lidhur me situatën aktuale që ka krijuar COVID-19, se “Ruajtja e distancës shpëton jetë!”

“Në luftën kundër koronavirusit në Gjermani, njësoj si në Shqipëri e kudo gjetkë, vlen e njëjta gjë: “physical distancing” shpëton jetë. Nuk na lejohet ta harrojmë këtë dhe duhet ta vazhdojmë të ruajmë distancën e të qëndrojmë në shtëpi!” – shprehet Zingraf.

Ne si Ambasadë, thekson ai, po japim kontributin tonë: nuk ka më vizitorë në Ambasadë, për kontaktet tona kujdesemi përmes lidhjeve telefonike dhe digjitale. Natyrisht na vjen keq që nuk mund të shkojmë në park apo breg të detit, por po kaq gëzohemi, që do të mund t’i rikuperojmë të gjitha këto pas krizës.

“Së bashku me Bashkimin Europian ne japim mbështetjen tonë për Shqipërinë në luftën kundër Koronas. Rruga e Shqipërisë çon drejt Europës, Gjermania qëndron në krah të shqiptarëve në sfidat e mëdha të të ardhmes së afërt: kapërcimi i pasojave të virusit Korona, rindërtimi pas tërmetit dhe vijimi i rrugës së reformave me sytë nga bisedimet, që na presin për anëtarësimin në BE”, shprehet ambasadori gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf. /atsh

Ambasadori Zingraf: Ruajtja e distancës shpëton jetë! Read More »

Pipero: Rënia drastike e numrit të personave të infektuar, lajm optimist

Mjeku i njohur pranë Shërbimit Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Pëllumb Pipero e cilësoi sot lajm optimist rënien drastike të numrave të personave të infektuar me COVID-19 në vendin tonë, por sipas tij është ende herët që të nisë festa.

Në një intervistë televizive Pipero u shpreh se “e kemi pritur si lajm optimist, por është shpejt për t’u gëzuar. Unë kam menduar se kjo javë do të ketë ulje të numrave, por jo shumë të madhe. Do jetë si të thuash si një sheshpushim. Kjo është një ecuri logjike e kurbave e epidemive në përgjithësi. Natyrisht, numrat do të kenë luhatje, një ditë më poshtë dhe një ditë më lart, por do të jetë gjithnjë poshtë asaj që ne e kemi quajtur pikun e numrave. Unë besoj që pikun kurba tek ne e ka arritur javën e kaluar. Gjithsesi është një lajm i mirë, sepse ishin rreth 180 mostra dhe kanë qenë vetëm 6 pozitive. Pra, do të thotë së është zgjeruar numri i kontakteve dhe përqindja e pozitivitetit ka rënë. Kjo është logjika e kësaj shifre”.

Lidhur me gjendjen e të shtruarve Pipero tha se “gjendja e të shtruarve është stabël. Natyrisht kemi raste në shërim e sipër dhe besoj se edhe sot do të ketë pacientë të tjerë që do të lënë spitalin. Kur them të shëruar, themi në një farë mënyrë të çliruar nga simptoma dhe nga sëmundja, por edhe nga kovidi, pasi personat janë negativë në fund të procesit, por ata duhet që të jenë edhe 2 javë në shtëpi dhe të kujdesen për veten. Ndërkohë, kemi pacientë të tjerë që vazhdojnë të luftojnë me sëmundjen duke u paraqitur nga forma nga mesatare, të lehta, të rëndë apo dy apo tri raste mjaft të rënda”.

Sipas tij, në vazhdim do të këtë raste të reja, por shtoi se ato do të jenë në një segment më të kufizuar në krahasim me javën e kaluar, kur numri i të prekurve kaloi mbi 20 persona”.

Pipero tha se Shqipëria ka kaluar gjysmën e parë të kësaj pandemie.

“Besoj se kemi kaluar gjysmën e parë të kësaj kurbe të epidemisë, që ishte më e vështirë, gjysma tjetër do të jetë më e gjatë, por do të ketë më pak numra. Çka do të thotë jo të festojmë dhe të gëzojmë, sepse është herët, por duhet të respektojmë rregullat e qeverisë dhe këshillat tona”, – tha Pipero.

Ai u shpreh se “duhet të përgatitemi, sidomos pensionistët dhe të sëmurët kronikë, që të qëndrojnë më gjatë në shtëpi dhe të gjithë të tjerët duhet të respektojnë rregullat”./atsh

Pipero: Rënia drastike e numrit të personave të infektuar, lajm optimist Read More »

PD: Numër i ulët i testimeve, po fshihet realiteti

Ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia tha sot se numri i ulët i testimeve fsheh realitetin e përhapjes së virusit.

Në një deklaratë për mediet, Spahia tha sot po bëhet një muaj që kur në Shqipëri u zbulua rasti i parë me COVID-19.

“Ky muaj i vështirë ka provuar në mënyrë të përsëritur se qeveria ishte e papërgatitur për të përballuar krizën e krijuar nga koronavirusi. Shqipëria kishte pak kite për të testuar sa më shumë të dyshuar, sepse qeveria veproi me shumë vonesë për t’i siguruar, pavarësisht thirrjeve tona të hershme. Në përpjekje për të mbuluar dështimin në furnizimin e mjaftueshëm me kite për teste, Rama e mbajti sekret sasinë e tyre dhe, kur u detyrua të fliste, ai gënjeu”, tha ai.

Bardhi shton se “deklarata e tij se ne jemi të gatshëm të bëjmë 2 mijë teste në ditë, u përgënjeshtrua nga Ministrja e Shëndetësisë dhe nga vetë Komiteti i Ekspertëve të Edi Ramës”. /atsh

PD: Numër i ulët i testimeve, po fshihet realiteti Read More »

Shkon në 27 numri i personelit shëndetësor të shëruar nga COVID-19

Një mjeke dhe 4 infermierë të prekur nga COVID-19, janë shëruar pas testit konfirmues.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila thekson se në total deri tani janë shëruar 27 personel shëndetësor.

“Lajm i mirë. Edhe 5 të shëruar mes personelit shëndetësor gjatë 24 orëve të fundit. Një mjeke dhe 4 infermierë janë shëruar pas testit konfirmues nga laboratori i Virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik”, thekson Manastirliu.

Ministrja shprehet se “shkon në 27 numri i mjekëve dhe infermierëve të shëruar nga COVID-19. Deri tani 154 qytetarë dhe staf mjekësor e kanë mundur COVID-19”./atsh

Shkon në 27 numri i personelit shëndetësor të shëruar nga COVID-19 Read More »

Shërbimi në banka/ Lleshaj: Qytetarët me karta ID të skaduara do përdorin certifikatë personale

Qytetarët me karta ID të skaduara, do ta marrin shërbimin në banka, me certifikatë personale.

Ministri i Brendshem Sandër Lleshaj, njoftoi se, në shërbim të qytetarëve, të cilët nuk kanë mundësi të rinovojnë kartat e identitetit, pasi zyrat e aplikimit janë mbyllur për shkak të pandemisë COVID-19, i ka dërguar një shkresë Bankës së Shqipërisë dhe bankave të nivelit të dytë, për të vijuar shërbimet edhe në rastet kur vlefshmëria e kartës ka përfunduar në 2020.

“Qytetari do të paraqesë në sportelin e bankës për të marrë shërbimin, certifikatën personale të shkarkuar online nga e-Albania”- tha Lleshaj. Sipas tij, e gjithë kjo, deri në fund të emergjencës së pandemisë, kur do të rinisë prodhimi i dokumenteve të identifikimit./atsh

Shërbimi në banka/ Lleshaj: Qytetarët me karta ID të skaduara do përdorin certifikatë personale Read More »

Sondazhi nëse zgjedhjet do bëheshin nesër/ PS do merrte 51-55% % e vetme, PD 32-36%, LSI bie komplet

Nëse nesër do të zhvilloheshin zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, Partia Socialiste e vetme do të merrte 51-55% të votave, PD-ja 32-36%, LSI 2-4% dhe partitë e tjera 9-11%.

Në sondazhin e bërë në Shqipëri nga një kompani italiane publikuar mbrëmjen e së martës në Report Tv , vërehet se krahasuar me zgjedhjet e 2017 ku mori 48.3%, PS-ja ka një rritje të konsiderueshme duke kapërcyer në 51-55%.

Rritje ka edhe PD-ja, e cila nga 28.9% që mori në 2017, nëse zgjedhjet do të bëheshin nesër do të merrte 32-36%. LSI-ja, aleatja kryesore e PD-së shkon pikiatë, pasi nga 14.3% që mori në zgjedhjet e 2017, aktualisht gëzon vetëm 2-4% të elektoratit.

Përsa i përket partive të tjera, që në 2017 kishin mbështetjen e 8.8% të popullit, nëse zgjedhjet do të bëheshin nesër do të merrin 9-11%. Kujtojmë që Roberto Baldassari paralajmëroi me parashikimet e tij rezultatet e zgjedhjeve të 2013, 2015 dhe 2017./atsh

Sondazhi nëse zgjedhjet do bëheshin nesër/ PS do merrte 51-55% % e vetme, PD 32-36%, LSI bie komplet Read More »

Rama citon Mbretëreshën Elisabeth II: Ditët më të mira do të kthehen

“Ditët më të mira do të kthehen. Ne do të jemi përsëri me miqtë tanë, do të jemi përsëri me familjet tona, do të takohemi përsëri”.

Ishin këto fjalë të Mbretëreshës Elisabeth II, që Kryeministri Edi Rama përcolli mëngjesin e sotëm përmes rubrikës “Fjalë të Çmuara”.

Ndërkohë që në Shqipëri vijojnë të zbatohen masat kundër përhapjes së COVID-19, duke kufizuar më tej lëvizjen e qytetarëve, autoritetet shtetërore vazhdojnë t’i bëjnë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të zbatojnë të gjitha rregullat e distancimit social. /atsh

Rama citon Mbretëreshën Elisabeth II: Ditët më të mira do të kthehen Read More »