Irina

Flamuri amerikan në fasadën e bashkisë së Tiranës/ Kim falënderon Veliajn: Shprehje e bukur miqësie dhe solidariteti

Flamuri amerikan në fasadën e bashkisë së Tiranës është shprehje e bukur miqësie dhe solidariteti në kohë të vështira për të gjithë.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim falënderoi sot Kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe të gjithë miqtë shqiptarë për mbështetjen dhe solidaritetin e treguar ndaj popullit amerikan.

“Flamuri amerikan në fasadën e bashkisë së Tiranës në! Një shprehje kaq e bukur miqësie dhe solidariteti në kohë të vështira për të gjithë ne”, është shprehur Kim.

“Miku i mirë njihet në kohë të vështira! Faleminderit kryetarit të bashkisë Erion Veliaj dhe të gjithë miqve shqiptarë!”, ka theksuar ambasadorja amerikane.

“Së bashku, jo vetëm do ta mundim COVID-19 – ne do të jemi edhe më të fortë”, ka shtuar ambasadorja Yuri Kim./atsh

Flamuri amerikan në fasadën e bashkisë së Tiranës/ Kim falënderon Veliajn: Shprehje e bukur miqësie dhe solidariteti Read More »

100 ditë nga alarmi i parë i COVID-19

Sot, më 9 prill, kanë kaluar saktësisht 100 ditë pasi, më 31 dhjetor 2019, autoritetet kineze të shëndetësisë njoftuan se kishin identifikuar një shpërthim të një pneumonie misterioze në qytetin e Wuhanit.

Por, kanë kaluar më pak se 100 ditë që kur OBSH u informua për koronavirusin e ri.

“Që atëherë, hulumtimi është përshpejtuar në një shkallë të jashtëzakonshme duke lejuar zhvillimin e testeve dhe fillimin e hulumtimit të vaksinave”, thotë OBSH.

Njëqind ditë që kanë ndryshuar fytyrën e Italisë dhe botës, të përmbledhura në 11 faza kryesore.

Më 31 dhjetor, zyra kineze e OBSH-së informohet për një shpërthim të rasteve të një pneumonia të çuditshme në Wuhan, në provincën e Hubeit, të lidhur me tregun lokal të kafshëve.

Më 9 Janar 2020, Kina raporton se ka identifikuar një koronavirus të ri, nga e njëjta familje me atë të SARS, si shkaku i këtyre pneumonive dhe konfirmon mundësinë që ai gjithashtu të transmetohet midis njerëzve.

Një muaj më vonë, më 11 shkurt, OBSH do të shpallë emrin e sëmundjes së frymëmarrjes: Covid-19.

Më 11 janar, Kina njoftoi vdekjen e parë të shkaktuar nga Covid-19 dhe, në të njëjtën ditë, e vuri hartën gjenetike të virusit në dispozicion të autoriteteve shëndetësore botërore. Kjo do të lejonte shtimin e studimeve shkencore dhe provave për ilaçet. Sot rreth 20 kompani ndërkombëtare dhe qendra kërkimore janë angazhuar në zhvillimin e një vaksine.

Më 30 janar OBSH shpall urgjencën ndërkombëtare të shëndetit publik. Deri atëherë ishin 170 vdekje dhe mbi 1 700 raste të reja në vetëm 24 orë. Disa ditë më parë, infeksioni i parë i koronavirusit të ri që ndodhi jashtë Kinës ishte regjistruar në Vietnam.

Më 31 janar dy turistë kinezë me pushime në Itali rezultuan pozitiv. Të shtruar në spitalian ”Spallanzani” në Romë, ata do të dalin gati një muaj më vonë.

Përmes analizës së mostrave të marra prej tyre, sekuenca virale është e izoluar, gjithashtu në Itali.

Më 3 shkurt 56 italianë që jetojnë në Wuhan janë riatdhesuar nga Kina. Maska dore dhe xhel dezinfektues nuk gjenden me duke u bërë objekte të spekulimeve dhe mashtrimeve. OBSH lëshon alarmin infodemik kundër përhapjes së përhapjes së lajmeve të rreme ose të paverifikuara.

Më 18 shkurt, “një pacient”, rasti i parë i njohur i transmetimit në Itali, erdhi për herë të parë në spitalin Codogno. 38-vjeçari do të kthehet në shtëpi më 23 mars. Në fakt, u konstatua më vonë, virusi tashmë kishte qarkulluar në Lombardi me javë të tëra.

Më 10 mars, ndërsa kujdesi intensiv për shumë rajone veriore po dilte jashtë kontrollit, e gjithë Italia bëhet zonë e mbrojtur dhe qeveria shtrin masa distancimi sociale në të gjitha rajonet duke vendosur mbylljen e aktivitetet jothelbësore prodhuese dhe shkollat. Masat të cilat, javë më vonë, do të merren edhe nga vendet e tjera, duke filluar nga Spanja dhe Franca.

Më 11 mars, 118 000 raste të Covid-19 u kaluan në të gjithë botën dhe pothuajse 4 300 vdekje, përfshirë shumë punonjës shëndetësorë dhe mjekë, shpesh të detyruar të punojnë pa mbrojtjet e nevojshme. Këta numra detyruan OBSH që të shpallte pandeminë.

Virusi ngadalëson PBB-në globale dhe masat e kontrollit çojnë në atë që shumë e quajnë “ekonomi e luftës”.

Më 7 prill, rekordi me 1 900 vdekje në një ditë të vetme në SHBA dhe 10 000 raste tejkalohen në Afrikë, por Wuhani rihapet pas 76 ditësh bllokim.

Në Itali, ku ndërkohë 17 000 vdekjet kanë tejkaluar, infeksionet po bien dhe një tranzicion gradual në fazën dy me rihapjen për aktivitetet e vogla prodhuese./ atsh

100 ditë nga alarmi i parë i COVID-19 Read More »

Paga e luftës/ Rama: Ndihma financiare i është miratuar 12.640 bizneseve dhe 20.636 punonjësve, vijojnë verifikimet

Kryeministri Edi Rama publikoi sot të dhënat e përditësuara për punonjësit e bizneseve të vogla që janë mbyllur nga lufta

Në videon e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve të publikuar nga Rama thuhet se, kanë aplikuar 49.232 biznese dhe 86.656 punonjës.

Deri tani janë verifikuar 21.392 aplikime për biznese dhe 35.789 për punonjës.

Ndihma financiare i është miratuar 12.640 bizneseve dhe 20.636 punonjësve.

Deri tani janë verifikuar 42% e kërkesave të punonjësve ose 35.789 kërkesa, mbeten për t’u verifikuar edhe 58%, ose 49.867 kërkesa.

Sa i përket punonjësve të paguar janë paguar 17.231 ose 83% teksa në proces verifikimi janë 3.405 ose 17%.

“Përditësim i pagesave për punonjësit e bizneseve të vogla që janë mbyllur nga lufta. Vazhdojnë përditë verifikimet e aplikimeve dhe lëvrimi i pagave të luftës. Biznese të tjera të vogla të regjistruara si taksi, servise makinash, lavazhe, rrobaqepësi , bojaxhi, hidraulik, elektriçist, fizioterapi, etj., do të përfshihen në paketën e zgjeruar”, thekson Kryeministri Rama.

Rama nënvizon se, “paketa e zgjeruar do të adresojë me një bonus lufte edhe hallin e individëve qiradhënës që nuk kanë të ardhura të tjera veç qerasë apo të individëve që u është pamundësuar puna në kompani e ndërmarrje me xhiro mbi 140.000 lek në vit. Për përcaktimin e masës së kësaj mbështetjeje me Bonusin e Luftës, do të vendoset duke ndjekur dinamikën e luftës në 3/4 ditët në vijim”./atsh

Paga e luftës/ Rama: Ndihma financiare i është miratuar 12.640 bizneseve dhe 20.636 punonjësve, vijojnë verifikimet Read More »

Shërohet një tjetër infermier nga COVID-19, shkon në 28 personeli mjekësor i shëruar

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manasirliu ka ndarë lajmin e mirë që është shëruar edhe 1 infermier tjetër nga COVID-19.

Ajo ka lajmëruar se pas testit konfirmues në laboratorin e virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, ka dalë negativ. Manastilriu tha se numri në total i personelit mjekësor të shëruar ka shkuar në 28.

“Çdo personel i sistemit shëndetësor që e fiton betejën e tij me COVID-19 është një lajm që më gëzon pa masë! Edhe 1 infermier në Tiranë është shëruar pas testit konfirmues në laboratorin e virologjisë në ISHP. Shkon në 28 numri i personelit mjekësor të shëruar nga COVID-19″, tha Manastirliu.

Deri tani janë 165 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me COVID-19. /atsh

Shërohet një tjetër infermier nga COVID-19, shkon në 28 personeli mjekësor i shëruar Read More »

Kalo: Nëse do të vazhdojë ndërgjegjësimi do të kemi lehtësim gradual të masave

Mjeku Tritan Kalo, anëtar i Komitetit Teknik të epidemisë së shkaktuar nga koronavirusi, u shpreh se lehtësimi i masave në këto momente mund të kthehet në bumerang.

Kalo gjatë intervistës së tij ka theksuar se qytetarët duhet të ndërgjegjësohen për të shkëputur zinxhirin e infeksionit. “Kemi kaluar javën e katërt, jemi në fund të javës së pestë. Përgjithësisht kurba e rasteve tek të sëmurët me COVID është e tillë që dukuria shikohet nga fundi i javës së pestë. Jemi në atë periudhë që përcaktohet nëse do të kemi rritje, apo në atë pjesën e rrafshtë dhe më pas uljen graduale. Rritja e rasteve ka të bëjë me izolimin e tyre, por jo me numrin e të shtruarve në spital. Aktualisht kemi 52 të shtruar. Në 24 orët e fundit kemi pasur 23 të shëruar, duke e çuar në total 154, 27 janë mjekë dhe infermierë”, – tha Kalo.

“E rëndësishme është që masat e marra dhe izolimi i ndërgjegjësuar ka bërë që numri i rasteve të mos pësojë rritje të menjëhershme, çka e bën të pamundshme trajtimin në mjediset e spitaleve. Nëse do të vazhdojë ndërgjegjësimi në ato orë të lejuara, do të kemi kënaqësinë që pas disa javëve edhe te ne qeveria do të fillojë lehtësimin gradual të masave. Por lehtësimi në këto momente që flasim, mund të shndërrohet në një bumerang si në Japoni dhe Kore, që lirimi i menjëhershëm bëri që të kthehet një valë e dytë që është më vështirë për t’u përballuar”, – thekson KAlo.

“Janë 236 raste të fundit të testuara. Saktësia e tyre, tamponëve përcaktohet nga prodhuesi i tyre, ato që kemi importuar ne janë të certifikuara nga OBSH-ja dhe ndjeshmëria e tyre kalon 90%. Ne kemi përzgjedhur ato që janë më cilësor”, – tha Kalo.

Ai garantoi se “ne po e ndjekim pikë për pikë për të testuar ata që kanë simptoma, histori të kontaktit me të infektuarit, rrethi i parë, po të tjerë që janë izoluar që janë rrethi i dytë. Apo ata që vijnë nga zona të prekura. Po ka një keqkuptim mesazhi që ka dhënë presidenti i OBSH, thënia e tij është ‘testim, testim, testim kur është e domosdoshme’, por jo të gjithë popullatës, edhe Gjermania që e mendoi këtë u tërhoq, pasi dobishmëria që sjell testimi është kur dhe ku duhet”.

“I kam dëgjuar me kuriozitet mendimet e kolegëve. Në kohën që është epidemia e gripit, mes rasteve mund të ketë pasur edhe nga COVID, se simptomat janë të njëjta. Ajo që na bën të kërkojmë dhe synojmë, ekzistencën e COVID është lidhja e rastit. Vështirë të prihet me thikë nëse ka filluar në janar, shkurt apo mars. Ne i referohemi rastit të 8 marsit që kemi izoluar”, – tha Kalo.

Sipas tij, “distancimi fizik është hallka më e rëndësishme për shkëputjen e zinxhirit. Sa i përket rikthimit të infeksionit, mbi 65% të rasteve infeksioni kalon me shenja minimale si rrufë apo grip 2-3 ditor. Ne kemi futur të bëjmë disa testime në popullatë sa është niveli për të parë sa shtrihet apo është arritur imunizimi në popullatë”, – tha Kalo.

“Mjekët janë më të ekspozuarit. Unë nuk kam pasur asnjë simptomë dhe nuk kam arsye që të bëj arsye. Kuriozi i fut vetes panik të panevojshëm. Kemi pasur të infektuar, por 5 mjekë janë shëruar në 24 orët e fundit. Personeli që ka kontakt, hapi i parë është autokarantinimi dhe më pas përmes tamponit nëse janë të prekur”, – tha Kalo.

Lidhur gjendjen e pacientëve të shtruar, Kalo u shpreh se ata vuajnë mungesën e familjarëve. “Ne si personel mjekësor mundohemi që përveç suportit mjekësor të bëjmë edhe një suport psikologjik sepse është e qartë se individi i mbyllur vuan mungesën e këtij mjedisi, por duke qenë e përkohshme, ta mbushim ne këtë kohë qëndrimi në spitale. Në ditën e 12-14 përcaktojmë nëse kemi ose jo vazhdimësinë. Nëse rezultojnë negativë rikthehen në familje dhe i nënshtrohen një kontrolli të dytë. Tani nuk qarkullon vetëm COVID-19, por edhe infeksione të tjera, alergjitë stinore. Këta individë e vuajnë largësinë nga familja por ne mundohemi të krijojmë një mundësi relaksimi”, – tha ai.

Duke folur për vatrat në Elbasan e Shkodër, mjeku Kalo tha se “shifrat përditësohen çdo ditë, këto dy vatra të reja janë të lidhur me personat e infektuar, rrethi i tyre i ngushtë familjar që ka shkelur rregullat. Edhe në këto dy raste, nëse rregullat shkelen rreziku i infektimit është i lartë. Të qëndrojnë të distancuar për të shkëputur zinxhirin e infeksionit”, – vijoi Kalo.

“Do them dy mesazhe, kujdesi në QSUT është maksimal, se zbatojmë të njëjtat medikamente si e gjithë bota, por duhet të jemi të ndërgjegjësuar. Gjirokastra, Përmeti, Saranda, Erseka nuk kanë asnjë të infektuar, edhe pse ka afërsi gjeografike apo janë kthyer nga Greqia. Nëse respektohen rregullat, mundësia e shkëputjes së zinxhirit të jep rezultate të favorshme”, – garantoi Kalo. /atsh

Kalo: Nëse do të vazhdojë ndërgjegjësimi do të kemi lehtësim gradual të masave Read More »

Lajm i mirë: Edhe 11 të shëruar sot

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se edhe 11 pacientë të tjerë janë shëruar nga koronavirusi COVID-19.

“Lajm i mirë: 11 të shëruar sot”, deklaroi Kryeministri në orët e para të kësaj të enjteje.

Me 11 të shëruarit e sotëm ka shkuar në 165 totali i personave të shëruar nga COVID-19 në vendin tonë.

Ndërkohë nga specialistët e shëndetit publik vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve, të konfirmuar pozitivë./atsh

Lajm i mirë: Edhe 11 të shëruar sot Read More »

Fjalë të shenjta/ Kush shpëton një jetë njerëzore, është njësoj si të ketë shpëtuar të gjithë njerëzimin

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur falë nga libri i Shenjtë i Kuranit për të përcjellë mesazhin e tij në këto ditë vendimtare të luftës ndaj pandemisë së koronavirusit COVID-19.

“Kush shpëton një jetë njerëzore, është njësoj si të ketë shpëtuar të gjithë njerëzimin”, janë fjalët e zgjedhura nga Rama për rubrikën “Fjalë të Shenjta”.

Kryeministri zgjodhi këto fjalë të shenjta nga Kur-an-i (5:32) për t’u përcjellë mesazhin e tij qytetarëve, për vetëndërgjegjësim ndaj situatës, si dhe përgjegjësinë që ka gjithësecili në këto kohë për të dhënë kontributin si qytetar për të shpëtuar veten, familjen e shoqërinë, ndërkohë që autoritetet shtetërore vazhdojnë marrjen e masave shtrënguese për frenimin e përhapjes së COVID-19.

Gjatë ditës së djeshme Rama paralajmëroi nisjen e procesit të rihapjes, duke theksuar se ky është një proces gradual, ku duhet të garantohet respektimi i masave dhe rregullave për mospërhapjen e COVID-19 dhe për këtë nevojiten ndryshime në Kodin Penal dhe Rrugor./atsh

Fjalë të shenjta/ Kush shpëton një jetë njerëzore, është njësoj si të ketë shpëtuar të gjithë njerëzimin Read More »

Nënë Rukija 84-vjeçare lë Spitalin Infektiv për t’u kthyer në shtëpi

Nënë Rukija, plot 84 vjeç, ka lënë spitalin Infektiv e shëruar nga COVID-19. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

Sipas saj, 8 pacientë janë kthyer në shtëpi në 24 orët e fundit të shëruar nga infeksioni.

Kjo shifër e rrit numrin e të shëruarve nga COVID-18 deri tani në 154 qytetarë dhe staf mjekësor që kanë mundur koronavirusin.

Shifrat e sotme të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale tregojnë se në 24 orët e fundit janë testuar 236 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 17 raste të reja me COVID-19.

Në një komunikim me mediet paraditen e sotme, drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, tha se “në këto momente janë testuar 2989 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 400 raste”./atsh

Nënë Rukija 84-vjeçare lë Spitalin Infektiv për t’u kthyer në shtëpi Read More »