Irina

Manastirliu: Mirënjohje për punën e palodhur të mjekëve dhe infermierëve në vijën e parë

Mjekët dhe infermierët e spitalit Infektiv në Tiranë janë sot më shumë se kurrë heronjtë tanë, pasi ndodhen në vijën e parë të përballjes me COVID-19.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu publikoi sot një video nga puna e mjekëve dhe infermierëve në këtë spital, ku me përkushtim i shërbejnë pacientëve të konfirmuar me koronavirusin, që ka prekur gjithë vendet e botës.

“Mirënjohje për punën e palodhur të mjekëve dhe infermierëve në vijën e parë të përballjes me COVID-19”, – shprehet Manastirliu.

Mjekët me maska dhe uniformat speciale, po punojnë pa u lodhur dhe janë gjatë gjithë kohës në shërbim të pacientëve./atsh

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/526227044763245/?t=0

Manastirliu: Mirënjohje për punën e palodhur të mjekëve dhe infermierëve në vijën e parë Read More »

Rama: Falë masave të shpejta e të forta dhe rezistencës së qytetarëve, kemi rënie graduale të shtrimeve në spitale

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “falë masave të shpejta e të forta dhe rezistencës së shkëlqyer të qytetarëve, në 10 ditët e fundit kemi rënie graduale të shtrimeve në mjediset spitalore COVID”.

“Shumë e rëndësishme: falë masave të shpejta e të forta dhe rezistencës suaj të shkëlqyer, 10 ditët e fundit kemi rënie graduale të shtrimeve në mjediset spitalore COVID”, iu drejtua Rama qytetarëve.

Rama tha se “ky tregues që e has shumë pak, për të mos thënë fare në vendet e tjera nën agresion, ku mbingarkesa e spitaleve po vjen si haraç për vonesat në marrjen e masave, na thotë qartë se e para, po bëjmë gjënë e duhur”.

Po ashtu, Kryeministri tha se duhet të vazhdojmë kështu, me durim të madh, sepse armikun e kemi pas çdo porte”.

“Po vazhduam kështu do të dalim më shpejt fitimtarë se shumë të tjerë, më të mirë, më të fortë dhe me kokën lart përpara brezave që vijnë nga kjo sfidë historike”, tha ai./atsh

Rama: Falë masave të shpejta e të forta dhe rezistencës së qytetarëve, kemi rënie graduale të shtrimeve në spitale Read More »

Efektivët e Forcave të Armatosura në vijën e parë të betejës me COVID-19

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka shprehur sot mirënjohjen për efektivët e Forcave të Armatosura të cilët janë në terren në patrullimin në komunitet.

Balla tha se Forcat e Armatosura janë në vijën e parë në betejë me COVID-19.

“Mirënjohje vajzave dhe grave efektive të Forcës së Armatosur, të cilat janë në terren si pjesë e patrullimit në komunitet, për sakrificën dhe kontributin e tyre dhe të gjithë efektivëve dhe mjekëve të Forcës së Armatosur, shumë prej të cilëve janë sot në vijën e parë të betejës me COVID-19. Krenar për Forcat e Armatosura”, tha ai. /atsh

Efektivët e Forcave të Armatosura në vijën e parë të betejës me COVID-19 Read More »

Balla: Shenjat në fytyrën e Anxhela Murraj, shembull i sakrificës të përditshme në përballjen me armikun e padukshëm

Anxhela Murraj, është një prej shembujve të profesionalizmit në vijën e parë të betejës ndaj COVID-19.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, duke publikuar fotografik të Anxhela Murrajt, pas një dite pune, thekson se “shenjat në fytyrën e Anxhelës, janë prova e sakrificës së saj të përditshme në përballjen me armikun e padukshëm”.

“Personazh: Anxhela Murraj është shembull i përkushtimit dhe sakrificës për profesionin, çdo ditë në vijën e parë të frontit në shërbim të pacientëve të prekur nga COVID-19, në Spitalin Infektiv, me misionin për të shpëtuar jetë”,- thekson Balla.

“Shenjat në fytyrën e Anxhelës nga syzet dhe maskat mbrojtëse, pas një dite të gjatë pune, janë prova e sakrificës së saj të përditshme në përballjen me armikun e padukshëm e shumë të rrezikshëm. Mirënjohje Anxhela ty dhe të gjithë kolegeve dhe kolegëve të tu.”,- tha Balla. /atsh

Balla: Shenjat në fytyrën e Anxhela Murraj, shembull i sakrificës të përditshme në përballjen me armikun e padukshëm Read More »

Rama citon Albert Einstein: Vështirësia e prezanton njeriun me vetveten

“Vështirësia e prezanton njeriun me vetveten”, tha sot Kryeministri Edi Rama, duke zgjedhur të tjera fjalë të çmuara për të përcjellë mesazhin e tij.

Ishin këto fjalë të Albert Einstein, që Kryeministri Rama përcolli mëngjesin e sotëm përmes rubrikës “Fjalë të Çmuara”.

Kryeministri zgjodhi këto fjalë të çmuara, për të përcjellë mesazhin e tij, ndërkohë që autoritetet shtetërore kanë marrë masa drastike duke kufizuar lëvizjen, si masë parandaluese për kufizimin e përhapjes së COVID-19./atsh

Rama citon Albert Einstein: Vështirësia e prezanton njeriun me vetveten Read More »

15 pacientë të tjerë të shëruar gjatë 24 orëve të fundit, shkon në 131 numri në total

Gjatë 24 orëve të fundit, 15 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 131.

Shifrat janë bërë publike nga shefja e departamentit të sëmundjeve infektive në ISHP, Silva Bino e cila në komunikimin për mediet.

‘Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 67 të shtruar. 5 prej tyre janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 7 pacientë të shtruar gjithsej. 6 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 3 pacientë janë të intubuar’-tha Bino.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 74 pacientë. /atsh

15 pacientë të tjerë të shëruar gjatë 24 orëve të fundit, shkon në 131 numri në total Read More »

Shqipëria turistike/ Ambasadorja Kim takim virtual për njohjen e qyteteve

Gjatë javëve në vijim, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim do takohet virtualisht me drejtues në mbarë vendin, për të dëgjuar mbi zhvillimet në rajonet e tyre.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka ftuar sot të gjithë qytetarët shqiptarë që të dërgojnë foto nga qytetet ku jetojnë, në mënyrë që edhe në këtë kohë të distancimit social, ambasadorja Kim të mund të njohë më tepër Shqipërinë.

“Në këtë periudhë të COVID-19, kur nuk është e mundur të dalësh, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim nuk dëshiron që distancimi social ta pengojë atë së mësuari më shumë mbi Shqipërinë”, thekson ambasada e SHBA.

“Gjatë javëve në vijim, ajo do takohet virtualisht me drejtues në mbarë vendin, për të dëgjuar mbi zhvillimet në rajonet e tyre’, shprehet ambasada e SHBA.

“Duke qenë se Ambasadorja Kim nuk mund të vijë tek ju për momentin, a mund të na ndihmoni për të sjellë rajonin tuaj pranë saj? Ndani me ne një foto nga celulari juaj të komunitetit ku jetoni dhe tregojini Ambasadores se çfarë duhet të shohë kur të vizitojë qytetin tuaj. Qyteti i parë: Shkodra!”, thekson ambasadorja e SHBA./atsh

Shqipëria turistike/ Ambasadorja Kim takim virtual për njohjen e qyteteve Read More »

Qëndroni në shtëpi/ Parodistët e Vlorës këngë sensibilizuese për qytetarët (video)

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një video nga parodistët e Vlorës.

Ata i kanë kushtuar një këngë situatës që po kalon vendi ynë nga koronavirusi, duke ngritur moralin e qytetarëve të Vlorës, por jo vetëm.

Dy parodistët e Vlorës Afrim Agalliu dhe Agron Hamo, së bashku me këngëtarin dhe kompozitorin vlonjatë Artur Dhamo, nëpërmjet këngës së tyre apelojnë qytetarët të qëndrojnë në shtëpi deri sa periudha e vështirë e koronavirusit të kalojë dhe më pas të gjithë mund t’i rikthehemi jetëve tona normale.

“Edhe ti more trimosh, bëj si ne që të shpëtosh. Jepe besën jepe fjalën të gjithë së bashku do t’ia dalim”, janë disa nga vargjet e parodistëve të Vlorës./atsh

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/170929490637447/?t=0

Qëndroni në shtëpi/ Parodistët e Vlorës këngë sensibilizuese për qytetarët (video) Read More »