Irina

Meta vlerëson znj.Ebtisam Nasser Ibrahim Al-Houti me titullin ‘Për Merita të Veçanta Civile’: Kontribut të madh për promovimin e Shqipërisë

Presidenti Ilir Meta vlerësoi bashkëshorten e Ambasadorit të Shtetit të Kuvajtit në Shqipëri, zonjën Ebtisam Nasser Ibrahim Al-Houti, me Titullin e lartë “Për Merita të Veçanta Civile”, me motivacionin: “Për kontributin e saj të vyer intelektual, njerëzor dhe artistik në promovimin e traditave, pasurisë etnokulturore dhe turizmit shqiptar, duke lartësuar bukurinë natyrore, aftësitë krijuese dhe mikpritjen shqiptare; Për rolin e çmuar, në promovimin e vlerave artistike, profesionale dhe kulturore, veçanërisht të zonjave dhe vajzave të dy vendeve tona”.

Në fjalën drejtuar të pranishmëve në ceremoninë solemne të dekorimit, ku morën pjesë Ambasadorët e Shtetit të Kuvajtit, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Polonisë, Sllovenisë, Arabisë Saudite, Shtetit të Katarit, Egjiptit, Kosovës e shumë personalitete të artit e kulturës, Meta u shpreh se “është në traditën tonë të respektojmë dhe të nderojmë miqtë, sidomos ata që e konsiderojnë me shumë dashuri Shqipërinë, si shtëpinë e tyre”.

“Gjatë qëndrimit të saj në Shqipëri, ajo bashkëpunoi me bashkëshortin e saj në detyrë, Ambasador i Shtetit të Kuvajtit në Republikën e Shqipërisë, ku ndërmori disa projekte humanitare si dhe organizoi dy ekspozita dhe botoi dy libra me fotografi artistike. Së pari në vitin 2019, u çel ekspozita me titull ‘Shqipëria, Bukuria e Buzëqeshjes dhe Mikpritjes’, që hedh dritë mbi përvojën e saj unike me popullin shqiptar, duke shprehur bukurinë dhe shpirtin mikpritës shqiptarë duke e paraqitur atë si një aset të çmuar kombëtare. Më vonë, në vitin 2020, botimi me titull ‘Duart e Arta’ e cila hedh dritë mbi afrimitetin intelektual, shpirtëror dhe kulturor ndërmjet grave në të dy vendet, si veprat e tyre krijuese, të cilat pasqyrojnë anën femërore dhe punën e veçantë artistike”, tha Meta.

Ai theksoi se “zonja Ebtisam është padyshim një ambasadore e vendit të saj në Shqipëri, së bashku me bashkëshortin, dhe ka një kontribut të veçantë në promovimin e bukurive natyrore dhe turizmit në Shqipëri, me botime cilësore që ndihmojnë rritjen e imazhit të vendit tonë në Kuvajt, për të cilat meriton falënderim të veçantë”.

“Duke vlerësuar kontributet e saj në dobi të Shqipërisë jam i bindur se dekorata për ‘Merita të Veçanta Civile’ është një vlerësim i merituar, por edhe frymëzim për të vazhduar të promovojë Shqipërinë në Shtetin mik të Kuvajtit dhe jo vetëm”, u shpreh presidenti.

Meta vlerëson znj.Ebtisam Nasser Ibrahim Al-Houti me titullin ‘Për Merita të Veçanta Civile’: Kontribut të madh për promovimin e Shqipërisë Read More »

Endri Fuga ngacmon Bashën: Në Angli mjekët janë të detyruar të zgjedhin pacientët

Debati pas deklaratës së ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila në seancën plenare të 29 tetorit, tha se në rast mbingarkese në spitale mjekët do të duhet të zgjedhin mes pacientëve, është rindezur.

Këtë herë, polemikat i ka sjellë Endri Fuga, drejtori i komunikimit të Partisë Socialiste.
Përmes një statusi në Twitter, Fuga ka rishpërndarë lajmin e BBC, për rifutjen në karantinë të NAglisë, teksa shkruan se mjekët do të jenë të detyruar të zgjedhin mes pacientëve.

““Mjekët dhe infermierët do të detyrohen të zgjedhin cilët pacientë do të trajtojnë, kush do të marrë oksigjen dhe kush jo, kush do të jetojë dhe kush do të vdesë,”-tha Z. Johnson. Basha paska me se të merret nesër,”- shkruan Fuga.

Basha e quajti të palogjikshme deklaratën e Manastirliut, ndërsa maxhoranca i doli në mbrojtje, duke bërë thirrje për zbatimin e masave, në mënyrë që të mos arrijmë në atë situatë.

Endri Fuga ngacmon Bashën: Në Angli mjekët janë të detyruar të zgjedhin pacientët Read More »

Rrëfehet Kejvina Kthella: Vesh vetëm tanga, ja çfarë ngjyre

Ish-velina e ‘Xing me Ermalin”, Kejvina Kthella ka rrëfyer se për të brendshme, vesh vetëm ato të llojit tanga.

E hipur mbi demin, në studion e ‘Shiko kush luan’, Kejvina u përgjigj teksa kalëronte, kur foli dhe për të brendshmet që përdor.
‘Vesh tanga,’- tha ish-velina.

E pyetur se çfarë ngjyre i preferon, Kthella tha se i ka me ngjyra të ndryshme.

‘Shumëngjyrëshe,’- shtoi ajo.

Rrëfehet Kejvina Kthella: Vesh vetëm tanga, ja çfarë ngjyre Read More »

Ambasada Amerikane jep njoftimin shumë të rëndësishëm

Ambasada Amerikane ka bërë thirrje për të aplikuar në programin YES. Sipas Ambasadës kjo është mundësia juaj për të kaluar një vit akademik në Shtetet e Bashkuara me një bursë të plotë. “Aplikimet janë të hapura deri më 2 nëntor”, thuhet në njoftim.

Postimi i Ambasadës

Mos humbisni afatin për të aplikuar në programin YES! Niseni aplikimin tuaj për YES që sot ???? https://buff.ly/30iPlni

Kjo është mundësia juaj për të kaluar një vit akademik në Shtetet e Bashkuara me një bursë të plotë. Aplikimet janë të hapura deri më 2 nëntor!

Ambasada Amerikane jep njoftimin shumë të rëndësishëm Read More »

‘Qen bir qeni’/ Rama i kthen përgjigje Metës: Eshtë një lolo që ka lajthitur!

Një ditë pasi presidenti llir Meta ka sulmuar Edi Ramën, duke e cilësuar “qen bir qeni dhe këlysh të bllokut”, kreu i qeverisë i ka kthyer përgjithe me të njëjtën monedhë.

Nga Kukësi, ku ndodhej për të prezantuar përzgjedhjen e kandidatëve për deputet, Rama tha se kreu i shtetit është kthyer në një “lolo” dhe pranon se për zgjedhjen e tij ka kontribuar edhe mazhoranca.

“Ilir Meta bashkë me Monikën, ça kërkon? Ça kërkon Meta nga shqiptarët që nuk rri dot një ditë rehat dhe pa bërë sherr. Kur zihen dy vetë fiton një i tretë dhe kjo është deviza e tij, fut në sherr që të fitojë vetë. E bënë shqiptarët kryeministër, kryetar dhe president, natyrisht, edhe unë edhe ne e bëmë president, por ishte me votat e tij dhe ne s’mund ta linim vendin pa president, – deklaroi Rama. Unë isha shumë i qartë se kush ishte roli i tij edhe tek çadra dhe isha shumë i qartë se Meta e kishte vendosur që të hidhej prapë në anën tjetër dhe ne i dhamë një president opozitës, jo lolo… Fakti që ai është kthyer në lolo, nuk ka qenë kështu në të shkuarën, njerëzit edhe rrjedhin edhe lajthisin, por kjo s’mund të parashikohet. Për cilën arsye duhet votuar për partinë e tij. Bashkë me Monikën janë kthyer si çokollata kinder surpriza, kur e hap gjen dy gogolë brenda…”.

Kryeministri u shpreh se aeroporti i Kukësit po bëhet realitet dhe shumë shpejt do ketë linja ajrore që nuk i ka as Tirana dhe as Prishtina.

“Shumëkush pyet përse na duhet një mandat i tretë? Përse unë kërkoj së bashku me skuadrën time një mandat të tretë për PS? Kjo për një arsye të thjeshtë, sepse kthesa që kemi marrë dhe tani kemi hyrë thellë për të dalë në rrugën që e ngre Shqipërinë në një nivel tjetër nuk mund të zmbrapset, sot kur gjithçka ka filluar të marrë formë si ky aeroport. Përfytyroni sikur PS e lë në mes këtë punë do të ndodhë më Shqipëri e njëjta gjë që ndodhi me rrugën e Kombit.

Shumë kush ka rrezikuar në rrugën e Kombit, ku u kthe në burim aksidentesh. Shikojeni sot çfarë po ndodh me rrugën e Kombit. Është një ndryshim cilësor i standardeve, i mënyrës së të projektuarit dhe të ndërtuarit në çdo funksion të çdo kalimtari. Shikoni se sa vepra arti ka gjatë rrugës, mbikalime apo rrugë dytësore për të lidhur komunitetet deri dje të izoluara. Shikoni çfarë vepre e jashtë zakonshme historike është bërë.

Thonë aeroporti ishte gati, por nëse do të kishte gjysmë gati parafytyroni se sa herë do ta kishte inauguruar Saliu. Ishte një pistë e ndërtuar me bujari të madhe nga mbreti i Emirateve të Bashkuara dhe e asistuar këtu nga vetë princi i kurorës, por u ndërtua në atë kohë të ulur thjesht mjetet që sillnin ndihma për ata që u shpërngulën me dhunën e spastrimit etnik nga Kosova.

Nuk ishte një pistë që mund të shërbente si aeroport Kombëtar. Sot është një kantier i madh, në punë intensivisht. Pasi janë zgjidhur problemet me të gjitha banorët

Është një ambicie shumë e madhe , jo vetëm për ata Kuksianët që do t’i sjell këtu me avion. 120 vota PD do ti ketë nga unë. Do të marr ata që kanë sharë më shumë, i ftoj të shajnë sepse kush do të shajë më shumë do të ketë një vend në avion. Ky do të jetë një aeroport që do të sigurojë linja që nuk i ka as Tirana dhe nuk do t’i ketë as Prishtina. Do të krijohen mijëra vende pune. Shumë më thotë çfarë i do aeroportet , kur ne s’kemi bukë, ato janë fabrika zhvillimi, sjellin me vete shumë aktivitete të tjera”, tha kryeministri. /NOA/

‘Qen bir qeni’/ Rama i kthen përgjigje Metës: Eshtë një lolo që ka lajthitur! Read More »

Kryemadhi: Rama ulëret e bërtet por ka frikë nga Ilir Meta

Nga Devolli, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka deklaruar sot se kryeministri Edi Rama ka pasur gjithnjë frikë nga Ilir Meta, presidenti i vendit dhe njëkohësisht dhe bashkëshorti i saj.

Sipas saj, kjo për faktin se Meta nuk bën kompromis për pushtetin e askujt. “E dëgjoj që bërtet e ulëret, në fakt nuk kam pse ta mbroj unë Ilir Metën, se Ilir Mreta na ka mësuar dhe në të tjerëve si të mbrohemi, por e dëgjoj si ulëret për Presidentin e Republikës, në fakt Rama gjithmonë ka pasur frikë nga Ilir Meta, se Meta nuk bën komporomis për pushtetin e Ramës. Ilir Meta e ka mbajtur në këmbë gjithnjë Edi Ramën”.

Kryemadhi ironizoi me Ramën si deputet në qarkun e Vlorës, kur tha se “nuk është votuar kurrë në jetën e vet”.

“Ky njeri që në jetën e vet kurrë nuk është votuar, por ka ardhur në pushtet si rezultat i kompromiseve dhe konjukturave, ndërsa Ilir Meta është zgjedhur kryeministër me votat e socialistëve në vitin 2000 është zgjedhur kryetar parlamenti me votat e deputëtëve socialistë dhe të LSI në vitin 2012 e në 2017 president me votat e PS e LSI. Meta nuk ka ardhur asnjëherë në krye si rezultat i një kompromisi politik por gjithmonë si rezultat i domosdoshmërisë për të pasur një lider që mbi të gjitha është shqiptar, nuk bën kompromis për interesat e vendit, as për fëmijët e tij”. /NOA/

Kryemadhi: Rama ulëret e bërtet por ka frikë nga Ilir Meta Read More »

Njihuni me parashikimin e motit, çfarë do të ndodh me temperaturat

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të kthjellët por që herë pas here do të zëvendësohet nga reshje të izoluara shiu. Java e ardhshme do të vijë me ulje temperaturash.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 03°C në 13°C, në zonat e ulëta nga 10ºC në 20°C dhe në zonat bregdetare nga 13°C në 22°C.

Era do të fryejë në drejtim Verior-Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot me diell dhe vranësira që herë pas herë do sjellin reshje. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 03°C deri në 14°C dhe në zonat e ulëta nga 06°C në 18°C.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit në qytet kryesore të Shqipërisë, Kosovës dhe botës.

Njihuni me parashikimin e motit, çfarë do të ndodh me temperaturat Read More »

Pse nuk ju bën mirë qumështi të gjithë të rriturve

Qumështi është ushqimi i parë që konsumojmë kur lindim.

Teksa foshnjat e kanë të domosdoshëm për t’u rritur, kjo nuk vlen njëlloj për të rriturit, pasi një numër i madh njerëzish ka filluar të zhvillojë intolerancën ndaj laktozës, e cila gjendet në qumësht. Nëse eliminoni produktet e qumështit, do t’i vëreni disa ndryshime.

Nuk do të keni probleme me stomakun, si për shembull dhembje, fryrje dhe gazra. Kur trupi vështirë e përballon laktozën, në zorrë krijohen thartira dhe gazra, gjë që shkakton dhimbje dhe fryerje. Kur e ndërprisni konsumimin e produkteve të qumështit, këto probleme në tërësi do të zhduken.

Po ka dhe një të mirë tjetër, pasi do të humbni disa kilogramë. Laktoza është sheqer, ndërkaq sheqeri i kontribuon shtimit të peshës së trupit.

Kur eliminoni produktet e qumështit nga ushqimi, kjo do të thotë që futja e sheqerit në organizëm do të zvogëlohet, prandaj ky është hapi i parë drejt humbjes së peshës trupore.

Edhe organi tretës do të punojë për mrekulli. Intoleranca ndaj laktozës shton sasinë e ujit në zorrë, gjë që çon deri në pengesa në tretje, deri në shfaqjen e diarresë apo madje edhe në kapsllëk.

Kur ndërprisni konsumimin e këtij ushqimi, jashtëqitja brenda një kohe shumë të shkurtër do të normalizohet.

Ndikim do ketë dhe në pamjen tuaj. Lëkura do të jetë me shëndetshme dhe më e pastër.

Trupi eliminon mbetjet dhe toksinën në tri mënyra: me urinim, nëpërmjet jashtëqitjes dhe nëpërmjet poreve. Ndjeshmëria ndaj produkteve të qumështit mund të manifestohet edhe në lëkurë, në formën e pikave të zeza, akneve, sukrepit, madje edhe ekzemës./NOA.al

Pse nuk ju bën mirë qumështi të gjithë të rriturve Read More »