Irina

Parashikimi i motit

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare e përkohësisht të dendura.

Parashikohen reshje shiu të dobëta të izoluara në zonat malore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jug 1-10 m/s. Valëzimi në dete do jetë i forcës 3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 10/23 diell re
Kukës 10/21 diell re
Lezhë 9/24 diell re
Dibër 8/20 diell re
Durrës 11/24 diell re
Tiranë 10/26 diell re
Elbasan 10/26 diell re
Berat 8/26 diell re
Vlorë 11/24 diell re
Korçë 7/20 diell re
Gjirokastër 6/25 diell re
Sarandë 11/25 diell re/atsh

Parashikimi i motit Read More »

‘Mimoza llastica’, tregon jetën në Zvicër, marrëdhënien me bashkëshortin dhe vajzën e saj

Aktorja Zhaklina Dhimojani ishte sot në një lidhje direkte me emisionin “Rudina” në TV Klan, nga shtëpia e saj në Zvicër.

Aktorja mbahet mend për rolin e saj si Mimoza Llastica dhe një pjesë nga filmi u transmetua edhe gjatë emisionit. Zhaklina tregoi gjatë intervistës situatën në Zvicër dhe jetën e saj private, marrëdhënien me bashkëshortin dhe vajzën e saj.

Aktorja tregoi se në Zvicër nuk janë vendosur shumë masa dhe se zvicerianët mendojnë se kanë imunitet si popull.

“Këtu nuk është aq tragjike situata, në përgjithësi është e ndaluar të bësh grupe me më shumë se 5 persona, në rrugë mund të dalë kushdo, nuk kontrollohet, mund të shkosh kur të duash për të bërë pazarin, kërkohet distanca.

Zviceranët në përgjithësi nuk kanë frikë si ne mesdhetarët. Para pak javësh një grua kur më pa me maskë, më tha: Ej, jemi në Zvicër ne! Mendojnë se janë me imunitet si popull”, tha Zhaklina.
Sa i përket karantinës, aktorja tregoi se ajo është izoluar me familjen dhe mezi e ka bindur bashkëshortin për të qëndruar në shtëpi.

“Jam në shtëpi me familjen, kam një vajzë, është në universitet, studion për shkencat e Lindjes së Mesme, do bëhet politikane e mirëfilltë. Im shoq është në shtëpi pasi këmbëngula unë, del vetëm për ndonjë konferencë shtypi ose ndonjë emision. Im shoq është Shefi i përgjithshëm i policisë.

Marrëdhënia ime me karantinën është kështu: Ditët e para rrija vetëm në kuzhinë, pastaj ra entuziasmi i kuzhinës, fillova pastrimin e garderobës, sport në oborr, shoh Netflix, nuk kam lexuar shumë të them të drejtën. Nuk jam një tip që më mungon shumë e dalura, por më bën keq ideja që nuk mund të pres një biletë avioni e të shkoj diku”, u shpreh aktorja./Xing.al

‘Mimoza llastica’, tregon jetën në Zvicër, marrëdhënien me bashkëshortin dhe vajzën e saj Read More »

Besimtarët ortodoksë festojne Pashkët/ Nuk mund të lejojmë që virusi të na gjunjëzojë

Besimtarët ortodoksë në të gjithë Shqipërinë kremtojnë sot ngjalljen e Jezu Krishtit në meshën e Pashkëve.

Kryepeshkopi Anastas Janullatos zhvilloi meshën në Katedralen Orthodhokse ‘Ngjallja e Krishtit’ në Tiranë, i cili gjatë fjalës së tij tha se kjo pandemi nuk duhet të na frikësojë dhe gjunjëzojë, por të gjithë së bashku me solidaritet dhe besim do të mposhtim këtë frikë që ka pushtuar gjithë botën.

“Ne nuk duhet të lejojmë që COVID-19 të na gjunjëzojmë, nuk duhet të izolohemi, por të mbështesim njëri tjetrin me fjalë dhe veprime të thjeshta.

Nuk duhet të kufizohemi vetëm duke mbështetur familjen tonë, por ta zgjerojmë edhe te miqtë si afër dhe larg nesh. Sivjet le të transmetojmë dritën e shpresës dhe të mos pasjes frikë në mungesë të dritës nga një llambadarë tek tjetri”, tha Janullatos.

Këto Pashkë, ndryshme nga vitet e tjera, zhvillohen me kisha të boshatisur për shkak të COVID-19, ku besimtarët do i ndjekin ritet nga televizori duke i kryer ata në shtëpitë e tyre.

Besimtarët ortodoksë festojne Pashkët/ Nuk mund të lejojmë që virusi të na gjunjëzojë Read More »

Meta uron shqiptarët për Pashkët: Të falim më shumë solidaritet mbarëkombëtar dhe paqe

Presidenti Ilir Meta uroi sot besimtarët ortodoksë dhe të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen për festën e Pashkës duke theksuar se “le të falim më shumë solidaritet mbarëkombëtar dhe paqe, me fjalë e vepra të thjeshta dashurie”.

“Sivjet, një armik i padukshëm, që po kushtëzon mendimet dhe sjelljet tona të përditshme, na detyron mos ta kremtojmë siç do donim këtë Festë të Madhe e të Shenjtë. As Dritën e Ngjalljes nuk do mundemi dot ta marrim sot në Kishë dhe ta kalojmë nga dora në dorë, për ta çuar në shtëpitë tona. Por Krishti i Ngjallur na mëson: MOS KINI FRIKË! Nxënësit e Tij të vërtetë, duhet të bëhen “dritë e botës”. Kështu le të shndrisë drita juaj përpara njerëzve, që të shikojnë veprat tuaja të mira dhe të lavdërojnë Atin tuaj në qiej”, – nënvizoi Meta.

Kreu i Shtetit shprehet se “me kurajën dhe shpresën që na fal Krishti i Ngjallur dhe me Ngjalljen brenda nesh, le ta përjetojmë këtë Ditë të Bekuar dhe mesazhin e saj në thellësitë e zemrës dhe shpirtit tonë dhe ta përhapim atë jo vetëm brenda familjeve tona, por edhe tek të afërmit e miqtë tanë që ndodhen fizikisht larg nesh, tek të moshuarit, të sëmurët, të vetmuarit dhe njerëzit më në nevojë”.

“Le të falim sot më shumë solidaritet mbarëkombëtar dhe paqe, me fjalë e vepra të thjeshta dashurie, le të ndajmë sot të mirat dhe gëzimet tona, për të ndriçuar honet e errëta të ndasive, zbrazëtisë së brendshme, vetmisë dhe varfërisë, veçanërisht të atyre që vuajnë nga mjerimi, dhimbjet dhe braktisja”,/r.e/ tha Meta.

Presidenti u shpreh se “le të shpërndajmë sot Dritën e Ngjalljes tek të gjithë, për të mbështetur njëri-tjetrin në betejën e përgjithshme për t’u çliruar nga frika dhe pandemia dhe për t’u bashkuar me njëri-tjetrin në një përpjekje të re në të mirë të lirisë së shpirtit, drejtësisë, të vërtetës, begatisë, mirëkuptimit, pajtimit, vëllazërimit dhe dinjitetit tonë njerëzor. Le të lutemi sot edhe për heronjtë e ditëve tona, mjekët dhe infermierët, e për këdo që është në vijën e parë të mbrojtjes së shëndetit dhe të sigurisë të çdo qytetari. Por edhe për priftërinjtë e klerikët që në krye të misionit të tyre hyjnor e fisnik po bëjnë aq shumë për ne të gjithë në këto momente tepër të vështira, veçanërisht për komunitetet më të përvuajtura”.

Një urim të veçantë, vijoi Meta, kam sot për komunitetin e dashur të shqiptarëve në Greqi dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës të prekura rëndë nga pandemia, dhe për të gjithë bashkëatdhetarët tanë kudo në botë.

“Uroj të kremtojmë Pashkën me frymë, energji dhe shpresa të ripërtërira, me ngjallje të vërtetë në shpirtrat e zemrat tona, për një shoqëri solidariteti dhe përgjegjësie të përbashkët”, – përfundoi Meta./atsh

Meta uron shqiptarët për Pashkët: Të falim më shumë solidaritet mbarëkombëtar dhe paqe Read More »

Fjalë të çmuara/ Se pas dimrit vjen një verë

“Se pas dimrit vjen një verë, që do kthehemi njëherë, pranë vatrës, pranë punës, anës Vjosës, anës Bunës”.

Me këto vargje marrë nga poezia “Anës lumenjve” e Fan Nolit, Kryeministri Edi Rama përcolli një tjetër mesazh inkurajues sot përmes rubrikës “Fjalë të çmuara”.

Ndërkohë që në Shqipëri vijojnë të zbatohen masat kundër përhapjes së COVID-19, duke kufizuar më tej lëvizjen e qytetarëve, autoritetet shtetërore vazhdojnë t’i bëjnë thirrje atyre të qëndrojnë në shtëpi dhe të zbatojnë të gjitha rregullat e distancimit social. /atsh

Fjalë të çmuara/ Se pas dimrit vjen një verë Read More »

Mjekët dhe infermierët shqiptarë në Itali, profesionalizëm dhe devotshmëri në spitalin e Breshias

Mjekët dhe infermierët shqiptarë, pjesë e ekipit të vullnetarëve në Itali, po shërbejnë me profesionalizëm dhe devotshmëri në spitalin e Breshias, në një prej zonave më të goditura nga COVID-19 në vendin fqinj, krah kolegëve italianë në përballjen me COVID-19.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastisliu solli sot disa foto nga ekipi i mjekëve shqiptarë në krye të detyrës duke iu shërbyer pacientëve të shtruar në spitalin e Breshias.

Në 28 mars, një ekip prej 30 mjekësh dhe infermierësh shqiptarë u nisën drejt Italisë, për të ndihmuar mjekët italianë në situatën e vështirë të krijuar nga pandemia e COVID-19. Mjekët dhe infermierët do të qëndrojnë në Itali sipas një marrëveshje mes dy vendeve dhe do të paguhen nga qeveria shqiptare.

Akti i solidaritetit i Shqipërisë përmes dërgimit të ekipit të mjekëve dhe infermierëve u vlerësuar gjerësisht nga autoritetet italiane dhe opinioni publik në vendin fqinj./atsh

Mjekët dhe infermierët shqiptarë në Itali, profesionalizëm dhe devotshmëri në spitalin e Breshias Read More »

Shtesat në Kodin Penal me qëllim mbrojtjen e jetës/ Hapja graduale do të shoqërohet me ndëshkime shembullore

Kryeministri Edi Rama siguroi sot se “Kodi Penal për situatën e epidemisë ka vetëm një qëllim, mbrojtjen e jetës e të shëndetit të qytetarëve, familjeve shqiptare dhe të popullit nga abuzimet që mund t’i kërcënojnë e rrezikojnë drejtpërdrejtë”.

Rama tha se “javën e ardhshme, me hyrjen në fuqi të Kodit të ri Penal për situatën e epidemisë, të gjithë qytetarët pa përjashtim do të startojnë të gjithë të barabartë në fazën e dytë të kësaj lufte, kur hapja graduale do të shoqërohet me ndëshkime shembullore për të cilat nuk do të ketë më asnjë kthim pas”.

“Kush nuk do të dojë të jetë një me interesin e popullit dhe të vendit, le ta paguajë me të gjitha pasojat e rënda ligjore që parashikon Kodi i ri Penal. Sepse asnjë hapje nuk mund të kthehet në hapje rruge për infektimin e njerëzve nga këmbësorë të papërgjegjshëm, nga drejtues të pabindur automjetesh, nga sipërmarrës e dyqanxhinj të pavëmendshëm për shëndetin e personelit apo të konsumatorit”, tha Rama.

Rama reagoi edhe ndaj të gjithë atyre që “‘u hodhën përpjetë’ për të mbrojtur demokracinë nga mbushja e një vakuumi në Kodin tonë Penal, i cili deri dje ishte i vetmi Kod Penal në Europë pa asnjë rresht për një situatë epidemie”. /atsh

Shtesat në Kodin Penal me qëllim mbrojtjen e jetës/ Hapja graduale do të shoqërohet me ndëshkime shembullore Read More »