Irina

Ministria e Shëndetësisë: 120 raste të reja,ja sa humbje jete…

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se në 24 orët e fundit, janë kryer 510 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19, nga të cilat janë konfirmuar 120 raste pozitive.

Në komunikimin për mediet, Dr. Flutura Beqo nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale tha se shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 57 raste në Tiranë, 15 në Durrës, 8 në Kavajë, 7 në Krujë, 6 në Elbasan, 5 në Korçë, nga 4 raste në Kurbin, Pogradec, nga 3 raste në Lushnje, Tropojë, nga 2 raste në Shkodër, Tepelenë, nga 1 rast në Vlorë, Divjakë, Belsh, Prrenjas.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 9 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2961, që nga fillimi i epidemisë.

“Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, një 58 vjeçare nga Kurbini dhe një dhe një 71 vjeçare nga Lushnja me disa sëmundje bashkëshoqëruese, një 61 vjeçar nga Durrësi dhe një 67 vjeçar nga Fieri. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve”, u shpreh ajo.

Aktualisht tha Beqo, në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 119 pacientë, 18 janë në terapi intensive, 6 prej të cilëve pacientë të intubuar.

“I drejtohemi të gjithë qytetarëve të tregojnë kujdes me ruajtjen e higjienës personale, me mbajtjen e distancës fizike, vendosjen e detyrueshme të maskës në ambientet e mbyllura dhe kudo ku nuk është e mundur të ruhet distanca fizike. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale edhe një herë ka një lutje për qytetarët dhe bizneset të tregojnë kujdes dhe të zbatojmë me rigorozitet masat e vendosura, sepse virusi është ende mes nesh”, apeloi Beqo.

Nëse keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për COVD- 19.

COVID-19 – Statistika (1 Gusht 2020)

Testime totale 41709

Raste pozitive 5396

Raste të shëruara 2961

Raste Aktive 2274

Humbje jete 161 (Qarku Tiranë 83, Shkodër 24, Durrës 21, Fier 9, Elbasan 6, Kukës 4, Vlorë 4, Korçë 4, Lezhë 3, Dibër 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1251

Durrës 277

Shkodër 211

Vlorë 95

Fier 85

Lezhë 84

Korçë 68

Kukës 66

Elbasan 55

Gjirokastër 31

Berat 27

Dibër 24/atsh

Ministria e Shëndetësisë: 120 raste të reja,ja sa humbje jete… Read More »

Gregu mesazh prekës për humbjen e gjyshes

Djali i madh i kryeministrit Rama, Gregu, ka reaguar me nje mesazh per ndarjen nga jeta te gjyshes se tij, Aneta Rames.

Me nje foto bardhe e zi, ku shfaqen te dy te qeshur, teksa ai i tregon dicka ne telefon, Gregu, ka ndare me ndjekesit e tij ne rrjetet sociale, nje mesazh te ndjere per gjyshen.

“Këshillat e tua më të vyera, batutat dhe çdo përpjekje e jotja për të luftuar dhe tejkaluar çdo vështirësi dhe betejë do jenë të paharrueshme tek unë! U prehsh në paqe

Gregu mesazh prekës për humbjen e gjyshes Read More »

Isa Mustafa shërohet plotësisht nga Covidi: Kam rezultuar negativ

Më 10 korrik Isa Mustafa rezultoi i infektuar me koronavirus, por tashmë teksa kanë kaluar 20 ditë, kreu i LDK-së ka njoftuar se është shëruar nga ky virus vdekjeprurës.
KOSOVË– Kreu i LDK-së Isa Mustafa përmes një postimi në rrjetin social Facebook ditën e sotme ka njoftuar se është shëruar plotësisht nga Covid-19.

Ai u infektua nga virusi që prej datës 10 korrik, por siç sqaron edhe në postimin e tij, Mustafa bën me dije se ka rezultuar negativ në testin për Covid-19.

Kujtojmë se gjatë kohës që Mustafa ishte i sëmurë, në rrjet qarkukulloi një video dhe njoftim i rremë për vdekjen e tij duke treguar edhe orën e varrimit ndërkohë që kreu i LDK-së ishte në gjendje stabile e po kurohej për koronavirusin.

Postimi i Plotë i Mustafës:

Miq të nderuar Dua te ndaj me ju lajmin se kam rezultuar negativ, pas perballjes me Covid-19. Kam nderin të falënderoj gjithë ata që janë lutur për shëndetin tim. Familjen time të mrekullueshme për kujdesin e parreshtur, bashkëshoren Qevseren, vajzën time, doktoreshën Afërditë, djemtë Arbenin e Besnikun dhe nipin tim Metin; motrat dhe vëllezërit. Një falënderim të veçantë e meritojnë mjekët tanë të fushave të ndryshme që më udhëzuan dhe rekomanduan kur kisha nevojë, prof . Dr Sali Ahmeti, prof. Dr Afrim Gashi, dr. Rexhep Manaj, dr. Valbon Krasniqi, prof. dr. Venera Berisha-Muharemi, dr. Bujar Gjikolli. Mjekët dhe sistemi shëndetësor meritojnë shumë më shumë sesa që ne u ofrojmë. Falënderoj për mbështetje nga bashkëpunëtorët e LDK-së, kolegët nga ASHAK dhe Universiteti i Prishtinës! Falënderoj Presidentin Thaçi, Presidenten Jahjaga, Kryeministrin Hoti, Kryeparlamentaren Osmani, Kryetarin e PDK-së, Veseli, Kryetarin e AAK-sê, Haradinaj, Kryetarin e Nismës, Limaj, kryetarin e AKR-së, Pacolli, kryetarin e Prishtinës, Ahmeti, nënkryetaren e Kuvendit nga VV, Nagavci; burrështetasit shqiptarë: Presidentin Ilir Meta, Presidentin, Sali Berisha, Kryeministrin Edi Rama, Kryetarin e PD, Lulzim Basha, Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramos Ruçi, Sekretarin e PS, Taulant Balla, kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti; si dhe ambasadorin e SHBA-së Kosnett, ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Abott, ambasadorin e Italisë, Orlando, ambasadori zviceran, Lebet, deutetë të pozitës dhe opozitës dhe shumë qytetarë për tregimin e kujdesit dhe urimet e tyre për shëndetin tim. Miq të nderuar, kishte edhe të tillë që i duartrokitën sëmundjes time e që uruan vdekjen time. Pati të sojit që sajuan varrimin tim virtual në rrjetet sociale e ma tmerruan një pjesë të familjes e cila nuk ishte në rrjedhë se çfarë ka ndodhur dhe çfarë po ndodhë. Edhe këtyre iu uroj shëndet; fëmijëve dhe familjeve të tyre! Fati ynë ështe që tjetërkush vendosë për jetën tonë, ndërsa me disa merret drejtesia. Covid-19 po bënë të veten, por ne duhet ta bëjmë tonën, të respektojmë rregullat që kërkohen nga institucionet shëndetësore. Uroj që ata që janë prekur me Covid-19 të shërohen sa më shpejtë, kurse me dhembje të thellë u shpreh ngushëllime të gjitha familjarëve që humbën të afërmit e tyre. IM

Isa Mustafa shërohet plotësisht nga Covidi: Kam rezultuar negativ Read More »

Presidenti Meta i dërgon mesazh ngushëllues Ramës për ndarjen nga jeta të nënës

Presidenti i vendit, Ilir Meta, ka ngushelluar sot familjen Rama, per humbjen e njeriut te tyre te shtrenjte, ndarjen nga jeta te Aneta Rames. presidenti meta

Me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, Meta i shpreh familjes Rama, ngushellimet me te sinqerta.

Mesazhi i Metes

Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Rama, për ndarjen nga jeta të nënës dhe gjyshes së tyre të dashur Aneta.
U prehtë në paqe!

Presidenti Meta i dërgon mesazh ngushëllues Ramës për ndarjen nga jeta të nënës Read More »

Kristaq Rama do të jetë gjithnjë tek ‘Nënë Shqipëri’ kur Meta të jetë harruar

“Ndjej keqardhje për Ilir Metën, t’i vijë turp. Kur Ilir Meta të jetë harruar, Kristaq Rama do të jetë aty, tek ‘Nënë Shqipëri’ dhe Heronjtë e Pavarësisë së Vlorës”,- u shpreh sot kryeministri Edi Rama, duke komentuar deklaratat e presidentit Ilir Meta pas votimit në Kuvend të ndryshimeve kushtetuese.

Rama u shpreh pas deklaratave të Metës që përmendnin edhe babain e tij, se ndjente keqardhje.

“Unë urrejtjen nuk e njoh si ndjenjë. Ndoshta ngaqë gjyshja kur isha shumë i vogël, thoshte inati është e zeza atij që e ka. Ndoshta nga prindërit, që asnjëherë si kam parë të urrejnë, ose ndoshta se jam shumë i gjatë për të urryer”, u shpreh kryeministri.

“Është një marrëdhënie e ndërlikuar. Nga pikëpamja njerëzore nuk kam pasur ndonjëherë problem me askënd. Me gjithë këta miq, partner, kolegë, madje as me kundërshtarët s’kam pasur ndonjëherë problem. As me Ilirin s’kemi pasur problem nga ana njerëzore. Nga pikëpamja profesionale po, sa herë ambicja e Ilir Metës ka tejkaluar Metën, dhe sa herë pasiguria e brendshme ka triumfuar. Dhe deklarata e Metës është shprehja e pakontrolluar e pasigurisë së brendshme të tij. E njoh këtë qasje të Ilir Metës, kur hëna rrotullohet në të kundërt për të dhe kur i errësohet pamja përpara, por përsa i takon implikimit që ka në realitet kjo gjë është një 5 me hiç”,- tha Rama.

“Kur Ilir Meta përmend babain tim, ndiej thjesht keqardhje të thellë për Ilir Metën, t’i vijë turp, por në fund fare kur Ilir Meta të jetë harruar njëherë e përgjithmonë, Kristaq Rama do të jetë aty, tek ‘Nëna Shqipëri’ dhe Heronjtë e Pavarësisë së Vlorës dhe të gjithë kur të shkojnë të nderojnë dëshmorët apo etërit e pavarësisë do të ngrenë kokën lart dhe do të admirojnë atë që Kristaq Rama i ka lënë këtij vendi”,- shtoi Rama.

“Unë mendoj që komunistët janë një gjë dhe komunizmi është gjë tjetër. Ka pasur kriminelë dhe idealistë. Ka pasur vrasës dhe keqbërës, por ka pasur njerëz që meritojnë të gjithë vlerësimin për dhimbjen e tyre për zhgënjimin e marrë nga komunizmi dhe njerëz që meritojnë respektin për punën e bërë. Fashizmi kërcënon herë pas here të rishfaqet, komunizmi më pak sipas meje. Fashizmi dhe Komunizmi iu premtuan njerëzve parajsën, por prodhuan ferrin mbi tokë. Kush merret me personin, apo me babain, apo me mamanë, apo gjyshin, gjyshen, për të sulmuar personin, duke kujtuar se po sulmon një komunist, komunizmin apo fashizmin, është komunist ose fashist. Dallimi mes njerëzve të lirë, demokrat, liberal, dhe mësimit numrit një të ideologjisë fashiste dhe komuniste është pikërisht ky. Të parët merren me mesazhin, të dytët me mesazherin”,- tha Rama. /atsh

Kristaq Rama do të jetë gjithnjë tek ‘Nënë Shqipëri’ kur Meta të jetë harruar Read More »

Moti,ja sa do shkojnë temperaturat

Ditën e shtunë moti parashikohet i kthjellët me vranësira në zhvillim, kryesisht në mesditë e pasdite.

Reshjet e shiut do të përfshijnë zonat malore në mesditë e pasdite, lokalisht me shtrëngata dhe rrufe. Era, do të fryjë me drejtim juglindje dhe veriperëndim e lehtë e përkohesisht në mesditë gjatë reshjeve dhe në bregdet mesatare. Valëzim i forcës 3 dhe 4 ballë.

Situata paraqitet ndryshe ditën e diel, ku do të mbizotërojë moti i kthjellët me vranësira kalimtare. Era, do të fryjë nga veriperëndimi e lehtë e mesatare.

Temperaturat do të pësojnë luhatjet si më poshtë:

Moti,ja sa do shkojnë temperaturat Read More »

Ja tre qytetet më të prekura në vend nga Covid-19

Aktualisht në vendin tonë ka 2167 raste aktive të infektuarish me Covid 19. Tre qytetet më të prekura në vend, janë Tirana Durrësi dhe Shkodra. Tirana vijon të jetë vend të parë, me 1191 të infektuar.

COVID-19 – Statistika (31 Korrik 2020)

Testime totale 41199

Raste pozitive 5276

Raste të shëruara 2952

Raste Aktive 2167

Humbje jete 157 (Qarku Tiranë 83, Shkodër 24, Durrës 20, Fier 7, Elbasan 6, Kukës 4, Vlorë 4, Korçë 4, Dibër 2, Lezhë 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1191

Durrës 256

Shkodër 209

Vlorë 94

Fier 83

Lezhë 82

Kukës 65

Korçë 60

Elbasan 47

Gjirokastër 29

Berat 27

Dibër 24

Ja tre qytetet më të prekura në vend nga Covid-19 Read More »

A do të rikthehet sërish izolimi?/ Flet kryeministri Rama…

Kryeministri Edi Rama u shpreh se nuk do të ketë mbyllje tjetër për shkak të COVID-it. Por sa është fatura për COVID-in deri tani? “Nuk jam në gjendje të them shumën për arsye se ka ardhur duke u rritur dhe për arsye se disbursimet kanë vijuar dhe vijojnë ashtu sikundër edhe kreditë janë në proces, të garantuara nga shteti, është një proces dinamik”.

Por a do të shkojnë fëmijët në shkollë në shtator apo do të jetë sërish online? “Nuk e di këto janë vendime të autoriteteve përkatëse, jo të mirat. Por të gjithë duhet të kuptojmë se qeveria, shëndetësia kanë bërë dhe po bëjnë maksimumin por budallallëkun e disave nuk ka shtet në botë që e lufton, prandaj njerëzit duhet të ruhen nga budallallëku.

Kjo nuk është dicka që do të mbarojë kur të dalim nga shtëpia, ne mund të mbyllemi prapë dhe të dalim dhe ajo do të jetë prapë aty, kështu që nuk ka sens të mbyllemi prapë, por të kuptojmë se ky është normaliteti i ri deri kur të dalë vaksina apo virusi të transformohet në diçka tjetër që nuk është po kaq e rrezikshme. Por deri atëherë duhet të pajtohemi me faktin se nuk mund të jetojmë njëlloj sikur kemi jetuar, prandaj duhet të kemi kujdes”.

Sot u fal Kurban Bajrami, por masat nuk u respektuan rigorozisht nga të gjithë. “Nuk mund të ndalojmë jetën, është më e fortë se realiteti prandaj duhet të bëjmë kujdes, por ta mbrojmë jetën tonë dhe të tjerëve”.

Një përgjigje ai e kishte edhe për protestën e artistëve. “Eshtë çmenduri të luftojmë për muzikë, në të gjithë Europën janë mbyllur diskot, edhe Spanja u dorëzua dhe i mbylli, pasi arriti në konkluzionin se aty ku ka muzikë dhe në restorant, njerëzit flasin me zë më të lartë, detyrohen të afrohen te njëri tjetri për të dëgjuar dhe transmetimi nga ato grimcat e pështymës që dalin nga goja gjatë komunikimit ndodh më shumë, është shumë e thjeshtë. Patëm protestë, kjo e bën më qesharake protestën edhe më absurde e bën më evident budallallëkun”.

A do të rikthehet sërish izolimi?/ Flet kryeministri Rama… Read More »