Kryeministri Edi Rama zgjodhi sot pamje nga qyteti i Fierit, i cili është transformuar tërësisht falë investimeve të qeverisë.
“Fieri sot”, tha Rama, duke ndarë videon që dëshmon ndryshimet e pakrahasueshme për dekada me radhë në Fier.
Qendra e Fierit është transformuar në një hapësirë të re publike, ndërsa lumi Gjanica është tashmë pjesë integrale e qendrës së re të qytetit të rilindur.
Investimet infrastrukturore për rehabilitimin e lumit Gjanica dhe qendrën e qytetit, përkthehen në transformime të mëdha urbane me impakt afatgjatë për bashkinë e Fierit.
Rehabilitimi i lumit Gjanica, që për çerekshekulli ishte kthyer në burim plehrash e përmbytjesh për qytetin e Fierit, mbetet projekti më madhor i zbatuar në këtë qytet.
Ky projekt i bashkohet hartës së madhe të ndryshimeve në Fier, duke transformuar përfundimisht edhe dimensionin urbanistik të qytetit, bashkë me sheshin e ri./atsh
Mjeku anestezist Roland Xhaxho ka folur për situatën e koronavirusit në vendin tonë duke treguar se mund të vazhdojë edhe në muajt në vijim duke rritur numrin e vik timave dhe pacientëve që kanë nevojë për intubim. Në një intervistë për Fax News, Xhaxho u shpreh se ashtu siç të dhënat e kanë treguar, sëmundja nuk njeh moshë dhe mund të prekë moshat e reja.
“Unë supozoj që kjo situatë do të vazhdojë dhe në muajt e tjerë duke pasur nga dy apo tre të intubuar çdo ditë dhe fatkeqësisht për ta pohuar, çdo ditë 2 ose 3 humbje jete që mund të jenë personel mjekësor, njerëz të thjeshtë, të gjithë ata njerëz të cilët nuk i kanë respektuar rregullat apo që janë të sëmurë më para, të paditur që janë të sëmurë dhe me shumë probleme të tjera të shëndetit të tyre.
Njerëz që nuk kanë bërë check upin, të rinj që janë imunë, kanë sëmundje të tjera apo ndodhen në një ambient ku virolenca e virusit është shumë e lartë dhe organizmi nuk ka mundësi ta përballojë ashtu siç ka ndodhur”, u shpreh mjeku.
I pyetur për vendosjen e karantinës për herë të dytë, mjeku i shpreh se është e rëndësishme që qeveria të ndërmarrë hapa të tjerë pasi izolimi do të shkaktonte dëme shumë të mëdha ekonomike për vendin tonë.
“Nëse vendosim karantinë, do të shkaktonte dëme shumë të mëdha ekonomike dhe ajo që është më e rëndësishme është që, ashtu siç e tregojnë studimet, kjo do të vazhdojë për 2 vjet. Zotësia e qeverisë do të jetë që ta bëjë në një shtrirje sa më të gjatë në mënyrë që sistemi jonë shëndetësor të ketë mundësi të suportojë me rastet që mund të paraqiten në terapi intensive apo të kenë nevojë për intubim që të jetë më e lehtë për mjekët.
Se nëse kemi 30 të sëmurë, sistemi jonë shëndetësor nuk ka mundësi të përballojë se janë të pakët mjekët anestezisë. I sugjeroj qeverisë që ta shtrijë në kohë duke tërhequr, duke bllokuar aktivitete në mënyrë që të kemi një mundësi në mënyrë që neve sistem shëndetësor ti përgjigjemi kërkesave të popullsisë”, tha Xhaxho.(A.M/Faxweb.al)
Sipas astrologëve, këto janë katër shenjat e horoskopit që tundohen më shpejt se të tjerat.
Dashi
Të lindurit në shenjën e Dashit shpesh e lënë veten të kapen nga nxitimi dhe për këtë arsye rrallë vendosin t’i rezistojnë një tundimi. Në veçanti, ata nuk mund të mos i nënshtrohen tundimeve pasionante, kjo është arsyeja pse ata shpesh e gjejnë veten duke vuajtur nga dashuria.
Luani
Luani është përgjithësisht një shenjë shumë e rezervuar dhe gjithmonë me kokën lart. Por ai ka një pikë të dobët, e cila e detyron atë të heqë dorë nga tundimet. Kur bëhet fjalë për blerje të reja, Luani nuk mund të kursejë asnjë shpenzim, ai do të blinte gjithçka, madje edhe gjëra krejtësisht të padobishme. Ata nuk kanë kontroll dhe ky tundim mund të ketë edhe pasoja negative ekonomike, pasi ata do të ishin në gjendje të blinin një dyqan të tërë, duke e boshatisur gjithë llogarinë.
Akrepi
Nuk është e vështirë të identifikosh pikën e dobët të një Akrepi, pasi e dimë se është një shenjë shumë pasionante dhe për këtë arsye i lejon vetes të joshet nga kënaqësitë trupore. Ai do të ishte i gatshëm për çdo lloj përvoje që të kënaqë veten dhe të bjerë shumë lehtë në tundim, nuk ka absolutisht asnjë nevojë për ta bindur atë. Përkundrazi, askush nuk mund ta ndalonte.
Shigjetari
Ata që lindin nën shenjën e Shigjetarit, ashtu si Luani, tundohen lehtësisht nga blerjet. Edhe ata janë të prirur që të blejnë vazhdimisht gjëra të reja, edhe nëse nuk u duhen ato, dhe çdo herë do të ishte e përshtatshme që t’i shoqëronte dikush për të bërë blerje të reja, përndryshe ata do të shpenzonin një pasuri të tërë në objekte plotësisht të padobishme, vetëm për kënaqësinë e blerjes. /noa.al/
Kur shohim vaj ulliri në tregje apo markete, mendohemi dy herë për ta blerë pasi nuk jemi të sigurt për cilësinë.
Dihen vlerat e patjetërsueshme dhe të dobishme të këtij produkti për njeriun, por duhet që vaji të jetë origjinal për t’i marrë këto përfitime.
Por si t a vërtetoni që produkti në fjalë është origjinal?
Hidhni pak vaj ulliri në një enë të vogël, mundësisht me fund të rrumbullakët. Me njërën dorë mbani gotën, kurse me tjetrën mbulojeni që të mos dalë aroma. Mundohuni të fërkoni pak gotën për të ngrohur vajin, tundeni me lëvizje rrethore.
Më pas hiqeni dorën që keni mbi gotë, afrojeni pranë hundës dhe merrni thelle erën e vajit të ullirit. Nëse ndjen erë të freskët si bari, fruta apo perime, ka më shumë gjasa që vaji juaj të jetë vërtet ekstra i virgjër.
Por ka edhe një mënyrë tjetër.
Kthejeni një gllënjkë vaj ulliri në gojë, por pa e përcjellë. Me dhëmbë të mbyllur dhe me buzë të hapura, thithni pak ajër në gojën tuaj dhe vërtiteni vajin rreth gojës tuaj.
Pastaj pijeni. Nëse është i virgjër do vazhdoni të ndjeni shije të frutave dhe perimeve dhe do të ndjeni një shije të hidhur në pjesën e pasme të fytit.
Tuneli i Llogorasë do të ndërtohet me fondet e buxhetit të Shtetit.
Në buxhetin e rishikuar për vitin 2020 është parashikuar një shtesë fondi prej 150 milionë lekësh për studimin e fizibilitetit dhe hartimin e projektit të detajuar inxhinierik për Tunelin e Llogorasë. Në total shuma që qeveria ka akorduar për këtë projekt llogaritet 750 milionë lekë.
Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj bëri të ditur dy ditë më parë se këtë vit parashikohen fondet në buxhet për projektin e kësaj vepre të rëndësishme në infrastrukturën e vendit.
Ndërsa në buxhetin afatmesëm, tha ai, konkretisht në 2021 parashikohet një fond prej 4 milionë lekësh për nisjen e punimeve për ndërtimin e tij.
Tuneli i Llogorasë është pjesë e paketës së madhe të infrastrukturës në mbështetje e shërbim jo vetëm të qytetarëve, por edhe të strategjisë për zhvillimin e turizmit që qeveria ka.
Tuneli llogaritet të ketë një kosto prej rreth 150 milionë eurosh për ndërtimin e tij.
Me këtë vepër aksi Orikum-Palasë do të përshkohet në vetëm 10 minuta, ndërkohë që sot përshkohet për 55 minuta.
Tuneli i Llogorasë do të ketë një gjatësi prej 5.9-6 km, do të lëvizet me shpejtësi 50-80 km orë , do të ketë karrexhatë me dy sense dhe 1 tunel emergjence.
Udhëtimi nga Ura e Shën Elizës deri tek Ura e Palasës do të bëhet për 7-10 minuta.
Qeveria shqiptare hapi më 20 qershor garën për projektin inxhinierik për ndërtimin e tunelit të Llogorasë, i cili do të ndërtohet me fondet e buxhetit të shtetit./atsh
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu u bëri sot thirrje të gjithë qytetarëve të mbrojnë veten dhe njerëzit e dashur, duke zbatuar disa rregulla të thjeshta në përditshmëri.
Manastirliu ndau një informacion sensibilizues se si mund të parandalohet përhapja e COVID-19, duke nisur nga higjiena e duarve dhe deri te përdorimi i maskës dhe ruajtja e distancës sociale.
“Një thirrje për të gjithë qytetarët. Të mbrojmë veten dhe njerëzit tanë të dashur dhe t’i japim një dorë mjekëve dhe infermierëve, duke zbatuar disa rregulla të thjeshta në përditshmëri. Laj duart, përdor sapun, mos shtrëngo duart, përdor dezinfektant, shmang kontaktin, mbaj distancën dhe përdor maskën”, tha Manastirliu. /atsh
Mjekja Migena Qato apelon për kujdes për shkak të rasteve të shtuara me Covid-19.
Qato bën apel kryesisht ndaj të rinjve që të kenë kujdes.
Nëpërmjet një mesazhi të shpërndarë nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ajo thekson se në spitalet Covid, dominojnë moshat e reja.
“Po përballemi me një pandemi të përmasave, që kurrë më parë nuk ishim përballur. Ditët e fundit kanë qenë jo të lehta për ne, pasi numri i rasteve është shtuar në mënyrë të konsiderueshme dhe jo vetëm kaq. Tani dominojnë për fat të keq edhe mosha të reja, të cilat kanë qenë të paprekura nga sëmundje të tjera më parë. Ndaj apeli shkon që të jemi shumë të kujdesshëm, të ruajmë distancën sociale, sepse tani Covid nuk ka më preference në moshë, nuk po kursen asnjë subjekt të popullatës. Ndaj jeni të kujdesshëm, mbroni veten tuaj dhe të afërmit”, thotë ajo./noa.al/
Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Ky është një përkthim ekskluziv nga Noa.al i shërbimit astrologjik që përftohet në avancë për lexuesit tanë.
Dashi
Kjo nuk është koha ideale për dashurinë, do të ketë pasiguri. Mundohuni që të tregoheni të kujdesshëm dhe të bëni durim me ndjenjat. Në punë jeni në pritje të diçkaje dhe do të duhet shumë durim, por gjërat do të ecin më së miri.
Demi
Keni dëshirë për të dashuruar dhe jeni gati për një lidhje. Nëse jeni vetëm, ky është momenti për tu futur në lojë. Në punë, gjërat mund të mos ecin siç dëshironi, pasi mund të hasni në probleme të cilat do ju mundojnë për ti zgjidhur.
Binjakët
Jeni mjaft të lodhur, por mundohuni që të gjeni kohë për tu relaksuar. Në dashuri bëni mirë që të shmangni debatet. Në punë, parashikohen zhvillime të reja.
Gaforrja
Ju pret një ditë mjaft interesante për dashurinë, ku edhe ata që janë vetëm mund të kenë zhvillime premtuese. Sfera financiare do të hasë në vështirësi, ndaj bëni kujdes. Në punë mund të keni pengesa dhe vonesa.
Luani
Nëse në historinë që po jetoni ka diçka që nuk ju bind, mundohuni që të flisni, Në punë, mundohuni që të shmangni zënkat dhe polemikat. Bëni mirë që gjatë kësaj dite të mos lodheni.
Virgjëresha
Hëna do të ketë ndikim të favorshëm, por Venusi nuk do të jetë në anën tuaj. Mjaft mirë paraqitet sfera profesionale, ku problemet do mund të kalohen lehtësisht me pak më shumë përkushtim.
Peshorja
Në dashuri situata nuk paraqitet ndër më të mirat, por gjërat do të ecin më mirë. Momentalisht keni disa shqetësime që ju mundojnë. Në punë do të mendoni për më mirë, por mbani parasysh se për të marrë rezultatet e dëshiruara, duhet kohë.
Akrepi
Jeni nervoz dhe në gjendje ankthi, gjë që mund të shkaktojë debate. Këshillohet që ti shmangni debatet në dashuri. Në punë, situata nuk është ndër më të mirat dhe do të ketë dyshime.
Shigjetari
Raportet që do të lindin në këtë moment, shihen si mjaft të favorshme. Mund të përballeni me probleme që kërkojnë zgjidhje gjatë kësaj dite, shkruan noa.al. Në familje, mund të përballeni me debate.
Bricjapi
Në dashuri duhet të tregoheni të qartë. Nëse jeni nervoz dhe keni shqetësime, bëni mirë që të mos kapeni me partnerin/en. Nëse jeni të angazhuar në një aktivitet, do të keni mundësi që të rinisni.
Ujori
Kohëve të fundit keni ndryshuar dhe tashmë keni nevojë që të kuptoni nëse partneri/ja, ju kupton. Bëni mirë që të mos përballeni me çështjet ekonomike gjatë kësaj të diele.
Peshqit
Dashuria shihet mjaft e favorizuar gjatë kësaj dite, ku ndjenja të forta mund të ketë me të lindurit e shenjës së demit dhe akrepit. Nëse jeni duke çuar përpara projekte në punë, sigurohuni që të mos bëni gabime.