Irina

Stuhia që pushtoi Shqipërinë ka shkaktuar dëme në bregdet, në Qeparo, çadrat e pushimit kanë përfunduar në det

Stuhia që pushtoi gjatë natës Shqipërinë duket se ka shkaktuar dëme pranë bregdetit.

Në Qeparo, çadrat e pushimit kanë përfunduar në det për shkak të erës së fortë, duke detyruar pronarët që të zhyten për t’i rimarrë mbrapsht.

Siç duket edhe nga pamjet e Joq, një djalë futet në det për të marrë një çadër, e cila kishte përfunduar larg vendit të saj për shkak të erës.

Stuhia e furishme përfshiu gjithë bregdetin e jugut, duke shkaktuar dëme të shumta.

Stuhia që pushtoi Shqipërinë ka shkaktuar dëme në bregdet, në Qeparo, çadrat e pushimit kanë përfunduar në det Read More »

Ministria e Mbrojtjes ofron bursa të plota në Turqi, ja kategoritë e ushtarakëve që përfitojnë

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, njofton hapjen e programit bachelor në Akademinë e Forcave të Armatosura.

Ministria e Mbrojtjes do të vijojë ofrimin e bursave të plota, për studimet në akademitë ushtarake jashtë vendit.

8 kuota në akademitë e Turqisë janë dispozicion të të rinjve që përmbushin kushtet dhe duan të bëjnë karrierë në FA.

-4 bursa për Forcën Tokësore;

-1 bursë për Forcën Detare;

-1 bursë për Forcën Ajrore;

-2 bursa për Fakultetin e Mjekësisë “Gulhane”.

Afati për dorëzimin e dokumentacionit është 17 Gusht 2020.

Ministria e Mbrojtjes ofron bursa të plota në Turqi, ja kategoritë e ushtarakëve që përfitojnë Read More »

Ka plazhe të bukura Vlora por ka dhe Orik… – Nga Sejmen Gjokoli

Sejmen Gjokoli

KA PLAZH POR, KA DHE ORIK…
Natyra i ka të gjitha, ka edhe diellin po ka edhe shiun.
Dhe, kuptohet, kur je në plazh e bie shi të duhet edhe të mërzitesh e shqetësohesh…
Por kjo nuk duhet të ndodhë kur je në Vlorë.
Se, vërtet Vlora ka plazhe të bukura por ka edhe Parqe Arkeologjike e Monumente kulture të mrekullueshme të cilat janë të favorshme për tu vizituar, sidomos në ditë të tilla.
Si po ndodh edhe sot në Parkun e Orikut ku pushues të shumtë, në pa mundësi për t’ju drejtuar detit, i janë drejtuar Parkut për ta vizituar.
Unë erdha me Sadikun, për shumë vite me radhë një nga punonjësit emblemë të këtij Parku, ndërkohë që na mrekulloi prezenca e mjaft vizitorëve, vendas por edhe të huaj.
Takuam Hysen Habilin, punonjësin aktual të parkut, dhe e uruam për një mbarëvajtje sa më të mirë edhe në këtë vit të vështirë shëndetësor i cili jo pak i ka penalizuar sitet dhe asetet e shumta të trashëgimisë kulturore.
E rëndësishme që Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë është përherë e gatshme të pres e përcjellë vizitorë dhe admirues të pasurive të trashëgimisë kulturore.

Ka plazhe të bukura Vlora por ka dhe Orik… – Nga Sejmen Gjokoli Read More »

Rishfaqet Fatos Nano/ Ja ku po i shijon pushimet ish-kryeministri

Prej vitit 2005 kur humbi zgjedhjet parlamentare, në politikën shqiptare Fatos Nano është shfaqur vetëm në rastet kur është vetëofruar për të marrë postin e presidentit, e pavarësisht se nuk është aktiv në zhvillimet që ndodhin, gjithnjë ka pasur interes ndaj tij.

Nuk dihet nëse për shkak të masave që ka marrë Shqipëria apo vendet e tjera për kufijtë, apo nëse ka qenë një zgjedhje e tij, por ish-kryeministri po i kalon pushimet në vendin e tij.

Në fotot e publikuara nga CNA ai ndodhet, nën shoqërinë e bashkëshortes dhe disa miqëve të tij në plazhin e Qerretit, i distancuar nga njerëzit e tjerë dhe baret e zonës përreth.

Hera e fundit që emri i Nanos është lakuar në media, është mesi i qershorit kur atij dhe bashkëshortes Xhoana iu bënë testet për Covid-19, teste të cilat rezultuan negativ.

Në foto, Nano duket i relaksuar në plazhin që ndodhet pranë Golemit dhe Malit të Robit.

Rishfaqet Fatos Nano/ Ja ku po i shijon pushimet ish-kryeministri Read More »

Dasëm në kohë Covidi/Gjobitet pronari i lokalit në Fier

Dasmë në kohë pandemie, gjobitet i zoti i lokalit në Fier
Transmetuar më 05-08-2020, 08:57
Share on Facebook Tweet Linkedin Viber Whatsapp

Ka nga ata që nuk e marrin aspak parasysh pandeminë e koronavirusit, duke u mbledhur në dasma dhe ahengje.

Kështu ka bërë edhe një lokal në Fier, ku është mbajtur një dasmë.

Policia e Fierit thotë se ka ndëshkuar me 1 milion lekë gjobë, administratorin e një restoranti dasme, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar një restorant dasme në Fier që ushtronte aktivitet duke organizuar dasma në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar kufizimin e përcaktuar nga Policia e Shtetit.

Për subjektin në fjalë, me administrator shtetasin F. V., 63 vjeç, banues në Fier, shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.

Policia e Fierit apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19

Dasëm në kohë Covidi/Gjobitet pronari i lokalit në Fier Read More »

Ja cfarë ndodh nesër me motin

Nesër do të rikthehen reshjet e shiut në vend.

Të gjithë ju që jeni bërë gati për të shkuar në plazh, duhet të dini se nesër moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit fillimisht do jenë në Veriperëndim më pas gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit.

Parashikimi i Shërbimit Meteorologjik:

Dita e mërkurë do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura. Reshje shiu që në orët e para të 24-oreshit fillimisht në Veriperëndim e gradualisht reshjet do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit. Në Veriperëndim, Jugperëndim dhe në Ultësirën Perëndimiorë reshjet do të jenë me intensitet mesatar, në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër deri në mëngjes. Gjatë ditës reshjet do të mbeten prezente të herëpasherëshme me intensitet të ulët deri mesatar.

Era do të jetë nga Veriperëndimi- Jugperëndimi 1-10m/s e shoqëruar me një valëzim të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen me rënie në vlerat maksimale.

zonat malore 17°C deri në 29°C

zonat e ulëta 20°C deri në 32°C

zonat bregdetare 18°C deri në 32°C

Ju urojmë të kaloni një pasdite të mbarë!

Ja cfarë ndodh nesër me motin Read More »

Situatë kritike/ Rekord rastesh të reja me Covid, publikohen shifrat e fundit në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë 130 raste, duke shënuar kështu një tjetër rekord të ri infektimi në vend.

Gjithashtu, gjatë këtyre 24 orëve kanë humbur betejën me koronavirusin edhe katër pacientë të tjerë në dy spitalet Covid.

Deklarata e Dr. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike të Covid19 gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

Situata paraqitet serioze ku vijon të ketë raste të reja të idenfikuara nga gjurmimi dhe hetimi epidemiologjik, si dhe qytetarë që kanë nevojë për trajtim mjekësor në dy spitalet Covid.

Ndaj u kërkojmë qytetarëve të respektojnë masat e vendosura, për të mbajtur maskën detyrimisht në ambientet e mbyllura, për të ruajtur distancimin fizik dhe higjienën personale. Në këtë normalitet të ri, bashkëpunimi juaj është shumë i rëndësishëm për të parandaluar përhapjen e infeksionit, për të mbrojtur veten dhe të afërmit tuaj.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 546 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ku 130 persona janë konfirmuar të prekur nga virusi Covid 19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 72 raste në Tiranë, 13 në Shkodër, 6 në Fier, nga 5 raste në Kukës, Lezhë, 4 në Korçë, nga 3 raste në Mat, Roskovec, nga 2 raste në Krujë, Kavajë, Lushnje, Berat, Sarandë, nga 1 rast në Durrës, Elbasan, Has, Vlorë, Gjirokastër, Malësi e Madhe, Gramsh, Kuçovë, Skrapar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 23 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3054, që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 116 pacientë te konfirmuar pozitiv ku 23 paciente janë në terapi intensive, 7 prej të cilëve pacientë të intubuar.

Fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin infektiv, me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, dy qytetarë nga Tirana, të dy 85 vjeç. Nuk kanë mundur të mbijetojnë në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi edhe 2 qytetare: Një 79 vjeçare nga Mirdita dhe një 81 vjeçare nga Shkodra, me sëmundjë bashkëshoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.

Ju lutemi, tregoni kujdes në ambientet e punës, aty ku ofrohen shërbime dhe në çdo ambient publik, për të respektuar masat e higjienës, distancës fizike.

Respektimi i distancës, vendosja e maskës, higjiena vetjake dhe kolektive janë mënyrat e vetme për të frenuar përhapjen e COVID19.

Në rast se dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe keni shenja të sëmundjes, të telefononi menjëherë Urgjencën Kombëtare në numrin 127 ose në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun tuaj të familjes.

COVID-19 – Statistika (4 Gusht 2020)

Testime totale 43203

Raste pozitive 5750

Raste të shëruara 3054

Raste Aktive 2520

Humbje jete 176 (Qarku Tiranë 89, Shkodër 30, Durrës 22, Fier 9, Elbasan 6, Lezhë 5, Kukës 4, Vlorë 4, Korçë 4, Dibër 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1404

Durrës 302

Shkodër 231

Fier 103

Vlorë 94

Lezhë 87

Korçë 82

Kukës 74

Elbasan 54

Berat 33

Dibër 31

Gjirokastër 25

Situatë kritike/ Rekord rastesh të reja me Covid, publikohen shifrat e fundit në Shqipëri Read More »

Kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli takime me fermerët në Novoselë

Kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli ka zhvilluar takime me fermerët në Novoselë.

Gjatë takimit të mbajtur këtë të hënë, Leli tha se do të vijojë mbështetja ndaj fermerëve të vegjël për çdo zhvillim që duan t’i japin punës së tyre.

Sipas kryetarit të bashkisë së Vlorës, fermeri Agroni, në Aliban, ishte i kënaqur me prodhimin dhe e kishte shfrytëzuar tokën e tij maksimalisht, falë edhe kanaleve kullues që sapo kanë përfunduar, për të na treguar se bujqësia, kur di ta shfrytëzosh siç duhet, është shembull pozitiviteti dhe mirëqenieje.

“Ti je një fermer i vogël që je një shembull pozitiv për të gjithë ata që duhet të te ndjekin. Ti je duke dhënë një shembull pozitiv për të gjithë ata që mendojnë që bujqësia nuk është ajo me të cilën duhet të merren. Ne diskutuam herën e kaluar së bashku me deputetin që të gjejmë një zgjidhje sa më të shpejtë të mundshme në mënyrë që kjo problematikë e tokave tuaja të zgjidhet një herë e mirë sepse ne kemi diskutuar shumë herë dhe përpiqemi të gjithë të gjejmë një zgjidhje. Unë mendoj që ka ardhur momenti, që e gjithë kadastra është organizuar në njësi të tërë, do të gjendet zgjidhje me oportune dhe më të shpejta për problematikën që ju keni”, tha Leli.

“Unë dua që të ndjesh mbështetjen tonë, jo vetëm timen personale, por të të gjithë njerëzve që të mos hezitosh asnjëherë të shkruash e të kërkosh më tepër sepse sot falë një menaxhimi shumë të mirë nga qeveria shqiptare të mbështetjes për fermerët për bujqësi, blegtori, ka mundësi për të aplikuar në grante, atëherë kur fermerët janë të regjistruar dhe kanë të gjithë dokumentacionin korrekt. Do të përpiqem që çdo kënd nga ju, të gjej një zgjidhje sa më të shpejtë”, tha Leli.

“Unë mendoj se të gjithë së bashku duhet të përpiqemi të bëjmë dicka dhe nëse nuk e bëjmë me grante, do të bëjmë me mbështetjen tonë me pastrimin e kanaleve kulluese që është një nga problematikat më të mëdha që ka pak a shumë zona e Myzeqesë”, shtoi ai. /atsh

Kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli takime me fermerët në Novoselë Read More »