Irina

50 infermierë punësohen te ‘Shefqet Ndroqi’

Stafit mjekësor të spitalit Covid 2 “Shefqet Ndroqi” në luftë kundër koronavirusit, i janë bashkuar 50 infermierë.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka takuar infermierët e rinj, duke deklaruar se forcimi i kapaciteteve spitalore edhe me burime njerëzore është në fokus të qeverisë.

“Një pjesë e juaj, pra e armatës së re të spitalit “Shefqet Ndroqi” janë edhe një pjesë e infermierëve të cilët kanë qenë në misionin e parë të dërguar në Itali dhe kanë marrë aty eksperiencën e nevojshme, eksperiencë e cila patjetër do të transmetohet tashmë në këtë spital. Janë 50 infermierë që i shtohen spitalit COVID2”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë tha se po bëhet një punë e madhe nga mjekët dhe infermierët në spitalet COVID, që çdo ditë trajtojnë raste të rënda të konfirmuara pozitive por edhe raste të cilat janë të dyshuara.

Gjatë bashkëbisedimit me stafin e spitalit COVID2, Manastirliu tha se po bëhen përgatitjet edhe për periudhën e vjeshtë-dimrit, duke i siguruar se qeveria po bën çdo gjë për të fuqizuar kapacitetet spitalore.

“Qeveria shqiptare është e angazhuar maksimalisht për të gjithë mbështetjen për personelin mjekësor, për të fuqizuar kapacitetet tona spitalore, qoftë spitaleve aktuale, qoftë spitaleve të cilat projektohen për t’i shërbyer pacientëve me Covid përgjatë periudhës së vjeshtës dhe dimrit”, tha ministrja.

Manastirliu deklaroi se pavarësisht masave të marra, roli i qytetarëve është vendimtar për këputjen e zinxhirit të infeksionit, duke bërë apel për të zbatuar masat e thjeshta.

“Është në dorën e secilit prej nesh këputja e zinxhirit të infeksionit, duke zbatuar masat e thjeshta, me vendosjen e maskës, ruajtjen e distancimit fizik dhe higjienën personale. Kjo është për të mirën e përbashkët dhe për shëndetin e qytetarëve”, tha Manastirliu.

50 infermierë punësohen te ‘Shefqet Ndroqi’ Read More »

Greqia jep lajmin e mirë për punëtorët sezonalë

Ministria e Zhvillimit Bujqësor në Greqi ka dhënë lajmin e mirë për punëtorët sezonal.

Nga ky vendim përfitojnë edhe mijëra punëtorë nga Shqipëria që e zgjedhin vendin fqinj për punë sezonale.

Në bashkëpunim me ministrinë e Mbrojtjes së Qytetarit për përballimin e situatës së shkaktuar nga covid-19, bazuar në kuadrin ligjor lehtësues për rimëkëmbjen e ekonomisë të Aktit Normativ botuar në fletoren zyrtare në datën 01-05-2020 me nr A 90,

kanë vendosur shtyrjen 90-ditore të lejeve të qëndrimit për punëtorët në bujqësi që kanë hyrë në vend me këtë udhëzim, konkretisht për mbledhjen e frutave dhe ullinjve.

Për të përfituar shtyrjen e lejes sezonale të qëndrimit, të interesuarit duhet të dorëzojnë kërkesë në organet kopetente të zonës ku ndodhen, shoqëruar nga një deklaratë e punëdhënësit, për vazhdim të kontratës së punësimit.

Greqia jep lajmin e mirë për punëtorët sezonalë Read More »

Horoskopi/ Mos dilni nga shtëpia pa mësuar më parë parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi

Nëse në raportin në çift ka pasur zënka dhe probleme, tashmë duhet bërë kujdes dhe duhet munduar që të ruhet qetësia. Nuk duhet të mbylleni në vete. Shpenzimet në këtë moment do të jenë të mëdha, ndaj tregohuni të matur.

Demi

Dashuria paraqitet mjaft mirë, ku hënën do e keni në anën tuaj. Mërkuri do të luajë me humorin tuaj dhe do ju bëjë të ndiheni të pasigurtë, duke shtuar lodhjen dhe nervozizmin. Në punë, gjërat do të ecin ngadalë, ku do të ketë vonesa dhe shpenzime të papritura.

Binjakët

Në dashuri do të ketë dyshime, ku çiftet që po përjetojnë tensione, bëjnë mirë që të shmangin debatet. Për shumë kohë keni shpresuar se diçka në punë do të ndryshonte, dhe tashmë do të ndodhë përmirësimi.

Gaforrja

Bëni mirë që të ruani qetësinë dhe të shmangni debatet. Në dashuri ka diçka që ju nervozon dhe tensionon. Mund t’iu duhet që të merrni vendime. Në punë, do të hasni në kundërshti me dikë.

Luani

Në këtë periudhë rrezikoni që të jepeni pas ndonjë historie dashurie. Keni dëshirë që të njihni njerëz të rinj dhe të bëni miqësi. Puna paraqitet mjaft mirë, për ata që janë të pavarur. Nëse do të merrni propozime bashkëpunimi, veproni me kujdes.

Virgjëresha

Ndiheni shumë të lodhur, ndaj relaksohuni dhe shmangni debatet dhe problemet. Dashuria mund të jetë subjekt i dyshimeve. Në punë, duhet ti bëni gjërat me qetësi. Një debat gjatë kësaj të enjteje, rrezikon që të shkaktojë dëme të pakthyeshme.

Peshorja

Në dashuri nëse ka dyshime, çiftet që kanë pasur probleme, do të vijojnë që të debatojnë, pavarësisht përpjekjeve për ti zgjidhur. Në punë, jo çdo gjë do të ecë siç ju dëshironi.

Akrepi

Ky është një moment i rëndësishëm për dashurinë, e cila tashmë nuk do të jetë më në plan të dytë. Duhet të mundoheni që të riktheheni në lojë. Në punë, mundohuni që të bëni gjithçka mundeni pa humbur kohë, por veproni me kujdes.

Shigjetari

Kjo është një periudhë mjaft e favorshme për ata që janë vetëm, pasi mund të gjejnë personin e duhur, shkruan noa.al. Nga ana tjetër, në punë, nuk do të ndiheni shumë të vlerësuar.

Bricjapi

E enjtja do të jetë mjaft pozitive sa i takon dashurisë, sidomos nëse keni të bëni me një person të shenjës së peshqve. Në punë po përkushtoheni me shumë energji, ndaj bëni kujdes që t’ia dilni mban. Takimet e reja janë mjaft të favorizuara.

Ujori

Dashuria paraqitet mjaft mirë dhe do të jeni mjaft të përkushtuar. Do të keni mundësi që të nisni një lidhje të re. Në punë, duhet të bëni kujdes që të mos lini asgjë pezull, pasi në të kundërt nuk do i merrni rezultatet që shpresoni.

Peshqit

Dashuria paraqitet mjaft mirë, ku do të arrini të lini pas disa probleme. Keni nevojë që të bëni një zgjedhje. Ky është moment i rëndësishëm për punën, ndaj duhet të mendoni për të ardhmen.

Horoskopi/ Mos dilni nga shtëpia pa mësuar më parë parashikimin e yjeve për shenjën tuaj Read More »

Cfarë do të ndodh me motin/ Ja çfarë thotë shërbimi meteorologjik ushtarak

Vendi ynë u përfshi mëngjesin e djeshëm nga një stuhi e fortë ere me rreshje të shumta shiu.

Por ditët e freskëta nuk do të zgjasin edhe për shumë gjatë javës së parë të gushtit. Sipas SHMU, rreshjet e shiut në vijim dhe sot do të jenë lokale dhe kryesisht me intensitet të ulët.

Era do të jetë e lehtë, me shpejtësi nga 1 në 10 m/s ndërsa temperaturat parashikohen si më poshtë:

Në vlerat e mëngjesit parashikohen nga 16°C në zonat malore deri në 19°C në ato të ulta e bregdetare. Në vlerat e mesditës ato parashikohen nga 26°C në zonat malore deri në 32°C në ato të ulta.

Njoftimi i Shërbimit Meteorologjik Ushtarak:

Vendi ynë gjatë pjesë së parë të ditës u ndikua nga kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik shoqëruar me reshje shiu në formën e shtrëngatave dhe stuhive. Sasia më e lartë e reshjeve u regjistrua në qytetin e Lezhës me 23.0mm pasuar nga qyteti bregdetar i Vlorës me 21.2mm. Deri në fund të ditës moti do të jetë me kthjellime si dhe alternime vranësirash kalimtare të cilat do të shoqërohen me reshje shiu të dobta dhe lokale.

Për ditën e Enjte vendi do të vijoj të jetë nën ndikmin e kushteve jo të qëndrueshme atmosferike. Moti do të jetë kryesisht me kthjellime por kryesisht pas orëve të mesditës edhe vranësira mesatare deri dhe të dendura. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive. Lokalisht reshjet me intensitet deri të lartë në formë rrebeshesh.

Era do të fryjë e lehte me shpejtësi 1-10m/s nga kuadrati i veriut kryesisht përgatë vijës bregdetare dhe zonat luginore. Temperaturat në vlerat e mëngjesit parashikohen nga 16°C në zonat malore deri në 19°C në ato të ulta e bregdetare. Në vlerat e mesditës ato parashikohen nga 26°C në zonat malore deri në 32°C në ato të ulta.

Cfarë do të ndodh me motin/ Ja çfarë thotë shërbimi meteorologjik ushtarak Read More »

Nuk duhet që të pini kurrë ujë të ftohtë pas ngrënies, njihuni me tetë rreziqet për organizmin

Me rritjen e temperaturave, freskinë e gjejmë tek pijet dhe lëngjet e ftohta.

Të gjithë e njohin mirë ndjesinë që të jep një gotë me ujë të ftohtë gjatë një dite të nxehtë.

Megjithatë, sipas te dhënave të AgroWeb.org, pirja e ujit të ftohtë, sidomos pas ngrënies, ka shumë rreziqe të fshehura për shëndetin.

Perimetri i Belit
Kur uji i ftohtë zbret në stomak, ai do të ngrohet nga dhjami i akumuluar në këtë zonë.

Stomakut do t’i duhet shumë punë dhe energji për të ngrohur temperaturën e trupit dhe rrjedhimisht do të krijojë fryrje të pakëndshme.

E gjithë kjo energji nuk përdoret për shkrirjen e yndyrnave, gjë që zgjeron perimetrin e belit.

Probleme Me Tretjen
Pirja e ujit të ftohtë pas vakteve mund të shkaktojë probleme me tretjen.

Kjo ndodh sepse temperaturat e ftohta ndryshojnë strukturën e ushqimeve të konsumuara dhe vështirëson tretjen e tyre.

Për shembull, ushqimet me yndyrë kanë tendencën të ngurtësohen kur përzihen me ujë të ftohtë.

Sa më shumë kohë të kërkojë tretja aq më të mëdha do të jenë problemet me refluksin acidik.

Marramendja
Kur metabolizmi has në vështirësi, trupi e ka të vështirë për t’u përshtatur me ndryshimin e menjëhershëm të temperaturës.

Për rrjedhojë, organet përfshirë edhe trurin furnizohen me më pak oksigjen.

Mungesa e oksigjenit shkakton marramendje.

Bllokimi i Trurit
Sipas informacioneve të AgroWeb.org, rënia e papritur e temperaturës në trup tjetërson shumë funksione fiziologjike.

Për pasojë, njeriu vuan nga dhimbjet e kokës apo migrena.

Kjo është arsyeja përse këshillohet që pijet e ftohta të konsumohen me pipë për t’i dhënë kohë trupit të përshtatet me temperaturën e ftohtë.

Truri është shumë i ndjeshëm ndaj temperaturës.

Uji i ftohtë ndikon në uljen e temperaturës së gjakut që shkon në tru, duke shkaktuar bllokimin momental të tij.

Ngadalësim i Rrahjeve Të Zemrës
Disa studime shprehen se pirja e ujit të ftohtë stimulon disa nerva të cilët shkaktojnë ngadalësim të rrahjeve të zemrës.

Humbje Të Ushqyesve
Temperatura normale e trupit është diku mes 36-37°C.

Kur njeriu pi ujë tepër të ftohtë, e detyron trupin të përdorë më shumë energji për të rikthyer temperaturën në nivele normale.

Kjo energji mund të përdorej për të përthitur ushqyesit e marra nga ushqimet.

Kësisoj në vend që trupi të marrë ushqyesit e duhur, shpenzon energji për të ngritur temperaturën.

Më Shumë Etje
Sa më shumë ujë të ftohtë të pini, aq më të etur do të ndiheni, thonë studimet të cilave u referohet AgroWeb.org.

Uji i ftohtë shkakton humbje më të mëdha të lëngjeve, gjë që do të thotë se pavarësisht se keni pirë ujë, trupi mbetet i dehidratuar.

Temperatura E Duhur E Ujit
Ekspertët thonë se njerëzit duhet të pijnë ujë në temperaturë ambienti për të siguruar një hidratim të mirë.

Ujin mund ta pini edhe përpara vakteve për të rritur ndjesinë e ngopjes dhe për të mos e tepruar me ushqimin.

Mos harroni që uji nuk ka kalori, ndaj mund të pini deri në dy litra në ditë për të qenë të shëndetshëm./AgroWeb

Nuk duhet që të pini kurrë ujë të ftohtë pas ngrënies, njihuni me tetë rreziqet për organizmin Read More »

Covid-19 nuk ndalet në Shqipëri/ Ja sa persona e humbën betejen në 24 orët e fundit

Koronavirusi nuk ndalet në Shqipëri, ku në 24 orët e fundit e kanë humbur betejën 6 pacientë në dy spitalet COVID.

Eugena Tomini, nga Instituti i Shëndetit Publik tha se fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, një 58 vjeçar nga Durrësi, një 70 vjeçar nga Kruja, dhe një 82 vjeçare nga Shijaku. Nuk e kanë fituar betejën, një 63 vjeçar nga Kukësi, një 64 vjeçar nga Shkodra, një 69 vjeçar nga Elbasani.

Numër rekord edhe në rastet e reja ditore. Në 24 orë u raportuan 139 të prekur të rinj.

Rastet dolën prej 561 testime te persona të dyshuar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 81 raste në Tiranë, 10 në Berat, 8 në Durrës, 7 në Tropojë, 6 në Elbasan, nga 3 raste në Shkodër, Kukës, Lezhë, Kavajë, Pogradec, nga 2 raste në Korçë, Divjakë, Shijak, nga 1 rast në Lushnje, Mirditë, Tepelenë, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Bulqizë,

Megjithë rastet ditore të identifikuara pozitive, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 69 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3123, që nga fillimi i epidemisë.

Ndërsa rastet aktive të prekura nga koronavirusi po ndiqen në dinamikë nga mjeket e familjes sipas protokolleve të përcaktuara.

Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 110 pacientë te konfirmuar pozitiv ku 21 paciente janë në terapi intensive, 6 prej të cilëve pacientë të intubuar.

Po ashtu në dy spitalet, Covid 1 dhe Covid 2, përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid19, vijojnë të marrin trajtim pacientë të dyshuar nga ana imazhetike si te prekur nga covid19, të cilët po trajtohen sipas protokolleve nga ekipet tona mjekësore në dy spitalet

Covid-19 nuk ndalet në Shqipëri/ Ja sa persona e humbën betejen në 24 orët e fundit Read More »

Shuhen vatrat e zj arrit në qarqet Lezhë, Fier, Elbasan e Vlorë

Disa prej vatrave aktive të zjarreve në vend janë shuar. Vatrat e zjarrit ishin raportuar në qarqet Lezhë, Fier, Elbasan e Vlorë.

Qendra Kombëtare e Emergjencave Civile njofton se zjarri i rënë në vendin e quajtur Godull, masivi pyjor Seman, në bashkinë Fier është shuar.

Por ende në terren janë forcat zjarrfikëse, të cilat po inspektojnë terrenin për të eliminuar çdo lloj mbetjeje zjarri që mund të shkaktojë rindezje të tij.

Kryesisht verifikimet po kryhen në ato vende ku ka patur mbetje të drurëve të pishave, të rënë nën ndikimin e kushteve atmosferike në vite, të cilat mund të kenë brenda tyre element zjarri.

Nga ana tjetër po kryhen edhe verifikimet lidhur me shkallën e dëmit nga zjarri. Paraprakisht mendohet se ai ka përfshirë rreth 140 hektarë shkurre dhe pjesë nën kurorë të pishave, duke mos prekur dhe dëmtuar kurorën e tyre. /noa.al/

Shuhen vatrat e zj arrit në qarqet Lezhë, Fier, Elbasan e Vlorë Read More »

Detaje/ Katër persona në mes të stuhisë në det,gruaja nxirret pa jetë

Dalin detaje të reja lidhur me pjesëtarët e një familje të bllokuar në një gji në Dhërmi, si pasojë e detit të trazuar prej motit të keq, ku tre vetë u shpëtuan, ndërsa gruaja u mbyt në det.

Trupi i pajetë i Mirela Ramës, u nxorr rreth orës 11.30 të ditës së sotme, rreth një milje nga vendi ku u përmbys varka.

Lidhur me ngjarjen u deklarua zyrtarisht se shërbimet e Policisë kufitare Dhërmi kanë marrë një telefonatë se një mjet lundrues ka dalë në det për peshkim dhe si pasojë e dallgëve të mëdha dhe motit të keq personat që ishin në bord rrezikonin të mbyteshin.

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë dalë me mjetin lundrues menjëherë në drejtim të adresës së dhënë dhe kanë njoftuar edhe rojën bregdetare për ndihmë.

Si rezultat i operacionit të përbashkët të Policisë Kufitare dhe rojës bregdetare dhe ndihmës nga një mjet lundrues turistik i rastit, u bë e mundur të shpëtohen Robert Rama, Fatjon Resulaj, dhe Avdyl Rama, ndërsa gruaja Mirela Rama, u gjet e mbytur nga kërkimet intensive me mjetet lundruese të Policisë Kufitare dhe të rojës bregdetare.

Personat e shpëtuar u dërguan në Jalë, ku i priste ambulanca e qendrës shëndetësore Himarë e njoftuar nga Policia Kufitare, dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

I mbijetuari Fatjon Resulaj, duke folur për mediat ka treguar se u nisën në orën 06.00 nga moli i Himarës, pasi ishte mot i mirë, dhe se stuhia filloi brenda dhjetë minutash.

“Ishim katër vetë. Ishte shoku im së bashku me djalin dhe nusen e tij. Gruaja është e humbur dhe vazhdojnë kërkimet. Pasi u përmbys anija, ne u mbajtëm tek anija fort. Djali u përpoq që të shpëtojë nënën, edhe ne, por situata ishte e rëndë shumë. Kemi bërë 5 kilometra rrugë dhe donim që ta shpëtonim, por ishte shumë e vështirë, mund të na rrëmbente rryma edhe neve”, u shpreh Resulaj. /noa.al

Detaje/ Katër persona në mes të stuhisë në det,gruaja nxirret pa jetë Read More »