Irina

Kjo pije pastron mushkëritë si me magji, provojeni

Të gjithë janë të njohur me rreziqet që vijnë nga pirja e duhanit, e sërisht vazhdojnë të tymosin duke pretenduar se ajo cigare i qetëson.

Nëse prej disa vitesh me rradhë jeni duhanpirës, dë.mi që i keni bërë rrugëve respiratore ëstë shumë i madh, por jo i pakhyeshëm.

Katrani që ka mbulua cipën e mushkërive mund të shka.ktojë dhimbje gjok.si, koll , bronkit e deri në qeliza kancerogjene.

Pasi të keni hequr dorë nga cigarja, apo ta keni rralluar këtë të fundit, ju duhet të përshpejtoni procesin e pastrimit të mushkërive duke pirë pijen magjike që Living do të japë më poshtë.

Për këtë recetë, do t’ju duhet:

1 kilogram qepë

1 rrënjë e vogël xhinxheri

1 litër ujë

400 gram mjaltë

Në një litër ujë, shtoni mjaltin dhe vendoseni në zjar.r.

Kur uji të fillojë të valojë shtoni qepën dhe rrënjën e xhinxherit.

(Qepa dhe xhinxheri duhet të jenë të pre.rë) Shtoni shafranin e Indisë kur përzierja të vlojë sërisht.

Ulni zjar.rin dhe lëreni përzierjen derisa të përgjysmohet.

Hiqeni nga zjar.ri dhe pasi të jetë ftohur hidheni në një kavanoz.

Kjo pije duhet ruajtur në frigorifer dhe duhet konsumuar nga një lugë në mëngjes esëll dhe në darkë përpara se të hani.

Kjo pije pastron mushkëritë si me magji, provojeni Read More »

Urimi i veçantë i Spiropalit për festën e Kurban Bajramit: Lutem për të sëmurët dhe familjarët e tyre

Besimtarët myslimanë në Shqipëri dhe në të gjithë botën kremtojnë sot Festën e Kurban Bajramit.

Krahas figurave politike që kanë uruar besimtarët myslimanë në këtë festë të rëndësishme ka qënë edhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Ministrja u uron besimtarëve ditën e Kurban Bajramit dhe veçanërisht të gjithë të sëmurët që po përballen me virusin vdekjeprurës Covid-19.

“Në këtë ditë Bajrami, lutem për ata që po luftojnë për frymë, intubuar, të lidhur me respiratorë. Lutem për të sëmurët në reanimacion dhe në spital, që po luftojnë me dhimbjen. Lutem për të sëmurët nëpër shtëpi që po përballen me ankthin dhe të panjohurën. Lutem për shpirtin e atyre që jetën e humbën pabesisht. Lutem për familjarët që s’i shohin dot të dashurit e sëmurë. S’u mbajnë dot dorën. S’i ngushëllojnë dot në momentet e vështira, as në momentin e fundit. Lutem për mjekët, infermierët, sanitarët, ekipet mjekësore, që shërbejnë me vetëmohim dhe sakrificë ekstreme”, shprehet Spiropali.

“Lutem, ky virus që goditi botën më tragjikisht se një luftë, të zhduket sa më shpejt nga faqja e tokës sonë. Qofshi me shëndet miq, Zoti e bëftë mirë për të gjithë! Amin!”, përfundon ministrja. /atsh

Urimi i veçantë i Spiropalit për festën e Kurban Bajramit: Lutem për të sëmurët dhe familjarët e tyre Read More »

Zgjedhjet në universitetet publike/Artan Hoxha zgjidhet Rektor i Universitetit të Tiranës

Nga zgjedhjet në Universitetet e vendit janë shpallur sot 12 rektorët fitues.

Profesor Artan Hoxha është rektori i ri i Universitetit të Tiranës, ndërsa Arben Gjata, rektori i Universitetit të Mjekësisë. Rektori i Universitetit Bujqësor është zgjedhur Fatbardh Sallaku, ndërsa tek Universiteti Politeknik do të jetë rektor Andrea Maliqari.

Ndërsa Kseanela Sotirofski është zgjedhur rektore e Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës dhe Suzana Golemi rektore e Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës.

Në Korçë, Dhimitër Bello u zgjodh rektori i ri i universitetit.

Lista e plotë e fituesve për rektor në Tiranë:

Universiteti i Tiranës: Artan Hoxha

Universiteti i Mjekësisë: Arben Gjata

Universiteti i Bujqësisë: Fatbardh Sallaku

Universiteti Politeknik: Andrea Maliqari

Universiteti i Arteve: Kastriot Caushi

Universiteti i Sporteve: Agron Kasa

Universiteti Politeknik: Andrea Maliqari

Fituesit për dekan në Tiranë:

Fakulteti i Ekonomisë: Dhori Kule

Fakulteti i Shkencave Sociale: Edmond Rapti

Fakulteti i Drejtësisë: Sokol Mëngjesi

Fakulteti i Gjuhëve të huaja: Artur Sula

Fakulteti Ekonomik: Dhori Kule

Fakulteti i Shkencave të Natyrës: Spiro Drushku

Fakulteti i Institutit të Fizikës Bërthamore të Zbatuar: Brunilda Daci

Fakulteti i Histori Filologjisë: Sabri Laci

Fituesit në Universitetin e Durrësit

Universiteti ‘Aleksandër Moisiu’ në Durrës, zgjodhi dekanët e 5 fakulteteve pas zgjedhjeve të zhvilluara një ditë më parë.

Dekane e Fakultetit të Edukimit u zgjodh Griselda Abazaj, Shkëlqim Fortuzi në Fakultetin e Biznesit, Andon Kume në Fakultetin e Shkencave Politike dhe Juridike, Lindita Mukli në Fakultetin e Teknologjisë dhe Informacionit dhe Osman Metalla në Fakultetin e Studimeve Profesionale.

Fituesit në Universitetin e Korçës

Universiteti “Fan S. Noli” në Korçë publikoi emrat e dekanëve fitues për 3 fakultete. Në Fakultetin e Ekonomisë, u zgjodh dekane Ledina Alolli, në Fakulteti e Mësuesisë Jonela Spaho dhe në Fakultetin e Bujqësisë, Gjergji Mero.

Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe Humane kandidati i vetëm Robert Damo nuk e fitoi garën, pasi nuk plotësoi numrin e votave. Zgjedhjet për dekan në këtë fakultet, sipas rregullit do të zhvillohen sërish pas 2 javësh./atsh

Zgjedhjet në universitetet publike/Artan Hoxha zgjidhet Rektor i Universitetit të Tiranës Read More »

Rama kujton i përl*otur të atin: ‘U futa në politikë ditën e fun*eralit të tim eti’

Me anë të një postimi në rrjetin social, kryeministri i vendit, Edi Rama ka përkujtuar babain e tij që ka hu mbur jetën nga një at ak në zemër para disa vitesh.

Rama rrëfen se ka qenë vd ekja e të atit, ajo që e ka sjellë në Tiranë ndërsa tregon se jeta e tij politike nisi në ditën e fun eralit të babait të tij.

HOMAZH

IM ATË, KRISTAQ RAMA, mori emrin e gjyshit të tij, Kristaq Ramës së parë, që ishte një ndër patriotët firmëtarë të pavarësisë në Durrës, e ia kushtoi jetën e pasurinë hapjes së shkollave në gjuhën shqipe, në ato kohë kur gjuhës sonë amtare i kan osej fuqia e një ar miqësie të madhe. Im atë sot do të mbushte 88, nëse një go ditje fa tale në zemër nuk do t’ia kishte ndërprerë befasisht rrugëtimin në këtë botë plot 22 vjet më parë, kur vd ekja e tij më solli në Tiranë e më ndryshoi rrugëtimin tim. Por kjo është një histori tjetër.

Sot, si në çdo 31 korrik, kur unë e kujtoj me sytë e lagur tim atë, më rri para syve buzëqeshja e tij paqësore e pas çdo debati lu ftarak mes nesh gjatë viteve të rinisë sime të parë – kur unë flisja gjithnjë e më shumë dhe ai rezistonte gjithnjë e më pak. Prej meje, jetës sime në politikë, e cila nisi në ditën e fune ralit të tij, arsyeja e mosarsyes politike ka sjellë shumë baltë mbi emrin e tim eti pas vd ekjes.

Por ajo buzëqeshje e shkrin dhe tret krejt baltën, mu si në çdo paradite feste kombëtare, kur qyshse për shkak të detyrës shkoj tanimë prej 20 vjetësh, tek Nëna Shqipëri a tek Heronjtë e Pavarësisë në Vlorë. Pasi vendos kurorën, përulem dhe pastaj ngre kokën drejt lartësisë së veprave që ai la dhe nga qielli më vjen buzëqeshja e tij.

Veprat do të jenë aty bashkë me emrin e Kristaq Ramës, kur ata që e kanë baltosur tërë këto vite do të jenë mbuluar me kohë e me vakt, nga pluhuri i një harrese përfundimtare pa kthim. Kishte të drejtë im atë, mos e harro asnjëherë, në këtë jetë ke ardhur për të lënë kujtimin tënd, tek fëmijët e tu, tek ata që të njohën vërtetë dhe në qofsh shumë i zoti, tek populli yt. Të tjerat i merr era dhe në fund edhe trupi i vetë njeriut erë bëhet.

Rama kujton i përl*otur të atin: ‘U futa në politikë ditën e fun*eralit të tim eti’ Read More »

Politika uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin

Politikanët shqiptarë uruan sot festën e Kurban Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë.

“Mirëmëngjes gëzuar Kurban Bajramin”, shprehet Kryeministri Edi Rama në urimin e tij.

Ndërsa Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, në mesazhin drejtuar besimtarëve myslimanë thekson se “gëzimi i festës i gjen Shqipërinë dhe shqiptarët, ashtu si gjithë besimtarët myslimanë, nën ankthin e rrezikut të pandemisë së koronavirusit”.

“Por unë, ashtu si të gjithë ju, vëllezër besimtarë dhe qytetarë shqiptarë, kudo ku jetoni, jam i bindur se, me përpjekjet e kujdesin tuaj dhe me ndihmën e besimit, gëzimi do ta mundë dëshpërimin; shpresa do ta mposhtë frikën; drita do të ndriçojë mbi errësirën; qartësia do të shpërndajë mjegullat e sëmundjeve dhe trishtimit; ëmbëlsia e festës do të shijojë përmbi hidhërimin që shkakton pandemia; e mira do të përzërë të keqen nga jeta dhe vatrat familjare të çdo besimtari e shqiptari; lumturia do të tresë dhimbjen, dyert e shkollave e universiteteve do të rihapen dhe do të mbushen me zërat gazmorë të nxënësve e studentëve; prindërit do të çlirohen nga meraku njerëzor për fëmijët, të moshuarit do të rikthehen në jetën e tyre të qetë; bizneset do të kthehen në prodhimin dhe shërbimet me kapacitetet e tyre të plota; përqafimi do t’i zërë vendin distancës e veçimit; gjallëria do të zëvendësojë pezmatimin dhe jeta do të triumfojë mbi rrezikun pandemik”, – theksoi Ruçi.

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, shprehet që “në këtë ditë Bajrami, lutem për ata që po luftojnë për frymë, intubuar, të lidhur me respiratorë. Lutem për të sëmurët në reanimacion dhe në spital, që po luftojnë me dhimbjen. Lutem për të sëmurët nëpër shtëpi që po përballen me ankthin dhe të panjohurën. Lutem për shpirtin e atyre që jetën e humbën pabesisht”.
“Lutem për familjarët që s’i shohin dot të dashurit e sëmurë. S’u mbajnë dot dorën.S’i ngushëllojnë dot në momentet e vështira, as në momentin e fundit. Lutem për mjekët, infermierët, sanitarët, ekipet mjekësore, që shërbejnë me vetëmohim dhe sakrificë ekstreme. Lutem, ky virus që goditi botën më tragjikisht se një luftë, të zhduket sa më shpejt nga faqja e tokës sonë. Qofshi me shëndet miq, Zoti e bëftë mirë për të gjithë! Amin!”, shprehet ministrja në urimin për besimtarët myslimanë.
Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit duke u shprehur se “mbarë njerëzimi sot kujton bindjen e Profetit Ibrahim ndaj Zotit”.

“Festa e Sakrificës këtë vit merr një kuptim të veçantë kur të gjithëve na duhet të sakrifikojmë në jetën tonë të përditshme, për tu mbrojtur dhe për të këputur zinxhirin e infektimit prej armikut të padukshëm. Le të lutemi për jetët e humbura, si dhe për ata që po luftojnë me COVID-19. Të shprehim mirënjohje për ata që janë në krye të detyrës. Kush nuk e ka kuptuar që kjo është një luftë, të zgjohet sot”, shprehet Balla.

“Le ta mësojmë thelbin themelor të sakrificës dhe ta festojmë këtë Bajram duke sakrifikuar egot tona. Në këtë Kurban Bajram 2020, Zoti ju bekoftë me shëndet dhe lumturi”, uron Balla./atsh

Politika uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin Read More »

Ambasadorja Kim uron besimtarët myslimanë në shqip: Sjelltë shpresë e gëzim për ju e familjet tuaja

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, uroi sot të gjithë besimtarët myslimanë në gjuhën shqipe për festën e Kurban Bajramit.

Kim uron që kjo festë të sjellë shpresë gëzim për besimtarët myslimanë e familjet e tyre.

“Gëzuar festën e Kurban Bajramit! Sjelltë shpresë, besim dhe gëzim për ju dhe familjet tuaja! Gëzuar Kurban Bajramin për të gjithë miqtë që e festojnë”, shprehet ambasadorja Kim./atsh

Ambasadorja Kim uron besimtarët myslimanë në shqip: Sjelltë shpresë e gëzim për ju e familjet tuaja Read More »

Kurban Bajrami/ Meta uron besimtarët myslimanë: Të jemi të kujdesshëm në festime, shëndeti dhe jeta kanë një rëndësi të veçantë

Presidenti Ilir Meta uroi besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit.

“Kurban Bajrami është përkujtimi i shëmbëlltyrës sublime të sakrificës për jetën dhe lirinë. Në këtë ditë feste, besimtarët myslimanë sjellin mesazhin e mirëkuptimit, solidaritetit dhe vëllazërisë. Peligrinazhi, udhëtimi i vetëpërtëritjes individuale, simbolizon mënyrën e të jetuarit në paqe me veten dhe të tjerët”, tha ai.

“Një rit, një ndjenjë, një ideal, larg egoizmave, me qëllimin e përbashkët të respektit, tolerancës dhe dashurisë, rikthimin tek vlerat e shenjta të jetës, lirisë dhe drejtësisë”, u shpreh Meta.

“Është tepër e rëndësishme që të jemi të kujdesshëm në festimet tona, duke respektuar dhe marrë të gjitha masat e duhura për të parandaluar përhapjen e mundshme të COVID-19 tek të afërmit dhe njerëzit tanë të dashur”, tha ai.

Meta theksoi se, “në fenë islame shëndeti dhe jeta kanë një rëndësi të veçantë, ndaj të kujdesemi për veten, familjen, të dashurit dhe njerëzit që kanë më shumë nevojë”.

“Në një ditë si kjo, në fjalimin e lamtumirës, Profeti Muhamed citoi porosinë e tij të fundit: “Ruani, respektoni dhe nderoni vlerën e personalitetit. Kurrë mos shkelni të drejtën dhe nderin e dikujt”, tha Meta.

“Me mesazhet e kësaj dite të shënuar ju uroj: Gëzuar Kurban Bajramin! Zoti e Bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku ndodhen”, uroi Presidenti Meta. /atsh

Kurban Bajrami/ Meta uron besimtarët myslimanë: Të jemi të kujdesshëm në festime, shëndeti dhe jeta kanë një rëndësi të veçantë Read More »

Parashikimi i motit për sot

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se dita e sotme e do të jetë me mot të kthjellët dhe temperatura të larta. Në mesditë parashikohen vranësira kalimtare në zonat malore. Parashikohen reshje shiu lokale në mesditë në Alpe dhe Verilindje.

Era do të fryjë me drejtim Jugperëndim -Veriperëndim 1-8m/sek, përgjatë vijës bregdetare jugore deri në 15m/sek, duke u pasuar nga valëzim i forcës 2 dhe 3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 23/39 diell
Kukës 19/35 diell shi
Lezhë 21/36 diell
Dibër 19/36 diell re
Durrës 23/34 diell
Tiranë 24/37 diell
Elbasan 24/39 diell re
Berat 20/37 diell
Vlorë 22/32 diell
Korçë 19/32 diell re
Gjirokastër 19/38 diell
Sarandë 19/33 diell/atsh

Parashikimi i motit për sot Read More »