Për të gjithë ata që kanë planifikuar pushime për 5 ditët në vijim, kushtet atmosferike do të jenë të favorëshme.
Vendi ynë parashikohet të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme.
Mot kryesisht i kthjellët e vranësira kalimtare në orët e mesditës përgjatë relieveve malore.
Era do të jetë nga Veriperëndimi-Jugperëndimi me shpejtësi 1-8m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 15-18m/s.
Ngjarja e rëndë në Kombinat pak muaj më parë, ku brenda banesës u gjetën të vd ekura nënë e bijë, Anisa dhe Zhaneta Josifi, vazhdon të jetë ende një ngjarje tr onditëse.
Blerta, vajza tjetër e familjes Josifi u gjet në gjendje të rëndë dhe me shumë pak shenja jete, por vetëm dy javë më pare ajo ka dale nga ambientet e spitalit, nga ku edhe po trajtohej dhe është rikthyer në ambientet e shtëpisë.
Ajo arriti t’i shpëtojë gjithë kësaj ngjarje makabre e cila e kishte zanafillën e saj në mars të vitit 2018. Të afërm dhe familjar të familjes Josifi janë shprehur të tronditur dhe mjaftë të shokuar, pasi për shumë muaj me radhë ata trokisnin te dera e mbesave dhe kunatës së vet por vet ato nuk i lejonin të hynin brenda, pasi në njërën nga dhomat e shtëpisë qëndronte i pajetë trupi i Anisës prej 15-muajsh.
Nga ana tjetër xhaxhai i vajzave u shpreh se prej kohësh kërkoja të shikoja Anisën por e ndjera Zhanet dhe Blerta nuk ma lejonin. Ai rrëfen se dalja nga spitali e Blertës i ka shtuar edhe më shumë përgjegjësinë, pasi ajo nuk është në gjendje të kujdeset për veten dhe as të qëndrojë e vetme në një banesë.
Pas daljes nga spitali daja dhe xhaxhai morën kujdestarinë ndaj Blertës si dhe e larguan atë nga banesa ku ndodhi krimi. Sot xhaxhai i Blertës ka një thirrje, ai vjen në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” në News 24, me autore Evis Ahmetin për të apeluar ndihmë.
DËSHMIA E XHAXHAIT
Jam ende i shqetësuar për Blertën pasi ajo nuk është në gjendje të jetojë apo të ushqehet vetëm. Pasi doli nga spitali ne jemi kujdesur dhe po kujdesemi shumë për të, pasi ajo është e pa qëndrueshme ende në logjikë. Ka momente që e pyes për diçka që ka të bëjë me ngjarjen dhe ajo në fillim thotë diçka tjetër dhe në fund thotë diçka tjetër. Nuk mund ti besoj asgjëje apo ta marrë definitive pasi ajo i mohon dhe i pohon gjërat që ne e pyesim.
Por unë shpesh herë mundohem ta pyes sesi qëndron e vërteta dhe se çfarë ndodhi brenda atyre mureve, por nga sa më ka shprehur Blerta si fillim këtë vetëflijim e kanë nisur Zhaneta dhe Blerta të cilat nuk ja dolën dot dhe dolën nga dhoma, pastaj këtë insiativë e mori e ndjera Anisa e cila ndërroi jetë 15-muaj më parë sipas mjekësisë ligjore. Zhaneta shkonte në punë tre muaj para se të ndërronte jetë dhe kthehej me gëzim në shtëpi pasi mendonte se do të gjente Anisën të ringjallur. Blerta shprehet dhe është e bindur se mami dhe motra janë në gjirin e zotit, ajo pohon se do ta ndjekë këtë fe por që nuk do bëjë një veprim të tillë vetëflijimi për ringjallje. Unë nuk dua shumë që ti rikthej kujtesën se edhe sipas porosive të mjekut, nuk duhet ti rikujtojmë asgjë.
Në fillim Blertës i shfaqeshin pamje dhe bërtiste ndërsa tani është pak më qetë. Pasi doli nga spitali ne i kemi qëndruar mbi kokë dhe nuk kemi neglizhuar për asnjë moment atë çka mjekët na pohuan pasi ajo përkeqësohet nga momenti në moment. Unë dhe familja e dajës së saj kemi marrë kujdestarinë e saj dhe po e mbajmë me radhë, tani ajo ndodhet te shtëpia e dajës, nuk e lejojmë asnjë moment vetëm, kur duhet të lëvizi dikush shkon dikush nga ne që qëndron me të.
Ne flasim, bisedojmë me të për të mësuar dhe parë se çfarë po ndodhë brenda mendjes së Blertës pasi unë jam shumë i shqetësuar, ajo duket sikur here-herë e ka logjikën tamam por here-herë duket e shqetësuar dhe nuk pohon më ato që mund t’i ketë thënë në fillim. Pikërisht për këtë jam edhe këtu sot pasi në atë shtëpi ku ndodhi krimi ajo nuk mund të kthehet më dhe ne nuk do ta lejojmë më këtë gjë, për punën e banesës i kërkoj shtetit nëpërmjet emisionit tuaj që të gjejmë një rrugëzgjidhje.
Pikat e bardha në fytyrë, të cilat në gjuhën e përditshme cilësohen si pika dhjamore, bëhen prezente tek shumë njerëz me kalimin e viteve. Por si të shpëtoni prej tyre pa shkuar tek doktori? Më poshtë sjellim dy zgjidhje, të cilat i keni në shtëpi.
Një trajtim natyral është skrapi që ka në bazë mjaltin dhe sheqerin. Mjafton që të përzjeni një lugë mjaltë me një lugë sheqer dhe lëngun e një kokrre limoni.
Masën homogjene të përftuar aplikojeni në fytyrë me një copë pambuk. Lëreni të veprojë për 20 minuta dhe më tej shkërmoqeni me delikatesë. Përsëriteni një veprim të tillë dy-tre herë në javë, deri sa pikat e bardha të zhduken.
Edhe maska me miell misri dhe uthull molle ndihmon në eliminimin e pikave të bardha të bezdisshme. Përzieni miell mistri me uthull deri sa të përftoni një masë kremoze, të cilën më tej duhet ta aplikoni në zonat e interesuara.
Këtë maskë duhet ta lini të veprojë për 30 minuta. Më tej shpëlajeni fytyrën me ujë të bollshëm. Një maskë të tillë, këshillohet që ta përsërisni tre herë në javë. /noa.al
Përdorimi i telefonit celular natën është një zakon i përhapur gjerësisht. Orë të gjata të kaluara duke shfletuar internet, duke parë video, duke përdorur aplikacione për të luajtur lojëra ose për të redaktuar foto. Por a e dini se përdorimi i tabletave dhe telefonave celularë gjatë natës mund të dëmtojë shëndetin tonë?
Kjo është ajo që thonë disa studiues të cilët e kanë përqendruar kërkimin e tyre në efektet anësore që mund të rezultojnë nga përdorimi natën i telefonave inteligjentë. Më poshtë gjeni tre arsye se pse duhet të hiqni dorë nga përdorimi i celularëve natën:
Çrregullojnë gjumin– Drita blu e lëshuar nga telefonat inteligjentë pengon formimin e melatoninës. Melatonina është një hormon veçanërisht i rëndësishëm për stimulimin e gjumit. Përveç kësaj, fushat magnetike të celularëve ndërhyjnë në valët e trurit dhe nxisin çrregullimet e gjumit. Si përdundim, drita e emetuar mund të shkaktojë pagjumësi, dhimbje koke, mungesë përqendrimi, madje edhe depresion.
Dëmtim i syve– Sipas ekspertëve, drita blu e telefonave inteligjentë mund të shkaktojë ndryshime molekulare në retinë dhe korne. Rezulton se drita e emetuar nga pajisjet elektronike mund të ketë efekte veçanërisht të dëmshme në sytë tanë. Mund të shkaktojë plakje të sistemit okular i cili ndikon drejtpërdrejt në shikim, tharje të syve dhe inflamacion të syve.
Shtohet rreziku për tu prekur nga kanceri– Përdorimi i smartphone-it tuaj gjatë natës mund të rrisë rrezikun e prekjes nga kancerit. A e dini se melatonina ngadalëson zhvillimin e qelizave kancerogjene? Pra, nëse niveli i këtij hormoni në trupin tonë bie si rezultat i ekspozimit të vazhdueshëm ndaj dritës së telefonave inteligjentë, qelizat kanceroze mund të shumohen të pashqetësuara. Drita e emetuar nga pajisjet elektronike zvogëlon veprimin e tamoxifen, një përbërës aktiv që përdoret në trajtimin e kancerit të gjirit. /noa.al
Dje në Uashington është nënshkruar marrëveshja për normalizim ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë, në prani të presidentit Donald Trump.
Mirëpo, “një incident” ka ndodhur jashtë Shtëpisë së Bardhë me gazetarin shqiptar Ridvan Berisha, i cili është provokuar nga një person që thërriste me megafon “Kosova është Serbi”, teksa ai i merrte intervistë delegacionit kosovar.
“Kosova është Serbi”, thërriste serbi, ndërsa gazetari shqiptar i është kthyer menjëherë duke i thënë “Kosova është e pavarur”, duke lënë dhe intervistën përgjysmë.
Hap të madh për paqen në Ballkanin Perëndimor e ka konsideruar ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë marrëveshjen e arritur sot mes Kosovës dhe Serbisë, në Uashington.
Në Tuiter Juri Kim shkroi se dy vendet arritën marrëveshje në sektorin ekonomik.
“Një hap i madh përpara për paqen dhe prosperitetin në Ballkanin Perëndimor:
Duke u përqëndruar në krijimin e vendeve të punës dhe rritjen ekonomike, të dy vendet ishin në gjendje të arrijnë një përparim të vërtetë në bashkëpunimin ekonomik në një gamë të gjerë çështjesh”, shkroi Kim në Tuiter.
Marrëveshja është përshëndetur edhe nga organizmat europianë, si një nisje e mirë për të vazhduar më tej. /noa.al/
Pas takimit me Presidentin Ilir Meta në kuadër të konsultimeve për datën e zgjedhjeve parlamentare, bashkëshortja e tij, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi deklaroi se për LSI zgjedhjet duhet të ishin bërë para dy vitesh.
“Jemi shumë vonë, nuk besoj se është çështje date, por dhënia shqiptarëve e mundësisë për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe që një orë e më parë të jenë pjesë e Bashkimit Europian”, u shpreh Kryemadhi.
Ajo shtoi se e garantoi Presidentin, se LSI do të zbatojë çdo vendim e dekret kushtetues dhe do marrë pjesë në çdo proces zgjedhor të lirë e të ndershëm.
Sipas saj, një datë e zgjedhjeve do të çonte edhe në mundësinë e nisjes së lëvizjes së gjërave dhe se zvarritja e këtij procesi do të jetë kosto shumë e madhe për shqiptarët.
Kryemadhi tha se duhet një përmbysje e një sistemi të kaluar dhe krijimin e një sistemi të ri.
Lidhur me vajtjen e saj për herë të parë në Presidencë, deklaroi se kryesia e LSI vendosi që të shkonte ajo, pasi tha se është një datë shumë e rëndësishme për Shqipërinë, “për të vendosur një datë që t’i japë fund krizës politike që e ka kapur prej 30 vitesh Shqipërinë”.
Për letrën e ambasadores amerikane Yuri Kim për të mos përfshirë në listat e kandidatëve për deputetë persona të lidhur me krimin, deklaroi se, “është e domosdoshme që duhet të lexohet. LSI e ka lexuar siç duhet, duhet ta lexojë siç duhet PS. Në listat e LSI nuk ka pasur asnjë lloj kandidati problematik. Nëse do të shkojmë drejt listave të hapura, do të jenë ata që do ta vendosin”.
Më herët Meta priti në takim Kryeministrin Edi Rama dhe përfaqësues të partive të vogla opozitare.
Mësohet se Rama është shprehur i hapur për çdo datë, me përjashtim të 2 majit, kur janë Pashkët ortodokse. Ndërkohë partitë e vogla opozitare kanë propozuar 18 majin si datën më të mundshme.
Në 17.30 pritet të shkojë në Presidencë edhe përfaqësuesja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari, duke përmbyllur kështu konsultat e Presidentit. Pas këtyre konsultave kreu i shtetit pritet të dalë me një datë për zgjedhjet e vitit 2021. /noa.al
Tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar la në “qiell të hapur” mijëra familje shqiptare. Tashmë kanë kaluar mbi 9 muaj dhe qeveria shqiptare ende nuk u ka ndërtuar banorëve banesat e reja, edhe pse premtimi është bërë publikisht nga kryeministri Edi Rama.
Së fundmi, përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Dorjan Teliti ishte në Shijak ku u ndal tek banesa e rrënuar nga tërmeti e Rasim Shahinit. Ky i fundit tregoi se prej 9 muajsh jeton në karrocë në kushte shumë të vështira nga mungesa e një banese. Ai rrëfen më tej se autoritetet nuk i kanë ardhur ende për t’i shembur banesën. Madje Shahini tregon se ka arrogancë nga përfaqësuesit e njësisë administrative, të cilët i kanë thënë se banesa e tij do të shembet e fundit. Shahini shprehet më tej se gruaja dhe motra e tij kanë probleme të rënda shëndetësore dhe një dimër i dytë jashtë do të shkaktonte pasoja serioze për shëndetin e tyre.
“Unë jam Rasim Shahini nga fshati Shahin i Shijakut. Unë banesën më ka dalë DS4 për t’u prishur. Administratori i Komunës Hardhisht, Xhemali, nuk vjen me na prish shtëpinë, edhe thotë që: “Shtëpinë tënde do ta prish thotë i fundit… do ta bëj shtëpinë tënde.” Me inat! Unë e kam nënën 86 vjeçe, kam motren, e kam të sëmurë në dorë, kam gruan të sëmurë, marr 300-400 mijë lekë ilace, kam hyrë borxh deri në fyt, kam kredi. Kur vjen puna për të bërë shtëpinë, thotë: “Shtëpia jote do rrijë e fundit, unë jam paraplegjik, nuk lëviz fare, vetëm me karrocë. Nënën 86 vjeçe, vetë paraplegjik, nuk i bëhet shtëpia. Unë po lahem jashtë… me karrocë jashtë. Hajde verifikojeni, kush të dojë të vijë ta verifikojë. Banja ime është prishur, kur vjen dimri, unë skam nga t’ia mbaj më. Ec e shikoni vetë, e keni parë vetë, unë në çadër nuk rrij dot. Administratori të vijë sa më shpejt në shtëpinë time, të vijë ta shembë, ta bëjë… Na keni bërë me lujt mendsh. Nga t’ia mbaj më, nga të mbytëm? S’kam ku me shku! Vëre dorën në zemër për mua!”, shprehet ai.
Në të njëjtën situatë ndodhen edhe banorët e Thumanës dhe ata të Manzës, që u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar. Ky është një realitet krejt ndryshe, nga ai që paraqet kryeministri Edi Rama në videot që poston në rrjetet sociale. Javët e fundit, kreu i qeverisë ka shkuar në çdo banesë të rindërtuar dhe u dorëzon çelësat banorëve. Ai premton se çdo banesë e dëmtuar nga tërmeti do të rindërtohet. Por, kanë kaluar shumë muaj edhe qindra familje po i kalojnë netët në qiell të hapur. Të gjithë i kanë sytë nga qeveria.