Irina

Moti/ Zbuloni se çfarë ndodh me temperaturat ditët në vijim

Meteorologia Adiola Bami nga MeteoAlb, ka folur në lidhje me parashikimin e motit për këtë javë si dhe për muajin shtator.

Ajo tha se duke filluar nga dita e mërkurë e në vijim do të kemi një mot të kthjellët ku temperaturat do të vijojnë që të mbeten të larta, ku në fundjavë pritet të arrijnë 36 °C.
“Mëngjesin e sotëm kemi patur zhvillim të menjëhershëm të vranësirave duke sjellë rrebeshje shiu në pjesën më të madhe të territorit dhe kryesisht në veriperëndim dhe në zonat qëndrore. Më pas rreshjet janë zhvendosur drejt zonave lindore kjo ka ndodhur si pasojë

Është një situatë kalimtare pasi që nga dita e sotme në orët e mesditës presim përmirësim të ndjeshëm të kushteve të motit duke bërë që pasditja sot në vijim të kemi kryesisht mot të kthjellët, përjashtuar zonat malore ku gjatë pasditeve herë pas here do të kemi zhvillim të vranësirave lolake dhe ndonjë rrebesh të izoluar shiu.

Zonat bregdetetare do të vijojnë të mbeten me kthjellime dhe do të kemi rritje graduale të temperaturave krahasuar me ditën e sotme ku kemi patur rënie të ndjeshme të tyre. Ku vlerat maksimale kanë zbritur në 33-34 gradë celsius. Parashikohet që nga dita e mërkurë dhe në vijim të kemi rritje gradualeduke kulmuar gjatë fundjavës me vlerat termike 35-36 °C. Përjashtuar ditën e sotme sërisht do të kemi diell dhe rritje të temperaturave”– thotë ajo për “Ora News”
Kur pritet që të kemi një mot të përshtatshëm dhe të favorshëm për një muaj si shtatori?

“Ky shtator do të vijojë muaj i thatë dhe i nxehtë, të paktën 15 ditëshi i parë i muajit shtator do të jetë me temperatura shumë më të larta se vlerat normale klimatike 8 apo 9 °C krahasuar me vlerat normale. Duke qenë se duhet të jetë me 28 ose 29 °C ndërsa ne gjatë 15 ditëshit të parë presim vlera termike 37 apo 38 °C. Kryesisht javën që vjen do të kemi temperatura të larta. Presim që 15 ditëshi i dytë i shtatorit të sjellë freskim të motit dhe do të kemi episode të shkurta prezencë vranësirash dhe të rreshjeve”– përfundon Bami.

Moti/ Zbuloni se çfarë ndodh me temperaturat ditët në vijim Read More »

Aktori Çun Lajçi: Jetoj me pension 150 euro/ Shet librin e tij në rrugë

Me sharki në dorë, që i bën shoqëri gjatë orëve të ditës, aktori njohur, Çun Lajçi, thotë se nuk ka turp të shesë librin e tij.

“Bastardët” është titulli më i ri nga Lajçi, ndërsa ne një lidhje me Skype në emisionin “Ftesë në Pesë”, ai thotë se një ndër motivët që e nxjerrë në rrugë për të shitur krijimin e tij, është pensioni i pamjaftueshëm vetëm 150 euro.

“Unë dal edhe shes librat e mi edhe sepse jetoj me pension 150 euro dhe ka faj edhe qeveria që një artist, që ka botuar 11 tituj, e lenë me një pension të tillë. I thash na keni shkel 50 vjet, keni dhunuar një teatër, i keni lënë artistët në rrugë. Është periudha më e keqe e një shteti mos me pas kryeqyteti një teatër. Është e paimagjinueshme që ne si shtet mos e kemi. I thash mos hy në gjynah me artistët. Erionit i ishte e vetmja lutja ti që e rrënove Teatrin, ti bëhu ai që do na gëzosh me një teatër të ri. E pati me kusht që edhe librin tjetër me ja dhënë piktorit, se nuk e quaj kryeministër, Edit. Në letrën time Ramës i shkruajta “ti i çmendur, çmendu aq shumë sa të ndërtosh një teatër aq luksoz”, ndërsa ai mu përgjigj: “kur të ndërtohet, shiritin do ta presim ne dy të çmendurit”, më çmendi dhe mua. Unë jam aq i çmendur, në kuptimin e mirë, që tja them shqiptarit të vërtetën në sy. Shqiptari pranon gjithçka, pos të vërtetës, tani unë vërtetë i marr personazhet jo se unë kam dasht, por sepse ata kanë dashur me qenë personazhë, sepse kanë dashur me qenë vipa”, u shpreh ai.

Aktori Çun Lajçi: Jetoj me pension 150 euro/ Shet librin e tij në rrugë Read More »

Magnetët e vegjël në dyert e frigoriferëve/ Mësoni nëse janë të rrezikshëm

Magnetët e vegjël me figura të ndryshme i sheh në dyert e frigoriferëve, ku shpesh janë fëmijët ata që e bëjnë diçka të tillë.

Lajme të pakonfirmuara kanë qarkulluar në internet se këta lloj magnetësh mund të jenë kancerogjenë.

Por përgjigje për këtë ka dhënë Instituti i Lartë i Shëndetit italian, sipas të cilit diçka e tillë nuk është e vërtetë.

Magneti mund të dëmtojë pajisjen ku ju e keni vendosur, në rastin konkret derën e frigoriferit, por nuk ka aspak ndikim në shëndet.

Kështu që mos kini më frikë për diçka të tillë. /noa.al/

Magnetët e vegjël në dyert e frigoriferëve/ Mësoni nëse janë të rrezikshëm Read More »

Moti/ Ja ç’pritet ne vazhdim

I nxehti përvëlues dhe temperaturat e larta po largohen për t’i lënë vendin kohës së vjeshtës, dhe vranësirave të shtatorit. Pikërisht sot, ju pret një mot me shi dhe vranësira të shumta.

Mëngjesi do të nisë me kthjellime në të gjithë vendin, ndërsa mesdita dhe pasditja do të vijojë të ketë shtime vranësirash. Në zonat veriore pritet që të ketë edhe rrebeshe, por do të jenë të izoluar.
Përsa u përket temperaturave, në mëngjes do të jenë në vlerat 38°C, ndërsa në orët në vijim do të ulen. Vlerat ditore do të variojnë nga 16°C deri në 38.

Ndërsa era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 3 ballë. Kështu, referuar parashikimit të motit, mos harroni të merrni çadër kur të dilni nga shtëpitë, sidomos nëse jetoni në zonat veriore.

Moti/ Ja ç’pritet ne vazhdim Read More »

‘Me Ramën deri në mandatin e katërt, ju dini të jeni kampionë e jo si ata që abuzuan me idealet e prindërve e gjyshërve të mi’

Aktorja me origjinë nga Tropoja, ka tradhëtuar ‘rrënjët e saj të djathta’ për të kaluar në mbështetje të Partisë Socialiste, dhe të kryeministrit Edi Rama, i cili garon për mandatin e tretë vitin e ardhshëm.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Arjola Demiri shkruan se në zgjedhjet parlamentare do të jetë përkrah kryeministrit Edi Rama.
“Miq e mikesha, familjarë e fansa të mij,po ju komunikoj se në zgjedhjet e pritëshme parlamentare do jem përkrah Edi Ramës me tërë mundësitë dhe energjitë e mija. Vij nga një familje e djathtë në gen por pikërisht kjo me intrigon të braktis përgjithmonë të ashtuquajturit të djathtë që abuzuan me idealet e prindërve e gjyshërve të mi. I bashkohem Edi Ramës se qytetin tim të lindjes nga një gërmadhe e varrezë politike për 25 vjet e riktheu në jetë e një qytet modern që bashkjeton me shekullin e ri. Me Edi Ramën do jem jo vetëm për mandatin e tretë por dhe për të katërtin…,”– shprehet Arjola.

Këtë vendim, Arjola ja ka bërë të ditur vendimin e saj drejtuesit politik të PS-së për Qarkun e Kukësit, Safet Gjici:

“Me shumë dëshirë, ndërgjegjë e vendosmëri do jem me ju në fushatë. Jam e lumtur të jem perkrah jush, që keni treguar kurdoherë qe dini e mundeni të jeni kampion,”.– shton ajo më tej.

Demiri ka qenë pjesë e filmit ‘I love Tropoja’, ku luajti krah kryeministrit Edi Rama. Tashmë ajo është pjesë e kastit të “Portokalli”, spektakël i cili pritet të rikthehet së shpejti në ekran.

‘Me Ramën deri në mandatin e katërt, ju dini të jeni kampionë e jo si ata që abuzuan me idealet e prindërve e gjyshërve të mi’ Read More »

Horoskopi ditor/ Duhet të përpiqeni që të ruani qetësinë, për tu përballur me pengesat që do të hasni

Dashi

Në dashuri jeni përballur me një moment të vështirë. Mundohuni që të tregoheni të kujdesshëm dhe zgjidhni me maturi problemet me të cilat jeni përballur. Mërkuri nuk është në shenjën tuaj dhe kjo gjë shkakton shqetësime në punë. Do të përballeni me shpenzime të cilat nuk i keni mbajtur parasysh.
Demi

Hëna do të jetë e pranishme në shenjën tuaj, duke e bërë dashurinë mjaft intriguese. Në punë, keni ende disa probleme që kërkojnë zgjidhje, ndaj merreni në dorë situatën. Por mos u shqetësoni, pasi edhe në këtë drejtim do të ketë zhvillime të reja dhe ndryshime pozitive.

Binjakët
Duhet të kuptoni se jo gjithmonë keni ju të drejtë. Në dashuri keni dëshirë që të jetoni histori perfekte, por duhet të mundoheni që ta menaxhoni më mirë situatën. Sa i takon punës, nëse jeni të pakënaqur, duhet të shihni përreth. Saturni gjatë periudhës së fundit të vitit, do të ketë një ndikim tranzit të rëndësishëm.

Gaforrja

Nëse keni pasur ndonjë debat në dashuri, mundohuni që të gjeni një pikë takimi. Kjo pasi në vijim situata mund të përmirësohet. Ndërsa në punë mund të hasni në një moment të komplikuar, ndërkohë që situata do të jetë në duart tuaja.

Luani

Gjatë kësaj dite do të keni shumë dyshime në dashuri. Ndërsa në punë, do të përballeni me mundësi të shumta, të cilat duhen mbajtur parasysh, shkruan noa.al.

Virgjëresha

Gjatë kësaj të marte, Hëna do të ketë ndikim të kundërt. Nëse keni ndonjë çështje pezull në dashuri, bëni mirë që të flisni dhe ta zgjidhni. Në punë, mund të përballeni me një ndryshim roli. Duhet të përpiqeni që të ruani qetësinë, për tu përballur me pengesat që do të hasni.

Peshorja

Sa i takon dashurisë, me kalimin e orëve situata do të përmirësohet, krahasuar me mëngjesin. Mundohuni që të zgjidhni një problem të mbetur pezull. Planetet do i keni kundër në sferën financiare, por mos u shqetësoni pasi është një situatë kalimtare.

Akrepi

Raporti në çift do të hasë në disa vështirësi, të cilat kërkojnë zgjidhje. Në punë, jeni të rrethuar nga njerëz fals. Mundohuni që të gjeni pak kohë për të relaksuar veten.

Shigjetari

Gjatë kësaj të marte, Hënën do e keni kundër, mirëpo dashuria do të jetë mjaft e favorizuar. Ndërsa në punë, mund të merrni ndonjë telefonatë. Një projekt i rëndësishëm mund të marrë një kthesë pozitive.

Bricjapi

Venusi do të jetë i pranishëm n shenjën tuaj, ndërsa për dashurinë, dita parashikohet mjaft e mirë. Sa i takon punës, nismat që do të merrni do të rezultojnë vendimtare.

Ujori

Kjo e martë do të jetë mjaft konfuze për dashurinë, ndaj bëni mirë që ti shtyni problemet. Në punë, keni dëshirë që të ecni në rrugë të reja.

Peshqit

Në dashuri çiftet të cilat janë përballur me një krizë, duhet të zgjidhni një sërë problemesh. Në punë, shtyjini për një moment tjetër zgjidhjet delikate.

Horoskopi ditor/ Duhet të përpiqeni që të ruani qetësinë, për tu përballur me pengesat që do të hasni Read More »

10 gjëra ‘të vogla’ që na bëjnë të shtojmë në peshë pa e kuptuar

Vaktet e shëndetshme dhe aktiviteti fizik janë dy gjërat kryesore që ndikojnë në mirëmbajtjen e trupit dhe metabolizmit tonë, por jo vetmet. Shpesh, gjëra që në përditshmëri s’i vëmë re, na ndalojnë të arrijmë peshën që duam. Janë zakone të vogla, që duhet t’i ndryshoni, por si fillim lexojini.

1. Hani shpejt
Bota sot është shumë e shpejtë dhe njerëzit janë shumicën e kohës të zënë. Duke qenë se koha për çdo gjë është e reduktuar, orari i ushqimit ka tendencën të shkurtohet. Fatkeqësisht, nëse hani shpejt keni më shumë shanse për t’u shëndoshur.

2. S’po pini ujë mjaftueshëm

Kur nuk keni pirë mjaftueshëm ujë, detyrimisht keni etje. Kjo, shpesh ngatërrohet me ndjesinë e urisë duke ju bërë kështu të hani më shumë.
3. Jeni shumë social

Kur je shumë social, ekuilibri punë-jetë bëhet edhe më i vështirë për t’u mbajtur. Mund të gjendesh shpesh në situata që përfshinë alkool, ushqime dhe gjëra që nuk i duhen dietës suaj.

4. Qëndroni ulur për shumë gjatë

Çohu tani!

5. Nuk shlodhesh mjaftueshëm

Të mos rezervosh kohë për veten përkthehet edhe në kile tepër. Studimet kanë treguar se stresi i vazhdueshëm lidhet me peshën, pasi për ta çliruar apo për t’u ndjerë më mirë njerëzit shkojnë drejt ushqimeve të shijshme dhe hera herës të dëmshme.

6. Konsumi i ushqimit në pjata të mëdha

Sasi të vogla, pjata edhe më të vogla!

7. Merrni ashensorin në vend të shkallëve!

Kujtojini vetes që po humbisni një super ushtrim sa herë merrni ashensorin!

8. S’hani mjaftueshëm fruta dhe perime

Po, janë kaq të rëndësishme sa thuhet!

9. Bëni pazar pa patur një listë me gjëra para

Jo vetëm që lista ju kursen para, por do t’ju mbrojë edhe nga blerjet impulsive që shpesh janë të panevojshme dhe jo të shëndetshme.

10. Hani para Tv apo kompjuterit

Të hash gjatë kohës që mendja është e shpërqëndruar diku tjetër, do t’ju bëjë të hani më shumë.

Burimi: Health Line

10 gjëra ‘të vogla’ që na bëjnë të shtojmë në peshë pa e kuptuar Read More »