Irina

Rama në Gjermani, kërkon fillimin e bisedimeve të anëtarësimit në BE për Shqipërinë

Nga Mynihu, në Gjermani, gjatë fjalës që mbajti në Forumin Europapark, Kryeministri kërkoi fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Duke folur me metafora dhe krahasime, u shpreh se “një shtëpi nuk mund të funksionojë nëse nipat e vegjël i vënë veto gjyshërve”.

Sa i përket skepticizmit të Holandës dhe Francës, Kryeministri mohoi se ka një krim shqiptar. Sipas tij, qasja e dy vendeve lidhet me problemet e tyre të brendshme.

“Nuk mund të imagjinoj një shtëpi që mund të funksionojë mirë nëse nipat e vegjël i vënë veto gjyshërve.

Pastaj krimi shqiptar. Dëgjoni, kur bullgarët donin të hynin në BE, gazetat shkruanin se ata do përpiqeshin t’i vrisnin, ashtu dhe për Rumaninë. Çdo vend që i qaset derës së Unionit duhet të përballet me gjëra të tilla.

Krimi shqiptar, nuk ekziston. Nuk ka krim shqiptar. Gunther përmendi diçka që është jo reale. Si është e mundur që të dhënat për kriminalitetin nuk shpërndahen.

Në Holandë shqiptarët tashmë janë bërë gjëja më e keqe që të shkon në mend, është e mirë për politikën por nuk është e vërtetë.

Gazeta thoshte shpërbëhet një tjetër bandë shqiptare, aty ishin vetëm dy shqiptarë 65-vjeçarë që ruanin magazinën e drogës.

Macron më ka përsëritur shpesh që nëse biem dakord për çeljen e negociatave me Shqipërinë kjo nuk do jetë e lehtë për shkak të Marinë le Pen. Problemi është se ata duhet të prisnin zgjedhjet. I thashë përse nuk e thoni, ‘djema ne ju duam, na pëlqeni por duhet të lyejmë shtëpinë njëherë’. Opinioni publik e dëgjon sikur ne po bëjmë gjënë e gabuar, jo se Macron do përballet me zgjedhjet.

Pozicioni ynë është shumë i çuditshëm. Ne jemi të dashuruar me një dashuri të verbër për Evropën. Por si mund të martohemi kur Evropa nuk na flet. Negociatat janë gjëja më e rëndësishme për vendet tona. Anëtarësimi do të vijë për pasojë të saj por negociata është çka është reale për ne. T’i privosh vendet nga ky instrument është pa kuptim. Është momenti i duhur për t’ju thënë ejani të vizitoni Shqipërinë, është larg 1 orë e disa minuta. Është vend i bukur, për të huajt është vendi më i sigurt në Evropë”, deklaroi Rama.

Rama në Gjermani, kërkon fillimin e bisedimeve të anëtarësimit në BE për Shqipërinë Read More »

Mësoni si do të jenë temperaturat në fundjavë

Moti ditën e shtunë parashikohet me vranësira dhe kthjellime. Zhvillimet e vranësirave do të sjellin reshje shiu të përkohëshme në pjesën veriore e atë qendrore të vendit.

Kurse, dita e diel dhe e hëna po ashtu do jenë përgjithësisht me mot me diell. Temperaturat do të pësojnë rënie kryesisht në vlerat minimale. Të hënën, vlerat maksimale do të rriten.
Era do të fryjë juglindje e veriperëndim e lehtë e mesatare përgjatë brigjeve detare. E pranishme do të bëhet dhe mjegulla lokale gjatë orëve të mëngjesit. Valëzimi në dete i forcës 3 deri 4 ballë

Mësoni si do të jenë temperaturat në fundjavë Read More »

Policia vendos qindra gjoba në ditë e dytë të aktit normativ

Në ditën e dytë të aktit normativ për mbajtjen e maskave edhe në rrugë, Policia e Shtetit ka vendosur 341 gjoba me vlerë 3 mijë lekë të rinj në të gjithë vendin.

Gjatë kontrolleve janë konstatuar edhe qytetarë që nuk i kishin vendosur maskat dhe për këto raste, shërbimet e Policisë në të gjithë vendin kanë vendosur 341 masa administrative me vlerën 3.000 lekë secila.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 11 shtetas që nuk i janë bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të treguar dokumentin e identifikimit, me të cilin punonjësi i Policisë duhet të plotësonte fletën e gjobës për shkeljen e konstatuar.

Policia e Shtetit nisur edhe nga shtimi i rasteve të personave të infektuar, por edhe për të monitoruar sa më mirë zbatimin e masës më të fundit për vendosjen e detyrueshme të maskës, ka rritur prezenën e shërbimeve të Policisë me uniformë dhe të punonjësve të Policisë Kriminale në territor, të cilët vijojnë patrullimet dhe kontrollet në të gjithë vendin, thuhet në deklaratë për mediat. /noa.al/

Policia vendos qindra gjoba në ditë e dytë të aktit normativ Read More »

Rama ‘Duan s’duan Lulëzimi dhe balonat e tij Shqipëria do pastrohet nga malet e plehrave’

Kryeministri Rama pas daljes së kreut të opozitës, Lulzim Basha në konferencën e ditës së sotme.

Permes një postimi në Twitter, Rama tha se Basha vazhdon të ngatërrojë investimin privat me atë shtetëror me 29 Euro për ton.

“Sipas Lulëzimit nuk duhen paguar plehrat që shkojnë në Sharrë po duhen bërë mal me re helmi mbi Kombinat! Vazhdon të ngatërrojë investimin privat me pagesën 29€ për ton nga shteti, kur në Europë shtetet paguajnë deri 150€ tonin për të njëjtën gjë! Çfarë mjerimi ky debat absurd!”, – theksoio Rama.

Kryeminisitri akuzoi opozitës, se në mungesë të argumenteve, merret me familjen e tij.

“Merren me nënën time të ndjerë dhe shajnë si të dehur, e kujtojnë se do gënjejnë shqiptarët duke ua bërë të bardhën të zezë me balonat tabake e tauke që i nxjerrin nëpër dyert e fushave sanitare sa në Sharrë e sa në Fier, për të recituar vjershat e mjerimit që në fakt e mishêrojnë!” – shtoi Rama.

“Duan s’duan Lulëzimi dhe balonat e tij Shqipëria do pastrohet nga malet e plehrave, Tirana, Durrësi, Elbasani, Fieri, Vlora e me radhë nuk do rë kthehen tek malet e plehrave të Saliut e të partisë që ka program rrënimin e rrëmujën në çdo fushë të jetës shqiptare!”.

Kryeministri Edi Rama reagoi pasi Lulzim Basha në një takim me gazetarët ngriti akuza të rënda ndaj tij në lidhje me inceneratorët e Fierit, Tiranës dhe Elbasanit.

“Edi Rama i ka dhënë dhejtëra million euro një personi që ka regjstruar tre kompani offshore dhe është pronar i tre incerenatorëve në Elbasan, Fier dhe Tiranë”.

“Në Tiranë është regjistruar një ditë para se të niste kontrata, nuk ekzistonte dhe është regjistruar pa asnjë përvojë në fushën e administrimit të mbetjeve.”

“Në Fier është regjistruar bashkë më një kompani italiane me pervojë, sa mori tenderin ia bleu kuotat kompanisë italiane për 200 mijë lekë të vjetra. E ka prapë i njëjti person me një zinxhir kompanish të regjistruara në parajsa fiskale. As në Tiranë as në Fier nuk ekziston.”

“ Në Elbasan nuk është marrë nga bashkia sepse nuk plotëson kushtet e kontratës. 75 milion euro të parave të shqiptarëve janë paguar deri më sot për këtë aferë pa garë, pa transparencë”.

Basha ka renditur një sërë pyetjesh me tone akuzuese ndaj Ramës, teksa kërkon të dijë marrëdhënien e kryeministrit me Mikel/Klodian Mërtiri apo me Klodjan Zoto.

“Çfarë e ka detyruar Edi Ramën të bëjë këtë? Çfarë e lidh Edi Ramën me Mirel dhe Klodiana Mërtirin dhe Klodjan Zoton? Çfarë eksperience kanë në fushën e administrimit të plehrave? Pse atyre u janë dhënë dhjetëra million euro pa pasur asnjë investim?”

“ Pse i kanë shpikur këta miqtë tuaj kompanitë guaca, me drejtorë fiktivë? Pse i kanë ndryshuar emrat? Pse nuk është ndryshuar kontrata për inceneratorin e Fierit apo Tiranës? Kanë nxjerrë 75 milion euro nga buxheti, pyeti Basha teksa kërkon që “SPAK të bëjë detyrën dhe të tregojë se është në anën e duhur”.

/NOA.al

Rama ‘Duan s’duan Lulëzimi dhe balonat e tij Shqipëria do pastrohet nga malet e plehrave’ Read More »

Djali i Kryeministrit zbaton vendimin, me maskë

Edhe djali i kryeminitrit Edi Rama, Gregu duket se i respekton të gjitha udhëzimet që publikon qeveria, e cila drejtohet nga i ati.

TIRANË– Nga sot, qeveria ka urdhëruar vendosjen e maskave në ambientet publike, ndryshe qytetarët do të gjobiten. Edhe djali i kryeminitrit Edi Rama, Gregu duket se i respekton të gjitha udhëzimet që publikon qeveria, e cila drejtohet nga i ati.
Ai ka postuar në Instagram një foto, ku shfaqet me maskë në makinë. Edhe pse ngjan më shumë si një maskë për ‘Halloween’. Ndërkohë që “like” e parë e ka marrë nga reperi Getinjo.
Të gjithë qytetarët nëse do të kapen pa maskë do të gjobiten 3 mijë lekë, ndërsa nëse e përsërisin masa administrative shkon 5 mijë lekë.

Djali i Kryeministrit zbaton vendimin, me maskë Read More »

Meta: Sh përthimi i ka nabisit në vit zgjedhor është traditë e njohur tashmë për t’u përdorur si mjet përfitimi për grupet kr iminale

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka ndarë sot një artikull bërë publik nga Pëllumb Nako, mbi kanabisin dhe natyrën kriminale të shoqërisë që vjen si pasojë e këtij fenomeni të përhapur në vendin tonë.

“Sh përthimi i ka nabisit në vit zgjedhor është traditë e njohur tashmë për t’u përdorur si mjet përfitimi për grupet kr iminale”, – tha Meta, – “që marrin përsipër kontrollin elektoral të qarqeve të caktuara por edhe si mjet shantazhi ndaj shumë hallexhinjve që në mungesë të mbështetjes shtetërore për aktivitetet bujqësore, blegtorale, të agrobiznesit dhe agroturizmit janë të detyruar të bëhen punëtorë të këtyre grupeve kr iminale”.

“Bosët e vërtetë kurrë nuk preken por shpesh për të prodhuar statistika fiktive, arrestohen gra dhe burra të moshuar si grup i strukturuar kriminal”, – u shpreh Presidenti I Republikës.

“Ndaj ky artikull meriton vëmendje të posaçme”, tha Meta.

Artikulli Nga PËLLUMB NAKO

Dekada e fundit, e cila i ko rrespondon administrimit të vendit tonë nga qeverisja aktuale, në mjaft aspekte negative të trashëguara nga e kaluara ka shënuar përkeqësim të tyre, në vend të përmirësimit të premtuar me plot zhurmë, e po ashtu të pritur me dëshirë nga publiku i gjerë, për të mos folur për eliminimin e tyre.

Kultivimi i kanabisit, nga një fenomen më së shumti me natyrë kriminale, nga viti në vit mori përmasa më masive, duke u kthyer në një plagë të rëndë sociale për shoqërinë shqiptare. Dhe kur qëndrimi i një shoqërie kthehet masivisht nga negativ në favor të një aktiviteti të cilin ligji e ndalon, siç është kultivimi i kanabisit, kemi të bëjmë me tjetërsim vlerash sociale, me krijimin e një kulture që nuk merr parasysh moralin mbi të cilin mbështetet dhe mbron ligji.

Me fjalë të tjera, secili individ që merret direkt dhe indirekt me kultivimin e kanabisit nga brenda ndërgjegjes së tij, është i bindur se nuk po kryen diçka të pamoralshme, pavarësisht se ligji e ndalon. Ajo që vepron është vetëm frika. Nëse një qëndrim i tillë do të reflektohej po masivisht edhe në fenomene të tjera të cilat morali i dënon, po ashtu dhe ligji, atëherë katastrofa e vlerave sociale të shoqërisë sonë do të ishte kolosale. Vendi do të shpërbëhej. Si mund të ndërtojë shoqërinë e tij një popull i cili ka vështirësi në ndarjen e normave morale në vlera dhe antivlera? Kur nuk u beson vlerave të afishuara? Gjendja e vështirë ekonomike ka vendin e saj pa diskutim, por të paktën historikisht nevoja ekonomike nuk i ka çuar shqiptarët të tjetërsojnë vlerat e tyre sociale.

Dramatik është fakti se në vend që shteti i sotëm të tregohej i përgjegjshëm për deformimin e madh social që do të linte për pasojë kultivimi i kanabisit, pa folur këtu për dhimbjet e viktimave, preferoi ta përdorë atë për përfitime në mbajtjen e pushtetit. Me politika dhe qëndrime skandaloze ndaj fenomenit, duke e mohuar fillimisht masivizimin e tij e nën rrogoz duke e shfrytëzuar; duke hedhur për diskutim legalizimin e më pas largimin e vendit nga harta e kultivimit; në rastin më të mirë situata iku nga duart, e për rrjedhim, pasoi kultivimi në masë, implikimin e forcave policore, rritjen e fuqisë financiare të grupeve kriminale. Kjo papërgjegjshmëri e ka kthyer çrrënjosjen e kultivimit të bimës në kufijtë e së pamundurës edhe sikur qeverisja të angazhohej seriozisht kundër saj. Por më e keqja mbetet se ky qëndrim i dyfishtë i saj bëri që thuajse mbarë shoqëria shqiptare të kthehet në indiferente ndaj fenomenit dhe të shtohen shumë shtresat sociale që nuk e shohin kultivimin e kanabisit si shkelje ligji.

Për të kuptuar dramën e shtrirjes së gjerë të fenomenit “kanabis” në vendin tonë, mjafton të ndjekim dy njoftime mediatike të bëra brenda ditës këto ditë të fundit. Njëri që flet për një sasi prej 1.2 tonësh kanabis të kapur nga Policia në Greqi dhe tjetri që flet për arrestimin nga ana e Policisë sonë të katër grave mbi 55-vjeçare të cilat merreshin me kultivimin e bimës. Pra grup kriminal me veprimtari ndërkombëtare që grumbullon dhe trafikon mallin e kultivuar ndër të tjera dhe nga katër gratë e moshuara në Vlorë.

Katër nëna të cilat do të njohin burgun në moshë thuajse të thyer. Do të quhen të tëra të moshuarat “grup i strukturuar kriminal”? Në këto dy njoftime del qartë gjithashtu edhe cilësia e goditjes së fenomenit nga forcat tona policore dhe nga ato të vendit fqinj. Arrestimi i katër grave të thyera në moshë, më shumë se fitore e Policisë apo e drejtësisë, është evidentim i një tragjedie sociale që po përjetojnë edhe shtresa individësh aspak të zakonshëm në veprimtarinë kriminale. Megjithatë, nuk është kjo gjë e keqja më e madhe.

Duket se Policia dhe sidomos ministri i Brendshëm ose nuk e kanë kuptuar, ose nuk duan ta kuptojnë se betejën për të eliminuar kultivimin e kanabisit e kanë të humbur për faktin se si rezultat i qëndrimeve të paqarta, kontradiktore dhe heraherës frymëzuese të Kryeministrit lidhur me këtë lëndë narkotike, fenomeni po merr konsensus të gjerë popullor. Kjo edhe për shkak të problemeve ekonomike. Konsensusi që kultivuesit e thjeshtë u japin porositësve kriminelë për motive të përfitimit ekonomik i bën edhe bosët e trafikimit, organizatorët e vërtetë të kultivimit, të jenë të identifikueshëm me vështirësi nga ana e Policisë.

E vërtetë kjo që provohet edhe nga fakti që zbulimi i parcelave behet gjithmonë e më i vështirë dhe më shumë duke u bazuar në teknologji e jo në raporte të ndërsjella të qytetarëve me Policinë. Po ashtu, edhe kur parcelat zbulohen, jo rrallë herë ato mbeten jetime, pa autor. Katër gratë e moshuara të kapura nga Policia dëshmojnë se kultivimi i kananbisit në vendin tonë nuk mbetet vetëm çështje të rinjsh, të cilët si kudo në botë, përbëjnë shtresën më dërrmuese të krimit, por po gjen përkrahje edhe në breza të cilët nuk janë asnjëherë pjesë e krimit të organizuar dhe për më tepër gra të moshuara.

Konsensusi apo mbështetja që u jep popullsia fenomeneve me natyre kriminale, si në rastin konkret kultivimit të kanabisit në vendin tonë, është i njohur edhe në vende si Italia e Jugut ku pikërisht për këtë arsye mafia e këtij vendi gjen fuqinë e saj, e ka jetike, ndaj dhe institucionet e këtij vendi mobilizojnë sa munden shoqërinë kundër saj. Kjo mënyrë tregon se fenomene me natyrë masive negative nuk mund të eliminohen kurrsesi vetëm me forcën e Policisë apo të ligjit. Edhe sikur kjo Polici të ishte ideale. Në rastin tonë, shteti duhet të jetë vetë ideatori i aktivizimit të shoqërisë për të shkëputur sa më shumë individë si nga plogështia për të denoncuar, por sidomos edhe nga bashkëpunimi direkt apo indirekt për të kultivuar kanabisin.

Por për fat të keq, qeverisja e sotme nuk e kryen dot këtë rol për shumë faktorë. Në radhë të parë, për arsyen se vetë ajo është në gjenezën e krijimit të këtij konsensusi të gjerë në kultivimin e kanabisit, e po ashtu, vetë ajo me politikat e saj të paqarta e të papërgjegjshme bëri që edhe Policia të humbasë tërësisht rolin dhe moralin për të kërkuar mbështetjen e popullatës, duke e kthyer këtë të fundit në indiferencë totale.

/NOA.al

Meta: Sh përthimi i ka nabisit në vit zgjedhor është traditë e njohur tashmë për t’u përdorur si mjet përfitimi për grupet kr iminale Read More »

Debate dhe akuza mes deputetit Maliqi dhe ministrit të brendshëm Lleshaj: ‘Uroj të mos kesh fatin e Saimir Tahirit’

Debate dhe akuza të ndërsjellta mes deputetit Lefter Maliqi dhe ministrit të brendshëm Sandër Lleshaj.

I thirrur në interprelancë pikërisht nga deputeti i opozitës, Lleshaj nuk ka kursyer akuzat ndaj Maliqit duke i kujtuar se është larguar dy herë nga Policia e Shtetit.

“U mundova të shënoj çfarë the por e vështirë të të kap. Nuk ke një linjë! Je aq kreativ sa nuk kapesh dot. Nga makina te kanabisi, te Rrësheni, te ku e di unë se çfarë. Meqë ma përmende Rrëshenin, besoj se e njeh mire.

Ke shërbyer ca kohë atje, të palavdishme! Uroj që historisë e Rrëshenit të mos bëhen asnjëherë publike sepse do t’ju frenojnë daljen në këtë foltore nëse do të dihen ashtu siç I di unë” – tha Sandër Lleshaj.

Dhe meqë ra fjala te Vetingu, ju si punonjës keni një fat të madh, keni mundësinë të përfitoni një veting gratis. Mund të bëjnë vetingun dhe mund të certifikohen për t’ju thënë shqiptarëve kush jemi. Se the do flasim personalisht. E keni këtë mundësi dhe ju ftoj ta bëni këtë veting në mënyrë që ti tregoni shqiptarëve pse jeni larguar dy here nga policia e shtetit”.

Ndërkohë e menjëhershme ka qenë replica e deputetit Maliqi.

“Një me syze nuk e mposht dot atë që i ka sytë pishë si shqiponjë. Zoti ministër, në Mirëditë, meqë ma thatë. Po, është e vërtetë që jam kërcënuar nga Agim Pepa dhe e kam arrestuar në bashkëpunim me forcat e policisë së Lezhës. Agim Pepa që vrau komisar Malushin dhe që bashkëpunonte me drejtuesit e policisë dhe që sot është me burgim të përjetshëm” – tha Lefter Maliqi .

“Jam larguar nga Policia e Shtetit dy here pasi kam denoncuar një drejtor të lidhur mafian dhe krimin dhe u dënua 7 vjet. Me kërkesën time, jam larguar në 2005 se iu futa politikës. Kur të duash, herës tjetër, ti sjell të dy shkresat”.

“Zoti ministër, jeni mirë! Rrini urtë! Ishalla ju mbajnë. Ju ka prishur karrikja shumë. Nuk po merrem me ato të tuat kur ke qenë komandant regjimenti dhe u ke dhënë tre vëllezërve tuaj 3 reparte ushtarake, I ke privatizuar. Apo për ndonjë shtëpi në Lalëz…

Ndonjë drejtues aty ta ka marrë peng në makinë ai Agim Pepa. Rri urtë se nuk je i zoti të drejtosh as Rrëshenin, as Lezhën, as ministrinë. Nuk të pyet as drejtori io përgjithshëm. Nuk të pyet as Sekretari I Përgjithshëm, madje po ti heqin.

Të ka mbajtur një ministër kukull dhe po të përdor. Uroj të mos kesh fatin e Saimir Tahirit”.

/NOA.al

Debate dhe akuza mes deputetit Maliqi dhe ministrit të brendshëm Lleshaj: ‘Uroj të mos kesh fatin e Saimir Tahirit’ Read More »

Stresi uron Berishën për ditëlindje: ‘Shpresa vdes e parafundit i fundit vdes ti’

Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha feston sot 76-vjetorin e lindjes.

Ai mori urime të shumta, mes të cilëve i shkroi edhe këngëtari i njohur me emrin artistik Stresi.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Arkimend Lushaj ose repisti Stresi e ka uruar për ditëlindje Berishën, me një dedikim të veçantë.

“Shpresa vdes e parafundit i fundit vdes ti… Qofsh i lumtur pergjithmone u bofsh 1000 vjeç”, shkroi Stresi në postimin e tij, dedikuar ish-kryeministrit Sali Berisha.

Sali Lusha, i ati i Stresit, kujtojmë se ka punuar kohë më parë si truproje e Berishës.

/NOA.al

Stresi uron Berishën për ditëlindje: ‘Shpresa vdes e parafundit i fundit vdes ti’ Read More »