Irina

Patate me kungullesha, fenomenale dhe të shijshme

Përbërësit:
– 500 – 600 g patate;
– 1 kungulleshë e vogël;
– 1 qepë;
– 1 domate e vogël;
– 1 spec i kuq;
– hudhër pluhur;
– kripë;
– piper;
– erëza të thata,
– vaj.

Përgatitja:

Pastroni patatet dhe kungulleshën dhe pritni në rrathë, shtoni erëzat e thata dhe kripën, piperin, hudhrën dhe vajin dhe të gjitha bashkoni mirë.

Specin priteni në pjesë të mëdha, si edhe qepën, pastaj qitni kripë. Radhisni në një tepsi të cilën e keni lyer me vaj.

Përzieni të gjitha dhe radhisni në mënyrë alternative në tepsi.

Bashkojeni edhe domaten e prerë. Qitni vaj dhe piqeni në 220 gradë Celsius rreth një orë.
Mbulojeni me folie 15 – 20 minutat e parë, pastaj hiqjani folien që të piqet dhe të skuqet mirë në lëngun e vet. Është fantastike.

Me patate shkëlqyeshëm shkon edhe supa e shijshme dhe ndonjë peshk.

Patate me kungullesha, fenomenale dhe të shijshme Read More »

Llogaraja, mes gjelbërimit dhe qetësisë! Një vend i mrekullueshëm që nuk mund ta përshkruash me fjalë

Ngjyra e gjelbërt lidhet ngushtë me natyrën dhe shplodh. Një nga vendet e përshtatshme për t’u qetësuar nga stresi i punës, zhurmat e qytetit, apo smogu është Llogaraja, e zhytur në gjelbërim dhe ku mund të ndihet kontakti i drejtpërdrejtë me natyrën.
Parku i Llogarase ndodhet rreth 40 km nga qyteti i Vlorës, aty ku bëhet ndarja mes detit Adriatik dhe Jon. Ka një sipërfaqe prej 1020 hektarësh.

Pyjet e dendura kryesisht me bredha e pisha i japin ngjyrën e gjelbërt gjatë gjithë vitit. Parku kombëtar i Llogarasë shtrihet në lartësitë nga 470-2018 metra, c’ka con edhe në ulje të temperaturave.

Gjelbërimi, qetësia, lartësia malore dhe ajri i freskët janë disa nga arsyet pse pushuesit zgjedhin Llogaranë.

Në qafën e saj gjënden hotele, kampe pushimi ku ambjentet ndahen në mënyrën më natyrale me drerët, dhe restorante.

Hotelet, të vendosura kryesisht në Qafën e Llogarasë në lartësinë 1027 metra, kushtojnë nga 4000 lekë dhoma në natë për cift, në 5000 për familjarë. Në vartësi të vendit, cmimet shkojnë edhe nga 7000-15000, kur bëhet fjalë per suita luksoze.

Përsa u përket restoranteve, këtu shërbehen ushqime tradicionale: mishi në hell, arapashi, apo kosi me mjalt dhe arra.

Për shkak te pozicionit ku gjëndet Llogaraja, përpos pushuesve disa ditorë, këtu ndalojne edhe të tjerë që udhëtojnë për në vende të tjera.

Të gjithë për t’u shplodhur në gjelbërimin dhe klimen e saj. “Llogaraja është një vend i mrekullueshëm që nuk mund ta përshkruash me fjalë. Këtu clodhesh”, shprehet një pushuese.

Hotelet në Llogara përgjithësisht ofrojnë edhe guida në pyje, për ata që dëshirojnë të praktikojne trekking.

Një nga ndalesat kyesore është ajo pranë Pishës-flamur, e cila ka këtë emër për shkak të formës që ka marrë nga korrenti i ajrit që përplaset mbi të. Këtu mund të zhvillohen edhe aktivitete sportive ajrore.

Për ata që duan kafshët dhe shpendët, në Llogara gjënden shumë të tillë. Ndër kafshët: dhelpra e drerë.

Por pushuesit, përpos pamjeve të mrekullueshme nga lart, mund edhe ta shfyrtëzojnë bregdetin. Zbritja merr pak minuta, ndërkohë që ngjyra e gjelbërt e pyjeve ia lë vendin blusë së detit.

Llogaraja, mes gjelbërimit dhe qetësisë! Një vend i mrekullueshëm që nuk mund ta përshkruash me fjalë Read More »

Revolta e aktorit Florian Binaj: Google vazhdon t’i ndërrojë emrin Vjosës

Florjan Binaj herë pas here ka ngritur zërin për çështje që në fakt duhen ngritur nga studiuesit, të cilët për fat keq janë lënë në mëshirë të fatit, për shkak të politika të mbrapshta në arsim dhe dije.

Aktori i humorit ka publikuar disa foto nga “Google Maps”. Sipas tij, emri i lumit Vjosa nuk është i shkruar në gjuhën shqipe, por sipas emërtimeve greke.

Florjani ka treguar madje se emri ka qenë ndryshe para disa muajsh dhe është ndërruar këto kohë.

“Google vazhdon t’i ndërrojë emrin Vjosës… Para disa muajsh ishte Aoos, sot në Google Maps del Sarandaporo”, – ka shkruar aktori i humorit. Në fakt ka një degëzim lumi Vjosa me emrin grek, dhe nuk dihet nëse është hequr emri shqiptar apo…?

Binaj ka përmendur në postime edhe ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, duke qenë se kjo çështje ka lidhje direkte me marrëdhëniet me fqinjët tanë.

I njëjti problem u ngrit edhe pak kohë më parë, sepse emri i Kosovës nuk shfaqej në hartën e “Apple”. Përveçse qytetet ishin të shkruar serbisht, as kufiri me fqinjët nuk ishte i cakuar qartë dhe dukej sikur Kosova ishte pjesë e Serbisë.

Mijëra qytetarë nënshkruan një peticion online, që u mbështet dhe nga personazhet me famë ndërkombëtare si Dua Lipa, Rita Ora etj. Emri i Kosovës u shkrua më pas në hartë.

Revolta e aktorit Florian Binaj: Google vazhdon t’i ndërrojë emrin Vjosës Read More »

Një izolim i dytë për shqiptarët, flet Rakacolli

Gjatë javës së fundit për shkak edhe të rritjes së numrit të testimeve në vend janë rritur ndjeshëm rastet e reja me Covid, ndërsa frika për një izolim të dytë është e pranishme.

Numri i të infektuarve po shkon drejt 300 në ditë.

Që prej të enjtes së kaluar ka nisur zbatimi i mbajtjes së maskës sapo del nga shtëpia, si një nga masat parandaluese për përhapjen e infeksionit.

E ftuar në “Ëake Up”, zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli tregoi skenarët që mund të na çojnë në një mbyllje të dytë, dhe që sipas saj lidhen kryesisht me numrin e personave që humbin jetën, dhe të atyre që kanë nevojë për kujdes spitalor.

“Treguesit janë shumë kompleksë, nuk ka një tregues të vetëm, të cilit ne duhet të bazohemi që të vendosim për të bërë mbylljen e disa aktiviteteve”, – tha ajo.

“Natyrisht që është një gjë që po mundohemi shumë të parandalojmë, por është një problem që ne e diskutojmë mjaft”.

“Është një gjë që nuk duam ta rekomandojmë, pavarësisht se qëllimi kryesor është mbrojtja e jetës së qytetarëve, është ruajtja e shëndetit të tyre dhe do të merren të gjitha masat, të cilat shkojnë në radhë të parë në ruajtjen e shëndetit fizik të tyre”, – theksoi Rakacolli.

Por, treguesit të cilët do të na çojnë që të bëjnë një rekomandim të tillë janë shumë kompleksë. Numri i jetëve të humbura dhe numri i atyre që kanë nevojë për marrjen e kujdesit intensiv.

“Pra, një ndërthurje e këtyre numrave, një analizë e thelluar në ndërthurjen e këtyre numrave mund të na çojë në atë masë”, deklaroi Rakacolli.

Shtetet fqinjë si Italia, Greqia kanë nisur zbatimin e protokolleve të reja më të rrepta për sa i përket sistemit arsimor, por edhe të lëvizjes së qytetarëve dhe aktiviteteve të bizneseve. Janë rikthyer kufizimet e lëvizjes me orare. Po mbyllen bare dhe restorante në shtete të ndryshme të Evropës, ndërsa po ashpërsohen masat, ku edhe nuk përjashtohet një izolim i dytë.

/NOA.al

Një izolim i dytë për shqiptarët, flet Rakacolli Read More »

SPAK/ Shkelje me tenderat, a rrestohen disa drejtues të OSHE

Tre drejtues janë prangosur dhe një është në kërkim për shkelje në tendera.

Sakaq, mësohet se pas urdhrit të SPAK, Gjykata e Posaçme vendosi për dy prej tyre arrest me burg dhe dy të tjerë arrest shtëpiak,

Mes tyre, drejtori i prokurimeve të OSHEE, Erlis Bushati, është vënë në pranga.

Në kërkim është shpallur ish-shefja e kabinetit të drejtorit të OSHEE, Alma Ferra.

Arrestimet janë bërë pak minuta më parë nga Policia e Tiranës.

Pas urdhrit të SPAK, priten edhe arrestime të tjera.

Hetimet për këtë çështje kanë nisur prej disa muajsh ndërsa dyshohet se janë të përfshirë dhe persona të tjerë.

SPAK/ Shkelje me tenderat, a rrestohen disa drejtues të OSHE Read More »

Enkel Demi flet për kërcënimin në rrugë

Gazetari Enkel Demi ka treguar mëngjesin e sotëm një ngjarje që i ka ndodhur në rrugë, lidhur me vendimin për mbajtjen e maskës.

Siç dihet nga dita e enjte ka nisur zbatimi i urdhrit për mbajtjen e maskës me detyrim edhe në rrugë. Në të kundërt është aplikuar gjoba.

“Në fundjavë më kërcënonte një polic dhe vetë e mbante maskën në mjekër”, tha Enkel Demi, sot i ftuar në ‘ABC e Mëngjesit’.

Më tej, ka shtuar me ironi: “Ai (polici) vetëm bërtiste, kishte të drejtë”.

Gazetari vuri në pikëpyetje seriozitetin e masave, teksa tha se edhe duke kërkuar llogari shkelen rregullat bazë, si distancimi dhe maska nga vetë autoritetet.

/NOA.al

Enkel Demi flet për kërcënimin në rrugë Read More »

Tedi Blushi, Ramës: ‘Buburrec Trendi, mos fol më për Kushtetutën, që e ke përdhosur si bandit’

Replikës së Kryeministrit Rama me Presidentin Meta i është përgjigjur zëdhënësi i këtij të fundit, Tedi Blushi.

Ai i kërkon Ramës që të mos flasë për Kushtetutën, të cilën sipas tij e ka shkelur që nga viti 2008.

Madje e fton për reflektim urgjent, përpara se të jetë vonë.

“Buburrec Trendi, mos fol më për Kushtetutën, që e ke përdhosur si bandit nga viti 2008 e deri tani.

Përndryshe, as pampersat s’të bëjnë derman! THELLOHU E REFLEKTO URGJENT!”, shkruan Blushi.

Tedi Blushi, Ramës: ‘Buburrec Trendi, mos fol më për Kushtetutën, që e ke përdhosur si bandit’ Read More »

Rama: ‘Një mbyllje përsëri do të ishte shumë herë më me probleme e shumë më tepër pasoja në të gjitha aspektet ‘

I pranishëm në promovimin e platformës mësimore online https://akademia.al, Kryeministri Edi Rama tha se duhet shmangur një mbyllje e dytë për shkak të pandemisë.

Kjo, tha ai, do të kishte pasoja edhe më të rënda se mbyllja në fillim të muajit mars.

“Një mbyllje përsëri do të ishte shumë herë më me probleme e shumë më tepër pasoja në të gjitha aspektet dhe për të gjitha kategoritë”, u shpreh Rama.

Kreu i Qeverisë nënvizoi se ka një zgjidhje se si mund të shpëtojmë nga rimbyllja.

“Këtë rrezik mund ta shmangim duke mos shmangur atë që duhet të bëjmë në të përditshmen tonë, zakonin e vënies së maskës, sapo dalim nga shtëpia dhe ruajtjes së distancave.

Të shmangim grumbullimet dhe shkuartjet nëpër lokale”, tha Rama.

Rama: ‘Një mbyllje përsëri do të ishte shumë herë më me probleme e shumë më tepër pasoja në të gjitha aspektet ‘ Read More »