Kreu i PDK-së, Nard Ndoka i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Arena’ bëri mjaft deklarata të forta. Ndër të tjera ai zbuloi se në vitin 2008 ka p[asur një divorc me Berishën.
Ai shtoi se aso kohe PDK kishte një oponencë edhe për vetë Berishën në parlament pasi kishte rritje si parti në zgjedhje.
Ndoka: Në vitin 2008 unë kam pasur divorc me Berishën aso kohe dhe kam votuar kundër ndryshimeve kushtetuese. Kam pasur një përçarje me të.
Berisha nuk është fshehur në atë kohë sikurse bën Rama sot. Berisha qartësisht i tha Ramës që duhen bërë këto ndryshime, edhe pse Rama i bënte për të ndëshkuar LSI-në .
Ne aso kohe ishim një oponencë edhe për vetë Berishën në parlament pasi kishim rritje si parti. Ne na kanë shikuar me xhelozi, edhe PD na ka s ulmuar. Ishte dakord me PS-në që merreshin votat e PDK-së.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me nisjen e hetimit disiplinor ndaj gjyqtarit Markeljan Kuqo.
Ky i fundit liroi nga qelia Gerti Gjinarari, i dënuar me bu rgim të përjetshëm.
“Përshëndes Inspektorin e Lartë të Drejtësisë për kallzimin e një të paudhi me çyrk gjykatësi që ka sfiduar hapur drejtësinë dhe popullin, duke liruar një të dënuar me burgim të përjetshëm!
Më në fund një hap i vonuar në rrugën e duhur të vendosjes së drejtësisë në drejtësi”, ka shkruar Rama në Tuiter.
Gjinarari rezulton i dënuar me b urgim të përjetshëm për vr asjen e të konsideruarit i forti i Tiranës, Naim Zyberit, në vitin 1997 në Itali.
Ai u dënua me burgim të përjetshëm në Itali, por me sjelljen e dosjes në Shqipëri ai kërkoi gjykim të shkurtuar, duke pranuar të gjitha aktet e akuzës, çka e çon dënimin përjetë në 25 vite b urg.
Një procedurë kjo e ndryshuar vitet e fundit, ku tashmë ndalohet gjykimi i shkurtuar për vepra të rënda penale, veçanërisht për vendime me bu rgim të përjetshëm.
Gjykata e Korçës, kryesuar nga kryetari Markelian Kuqo vendosi të pranojë kërkesën e Gjinararit për lirim me kusht, një vendim i marrë më 14 shkurt të vitit të kaluar. /noa.al/
Reshjet e shiut po bëjnë thuajse 24 orë që nuk kanë ndalur në të gjithë territorin e Shqipërisë. Sakaq mësohet se e njëjta situatë do të jetë edhe sot.
Gjatë mesditës pritet të ketë mot të kthjellët, ndërsa gjatë mbrëmjes rikthehen reshjet por në intensitet më të ulët.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do te ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 23°C – 24°C. Era do fryjë mesatare gjatë paradites, por do të forcohet në orët e pasdites dhe mbrëmjes duke qenë me shpejtësi mbi 65 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim 6 ballë.
Në Kosovë moti në mëngjes do të ketë reshje lokale shiu të cilat do të pushojnë deri në orët e pasdites. Rrebeshe shiu priten përreth viseve malore ndërkohë që në zona të larta malore mbi 2000m priten edhe reshje bore. Temperaturat në viset e ulëta do të luhaten më mes 9C deri 15C, e në vise malore 7C deri 15C.
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do jetë me vranësira dhe reshje të shiut, të cilat më të dendura do të jenë në pjesën lindore të vendit. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 7 deri 12 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 14 deri 21 gradë Celsius.
Gjatë ditëve të ardhshme, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me periudha me diell dhe reshje të shiut.
Reshjet e dendura të shiut prekin pjesët veriore të Spanjës. Mot i qëndrueshëm dhe i thatë për pjesën tjetër të Spanjës dhe për Portugalinë.
Mot i thatë dhe shi i imët për pjesën më të madhe të Italisë megjithëse reshjet e shiut vazhdojnë në veri të vendit.
Moti do të jetë i kthjellët dhe me diell në Greqi.
Ditë me shi në Francën Juglindore, Zvicër, Gjermaninë Jugperëndimore, Austri, Republikën Çeke dhe në pjesën më të madhe të Polonisë.
Në veriperëndim të Francës dhe Gjermanisë kemi reshje shiu.
Erë me shpërthime shiu për Danimarkën, Suedinë Jugore dhe Norvegjinë Jugore.
Pas një fillimi të një dite të thatë, shiu përhapet nga perëndimi nëpër Shtetet Balltike, ndërsa kemi reshje të pakta veriun e kontinentit, si në Finlandë, si dhe në pjesët veriore të Suedisë dhe Norvegjisë.
E mërkurë, 14 tetor 2020
Moti në Shqipëri dhe Kosovë do të jetë i vranët dhe reshje shiu në veri dhe zonën qëndrore, jugu do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SË) me shpejtësi maksimale 10-15 m/sek në bregdet.
Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,5-2,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Do të kemi reshje të mëdha shiu që prekin brigjet veriore të Spanjës.
Në zonat qendrore dhe jugore si dhe në pjesën më të madhe të Portugalisë kemi mot të thatë dhe të ftohtë.
Shira të mëdha mbulojnë zonat afër Adriatikut.
Do të kemi reshje të dendura dhe bubullima që prekin Korsikën dhe Sardenjën.
Shi i mëtejshëm në Italinë qendrore dhe veriore, deri në jug të vendit.
Greqia do të ketë mot të ngrohtë me diell.
Kemi një mot të qëndrueshëm në të gjithë Turqinë.
Në Francë do të ketë reshje në jug të vendit dhe në Francën veriore.
Moti do të jetë me erë dhe të ftohtë në të gjithë vendet e Ulëta dhe Gjermaninë me periudha shiu të dendura.
Shi dhe erë të mëtejshme në Poloninë veriore, drejt Polonisë qendrore dhe lindore.
Në Hungari dhe Austri parashikohet mot me diell.
Zvicra do të ketë reshje në perëndim dhe erë që fryn nga Danimarka.
Erë shumë në jug të Suedisë.
Shira në shtetet baltike.
Në Norvegji moti do të jetë me i ngrohtë me diell, por do të ketë disa shira në Norvegjinë veriore.
Kryeministri Edi Rama ka folur për situatën e naftëtarëve të Ballshit, të cilët prej 16 ditësh janë në grevë urie.
Në takim me gazetarët, kreu i Qeverisë u shpreh se ende nuk ka një sqarim për këtë situatë, dhe do t’i informojë naftëtarët sapo të ketë një përgjigje.
Gjithsesi, forma të tilla protestash i konsideron të panevojshme.
“Sapo të kem përgjigje do t’i vë në dijeni. Po bëj gjithçka për të gjetur një zgjidhje por deri më tani nuk e kemi. Nuk kemi mundësi t’u zgjidhim problemin naftëtarëve, nuk kemi një kompani që i merr përsipër detyrimet. Forma të tilla protestash janë të panevojshme për mua”, tha Rama.
Naftëtarët kërkojnë pagesat e prapambetura dhi rifillimin e punës në rafineri. /noa.al/
Krahas shijes së tyre të athët, të ëmbël, thanat janë ndër frutat më të veçantë medicinalë me përdorim të gjerë në mjekësinë popullore.
Falë vlerave të tyre fantastike për shëndetin, thanat përdoren në shumë kura të ndryshme për shërimin dhe trajtimin e disa sëmundjeve, prej të cilave edhe problemet me diabetin.
Thana gjithashtu shërben si një produkt bazë për të mbajtur të stabilizuar nivelin e sheqerit në mënyrë natyrale. Ju sjellim më poshtë dy mënyra efektive të përdorimit të thanave për të parandaluar problemet me diabetin.
Kura me 15 kokrra të freskëta thana
Thanat kanë sezon të shkurtër ndaj përfitoni sa më shumë prej tyre. Për një periudhë 30 ditore apo edhe më shumë rekomandohet konsumimi i të paktën 15 kokrra thanave pas vaktit të mëngjesit.
Kura me Lëngun e Thanave
Për këtë kurë do t’ju duhet 1 kg thana dhe 2.5 litra ujë. (Sasia e përbërësve rritet bazuar në sasinë e lëngut që dëshironi të përgatisni) Lajini thanat dhe vendosini në një tenxhere bashkë me ujin. Udhëzohet t’i lini të ziejnë përreth 1 orë. Më pas fikni sobën, përmes një luge druri shtypni frutat e thanës dhe lërini me kapak të mbyllur derisa të ftohen. Më pas, kulloni lëngun e thanave, vendoseni në shishe apo kavanoz qelqi të pastruar mirë, dhe ruajeni në frigorifer. Konsumoni nga një filxhan kafeje me lëng thane herët në mëngjes çdo ditë për një periudhë 30-ditore.
Përdorime të tjera mjekësore të thanës
Fruti i thanës është përdorur për të ulur temperaturën dhe për të luftuar disa çrregullime të zorrëve. Thartësia karakteristike e këtij fruti e bën atë mjaft të dobishëm në luftën kundër sëmundjeve kardiovaskulare. Thanat janë përdorur edhe për t’u kuruar nga diarrea. Thanat mund t’i ruani në frigorifer për disa ditë, për sa kohë i paketoni në një qese të izoluar mirë. Ato jetojnë më gjatë në formën e tyre të thatë./AgroWeb
Po mbahet sot një konferencë mbi drejtësinë e re në Shqipëri, ku përveç kryeminsitrit Edi Rama dhe zyrtarëve të lartë të shtetit, marrin pjesë edhe ambasadorët e rëndësishëm të vendeve perëndimore, vendet e të cilëve kanë investuar për Reformën në Drejtësi.
Kryeminsitri Edi Rama foli për rëndësinë që ka Reforma në Drejtësi si dhe organet e saj që janë duke u ngritur. – “Nëse SPAK nuk do të ngihej, dhe nuk do të plotësohet, ky do të ishte dështim i madh”, – tha Rama, i cili vlerësoi rëndësinë që kanë vendet partnere, pa të cilët tha se reforma nuk do të kishte pasur progres.
Rama shtoi se SPAK duhet t’i çojë në burg të korruptuarit që i largoi sistemi Vetting.
Në fjalën e saj në këtë konferencë, ambasadorja Yuri Kim ka deklaruar se SHBA do të vazhdojë që të mbështesë Shqipërinë në luftën kundër korrupsionit duke e cilësuar këtë si një “mal i thepisur”.
Ambasadorja Amerikane ka shtuar më tej se nëse Shqipëria vijon në këtë rrugë do të bëhet një model
“Shoku im Olsi dhe unë shkuam drejt Valbonës për ngjitje. Vendosnim këmbën njëra pas tjetrit duke pritur që miqtë të na thonin një fjalë të ngrohtë në ngjitje”.
“Unë isha gati të dorëzohesha por nuk e bëra dhe ne nuk u dorëzuam. Kështu është edhe Reforma në Drejtësi. Është një mal problemesh i thepisur korrupsioni. Kemi bërë hapa para. Për të pohuar lidershipin e Gjonajt ndoshta keni punë të vështirë por keni qenë këmbëngulëse në këtë ngjitje në mal”.
“Është një shenjë pozitive që Shqipëria diskuton këtë temë për të ardhmen e vendit. SHBA është e përkushtuar për një të ardhme të sigurt të Shqipërisë. Është në interesin tonë që të kemi një aleat që të jetë një gjendje të bëjë vetë pjesën e saj”.
“Qeveria po punon në emër të qytetarëve dhe jo në emër të interesave të ngushta. Meritojnë të kenë besim se paratë po përdoren për të përmirësuar jetën. Këto pengesa përshijnë sektorin e drejtësisë të kapur, gazetarë që janë bërë pale apo janë kërcënuar”.
“Edhe SHBA nuk janë të përjashtuar nga korrupsioni por qeveritë mund ta kufizojnë këtë dhe të ndalojnë pasurimin me detyrën. Shqipëria duhet të fillojë vlerësime të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Do të ketë përherë aktorë të këqinj por të drejtohen në mënyrë siç u takon”.
“Po e bëtë këtë do fitoni besimin e njerëzve. Reforma ka nisur që të tregojë rezultate. Greko tregoi përparim në luftën kundër korrupsionit. Nëse Shqipëria vijon në këtë rrugë do të bëhet një model. Ambasada përmes programeve ka bërë SPAK në fokus të lartë. Jemi të përfshirë në mbështetje të SHÇBA”, – tha Kim.
Ndërkohë edhe Ambasadori Soreca ka thënë se Shqipëria ka bërë hapa para në luftën kundër korrupsionit megjithatë ka shtuar ai duhet ende shumë punë për të ardhur tek standardet evropiane
Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, ka përsëritur sërish thirrjen për arrestimin dhe dënimin e zyrtarëve të lartë.
Ai tha me shqetësim se dënimet e formës së prerë për zyrtarët e lartë kanë qenë të papërfillshme.
Soreca duke se shpresat i ka te institucionet e reja të drejtësisë, përkatësisht SPAK dhe Gjykatat e Posaçme.
“Kemi para një sërë dënimesh për zyrtarë të nivelit të ulët dhe të mesëm. 60% e magjistratëve që i janë nënshtruar vettingut nuk e kanë kaluar”.
“Ka përparime të disa institucioneve të reja në drejtësi, prokurori i përgjithshëm, SPAK. Kemi drejtuesen e BKH. Roli i ILDKPKI është shumë i rëndësishëm për kontrollin e pasurisë. Pavarësisht kësaj korrupsioni vazhdon të mbetet i shtrirë gjithandej dhe vazhdon të jetë shqetësim serioz për BE dhe shtetet anëtare. Duhen dënime të formës së prerë për zyrtarë të lartë që kanë qenë tepër të ulëta”, – tha Soreca.
“Qytetarët duhet të kuptojnë se askush nuk mund të qëndrojë mbi ligjin. Kemi shpresa te SPAK dhe gjykatat. Është premtuese që kanë nisur hetimet për 23 magjistratë të shkarkuar nga vettingu, pjesë e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë. Hapa pozitivë janë ndërmarrë por lufta duhet të vazhdojë”.
“BE ka investuar më shumë se 20 mln euro për drejtësinë. BE është dakord me përfundimet e GRECO. Por lufta kundër korrupsionit është një luftë e gjithë shoqërisë dhe do të jemi fitimtarë nëse të gjithë përpiqemi së bashku”.
“ Raporti i Grupit të Shteteve Kundër Korrupsionit (GRECO) për Shqipërinë, thekson se vendi ynë ka bërë hapa para në luftën kundër korrupsionit”.
Në një konferencë me faktorët ndërkombëtar, për prezantimin e raportit, Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj tha se faktet flasin qartë për ndryshimin e vazhdueshëm që po vijon në lehtësimin e vendit e të qytetarëve nga barra e rëndë e trashëguar e korrupsionit, që po luftohet me reforma e korrigjime sistematike në çdo sektor.
Tirana prej më shumë se 20 orësh ndodhet në pushtetin e reshjeve të shiut me intensitet të lartë.
Deri tani nuk raportohet për probleme, as në kryeqytet dhe as në zonat e tjera të vendit, të cilat sipas shërbimeve meterologjike po përballen gjithashtu me reshje shiu me intensitet. Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak, nga sot deri ditën e enjte do të kemi mot me vranësira e diell, por vranësirat do shoqërohen dhe me reshje.
“Duke nisur nga dita e Martë (sot) deri në orët e mesditës të ditës së Enjte moti do të jetë kryesisht me vranësira mesatare deri të dendura por lokalisht nuk do të mungojnë edhe intervalet me diell. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtër”, njofton SHMU.