Irina

A do të mbyllet përsëri vendi nga koronavirusi?Rama: Na pret një dimër i vështirë…

Kryeministri i vendit, Edi Rama i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” ka folur për menaxhimin e pandemisë së COVID-19 ndërsa shifra e të vdekurve dhe të prekurve është në rritje.

Tashmë vendi është nën masa të tjera akoma më të rrepta, ku ndalohet lëvizja vetëm për arsye të veçanta 22:00-06:00.
Kryeministri ka shuar kuriozitetin e të gjithëve duke dhënë përgjigjen nëse do të mbyllemi apo jo. Ai tha se nuk beson në mbyllje duke shpresuar se masat do të respektohen nga qytetarët.

“Në gripin spanjoll vala e dytë ka qenë ajo që ka bërë kërdinë më të madhe, jemi në një situatë as mes më alarmanteve as më e lehtë, është në kontroll, por të shohim numrat e kapaciteteve. Problemi më i madh i kësaj goditjeje është që e para nuk është një grip i zakonshëm e dyta numrat mund të rriten me shpejtësi deri në atë masë sa të bllokojnë sistemin e kapacitetit.

Nuk besoj në mbyllje të përgjithshme se ka një domosdoshmëri për të mbajtur një ekuilibër dhe mendoj që nëse ne respektojmë rregullat, nëse mbajmë maskat, ruajmë distancën kemi në dorë shumë secili prej nesh. Askush nuk mund ta thotë por ne jemi të përgatitur ndryshe nga çfarë flitet e përgojohet se jemi të përgatitur e mirpërgatitur. Të gjitha masat qoftë për tu rimbyllur qoftë për tu rihapur janë të gjitha të planifikuara nga komiteti i ekspertëve. S’mund të planifikosh gjithçka për një gjë të panjohur. Duhet tu besojmë ekspertëve tanë, faktikisht është një libër për tu provuar. Në asnjë vend nuk shkon çdo gjë vaj e këtë goditje ofensive që vjen një herë në shekull. Faktikisht ne sot kemi të lira 30% të kapaciteteve të hapura, ndërkohë që kemi një spital të ri dhe jemi sot me 550 shtretër të disponueshëm që mund të shkojnë deri 1600”, tha Rama.

A do të mbyllet përsëri vendi nga koronavirusi?Rama: Na pret një dimër i vështirë… Read More »

Rama emëroi zëvendësministër të Financave zyrtarin e PD-së/ Babai i Besart Kadisë u përgjigjet kritikëve

U përcoll me bujë emërimi i Besart Kadisë si zëvendësministër i Financave nga Kryeministri Rama.

Të shumtë ishin edhe ata që e kritikuan këtë lëvizje, pasi ai ka mbajtur detyra pranë Partisë Demokratike.

Por së fundmi ka reaguar edhe babai i tij, Ilir Kadia, ish-këshilltar i Sali Berishës.

“Shumë miq Facebook-u mbajnë qëndrim kundër pranimit të detyrës së zëvendës ministrit të financave në qeverinë Rama nga im bir! Janë në të drejtën e tyre!

Mirëpo kur këtë qëndrim e shoqërojnë me fjalë fyese dhe të pavërteta të tjera atëherë nuk mund të jenë miq me mua! Kaq e thjeshtë është! Shëndet të kenë”, ka shkruar ai në Facebook. /noa.al/

Rama emëroi zëvendësministër të Financave zyrtarin e PD-së/ Babai i Besart Kadisë u përgjigjet kritikëve Read More »

Rama akuza opozitës: Shpresat për pushtet i kanë te Pandemia

Kryeministri Edi Rama ka akuzuar opozitën se po mbjell panik, duke u kthyer në zëdhënës të së keqes, sipas tij çdo ditë, në lidhje me menaxhimin e situatës në vend nga ana e qeverisë.

Rama ka thënë se spitalet nuk janë në kolaps dhe i konsideroi mjekët heronj të vërtetë.

“Sulmet e opozitës janë pa fakte dhe pa shifra. Nuk mund të ngrihet teza se njerëzit vetëvriten në spitale për shkak të kushteve dhe mungesës së shërbimit. Kjo më ngjall mua një qeveri për “shefat” e opozitës, të cilët e kanë lënë shpresën për të ardhur në pushtet te pandemia. Nuk është e vërtetë që pacientët po kurohen nëpër spitale. Rritja e numrit të vetëvrasjeve ka pësuar një numër të madh edhe në botë. Propaganda e shfrenuar e opozitës po dëmton edhe mjekët”, shtoi ai mes të tjerash.

Sipas shefit të qeverisë, përmes gënjeshtrash dhe sajimesh, opozita po perhaps panik dhe po rrezikon seriozisht shëndetin e shqiptarëve.

“Janë çakërdisur deri në pikën kur shpresat e tyre të lodhura I kanë mbështetur të gjitha te ëndrra e një katastrofe shëndetësore. Dhe faktikisht janë bërë zëdhënës të panikut, zëdhënës të çorodisë psikologjike dhe zëdhënës të një pesimizmi krejtësisht të fabrikuar për të krijuar sa më shum dëshpërim në popull përmes gënjeshtrash, sajesash, abuzimesh, të një propaganda të shfrenuar që rrezikon seriozisht”, u shpreh Rama.

Rama akuza opozitës: Shpresat për pushtet i kanë te Pandemia Read More »

‘Shmangni grumbullimet dhe kafet’, Manastirliu tregon se çfarë do bëhet me shkollat

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e ftuar në studion e emisionit “Real Story” në News24, teksa fliste për domosdoshmëinë e mbajtjes së maskave, këshilloi se për mbrojtje më të mirë, duhet ruajtur edhe distanca si dhe higjiena.

Sokol Balla: Nuk shihni rrezik tek kafenetë që u lanë hapur?
Manastirliu: Në kafe duhet ruajtur distance, pse jo edhe të eleminohet kafja kur është e mundur. Shmangni mbledhejt famljare. Përvec maskës duhet të ruhet distance dhe higjiena

Sokol Balla: Çfarë do të bëjmë me shkollën?

Manastirliu: Kur morëm këtë vendim që ishte politik, por i bazuar në studimin e ekspertëve të ISHP, e bazuar tek të dhënat e Qendrës Europiane të Sëmundjeve Infektive nxorën botime se pse shkollat apo tansemtueshmëria në shkolla nuk sjell një përhapje të lartë të virusit. Sipas ISHP grupmosha e fëmijëve nuk ka pasur rritje të madhe, pra, shkolla nuk është risk i madh nëse qëndron hapur.
Sokol Balla: Po, por janë infektuar mësues, ka edhe prindër që ngulin këmbë që fëmijët e tyre asimptomatikë të vijojnë mësimin. Ndaj them duhen shtuar kontrollet në shkolla.

Manastirliu: Kontrollet janë të vazhdueshme. Është shumë e rëndësishme të kuptohet se i kemi hapur, por jo pa protokolle, ruajnë distancën, ka turne, maskë, higjienë.

‘Shmangni grumbullimet dhe kafet’, Manastirliu tregon se çfarë do bëhet me shkollat Read More »

Meta, Ramës: A nuk ishe ti që ju premtove shëndetësinë falas? A e di ti sa paguan sot çdo shqiptar për mjekim dhe ilaçe për t’i shpëtuar Covid-19

Presidenti Ilir Meta ka reaguar dy herë brenda një ore, lidhur me pandeminë.

Kreu i shtetit pas pretendimeve të fundit të kryeministrit Rama, tha se “qytetarët e infektuar po shtohen çdo ditë!”, duke i parashtruar edhe disa kërkesa konkrete qeverisë.

“Jetët e humbura po shtohen çdo ditë!”

“Shto testimet!”

“Rimburso pacientët të cilët mjekohen në shtëpi, familjet në nevojë dhe pensionistët e infektuar me COVID-19!”

“Rrit buxhetin për sistemin shëndetësor! Shto spitalet COVID!”

“A e di ti sa paguan sot çdo shqiptar për mjekim dhe ilaçe për t’i shpëtuar COVID-19?”

“A nuk ishe ti që ju premtove shëndetësinë falas?”

“Mjaft me koncensione dhe PPP korruptive! Mjaft me tendera sekrete për oligarkët!”, – kanë qenë disa nga pyetjet publike, të cilat i janë drejtuar kryeministrit Rama, nga kreu i shtetit.

Rama më herët fajësoi opozitën që po politizon pandeminë.

Në reagimin e një ore më parë, Presidenti Ilir Meta bëri me përgjegjësi sërish qeverinë për gjendjen aktuale, e cila sipas kreu të shtetit, nuk ka asnjë edhe një plan për daljen nga situata.

“Në mungesë të një plani dhe strategjie konkrete për të përballuar përhapjen masive të pandemisë COVID-19, të reflektuar me shtim çdo ditë të numrit të qytetarëve të infektuar, fatkeqësisht edhe të humbjeve në jetë, sistemi shëndetësor rrezikon të zhytet në kolaps të thellë, me pasoja tepër të rënda për shëndetin e qytetarëve”.

“Në këto kushte, është tepër e domosdoshme të shtohet masivisht numri i testimeve, si një mjet efikas për gjurmimin dhe trajtimin në kohë të qytetarëve të prekur nga COVID-19”.

“Për këtë qëllim të miratohet pa vonesë edhe një plan koordinimi i qartë dhe transparent me sistemin privat, për të bashkuar të gjitha energjitë dhe kapacitetet e duhura”.

“Thelbësore gjithashtu është vënia në efiçencë të plotë të mjekut të familjes, shtimi i stafit mjekësor dhe atij mbështetës, si dhe planifikimi i buxhetit të duhur në ndihmë të tyre”.

“I bëj thirrje Qeverisë të bëjë çdo përpjekje për rimbursimin e plotë të shpenzimeve, veçanërisht të pacientëve që mjekohen në banesë, të familjeve me ndihmë ekonomike dhe të pensionistëve”, ishte reagimi i parë nga Presidenti Meta.

Meta, Ramës: A nuk ishe ti që ju premtove shëndetësinë falas? A e di ti sa paguan sot çdo shqiptar për mjekim dhe ilaçe për t’i shpëtuar Covid-19 Read More »

Këto janë frutat që ndikojnë në shkrirjen e dhjamit

Kur është fjala te humbja e peshës, ushqimi të cilin e konsumojmë është po aq i rëndësishëm sa ai që nuk duhet ta konsumojmë.

Tanimë dihet se konsumimi i frutave është një mënyrë e shkëlqyeshme për të humbur peshë dhe për të djegur yndyrë.

Frutat përmbajnë një sasi të ulët të kalorive dhe në të njëjtën kohë përmbajnë një numër të madh të vlerave ushqyese.

Sipas Food World Blog, disa fruta të cilët ndikojnë në humbjen e peshës si dhe shkrirjen e yndyrës janë:

Mollët

Kanë një sasi të lartë të fibrave, vitaminave dhe mineraleve. Njëkohësisht ndikojnë shumë në shkrirjen e dhjamit.

Kajsitë

Këto fruta përmbajnë shumë fibra, të cilat e bëjnë thithjen e yndyrës së tepërt në organizëm.

Avokado

Prania e acideve yndyrore, që janë të kategorizuara si yndyra të mira, ndikojnë në procesimin dhe konvertimin e yndyrës në energji.

Bananet

Janë shumë të mira në humbjen e peshës, për shkak se bëjnë të ndihesh i ngopur nga përmbajtja e magnezit dhe disa përbërësve të tjerë ushqyes.

Boronicat

Krahas efekteve pozitive që këto fruta i kanë për shëndetin, ato ndikojnë gjithashtu edhe në humbjen e peshës dhe përmirësimin e procesit të metabolizmit.

Pjepri

Përmban shumë agjentë antiinflamatorë, të cilët e mundësojnë yndyrën të shkrihet më lehtë.

Limoni

Tashmë është i njohur për ndikimin e tij në shkrirjen e dhjamit. Limoni me ujë, është një nga pijet më të preferuara nga nutricionistët për humbje të peshës.

Disa fruta të tjerë që kanë veti “magjike” në shkrirjen e dhjamit janë: nektarinat, dardhat, shegat, shalqiri, si dhe kumbullat.

Këto janë frutat që ndikojnë në shkrirjen e dhjamit Read More »

Mësoni si pritet të jetë moti ditët në vazhdim deri të dielën

Pranverë në vjeshtë por temperatura pak më të freskëta se javën që lamë pas.

Meteorologia Adiola Bani në një lidhje me ABC-ja e Mëngjesit nga MeteoAlb deklaroi se nga e hëna në të dielë do të kemi një mot me diell ndërkohë që temperaturat do të pësojnë rënie të lehta në vlerat maksimale dhe mesatare, veçanërisht në fundjavë.
E njëjta situatë do të paraqitet edhe në Kosovë dhe Maqedoni.

“Do jetë shumë mirë. Presim një javë me diell të kthjellët nga e hëna në të dielë. Temperaturat e ajrit do pësojnë një rënie të lehtë dhe graduale.

Gjatë fillimit të javës do ketë një rënie. Mesdita do të jetë rreth vlerës 22 gradë celcius ndërsa në fundjavë do të zbresin deri në 19 gradë.
Është mot i favorshëm por duhet të vishemi pak më trashë. Do kemi mot të kthjellët dhe temperatura disi më të freskëta. Edhe vendet e rajonit po përjetojnë një mini vjeshtë. Do kemi një mot me diell edhe në Kosovë dhe Maqedoni”, tha Adiola Bani.

Mësoni si pritet të jetë moti ditët në vazhdim deri të dielën Read More »

Rregulli i ri i ambasadës nëse doni të udhëtoni në Gjermani

Ambasada Gjermane në Tiranë, i ka bërë thirrje të gjithë qytetarët e saj që kanë qenë në 10 ditët e fundit në Shqipëri dhe që duan të kthehen në Gjermani, të njoftojnë në rrugë digjitale për vendin ku kanë qëndruar dhe mjetin me të cilin kanë udhëtuar.

Në një njoftim në rrjetet sociale, ambasada thotë se ky rregull vlen duke nisur prej ditës së diel datë 8 nëntor, pra që nga dita e djeshme.

Postimi i plotë

E re: Njoftim digjital në rast të hyrjes në Gjermani

Të gjithë personat, që në 10-ditëshin e fundit kanë qëndruar në një zonë risku – sipas kategorizimit të bërë ngë Instituti Robert Koch (ndër të tjerë: Shqipëria) – kanë detyrimin e njoftimit.

Kjo do të thotë që në momentin e hyrjes në vend duhet të përcillen të dhënat personale, vendet e qëndrimeve deri në dhjetë ditë përpara dhe pas hyrjes në vend, si dhe mjeti i udhëtimit i përdorur për hyrjen në vend. Njoftimi zakonisht kryhet në rrugë digjitale.

Ky rregull vlen duke nisur prej ditës së diel datë 8 nëntor. Një kopje e njoftimit në rrugë digjitale apo në ndonjë mënyrë tjetër e hyrjes në vend duhet të mbahet me vete.

Informacione të mëtejshme të rëndësishme si dhe mënyrën për të njoftuar e gjeni këtu: https://www.einreiseanmeldung.de.

Rregulli i ri i ambasadës nëse doni të udhëtoni në Gjermani Read More »