Irina

Si të gatuani tasqebap në shtëpi

Përbërësit
600 gr mish viçi
3-4 kokrra qepë
1 ls miell
125 ml verë
1 lgj salcë
2 domate në rende
2-3 thelpinj hudhër
1 gjethe dafine
4 lgj vaj ulliri
Kripë, piper i zi
Përbërësit
Lajmë mishin e thajmë dhe e presim në kubikë të vegjël. Qepët i presim hollë në kubikë ose në feta të holla.
Vendosim në tenxhere vajin dhe sapo ai të ngrohet fillimisht vendosim mishin dhe e kaurdisim sa të përthithë lëngun e tij. Më pas shtojmë qepët dhe hudhrat dhe vazhdojmë kaurdisjen së bashku derisa mishi dhe qepa të marrin pak ngjyrë të verdhë të theksuar.
E pudrosim me pak miell dhe e përziejmë pak duke e shuar me verë. Shtojmë më pas salcën dhe domatet e grira në rende dhe një gjethe dafine.
Vendosim kapakun dhe e lemë gatimin të ziejë 10 minuta në temperaturë mesatare. E rregullojmë me kripë dhe piper të zi, shtojmë pak ujë të ngrohtë sa të mbulohet mishi dhe e lemë përsëri të ziejë në temperature mesatare derisa piruni të ngulet lehtë në mish.

Si të gatuani tasqebap në shtëpi Read More »

Makarona me mish të grirë

Përbërësit
450 gr makarona

2 lugë gjelle vaj

1 qepë

1 kg mish i grirë

1 thelbi hudhër e grirë

1 lugë gjelle gjalpë

Kripë

Piper

Përgatitja
Vendosni një tigan të thellë me vaj në z jarr.

Shtoni aty qepën e grirë hollë duke përzier herë pas here.

Lëreni të skuqet për 4-6 minuta, derisa të marrë ngjyrë të artë.

Hiqni qepën nga tigani, lëreni mënjanë dhe po aty në tigan shtoni mishin e grirë.

Gatuajeni mishin në z jarr mesatar derisa të jetë skuqur i gjithi duke shtusr dhe piper e kripë sipas dëshirës.

Shtoni qepën e gatuar tek tigani ku ndodhet mishi dhe përzieni me sobë të fikur.

Ndërkohë vini makaronat të ziejnë si zakonisht dhe sapo ato të jenë gatuar kullojini dhe ruani gjymën e ujit të tyre.

Kujdes të mos i zieni shumë ato pasi do t’i gatuani edhe më pas.

Shtojini makaronat tek tigani ku ndodhet mishi, bashkë me gjalpin dhe ujin e zierjes së tyre që ruajtët më parë.

Ndizni zjarri në nxehtësi mesatare dhe lërini të gatuhen duke i përzier herë pas here përreth 3 minuta.

Më pas shërbejeni në pjata!

Makarona me mish të grirë Read More »

Spiropali: Doktori i falimentuar po flet përçart për kontrollin e pandemisë.Mos u merrni me humbësin e çakërdisur

“Doktori i falimentuar po flet përçart për kontrollin e pandemisë, spitalet, v dekjet, shtrimet, statistikat, testet, masat parandaluese”.

Kështu u shpreh ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Ajo nuk përmendi emër, por duket se fjalën e ka pasur për ish-kryeministrin Sali Berisha.

“S’di se ç’flet. Ka rënë në delir të thellë. Ka humbur çdo vetëkontroll dhe çdo lidhje me realitetin, – tha Spiropali, më tej, në reagimin e saj.

Spiropali rifreskoi edhe disa a kuza të vjetra.

“Kryeministri i Gërdecit, i panikosur nga humbja e afërt e vetes dhe e zhganit që e rrethon, sikur flet nga ndonjë planet tjetër”.

“Vr asësi i 21 Janarit po e ngatërron Aritmetikën më keq se pupaci i vet”.

“Don Kishotin e Tranzicionit e kanë lënë ment’ e kokës”.

“Frikacaku i pashërueshëm s’po sheh nga sytë, s’po dëgjon nga veshët”.

“Mos u merrni me humbësin e çakërdisur”, tha në reagimin e saj Elisa Spiropali, e cila dha edhe sugjerimet se çfarë duhet të bëjnë qytetarët për të sfiduar koronavirusin:

“Mbani maskën!”

“Ruani distancën!”

“Së bashku do fitojmë!”. /NOA.al

Spiropali: Doktori i falimentuar po flet përçart për kontrollin e pandemisë.Mos u merrni me humbësin e çakërdisur Read More »

Basha: ‘Qytetarëve shqiptarë i duhet një qeveri që punon për ta. Që punon për ty’

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha sot se qeveria e ardhshme që do të ndërtojë ai dhe opozita, pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021, do të ndezë dritën e shpresës për shqiptarët.

Basha ilustroi me një video keq-qeverisjen e vendit nga Rama, që sipas tij, i ka ardhur fundi.

Reagimi i plotë i Bashës:
“Qytetarëve shqiptarë i duhet një qeveri që punon për ta. Që punon për ty!
Një qeveri që nuk merret me dallavere politike, por që siguron ndihmë ekonomike për çdo familje.

Një qeverisje që nuk e shpenzon kohën në Instagram, por që është në vijën e parë të luftës me Covid-19.

Një qeveri që ndez dritën e shpresës për shqiptarët.

Qeveria që ne do të ndërtojmë!”

Më poshtë video, që shoqëron reagimin e kryedemokratit:

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/190165689309985/?t=8

Basha: ‘Qytetarëve shqiptarë i duhet një qeveri që punon për ta. Që punon për ty’ Read More »

Ja kush do ta drejtojë ‘Parlamentin’ e Tiranës

Zëvendësministrja e Brendshme, Romina Kuko, është emëruar kryetare e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Pas emërimit të Toni Gogut si prefekt të kryeqytetit, ky post u la vakant.
Ndërsa “Parlamentin” e Tiranës, do ta drejtojë tashmë Romina Kuko, e cila mban postin e zv.ministres së Brendshme.
Në një postim në Facebook, ajo shkruan se është nder dhe privilegj vlerësimi dhe besimi për të dhënë kontributin në këtë institucion duke pasuar kolegë si Toni Gogu.
“Nder dhe privilegj vlerësimi dhe besimi për të shërbyer si Kryetare e Këshillit Bashkiak Tiranë; duke pasuar një koleg të çmuar si Toni Gogu dhe me ekipin e kolegëve këshilltarë të spikatur, besimplotë se bashkë do vazhdojmë punët e mira të Tiranës sonë”, – shkruan Kuko në Facebook. Romina Kuko u zgjodh anëtare e këshillit bashkiak në zgjedhjet e 30 qershorit të vitit të kaluar. /noa.al/

Ja kush do ta drejtojë ‘Parlamentin’ e Tiranës Read More »

Fotografi i kuvendit zbulon cfarë i ka ndodhur deputetes më të re në moshë

Reme Lala kakaluar me sukses Covid.

Deputetja që garoi me siglën e PDIU, por u bë pjesë e maxhorancës, u kthye në Kuvend e shëruar sot nga virusi i frikshëm.

Lajmin e ka bërë të ditur fotografi i Kuvendit Agim Rama, i cili teksa ka postuar një foto të saj sot nga salla, dhe i ka uruar të shkuara.

“Të shkuara Reme Lala, Covidi të mori të keqen”, shkruan fotografi.

Rreth 10 deputetë dhe ministra kanë rezultuar deri tani pozitiv me koronavirus, por e kanë kaluar me sukses këtë sëmundje.

Dputeti Andi Përmeti ndodhet në një gjendje të rënduar në një spital të Turqisë, pasi u infektua me koronavirus për herë të dytë./NOA.al

Fotografi i kuvendit zbulon cfarë i ka ndodhur deputetes më të re në moshë Read More »

‘Uroj ekipin e Vlorës për punën që kanë bërë sëbashku me ministren për një transformim fantastik të spitalit të Vlorës’

Kryeministri Edi Rama nga takimi me strukturat e Partisë Socialiste në Vlorë, i ka uruar shërim të shpejtë, drejtuesit politik të qarkut, Damian Gjiknuri, i cili është infektuar me koronavirus.

Rama gjatë takimit i ka uruar shërim të shpejtë edhe shqiptarët që po përballen me sëmundjen e COVID-19.

Ai ka thënë se edhe Spitali i Vlorës ka krijuar një hapësire të nevojshme për të përballuar rastet me COVID në këtë qark.

“I urojmë drejtuesit politik i Qarkut shërim të shpejtë, Damian Gjiknuri po përballet ne këto momente me armikun e padukshëm.

Po ashtu, i uroj shërbim të shpejtë të gjithë shqiptarëve që në këto momente e kanë këtë sfidë.

Uroj dhe ekipin e Vlorës për punën që kanë bërë sëbashku me ministren për një transformim fantastik të spitalit të Vlorës, por dhe për vënien në dispozicion të hapësirës së spitalit për mundësinë që të gjendemi në kushtet kur duhet të zgjerojmë frontin e mbrojtjes nga COVID-i”, tha Rama.
/NOA.al

‘Uroj ekipin e Vlorës për punën që kanë bërë sëbashku me ministren për një transformim fantastik të spitalit të Vlorës’ Read More »

Kapet pa patentë, vlonjati pas ndalimit rr eh policin rrugor

Një 36-vjeçar i cili drejtonte mjetin pa patentë është vënë në pranga nga policia në Vlorë.

Ai akuzohet sepse ka kundërshtuar dhe më pas ka dhunuar fizikisht një efektiv të Policisë Rrugore.

Bëhet e ditur se, në aksin rrugor Vlorë-Gjorm, shërbimet e Policisë Rrugore, i kanë bërë shenjë ndalimi mjetit tip “Benz”, drejtuesi i të cilit nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë dhe është larguar.

Pas disa minuta ndjekjeje, punonjësit e Policisë Rrugore e kanë ndaluar dhe në momentin që po i komunikonin shkeljen, ky shtetas ka dalë nga makina dhe ka dhunuar fizikisht punonjësin e Policisë.

Shtetasi me inicialet R.M. është prangosur më pas nga efektivët, duke e shoqëruar atë në komisariat, nga verifikimet ka rezultuar se ai ishte duke lëvizur pa leje drejtimi./NOA.al

Kapet pa patentë, vlonjati pas ndalimit rr eh policin rrugor Read More »