Irina

Mesazhi prekës i Jul Dedës për Koco Devolen: Faleminderit mjeshtër!

Aktori i humorit, Julian Deda ka shprehur dhimbjen për ndarjen nga jeta të kolegut të tij, Koço Devole.

Në një postim në Facebook, Deda vlerëson krijimtarinë dhe profesionalizimin e aktorit. “Sot na trishtove i dashur Koço. Gjithë jetën tënde na dhurove kënaqësi, të qeshura dhe profesionalizëm të lartë në ushtrimin e artit tënd. Faleminderit për gjithçka mjeshtër. Udhëto i qetë për në botën tjetër, njerëz si ti nuk harrohen kurrë. U prehsh në paqe Artist”, – shkruan Julian Deda.

Regjisori, aktori dhe skenaristi shqiptar Koço Devole u nda nga jeta në moshën 75-vjeçare pas një beteje të gjatë në spitalin Infektiv me koronavirusin. Ai vuante po ashtu edhe nga sëmundja e leuçemisë. /NOA/

Mesazhi prekës i Jul Dedës për Koco Devolen: Faleminderit mjeshtër! Read More »

Moti, ja se si do të jetë dita sot

Lajme të mira vijnë nga parashikimi i motit për sa i përket ditës së dielë.

Të ndikuar nga kushte atmosferike të qëndrueshme, moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët, e vranësira të pakta kalimtare, bën te ditur Sherbimi Meteorologjik Ushtarak.
Era do të jetë nga kuadrati i Veriut me shpejtësi mesatare 1-4m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 10m/sek.

Moti, ja se si do të jetë dita sot Read More »

Konsumimi i një avokadoje në ditë zgjat jetën

Ekspertët më të mirë të ushqimit së fundmi kanë zbuluar se konsumimi i një avokadoje në ditë zgjat jetën.

Avokado është një super ushqim me mijëra përfitime: këtë e thonë ekspertët e fitnesit, dietologët, por edhe ata që adhurojnë apo janë amatorë të sportit të cilët këtë frut e bëjnë pjesë në ditën e tyre.

Avokado njihet për yndyrat e tij të “mira”, ose ato që organizmi ynë ka nevojë për t’i prodhuar në mënyrë që të ketë energji të mjaftueshme. Ky frut nuk lejon që në zonat më problematike të trupit të krijohet celuliti.

Megjithatë, si për të gjithë gjërat, edhe me avokadon është mirë që të mos e ekzagjeroni; duhet të konsumoni një në ditë, sasi për të cilën të gjithë ekspertët e shëndetit bien dakord.

Këshilla për mënyrën e përdorimit

Përdorni një thikë për ta ndarë avokadon në dy pjesë, ndërsa bërthamën hiqjani me ndihmën e një luge apo me majën e thikës.

Më pas ndajeni avokadon në katër pjesë, secila nga gjysmat ndahet në dy pjesë.

Më pas hiqni lëvoren me dorë, si të jeni duke qëruar një banane, kjo bëhet për të ruajtur sasinë e karotenoideve pas lëkurës.

Gjatë kontaktit me ajrin, tuli i avokados mund të nxihet dhe për ta shmangur këtë spërkateni me lëng limoni apo uthull.

/NOA.al

Konsumimi i një avokadoje në ditë zgjat jetën Read More »

Mbyllja e Greqisë/ Cfarë duhet të dini nëse udhëtoni drejt vendit fqinj

Rritja alarmante e rasteve të reja me COVID-19 ka sjellë një izolim të dytë total të Greqisë fqinje.

Mediat greke sqarojnë se ata që duan të hyjnë në Greqi duhet të kenë një test negativ PCR.
Më konkretisht, pasagjerët e fluturimeve ndërkombëtare, si dhe ata që hyjnë nga kufiri tokësor duhet të kenë një test negativ PCR, që është kryer deri në 72 orë më parë.
“Dje ka pasur një raport për PCR 48-orësh, por pas një konsultimi me ekipin e epidemiologëve, por edhe me ambasadat përkatëse, u vendos që të hyhet me PCR nga toka dhe ajri dhe nga të gjitha kufijtë përmes të gjitha portave të hyrjes në është me një PCR 72 orësh”, nënvizoi Zëvendës Ministri i Mbrojtjes Civile dhe Menaxhimit të Krizave, Nikos Hardalias, ndërsa vuri në dukje se masat e mësipërme do fillojnë të zbatohen nga e Mërkura, 11 Nëntor.

Gjithashtu, është e detyrueshme të plotësoni formularin PLF dhe demonstrimin e kodit QR për të gjithë ata që vijnë nga jashtë, ndërsa duke filluar nga e marta, 10 nëntor, të gjithë grekët që udhëtojnë në vendet e huaja duhet të plotësojnë formularin PLF në faqen e udhëtimit. gov.gr., 24 orë para udhëtimit.

Formulari përfshin detajet e origjinës së udhëtarit, detajet e vendbanimit në vendin e destinacionit, si dhe detajet e anëtarëve të familjes që udhëtojnë së bashku.

Mbyllja e Greqisë/ Cfarë duhet të dini nëse udhëtoni drejt vendit fqinj Read More »

Mbylleni gjithmonë kapakun e WC-së kur shkarkoni ujin, mësoni arsyen

Ndoshta nuk e keni ditur më parë, por asnjëherë mos e mbani hapur kapakun e WC-së kur shkarkoni ujin.

Arsyeja është se nëse e mbani të hapur, bakteret do të përhapen në masë në të gjithë tualetin.

Dhe kjo mund të jetë e rrezikshme për shëndetin tuaj.

Bakteret mund të prekin letrën higjienike apo sende të tjera që ndodhen në tualet.

Ndaj përmirësojeni këtë detaj mjaft të rëndësishëm. /noa.al/

Mbylleni gjithmonë kapakun e WC-së kur shkarkoni ujin, mësoni arsyen Read More »

Kryeministri prezanton risinë që do vihet së shpejti në zbatim në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar nismën inovative në biznes. Rama tregon se çdo i ri, që ka një ide biznesi, do të ketë mundësinë që në rrugëtimin e tij të jetë i asistuar si financiarisht, ashtu edhe në ekspertizë, për të ndjekur ëndrrën e të qenit një Sipërmarrës.

Postimi i Ramës
MIRËMËNGJES

dhe Let’s Start UP

*Çdo i ri, që ka një ide biznesi, do të ketë mundësinë që në rrugëtimin e tij të jetë i asistuar si financiarisht, ashtu edhe në ekspertizë, për të ndjekur ëndrrën e të qenit një Sipërmarrës me anë të krijimit të një baze ligjore të re, në favor të nismave inovative.

Kryeministri prezanton risinë që do vihet së shpejti në zbatim në Shqipëri Read More »

Reagon vajza e ish-kryeparlamentarit pas bastisjes së shtëpisë:’Babi sakrifikoi vitet më të bukura të jetës që ne dhe fëmijët tuaj të gezojmë lirinë’

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, Euleks-i ka bastisur shtëpinë e ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Pjesëtarë të EULEX-it me mbështetjen e Policisë së Kosovës, ndodhen tashmë ndodhen në shtëpinë e Krasniqit në Prishtinë.

Për këtë ka reaguar vajza e Krasniqit, Gresa, e cila ka fajësuar deputetët e Kuvendit të Kosovës për votimin e Gjykatës Speciale. Ajo përmes një postimi në Facebook, i ka quajtur deputetë “të dështuar, të shitur e të ndryrë”.

“Babi sakrifikoi vitet më të bukura të jetës që ne dhe fëmijët tuaj të gëzojmë lirinë. Unë jam krenare me babin tim, po fëmijët e juaj? Si ndihen me prindërit e tyre tradhtar?”, ka shkruar Gresa Krasniqi.

Postimi i plotë:

Kadri Veseli, Enver Hoxhaj, Elmi Reçica, Agim Aliu, Fadil Beka, Labinota Demi-Murtezi, Sala Berisha-Shala, Bekim Haxhiu, Xhavit Haliti, Ramiz Kelmendi, Latif Gashi, Adem Grabovci, Azem Syla, Zenun Pajaziti, Agim Çeku, Naim Fetahu, Besim Beqaj, Nezir Çoçaj, Rrustem Mustafa, Mexhide Mjeku-Topalli, Blerta Deliu-Kodra, Selvije Halimi, Xhevahire Izmaku, Hajdar Beqa, Salihe Mustafa

Ish-bashkëpartiakë të babit, deputet të legjislaturës më të dështuar, deputet të dështuar, të shitur e të ndyrë. A po ju pelqejnë këto pamje, si po ndiheni me këto pamje?

Babi sakrifikoi vitet më të bukura të jetës që ne dhe fëmijët tuaj të gezojmë lirinë. Unë jam krenare me babin tim, po fëmijët tuajj? Si ndihen me prindërit e tyre tradhëtar.

Reagon vajza e ish-kryeparlamentarit pas bastisjes së shtëpisë:’Babi sakrifikoi vitet më të bukura të jetës që ne dhe fëmijët tuaj të gezojmë lirinë’ Read More »