Irina

Dielli i saj feston ditëlindjen, Arbana Osmani e uron me foton e rrallë nga dasma

Dielli i saj feston ditëlindjen, Arbana Osmani e uron me foton e rrallë nga dasma

Moderatorja shumë e njohur e ekranit shqiptar, Arbana Osmani është nënë e një djali nga martesa e parë dhe një djali tjetër nga martesa me regjisorin Eduard Grishaj. Djali i tyre me emrin shumë e veçantë, Dielli feston sot ditëlindjen e tretë.

Pak minuta më parë Arbana e ka uruar duke publikuar disa foto të veçanta nga dasma, të cilat i ka mbajtur sekrete prej kaq muajsh.

“Gëzuar ditëlindjen Dielli i jetës sime; O Zot çfarë Dielli je ti”, shkruan moderatorja

Dielli i saj feston ditëlindjen, Arbana Osmani e uron me foton e rrallë nga dasma Read More »

Aksidenti me 2 viktima në tunelin e Kalimashit/ Arrestohet shoferi i ‘Benzit’, përplasi autobotin dhe ‘Fordin’

Aksidenti i djeshëm me 2 viktima në tunelin Kalimash-Morinë ka një autor të dyshuar si shkaktar dhe ai është 48-vjeçari me inciale A.B., i cili është arrestuar në vijim të veprimeve hetimore.

Policia njofton se 48-vjeçari ka qenë duke drejtuar makinën tip “Benz” në tunelin e Kalimashit kur dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka përplasur makinën tip “Ford” me drejtues qytetarin me iniciale S.O. dhe autobotin tip “MAN” me drejtus shtetasin me iniciale SH.S.

Nga ky aksident humbën jetën drejtuesi i mjetit tip “Ford”, shtetasi S. O., dhe pasagjeri në këtë automjet, shtetasi N. O., të dy banues në Kosovë.

Gjithashtu, nga aksidenti janë dëmtuar shoferi i “Benzit”, pasagjerja në këtë automjet, 26-vjeçarja me iniciale K. B., dhe pasagjeri tjetër në makinën tip“Ford”, shtetasi I. L., 44 vjeç.

NJOFTIMI I POLICISE:

Specialistët e Njësisë për Sigurisë Rrugore të Autostradës “Tuneli i Kalimashit-Morinë”, në vijim të veprimeve hetimore të kryera për aksidentin e ndodhur pasditën e djeshme, në tunelin e Kalimashit, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A. B., 48 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, në tunelin e Kalimashit, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përplasur automjetin tip “Ford” me drejtues shtetasin S. O. dhe autobotin tip “MAN” me drejtues shtetasin Sh. S.

Nga ky aksident humbën jetën drejtuesi i automjetit tip “Ford”, shtetasi S. O., dhe pasagjeri në këtë automjet, shtetasi N. O., të dy banues në Kosovë. Gjithashtu, nga aksidenti janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Benz”, shtetasi A. B., pasagjerja në këtë automjet, shtetasja K. B., 26 vjeçe dhe pasagjeri tjetër në automjetin tip “Ford”, shtetasi I. L., 44 vjeç.

(Në informacionin paraprak të ditës së djeshme, është dhënë se drejtuesi i automjetit tip “Ford” ishte shtetasi I. L., por nga veprimet hetimore të kryera në vendin e ngjarjes, ka rezultuar se drejtuesi i këtij automjeti ishte shtetasi S. O.).

/tvklan.al

Aksidenti me 2 viktima në tunelin e Kalimashit/ Arrestohet shoferi i ‘Benzit’, përplasi autobotin dhe ‘Fordin’ Read More »

Deputetët e PD ‘ngujohen’ brenda sallës Kuvendit! Dëgjojnë këngën patriotike ‘Mora Fjalë’

Deputetët e opozitës po qëndrojnë brenda në sallën e Kuvendit, edhe pse seanca u shty për shkak të kaosit të shkaktuar që në nisje.

Ndërsa qëndrojnë të “ngujuar” në sallë, deputetët dëgjohen të këndojnë këngën “Mora fjalë” të Shkurte Fejzës që është kthyer në një “himn” për tifozët e Kombëtares Shqiptare.

Siç shihet nga pamjet, deputetët janë shpërndarë nëpër sallë, ndërsa Asllan Dogjani dhe Tomor Alizoti qëndrojnë ulur në shkallë.

Deputetët e PD ‘ngujohen’ brenda sallës Kuvendit! Dëgjojnë këngën patriotike ‘Mora Fjalë’ Read More »

A i kanë prishur marrëdhëniet me Arbana Osmanin? Luiz Ejlli flet për herë të parë

Luiz Ejlli duke folur nga Shkodër i pyetur për marrëdhënien e shumë diskutuar me Arban Osmanin pranoi se ka një krisje mes tyre.

“Ajo është atje unë jam këtu”, u shpreh Luizi ndërsa se çfarë krisje ka me Arbanën këtë duhet ta mësojmë në majin e vitit të ardhshëm.

E vërteta është se pak kohë më parë Luizi hoqi nga follow në Instagram Arbanën pasi ajo dhe producenti Eduart Grishaj që është edhe partneri i saj nuk ishin dakord që Ejlli të jetë opinionist në “Big Brother Vip Albania” në edicionin e ardhshëm.

A i kanë prishur marrëdhëniet me Arbana Osmanin? Luiz Ejlli flet për herë të parë Read More »

Rama u dhuron liderëve të BE pjata të pikturuara nga vetë ai, i drejtohet Scholz: ‘Mund të hash spaghetti në të, nuk fshihet’

Dreka e liderëve të BE-së dhe rajonit, që ishin në Tiranë më 16 tetor në kuadër të Procesit të Samitit të Berlinit, ka qenë e shoqëruar me një moment të veçantë.Para se te nisin drekën, atyre u ka mbërritur nga një kuti Piza me fytyrën e Edi Ramës, ndërsa në brendësi gjetën nga një pjatë të pikturuar nga vetë kryeministri.
Të gjithë u suprizuan, dhe ishte kryeministri i Holandës i pari që pyeti në lidhje me to.

“Si i ke bërë këtë?”, pyeti Rutte.
“Kam punuar si i çmendur për t’i bërë. Janë te gjitha të punuara me dorë. E dua Europën”, tha Rama.
Më tej ai iu drejtua kancelarit gjerman duke i thënë se mund të hante ushqim në to, pasi nuk fshihen.

“Mund të bësh spaghetti këtu, nuk hiqet”, i tha Rama, Scholz.
Më tej biseda u shoqërua me batuta, ku Rutte kërkonte të kishte 10% të fuqisë së Ramës.

Rama u dhuron liderëve të BE pjata të pikturuara nga vetë ai, i drejtohet Scholz: ‘Mund të hash spaghetti në të, nuk fshihet’ Read More »

Greqia vendos: Laert Haxhiu (i akuzuar për 6 vrasje) të ekstradohet në Shqipëri

Gjykata e Apelit në Janinë, Greqi ka vendosur që Laert Haxhiu të ekstradohet në Shqipëri. Lushnjari është dënuar me 18 vite nga Gjykata e Lartë teksa vijon procesi në GJKKO për “Masakrën e Lushnjës” që e përfshinë në ngjarje.

Haxhiu që u arrestua disa muaj më parë në Greqi pritet që të përballet me akuzat e reja për organizimin e gjashtë vrasjeve dhe pesë atentateve në Shqipëri.

Disa javë më parë policia njoftoi se ka zbardhur vrasjet e Çajup Selimit në Tepelenë 1 Qershor 2021, Alban Semakut të njohur si ‘kinezi’ në Peqin, 17 Tetor 2021, Albi Bashaliut në Peqin, 27 dhjetor 2021, Fridman Xhaferrajt në Korçë 14 qershor 2021, Dikens Halilit në Athinë, 4 tetor 2021 dhe biznesmenit Lulzim Qorri në Athinë, 13 Dhjetor 2018. Ishte i penduari i drejtësisë, Artan Tafani, që tregoi vrasjet.

Greqia vendos: Laert Haxhiu (i akuzuar për 6 vrasje) të ekstradohet në Shqipëri Read More »

Roza Lati pëson një tjetër humbje, moderatorja bën dedikimin emocionues

Vetëm disa muaj pasi humbi një prej dashurive të saj më të mëdha, qenushin Petit, Roza Lati ka ndarë lajmin e hidhur me ndjekësit e saj në Instagram, se edhe Sasha, qenushja tjetër e moderatores është ndarë nga jeta për shkak të një sëmundje nga e cila vuante.

Roza e kishte bërë me dije edhe gjendjen jo të mirë që Sasha po kalonte, duke e paralajmëruar në një farë mënyre këtë ngjarje, megjithatë, pak ditë pasi u detyruar të bënte edhe një përgënjështrim në lidhje me qenin dhe sjelljen e saj, tani tregon se ajo nuk ja ka dalë dot.

Bashkangjitur me një video prekëse nga plazhi, me Rozën që kalon ditën e fundit me të shtrenjtën e saj, moderatorja tregon gjithë dashurinë që kishte për të, si ishte bërë pjesë e familjes së saj dhe gjithcka që cdo person që e ka provuar të ketë një katërputrosh në shtëpi, patetjetër që do ta ndjejë dhe do ta kuptojë, me shumë gjasë edhe me lot në sy.

Shpesh në intervista dhe postimet në rrjetet sociale, Lati ka treguar se sa të rëndësishme kanë qenë qenushët e saj për të dhe cfarë lidhje të jashtëzakonshme që kishte me to e tani që i ka humbur të dy, shprehim gjithë keqardhjen tonë dhe shpresojmë që këtë periudhë të vështirë ta kalojë sa më lehtë.

Roza Lati pëson një tjetër humbje, moderatorja bën dedikimin emocionues Read More »