Irina

Presidenti Begaj në Kalabri, pritja mbresëlënëse tregues për lidhjet mes Shqipërisë dhe Arbëreshëve

Presidenti i vendit Bajram Begaj ndodhet në një vizitë zyrtare në Kalabri.

Ai ka vizituar kishën e Pallagorio, si dhe një komunitet të arbëreshëve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Begaj komenton mikëpritjen e komunitetit arbëresh.

Ja postimi i plotë i Begaj:

Pritja mbresëlënëse në Pallagorio, është tregues se lidhjet mes Shqipërisë dhe arbëreshëve sot, janë më të forta se kurrë!

Këmbanat e Kishës së Pallagorios që “flasin arbërisht” e që janë të drejtuara nga Shqipëria, përcjellin në mënyrë simbolike, historinë e arbëreshëve.

Më e madhja, me gdhendjet e saj, na kujton ata që emigruan në kërkim të fatit të tyre të ri, ndërsa më e vogla, na kujton gjuhën arbëreshe dhe origjinën e largët të arbëreshëve, paraardhësit e të cilëve mbërritën në malet e Kalabrisë nga ana tjetër e detit Jon.

Presidenti Begaj në Kalabri, pritja mbresëlënëse tregues për lidhjet mes Shqipërisë dhe Arbëreshëve Read More »

Luizi dhe Olta në ‘LUFTË’ me njëri-tjetrin, por foto e fundit tregon diçka tjetër

Luizi dhe Olta janë rikthyer sërish të marrin vëmendjen më të madhe të publikut shqiptar, pasi sëfundmi në të gjitha kinematë shqiptare po transmetohet filmi i tyre “Në kuadër të dashurisë”.
Në media ëhstë përfollur shpesh se marrdhënia e tyre është mjaft e tensionuar, për shkak të përplasjeve që kanë patur gjatë xhirimit të filmit.

Por mesa duket ditët e fundit është rikthyer qetësia, dhe Luizi e Olta janë parë shumë pranë njëri-tjetrit si miq të vërtetë.

Luizi dhe Olta në ‘LUFTË’ me njëri-tjetrin, por foto e fundit tregon diçka tjetër Read More »

Tymi mbulon Vlorën

Këtë pasdite një pjesë e qytetit të Vlorës është mbuluar nga tymi.
Dyshohet se shkak është bërë djegia e mbeturinave aty pranë që krijon një tymnajë të tillë.
Zjarri është ndezur mbrëmjen e kaluar, teksa vijon të mbetet aktiv duke shkaktuar ndotje të ambientit.
Përveç erës së keqe tymi vështirëson dhe qarkullimin e automjeteve në atë zonë.
Rruga është e mbuluar nga shtëllungat e tymit dhe është vështirë të shohësh vazhdimin e saj.

Tymi mbulon Vlorën Read More »

Bashkëpronar me dhëndërin e Berishës, arrestohet edhe biznesmeni i ndërtimit

Bashkë me Jamarbër Malltezin dhëndrin e ish-kryeministrit Sali Berisha, ka rënë në pranga edhe Fatmir Bektashi, bashkëpronar me Jamarbër Malltezin për ndërtimin e ish kompleksit ‘Partizani’.

Hetimet ndaj tyre kanë kohë që kanë nisur dhe tashmë SPAK ka urdhëruar arrestimet e tyre.

Fillimisht u arrestua Malltezi, ndërsa kthehej nga Gjermania.

Kallëzimi është bërë nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla, në lidhje me procedurat e ndjekura për privatizimin e pronës shtetërore “Klubi Sportiv Partizani” Tiranë. SPAK ka dy vite që ndjek hetimet.

Privatizimi i ish-kompleksit Partizani filloi në vitin 2008 dhe përfundoi në katër vite më vonë, në vitin 2012.

Bashkëpronar me dhëndërin e Berishës, arrestohet edhe biznesmeni i ndërtimit Read More »

Prangat në familjen Berisha, kush janë prokurorët që hodhën firmat

Kush janë prokurorët që firmosën masën e sigurisë për Sali Berishën dhe arrestimin e dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi?

Masat e sigurisë për Berishën dhe Malltezin janë kërkuar nga prokurori i SPAK, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai.

Kujtojmë që Kraja ka qenë kreu i SPAK për tre vite dhe shpesh është konsideruar i afërt me aleatin e Berishës, Ilir Meta.

Mësohet se janë firmosur dhe disa masa të tjera arresti, veç Malltezit dhe Sali Berishës.

Prangat në familjen Berisha, kush janë prokurorët që hodhën firmat Read More »

‘Furtuna’ në familjen Berisha, pse i shpëtoi burgut ish- kryeministri

Kryedemokrati Sali Berisha, me urdhër të Gjykatës së Posaçme është në masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’, në kuadër të hetimeve të nisura nga Prokuroria e Posaçme për çështjen e privatizimit të kompleksit sportiv ‘Partizani’.

Ai gjithashtu është ndaluar të dalë jashtë Shqipërisë. Shkak për mos arrestimin e tij për përfshirje në këtë ‘aferë’, është mosha e kryedemokratit.

Berisha pak ditë më parë mbushi 79 vjeç. Theksojmë se, SPAK ka nisur hetimet mbi këtë çështje pas një kallëzimi të bërë nga Taulant Balla në vitin 2020, asokohe kryetar i grupit parlamentar socialist.

‘Furtuna’ në familjen Berisha, pse i shpëtoi burgut ish- kryeministri Read More »

SPAK godet edhe Sali Berishën pas arrestimit të Jamarbër Malltezit, një tjetër në pranga

Krahas Jamarbër Malltezit mësohet se GJKKO ka dhënë masë edhe për Sali Berishën. Burime të AlbEu bëjnë me dije se GJKKO ka dhënë masën detyrim paraqitje për Sali Berishën. Berishës i ndalohet dalja nga Shqipëria.

Po ashtu është dhënë dhë një masë arresti për një person tjetër, por që për momentin nuk dihet se kush është.

Pak më parë Berisha njoftoi konferencë urgjente për shtyp e cila duket se ka të bëjë me vendimet e GJKKO-së.

Padia në SPAK për këtë dosje është dërguar nga Ministri i Brendshëm, Taulant Balla në kohën kur ishte kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. Konkretisht, bëhet fjalë për një pronë me
rreth 10 000 m2, në qendër të Tiranës, e cila në vitin 2008 është privatizuar me një vlerë prej 100 000 dollarë.

Klubi sportiv “Partizani” ishte në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa sot mbi të janë ngritur 17 kulla.

Njoftimi i PD pak më parëNë ora 21:00, Kryetari i PD, Sali Berisha zhvillon konferencë me media në sallën “Azem Hajdari”.

Link për media do të dërgohet pak para fillimit të aktivitetit.

ZYRA E SHTYPIT DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE
Vijon…

SPAK godet edhe Sali Berishën pas arrestimit të Jamarbër Malltezit, një tjetër në pranga Read More »

SPAK urdhër arresti/ Ndalohet në Rinas dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi

Jamarbër Malltezi është ndaluar nga policia mbrëmjen e sotme në aeroportin e Rinasit.
Raportohet se Malltezi ishte duke u kthyer nga një vend i Bashkimit Europian, kur është ndaluar në ambientet e aeroportit të Rinasit nga autoritetet.

Mësohet po ashtu se urdhri për ndalimin e dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha është firmosur nga prokurori i posaçëm Arben Kraja.

Vijon…

SPAK urdhër arresti/ Ndalohet në Rinas dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi Read More »