Irina

Dashuri në Big Brother Vip/ Puthje të z jarrta mes Donaldit dhe Beatrix

Emocione të jashtëzakonshme janë përjetuar mbrëmjen e të enjtes në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Donaldi dhe Beatrix kanë shkëmbyer puthje pasionante teksa po zhvillonin një dasmë të improvizuar si detyrë nga ”Vëllai i Madh”. Ky moment shënoi një shikueshmëri shumë të lartë.

Që prej spektaklit të së martës, ata shfaqën hapur pëlqimin për njëri-tjetrin. Pasi ndoqën një klip me momentet më të bukura të marrëdhënies së tyre, Donaldi vendosi që të shuajë përfundimisht zërat në publik. ‘’Unë e di që Beatrix ka një siklet për këtë çështje por sot dua të them që unë do bëj çfarë të dua, dhe ajo që dua është kjo’’,– tha ai duke vulosur gjithë spekulimet mes banorëve dhe në publik.

Nëpërmjet kësaj deklarate Donaldi la të nënkuptohet se do të fokusohet totalisht tek raporti i tij me Beatrix duke lënë pas edhe një histori të pa mbyllur me moderatoren Bora Zemani./Top Channel

Dashuri në Big Brother Vip/ Puthje të z jarrta mes Donaldit dhe Beatrix Read More »

PS dhe PD gjejnë gjuhën e bashkëpunimit, 3 ligje kalojnë me shumicë dërrmuese votash në Kuvend

PS dhe PD duket se kanë gjetur gjuhën e bashkëpunimit, pasi 3 ligje janë kaluar me shumicë dërrmuese votash në Kuvend.

Bëhet fjalë për marrëveshjen për furnizimin me vaksina nga kompania Pfizer, projektligjin për parandalimin e pastrimit të parave si dhe miratimin e rregullores së Kuvendit.

Ditën e sotme, janë miratuar me një shumicë votash 3 projektligje. Me 112 vota pro, asnjë kundër dhe 2 abstenim është miratuar akti normativ për disa ndryshime në kontratën e furnizimit me vaksina nga kompania Pfizer Export BV.

“Akt normativ nr. 32, datë 5.11.2021 “Për miratimin e tekstit të disa ndryshimeve në marrëveshjen për prodhimin e furnizimin nga dhe ndërmjet PFIZER EXPORT B.V. dhe ministrisë së shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, miratuar me aktin normativ nr. 3, datë 18.01.2021 të Këshillit të Ministrave”.

Me 106 vota pro, 6 kundër dhe 1 abstenim është miratuar projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe ­nancimit të terrorizmit” të ndryshuar””.

Ndërsa me 111 vota pro, 3 kundër dhe asnjë abstenim është miratuar projektvendimi “Për një ndryshim në vendimin nr. 166, datë 16.12.2004 “Për miratimin e Rregullores së Kuvendit”

PS dhe PD gjejnë gjuhën e bashkëpunimit, 3 ligje kalojnë me shumicë dërrmuese votash në Kuvend Read More »

Sokol Balla ironizon Ben Blushin: ‘Tani shit libra’

Ish-drejtori i Informacionit në Top Channel, Sokol Balla ka ironizuar Ben Blushin pas largimit të tij nga kjo media ditën e sotme.

Balla e quan k arma largimin e Blushit dhe shton se Blushi do rikthehet të shesë libra tani. Edhe pse Balla nuk përmend asnjë emër, të gjithë e dinë që reagimi i tij lidhet me Blushin, dhe vendin që i zuri në median më të madhe në vend.

“Ishte për vizitë para 4 vjetësh në dhjetor. Pas 4 vjetësh, trokiti sërish në dhjetor dhe sërish në të njëjtën derë. Derën ia hapi një Tjetër. Po fytyra që Tjetri pa sa hapi kanatet e derës, ishte e njëjta: Ka rma, ajo që nuk gabon kurrë adresë: “Tani shit libra”, i tha e iku””, shkruan Balla.

Në katër vite drejtim në Top Channel, Blushi ndërpreu publikimin dhe shitjen e librave si dhe u largua menjëherë nga partia që krijoi në 2017, me të cilën nuk mundi që të siguronte asnjë mandat deputeti.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme Blushi e njoftoi largimin e tij përmes një emaili për punonjësit, ndërkohë që drejtimi i medias pritet që të mbetet në dorë të fëmijëve të themeluesit Dritan Hoxha./E.M-noa.al

Sokol Balla ironizon Ben Blushin: ‘Tani shit libra’ Read More »

Liri Berisha tregon si u njoh me Nënë Terezën dhe familjen e saj

Liri Berisha ka treguar në emisionin “Rudina” njohjen me Nënë Terezën dhe familjen e saj, histori të shkëputura nga jeta, të cilët i ka përmbledhur në librin e publikuar së fundmi që i dedikohet pikërisht kësaj figure të madhe.

Berisha ka rrëfyer se njohjen e dytë me Nënë Terezën e ka pasur atëherë kur ka parë në mediat italiane që kjo figurë e madhe e kombit shqiptar, mori çmimin Nobel për Paqen.

“Njohja e dytë ka qenë në më shumë se pas dy dekadash kur mediat italiane jepnin me bujë se një grua shqiptare mori çmimin Nobel të Paqes dhe kjo grua e imët në fizik, me atë çmimin në dorë thoshte me krenari se jam me gjak shqiptare, ishte hera e parë që bota mësoi prejardhjen e saj. Më vinte keq se televizioni shtetëror shqiptar e censuronte këtë lajm.

Aty mora vesh se Nënë Tereza ishte ajo vajza me emrin Gonxhe. Pasi ra komunizmi, e kam takuar disa herë, por ky takim ishte vërtetë kënaqësi, sepse më lidhte fëmijëria, familja, do takoja një grua që e nderonte gjithë bota dhe ishte shumë e çuditshme se si ajo deri 4 dekada nuk mund të futej në shtetin e saj. Kisha parë vuajtjet e nënës së saj”, është shprehur Liri Berisha.

“E kam njohur Nënë Terezën në moshën 15-vjeçare, në një kohë kur nuk dija se çfarë shkruanin gazetat e huaja për të, kur në Shqipëri nuk flitej asnjë fjalë, nuk e njihte askush. Në thellësinë time, më çonte emri i saj tek familja dhe origjina e saj, për të cilën kisha dëgjuar të flitej me shumë nderim për atë familje. Pastaj në rrugën e Kavajës ka qenë një shtëpi ku banonte motra dhe nëna e Nënë Terezës.

Ne shkonim shpesh atje, aty kam njohur nënën dhe motrën e saj dhe më bënte shumë përshtypje si në familjen tonë diskutohej për ato zonjat me një lloj nderimi dhe keqardhjeje. Një ditë, kur e pyeta mamin, kush janë ato dy gra, ajo më tha që nuk janë gra, por zonja. Atë kohë ishte e ndaluar fjala zonjë, ishte shoqe e lejuar. Pastaj më tregoi historinë e familjes së saj, për Nënë Terezën dhe si i ishte përkushtuar një misioni në Indi”, tha më herët gruaja e ish-kryeministrit Berisha.

Liri Berisha tregon si u njoh me Nënë Terezën dhe familjen e saj Read More »

Rama: S’do dëgjoni më nga administrata ‘më ka vdekur vjehrra për herën e 29’

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se nga viti 2022 nuk do të ketë më sportele për të marrë shërbime, por të gjitha do të jenë online. E për ta thjeshtuar këtë, ai tha një shembull se si do të funksionojë.

“Për shembull, do marr patentën dhe më duhet 7 dokumente, këta të drejtorisë së patentave, nuk do më shohin më me sy, por do i marrin ata për mua, qytetarët do të jenë përballë, nuk do kenë qytetarë që bëjnë sikur u dhe mb koka, nuk do bëjnë sikur i ka vde kur vjehrra për herën e 29 herë, që kuptohet se duhet t’i japësh më lekë, dhe nuk do i bien në qa fë vjehrrës duke i thënë qytetarit se nuk do të ta bëjë këtë punë”, tha Rama.

Gjatë fjalës së tij, ndër të tjera kreu i qeverisë vuri theksin tek lehtësitë që kanë sjellë shërbimet online për qytetarët. Rama tha se ligji i ri për Bashkëqeverisjen është i rëndësishëm pasi për herë të parë qytetarët mund të kërkojnë llogari për shërbimin.

“Pse lig ji i ri është i rëndësishëm? Në këtë fazë të parë është e domosdoshme që ne tu japim qytetarëve në dorë mundësinë që të kërkojnë hesa p për shërbimet.

Një nga më pro blematikët është shërbimi për pronën. Por sot, çdokush mund të bëjë aplikimin për legalizim pa shkuar fare te Kadastra dhe në bazë të afatit të pr esë përgjigje. Edhe hipoteka të vinë në kompjuter pa pasur nevojë për letër fizike se është një pro ces që kërkon plotësim, që do të thotë regjistrim dixhital i çdonjërës prej miliona pronash, por është plotësisht e mundur që në momentin ke bërë aplikimin nga shtëpia dhe s’ke nevojë për mik dhe ke afatin e marrjes së përgjigjes, në atë moment ti ke në dorë me li gj një mekanizëm që e vë menjëherë në lëvizje administratën për të kthyer përgjigje.

Platforma e bashkëqeverisjes bën të mundur që çdo mosveprim nga ana e administratës dhe çdo mosreagim në kohë të lërë gjur mën e vet. por nëse deri dje kjo ishte një çështje që i mbetej thjesht qytetarit, sot menjëherë vë në veprim mekanizmin e kontrollit. Kjo është një çështje që në li gjin e ri përcaktohet si përgjegjësi e administratës. Dhe lig ji i ri përcakton sanksione financiare.

Është një arsye tjetër që ne duam ta bëjmë këtë proces sensibilizimi për lig jin e ri se shumëkush nuk e shfry tëzon. Që është se nuk ka më detyrim, qytetari të plotësojë dosje për një kërkesë të vetme. Sot qytetari nuk e ka më këtë detyrim, për të gjitha dokumentat që lës hohen nga shteti. Bën kërkesën, aplikon pa dalë nga shtëpia fare.

E ke në dorë të vësh ala rmin me lig j. Është e drejta jote me li gj. Jo vetëm që ti do marrsh të drejtën për atë shërbim që ke kërkuar por po me ligj personat dhe zyrat përgjegjëse sanksionohen financiarisht për dëmin që të kanë shkaktuar ”, deklaroi kryeministri.

Rama: S’do dëgjoni më nga administrata ‘më ka vdekur vjehrra për herën e 29’ Read More »

Përse nuk drejton makinën dhe pse nuk merr patentë?/ Rama ‘nxjerr sekretin’

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim publik në Elbasan për ligjin për Bashkëqeverisjen dhe platformën Antik orrupsion.
Gjatë fjalës së tij, ndër të tjera kreu i qeverisë ka pohuar se nuk e nget makinën sepse i ka këmbët e gjata.

“Nëse Edi Rama ka aplikuar për patentë makine, gjë që nuk kam për ta bërë asnjëherë me thënë të drejtën sepse nuk jam i zoti të ngas makinë, plus kam edhe këmbët e gjata dhe shumë e ngatërruar.

Nëse aplikoj tek drejtoria e transporteve po them kot se nuk di fare si merret patenta dhe më duhen edhe 7 dokumenta të tjera. Këta të drejtorisëë së transportit që duhet të më japin mua patentën nuk do të më shikojnë me sy mua por do të punojnë aty që edhe ato 7 dokumentat e tjera që duhet tja u coj unë do ti marrin ata për mua.

Pra cdo qytetar do të jetë rehat nuk do të ketë përballë ftyra nga më të ndryshmet se bëjnë sikur u dh emb koka, sikur do ti japë fëmijës qumësht, sikur i ka vd ekur vjehrra për herë të 9-të dhe të thonë hajde nesër dhe pasnesër dhe kuptohet se duhet ti japësh lekë sepse nuk të japin shërbim”, tha Rama

Përse nuk drejton makinën dhe pse nuk merr patentë?/ Rama ‘nxjerr sekretin’ Read More »

Eduart Selami mbajti qëndrimin kritik për Sali Berishën, St resi i kthehet keq: ‘Ik o nd yrësirë’

Këngëtari Arkimed Lushaj i njohur si “St resi” ka bërë një reagim të as hpër ndaj ish-kryetarit të PD-së, Eduart Selamit, i cili u shpreh në një intervistë për “Zërin e Amerikës” se koha e Sali Berishës ka përfunduar dhe lëvizja e tij pas shpalljes “non grata” nga SHBA është qesharake.

Por Stresi si mbështetës i zjar rtë i ish-kryeministrit Berisha nuk pajtohet me këtë konstatim të Selamit duke u “ha kmarrë” në Facebook.

“Ik o ndyrsire hale ke goj me Fol per Berishen Ti”, është komenti i Arkimed Lushajt në një nga postimet e vjetra në faqen e Eduart Selamit.

Ndër të tjera Selami tha se Lulzim Basha “do i mbij etojë lëvizjes së Sali Berishës”. Në fund Selami u shpreh se demokratët kanë vetëm një zgjidhje.

“PD duhet të vendosë, do të bëhet edhe njëherë shpresë për shqiptarët, apo të bëhet pe ng i Berishës. PD duhet të rithemelohet”

Eduart Selami mbajti qëndrimin kritik për Sali Berishën, St resi i kthehet keq: ‘Ik o nd yrësirë’ Read More »

Biznesmeni g*y ‘su lmon’ artistët shqiptarë: ‘Injoranca, sëmundja më e tmerrshme’

Sot, 1 dhjetor, është dita Botërore e Sensibilizimit Kundër HIV/AIDS. Por heshtja e artistëve shqiptarë në lidhje me këtë sëmundje sek sualisht të tra nsmetueshme ka irri tuar biznesmenin g ay Elton Ilirjani.
Ky i fundit përmes një shënimi në instastory, ka kërkuar që t’i jepet fund inj orancës dhe stigmave që e shoqërojnë.

“Inj oranca është sëmundja më e tm errshme e të gjitha kohërave. Ti japim fund inj orancës dhe stigmave që e shoqërojnë! Si gjithmonë nuk u surprizova! “Artistët” shqiptarë asnjë fjalë për ditën botërore të SIDA-s! Injo rancë? Dë nimi me vd ekje ishte kryefjala e diskutimeve të tyre gjatë muajit nëntor 2021!” shkruan Ilirjani.

Risjellim në vëmendje se Shqipëria ka një numër të ulët të personave me HIV/AIDS, por gjatë këtij viti të pandemisë së Covid-19 janë konstatuar 91 raste të reja. Pjesa më e madhe e tyre janë meshkuj dhe kryesisht ata që kryejnë marrëdhënie homose ksuale dhe të pamb rojtura.

Që nga rasti i parë i diagnostikuar me HIV në vitin ’93, në Shqipëri janë diagonstikuar 1493 persona, nga të cilët 47 fëmijë. Vetëm gjatë vitit 2021 kanë hu mbur jetën 10 pacientë, 5 prej tyre raste të reja, të cilët e kanë mësuar vonë sëmu ndjen.

Biznesmeni g*y ‘su lmon’ artistët shqiptarë: ‘Injoranca, sëmundja më e tmerrshme’ Read More »