Irina

Shoferi humb kontrollin e makinës dhe del nga rruga, përfundon në spital

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Fier.

Ngjarja është regjistruar në orën 19:10, në aksin rrugor “Fier-Roskovec”, në vendin e quajtur “Kthesa e Marinzës”.

Policia bën me dije se shtetasi O. F., duke drejtuar automjetn tip “Golf” ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit, dhe për pasojë ka dalë nga rruga.

Për pasojë, është dëmtuar shtetasi O. F., i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Shoferi humb kontrollin e makinës dhe del nga rruga, përfundon në spital Read More »

Rrëfimi tr onditës: U përdh**ova që në moshën 13-vjeçare për 8 vite, linda fëmijë, ab uzuesit më k ërcënojnë me jetë

Një grua, e identifikuar si Sara, gjatë një interviste, ka rrëfyer historinë e trishtë të jetës së saj, që nis me përdhunimin që në moshën 13-vjeçare.

Ajo tregoi se është abuzuar seksualisht nga të njëjtët persona, për gati tetë vite.

“Ndodhte nëpër makina, hotele, ferra, ku të ishin… Shoqet e mia më shihnin shenjat, nuk e morën kurrë guximin të më pyesin apo të më thoshin a ke nevojë për ndihmë. Ata më thoshin po tregove gjë, do të të vrasim”.

Për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme, Sara nuk e mori dot guximin të denonconte autorët.

“Kam tentuar të largohem, kur ata kryenin aktin makabër, unë i godisja dhe ofendoja. Por, mora guximin për të ikur 2 vite më vonë. Doja të nisja një jetë të re, por ishte e pamundur. Nuk i shkova dot deri në fund, nuk i denoncova dot. Frika më e madhe ishte se ata nuk vepronin vetëm”.

Nisi një jetë të re, por ra sërish viktimë e një përdhunimi, nga i cili mbeti shtatzënë.

“Më pas u abuzova prapë, solla në jetë një fëmijë. vendosa ta mbaja fëmijën. E denoncova dhe personi që abuzoi me mua, bëri vetëm dy vite burg. Po e rris e vetme fëmijën. Kushtet ekonomike nuk i kam, pa punë jam. Shpesh, fëmijës i mungojnë gjërat elementare”.

Me dhimbje, Sara tregon rastet kur bashkë me fëmijën flenë pa ngrënë.

Megjithatë, apeli i saj i vetëm është të ketë mbrojtje, pasi kërcënohet vazhdimisht nga abuzues dhe familjarë të tyre.

“Ka raste që flemë pa ngrënë. Kërkoj që shteti të më mbrojë mua dhe fëmijën tim nga këta persona. Kam që në korrik që marr mesazhe kërcënuese. Më ka thënë ‘e dimë shumë mirë ku ndodhesh, nëse i bën publike këto mesazhe, do të të çojmë në Holandë dhe do marrin 300 mijë euro. I kam çuar letrat në Prokurori dhe më ka sjellë letër për mosfillimin e çështjes, pasi për prokuroren këto nuk janë kërcënime”.

Rrëfimi tr onditës: U përdh**ova që në moshën 13-vjeçare për 8 vite, linda fëmijë, ab uzuesit më k ërcënojnë me jetë Read More »

Kushëriri i Kiarës v diq në ak sident, mediat italiane: Sapo ishte martuar!

Ai ishte martuar pak ditë më parë dhe kishte shkuar në Itali nga Shqipëria, të shtunën së bashku me motrën e tij, për të festuar ditëlindjen e kushërirës së tij me të cilën ishte shumë afër, duke konfirmuar se sa e rëndësishme ishte për të që të mbante lidhje të ngushta me të afërmit.

Për fat të keq ai e ka pritur vdekjen në rrugë. Ky është fati tragjik i 30-vjeçarit Dorjo Duka, banues në Tiranë, i cili humbi jetën natën e së dielës së 21 janarit pas përplasjes së tmerrshme kokë më kokë që ndodhi në Ponte Meduna, përgjatë Pontebbana, në Pordenone, mes makinës “Fiat Grande Punto” me të cilën ai drejtonte dhe një “Mercedes CLA”, drejtuesi i të cilit kaloi papritur në korsinë e kundërt.

Dorjo ishte kushëriri i moderatores së njohur Kiara Tito, e cila dje bëri një reagim prekës për të

Një lajm që na tronditi të gjithëve familjarisht. Një nga njerëzit me shpirtin më të mirë, por aq i mirë ishe sa zoti të deshi për vete. U prehsh në paqe kusho”, shkroi Kiara ditën e djeshme.

I vetmi ngushëllim në dramën që po përjetojnë të dashurit e tij dhe komuniteti shqiptar i zonës, është kushëriri njëzet e pesë vjeçar që ishte në makinë me të, i transportuar në kushte shumë të rënda për në spitalin e Pordenones, duket se po përmirësohet pak.

Prokurori i Prokurorisë Publike të Pordenone, Federico Baldo, i cili si zakonisht hapi procedimin penal për veprën penale të dyshuar të vrasjes në rrugë (të rënduar nga dëmtimet shumë të rënda që i janë shkaktuar edhe pasagjerit të Puntos), ku përfshihej drejtuesi i Mercedesit, një 45-vjeçari nga Codogne, në zonën e Trevisos, nuk e gjykoi të nevojshme kryerjen e autopsisë së trupit të viktimës, pasi ishte e qartë se vdekja ishte vetëm për shkak të traumave shumë të rënda të raportuara në aksident. Prandaj, në orët e ardhshme Prokuroria Publike do të lëshojë autorizimin për varrimin dhe kështu familja do të mund të riatdhesojë trupin e të dashurit të tyre në Tiranë, ku do të bëhet varrimi.

Dorjo Duka, një i ri gazmor, gjithmonë i disponueshëm, i cili punonte në një kompani ndërtimi dhe, siç u përmend, ishte shumë i afërt me familjen e tij, la në dhimbje të pafund gruan e tij Irisin, me të cilën ishte martuar më 12 janar 2024 pas mbi gjashtë vitesh të fejesës, prindërit, një vëlla dhe një motër në pritje (në një muaj do të lindë) një djalë të vogël që nuk do ta njohë kurrë dajën e tij, të gjithë të emigruar në Belgjikë.

Studio “3A-Valore SpA”, një kompani e specializuar në nivel kombëtar për dëmshpërblimin e dëmeve dhe mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve, së bashku me avokatët Laura Fagotto e Bar Pordenone, mbron ligjërisht anëtarët e familjes.

Burimi: Il Gazzettino.it

Kushëriri i Kiarës v diq në ak sident, mediat italiane: Sapo ishte martuar! Read More »

Vrasja e Bledar Dedjas në Itali, familja: Ndoshta zbuloi diçka që nuk duhej

Jashtë kangjellave të stacionit të karabinierëve të Asolo, teksa hetuesit merrnin në pyetje bashkëshorten, prindërit e Bledar Dedja, vëllai, morta dhe nipërit prisnin përgjigje dhe kërkonin që të futeshin brenda: “Përse e çuan në atë rrugë dytësore?”, pyesin ata të dëshpëruar, ndërsa ngrenë hipoteza për vrasjen e njeriut të tyre të dashur, pa ditur ende detajet e hetimeve.
“Dua drejtësi nga karabinierët. Dua të di kush ishte. Nuk janë vetëm 2-3 persona”, thotë motra e shqiptarit. “Duhet të kontrollojnë makinat që kanë kaluar, ku shkoi, në cilin lokal ishte: të gjithë flasin mirë për të. Dua të di motivin. Nuk ishte tipi që të kishte probleme me drogën apo paratë”, shton ajo.

“Ishte një djalë i qetë, fola të premten. Kishte qenë në punë gjithë ditën. Ishte vëllai im, nuk është zënë kurrë me askënd, nuk është i aftë të zihet me njeri”, shton ajo mes lotëve dhe zemërimit.

“Nuk ishte tip që të merrte rrugë të gabuara në jetë. Ishte për së mbari, nuk pinte, nuk kishte borxhe, nuk i mungonte asgjë. Ishte njeri i qetë, punonte natë e ditë si murator. Kishte pak kohë që kishte ndryshuar punë, sepse donte të fitonte pak më shumë”, shprehet vëllai i Bledarit.

“Kishte dalë nga shtëpia dje në mëngjes dhe kishte qenë në punë deri në orën 4 të pasdites. Pastaj nuk shkoi në shtëpi, por në një vend tjetër me miqtë e tij. Të paktën kështu i ka thënë të shoqes.

Mendojmë se ndoshta ka zbuluar diçka, ndaj dhe e kanë vrarë. Duam të vërtetën. Nuk e prisnim kurrë diçka të tillë, nuk ishte njeriu i tillë. Ka marrë vesh diçka që nuk duhet ta dinte.

Duam të shohim të dhënat nga telefoni i tij: në orën 8 nuk binte më zilja”, shton i vëllai. “Sigurisht ne si familje mund të mos i dimë të gjitha, por duam të vërtetën. U thashë karabinierëve: kontrolloni të gjitha lokalet e restorante e Fonte, shihni të gjitha telekamerat, duhet të dallohet diçka”, vijon ai.

39-vjeçari Bledar Dedja, i cili jetonte në Asolo, Veneto, u gjet i vrarë mëngjesin e së dielës në një pyll në Grappa, nga një mik i familjes. Në trupin e tij u gjetën goditje të shumta me thikë.

Babai i 2 fëmijëve kishte 20 vjet që jetonte në Itali. Shkaqet e këtij krimi makabër nuk dihen ende. Momentalisht, sipas mediave italiane, hetuesit kanë ngritur dy pista: hakmarrje dhe larje hesapesh./tvklan

Vrasja e Bledar Dedjas në Itali, familja: Ndoshta zbuloi diçka që nuk duhej Read More »

Tragjike/ Bie nga çatia e magazinës, humb jetën 53-vjeçari

Një punëtor 53-vjeçar, shtetas shqiptar, humbi jetën pasi u rrëzua rreth orës 07:00 të së hënës nga çatia e një magazine në Bareggio, në perëndim të Milanos.

Mësohet se ai është rrëzuar nga një lartësi prej 7 metrash. Trupi i pajetë u gjet në oborr.

Sipas Corriere, burri u rrëzua për shkak të një parapeti të dëmtuar. Ambulanca shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes, por nuk kishte asgjë për të bërë.
Sakaq, policia ka nisur hetimet per të përcaktuar shkaqet e sakta të ngjarjes së rëndë.

Tragjike/ Bie nga çatia e magazinës, humb jetën 53-vjeçari Read More »

FNSH ‘zgjon’ qytetet nga gjumi, qindra të arrestuar natën, kush ishte shënjestra?

Qindra persona janë shoqëruar, ndaluar dhe arrestuar nga policia gjatë natës në një operacion blic që është zhvilluar në disa qytete të vendit kundër trafikantëve të drogës.

Informacionet e para janë të pakta dhe pritet që në orët në vazhdim të ketë një komunikim zyrtar nga policia e shtetit mbi bilancin.

FNSH ‘zgjon’ qytetet nga gjumi, qindra të arrestuar natën, kush ishte shënjestra? Read More »

‘Me pula nga Brazili do e zhvillojnë turizmin këta…’, blegtorët e jugut në protestë: Mobiloni zyrat me paratë që jep Evropa për ne

Rreth 100 blegtorë sapo bllokuan rrugën nacionale Kardhiq -Delvinë. Ata kërkojnë të merren parasysh kërkesat e tyre shumëvjeçare mbi problematikën e sektorit të lidhura me çmimet e produkteve blegtorale, mungesën e subvencioneve, kufizimin e kullotave.

Ata janë shprehur se po bllokojnë rrugën në shenjë proteste, ndërsa kërkojë takim me zyrtarë të qeverisë për të adresuar shqetësimet e tyre.

“Në shenjë proteste bllokojmë rrugën që ta kuptojnë të gjithë. Ne jemi njerëz, të vijnë e të na takojnë. Mos të rrinë në zyrat luksoze që i kanë mobiluar me paratë që BE-ja jep për ne dhe i kanë kthyer në ofiqet e tyre. Të vijnë të na takojnë, jemi njerëz, jetojmë në këtë vend, i japim të ardhura këtij vendi”, tha një protestues.

Sipas tij ata që bëjnë politikat e bujqësisë nuk dinë. “Këta pretendojnë që do zhvillojnë turizmin, me çfarë do e zhvillojnë me pula nga Brazili”, tha blegtori Alket Stroka. Shihni në videon më poshtë deklaratat e tyre.

‘Me pula nga Brazili do e zhvillojnë turizmin këta…’, blegtorët e jugut në protestë: Mobiloni zyrat me paratë që jep Evropa për ne Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com