Loading...

Nën hetim adoleshenti në Vlorë/ Dyshohet se ka pë*dhunuar një 13-vjeçare

Adoleshenti dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur
Një adoleshent 17-vjeçar është vënë nën hetim në Vlorë ditën e sotme, pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një të mitur.

Mësohet se adoleshenti është denoncuar nga një 13-vjeçare, e cila e akuzon se ai e ka përdhunuar. 17-vjeçari po hetohet në gjendje të lirë, teksa vajza i është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore që pritet të zbulojnë nëse ka pasur abuzim apo jo.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. L., 17 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur 13 vjeçe”, sqaron policia.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com