Irina

Mariza Ikonomi bëhet nënë për herë të parë

Mariza Ikonomi është bërë nënë për herë të parë. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë Mariza me një postim në rrjete sociale ku tregon se është bërë me vajzë. E vogla mban emrin Melody.

“Dhe vjen një ditë që Zoti të dhuron të gjithë Botën dhe e vendos atë në duart e tua. Melodia e jetës sime! Melody Ikonomi Greço”, shkruan Mariza krah fotove me vogëlushen e saj.

Mariza Ikonomi bëhet nënë për herë të parë Read More »

Alma Bektashi rrëfehet si rrallëherë pas tradhtisë së bashkëshortit dhe divorcit

Këngëtarja Alma Bektashi është një nga emrat më të dashur të muzikës shqiptare. Jetën e saj private këngëtarja nga Kosova e ka mbajtur gjithmonë larg syrit të mendiave dhe publikut.

Për familjen e aj, Alma ka folur shumë rrallë. Martesa e saj ka qenë dikur mjaft e komentuar për faktin se bashkëshorti i saj, Sokol Stafa, vendosi që të linte vendlindjen e tij Tiranën, për të jetuar në Prishtinë.

Mirëpo, çifti i dha fund martesës në 2021-shin. Edhe për këtë Alma ka folur shumë pak. Mirëpo së fundmi në T7 ajo shpalosi detaje edhe për një periudhë të vështirë të jetës së saj. Edhe pse nuk ndaloi në detaje se për çfarë konkretisht ishte fjala, nuk duhet shumë për ta kuptuar.
Në përiudhën e divorcit u bë me dije se Sokol Stafa e ka tradhtuar këngëtaren. Ai ka krijuar një lidhje dashurie me një psikologe 20 vjet më të re.

Alma Bektashi në një intervistë me parë ka treguar se përveç probleme psikologjike, emocionale ajo është përballur dhe me vështirësi financiare pasi pohon se ka shpenzuar shumë për këtë gjyq.

“Nuk e kuptoj akoma. Imagjino për mua që kam mbi 30 vite karrierë artistike skenike dhe mbi 20 vite karrierë pedagogjike në Universitetin e Prishtinës më ndodh kjo gjë. Imagjino ato femra që janë në shtëpi mund të jenë në shtëpi, që ndoshta nuk e kanë as anën ekonomike, nuk e kanë përkrahjen e familjes dhe ballafaqohen me këtë gjë që po përballem unë këto dy vite. Unë nuk e kuptoj, nuk e di çfarë procedure duhet ndjekur, kur ti kërkon që të divorcohesh sepse nuk do që t’i kalosh më ato probleme psikologjike, emocionale dhe vështirësitë financiare që mua më duhet brenda këtyre dy viteve, nuk e di as sa kam shpenzuar për këtë gjyq”.

Alma Bektashi rrëfehet si rrallëherë pas tradhtisë së bashkëshortit dhe divorcit Read More »

Serena Sula: ‘Shumë shpejt do shkoj në Dubai, më ka kërkuar një sheik’

Serena Sula ishte së fundmi e ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ku mes të tjerash foli dhe për jetën private.

Ajo tregoi se i ka shkruar një sheik dhe se i ka kërkuar të shkojë në Dubai.

Serena tha se këto kohë ka qenë e zënë me muzikën, por do ta pranojë ftesën.

“Më ka shkruar një sheik, është person publik, njihet në Instagram, është nga Dubai. Më kishte ndjekur në Tik Tok gjithë kohës, bashkë familjen dhe më ka çmendur.

Do të presë biletën që të shkoj në Dubai. Për momentin kam qenë duke u marrë me muzikën, por do ta pranoj, si jo mos ta pranoj. Unë mendova që të vijë ai këtu.

Ai tha ose do vish ti këtu ose do vij unë atje. Është fiksuar! Do ta takoj dhe me familjen, unë gjithë me kë jam njohur, i kam prezantuar dhe me familjen.

Të jetë në dijeni familja me kë person jam. Mua më pëlqen shumë, kemi komunikuar, është tipi im”, tregoi ajo.

Serena Sula: ‘Shumë shpejt do shkoj në Dubai, më ka kërkuar një sheik’ Read More »

Ndeshja e Kombëtares, Rama: Kam grua e djalë, pse duhet të shkoj me Kurtin në stadium?

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sërish të hënën në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, në ndeshjen e fundit të kualifikimeve për Europianin e vitit të ardhshëm. Herën e fundit aty, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ndoqën të distancuar ndeshjen kundër Çekisë. Rama u pyet mbrëmë në Report TV nëse këtë herë do të jetë ulur përkrah Kurtit, në rast se kryeministri kosovar do të shkojë sërish për ta parë ndeshjen. “Ç’është kjo? Unë kam grua, kam djalë që shkoj në stadium, pse duhet të shkojë me të tjerë?”, tha ai. “Secili shkon në stadium për qejf.

Nuk shkojmë në stadium për t’i bashkuar trojet tona. Shkojmë në stadium për të parë një ekip kombëtar që bashkon shqiptarë nga të gjitha trojet tona dhe secili e sheh ndeshjen për qejfin e vet. Ç’do me thënë kjo do shkoni në stadium?”, shtoi Rama. Kryeministri shqiptar pati thënë se nuk e dinte që kryeministri i Kosovës sot të shkonte në Tiranë më 12 tetor. Marrëdhëniet mes kryeministrave nuk janë të mira, pasi Rama ka pasur qëndrim goxha kritik për sjelljen e Kurtit në dialogun me Serbinë dhe në raport me ndërkombëtarët, duke e akuzuar edhe se e ka dobësuar pozicionin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Ndeshja e Kombëtares, Rama: Kam grua e djalë, pse duhet të shkoj me Kurtin në stadium? Read More »

Kirurgu estetik: Meshkujt shqiptarë kërkojnë t’i bëjnë buzët si Noizy

Nuk është më një tabu por është një fakt. Prirjen për t’u orientuar drejt kirurgjisë plastike nuk e kanë vetëm gratë por dhe burrat. Trendi i të dukurit perfekt, pa rrudha në fytyrë, pa ngarkesa dhjamore në trup ka përfshirë edhe meshkujt shqiptarë, me prirjen më të madhe tek ata që shfaqen edhe në median vizive.

Kjo temë u diskutua ditën e sotme në emisionin “Në shtëpinë tonë” në Top Channel, ku i ftuar ishte mjeku estetist, Panajot Papa.

I pyetur ‘a duket se ndërhyrjet estetike ose ndërhyrjet kirurgjikale estetike nuk janë më një privilegj vetëm i femrave, duket se meshkujt janë shtuar pafund tashmë?’, Papa u përgjigj:

“Ne mund të themi që kirurgjia plastike ndahet në dy degë, që është mjekësia estetike dhe kirurgjia plastike e operacioneve. Po të shkojmë të marrim të dhëna në Amerikë, ku kemi të dhëna, mund të themi që trajtimet estetike janë shumë herë më lart se kirurgjia në vetvete. E sigurisht po të shkojmë të shohim anën e pacientëve meshkuj, gjëja e parë që shikojmë është që rreth 1.5 milionë amerikanë kanë bërë trajtimin e botoksit. Domethënë në një popullsi që është rreth 300-330 milionë, është një popullsi shumë e theksuar mund të themi. E po të shohim trendin kemi një rritje shumë të lartë. Kirurgjia plastike ose mjekësia estetike është një nga gjërat më të bukura në momentin që bëhet bukur. Në momentin që ti ose pacienti jashtë, ose miqtë e tu të shikojnë dhe të thonë ‘ti ke bërë diçka’, automatikisht aty nuk është suksesi. Suksesi është harmonia dhe harmonia ka të bëjë te fakti që nëse e bën punën tamam në një mjek dhe tjetri nuk arrin të kuptojë se çfarë ke bërë, aty suksesi është më i madh”,
Ndërsa duke folur për në Shqipëri, ai u shpreh se meshkujt kërkojnë ndërhyrje estetike.

“Në Shqipëri nuk është më tabu. Në momentin që miqtë vërejnë që t’i ke bërë ndërhyrje, atëherë trajtimi estetik nuk është bërë mirë. Kompanitë po zgjerojnë trendin duke bërë ndërhyrje dhe për 24 orë, kjo do të thotë që t’i mund ta bësh botoks në mëngjes që të japë efekt në mbrëmje”, tha Papa.

Ky i fundit madje tregoi edhe një rast kur ka shkuar një djalë dhe i ka kërkuar që t’i bëjë buzët si të reperit të njohur, Noizy.

“Më ka ndodhur që më ka ardhur një çun i shoqëruar me dy vajza edhe më thoshte i dua buzët si një këngëtar mashkull. Donte të frynte buzët. Ai këngëtari mund t’i ketë vetë se ia ka dhënë mami dhe babi. I donte si Noizy”, tha kirurgu estetik.

Doktori sugjeron që duhet të kenë kujdes me mënyrën dhe vendin ku zgjidhet për të bërë ndërhyrje.

“Një pacient përballë një mjeku e ka ndarë mendjen. Por mjeku duhet ti thotë që cila është më e mirë për të. Botoksi dhe ndërhyrjet pa kulturën e duhur është një dëm kolosal për veten”, tha mjeku.

Kirurgu estetik: Meshkujt shqiptarë kërkojnë t’i bëjnë buzët si Noizy Read More »

Frrok Çupi parashikon fatin e ‘non-gratës’: Po hapet kutia e Pandorës, nuk është vetëm ‘Partizani’ ja 3 elementët e fortë që drejtësia do thellojë ndaj Berishës

Analisti Frrok Çupi, gjatë një interviste televizive theksoi se Sali Berisha përpiqet që të gjejë shpëtim teksa përpiqet që të shmangë procedurat ligjore që i ka dërguar gjykata lidhur me hetimin që ka nisur ndaj tij për aferën e kompleksit Partizani.

“Janë tre elementë që duken në fushën e drejtësisë. E para, SHBA-të. E dyta, maxhoranca dhe i treti, fajtorët, të cilët janë Berisha me të tjerë. Unë s’e konsideroj të rëndësishme faktin që Berisha nuk do të shkojë atje. Për mua është një tentativë, sigurisht e dështuar, për një marrëveshje me qeverinë. Berisha tenton ose me qeverinë apo me ambasadën e SHBA që t’i japë një gjë, të shkëmbejë një gjë me të. Mendoj se Berisha deri tani ka shkëmbyer dhëndrin, por duke shkëmbyer dhëndrin me të drejtën, gaboi sepse u gjet vetë brenda qarkut.

Pranoi fajin, se është pjesë. E shikoni se tani nuk e përmend më dhëndrin sepse dështoi me atë. 17 kullat janë gjëja më e thjeshtë në krimin shtetëror në Shqipëri. Berisha pret Gërdecin, ku ka kryer 26 vrasje, pret 21 Janarin ku është ekzemplar në krimin shtetëror në të gjithë botën e bardhë dhe pret me siguri sinjale të tjera për kohët e thella. Po ajo që po kuptojmë tani është një gjë që tashmë ra miti Berisha. Këta ngritën një mit tjetër të procedurave, ra. Tani edhe miti që drejtësia nuk merret me të shkuarën.

Në drejtësi tradicionale, e cila vepron edhe në ditët tona, hapja e një çështje të kaluar, e hap tërë situatën e një drejtësie të munguar në të shkuarën. Aleks Nika është njeriu, që edhe pse i vdekur, po hap tërë kutinë e Pandorës ku janë kryer krime. Nuk ka më që SPAK s’do të pyesë më se kur ka ndodhur. Tashmë kjo gjë ka rënë, do të thotë se parashkrimi i krimit dhe procedurat me të cilat është mbajtur gjithë kohës qeveria Berisha, tani nuk funksionojnë më. “, u shpreh analisti.

Frrok Çupi parashikon fatin e ‘non-gratës’: Po hapet kutia e Pandorës, nuk është vetëm ‘Partizani’ ja 3 elementët e fortë që drejtësia do thellojë ndaj Berishës Read More »

Detaje të tjera për vdekjen e shqiptares: Mund të jetë bërë një gabim njerëzor

Aksidenti në të cilin humbi jetën ditën e djeshme Anila Grishaj, 26-vjeçare në kompaninë ushqimore Bocòn në Treviso, mund të jetë shkaktuar nga një gabim njerëzor.

Kështu bën me dije media italiane La Repubblica, duke ju referuar burimeve hetimore, sipas të cilave mekanizmi që shkaktoi vdekjen e të resë, është aktivizuar pa dashje nga një koleg i viktimës.

E reja shqiptare ishte në një pozicion të rrezikshëm, por me besimin se pajisja ishte çaktivizuar nga kolegu i saj. Makineria tashmë është sekuestruar.

Prokuroria Publike e Trevisos ka nisur ndërkohë një hetim për mundësinë e vrasjes nga pakujdesia. Sindikatat organizuan një protestë mëngjesin e sotëm jashtë uzinës, punonjësit e së cilës nuk kanë asnjë anëtar të sindikatës. Megjithatë, synimi i shoqatave është të kërkojnë një takim për të trajtuar më me kujdes çështjen e sigurisë.

Në mëngjes, një delegacion i inspektorëve u kthye në kompani. Sipas asaj që mësohet, aktiviteti prodhues ka rinisur rregullisht mëngjesin e sotëm, ndërsa i mbyllur ka mbetur një lokal i lidhur me kompaninë, i vendosur në të njëjtin pallat, ku kryhen aktivitetet e hotelierisë.

Detaje të tjera për vdekjen e shqiptares: Mund të jetë bërë një gabim njerëzor Read More »

Si agravoi sherri mes dy banorëve të BBV, konkurrentët ndërhynë për të shmangur përplasjen fizike! Përjashtohet nga gara njëri prej tyre

Njëri prej banorëve të “Big Brother VIP” Kosova, Meti Alshiqi, ka përfunduar rrugëtimin e tij në këtë edicion, pasi është përjashtuar nga produksioni.

Përjashtimi i tij erdhi pas një konflikti mes tij dhe njërit prej banorëve të shtëpisë, Blerando, më të cilin është përplasur, pasi Meti nuk donte t’i bindej urdhrave të tij, i cili ishte zgjedhur kapiten.

Pas konfliktit mes konkurrentëve, për Metin mbërriti në shtëpi një zarf i zi, i cili lajmëronte përjashtimin e tij nga gara.

“Banorë! Vëllai i Madh ka ndjekur me shqetësim të madh provokimet e vazhdueshme të Metit kundrejt Blerandos pas spektaklit të së hënës. Sipas rregullave të lojës, gjuha kërcënuese, cënimi fizik dhe nxitja për dhunë janë rreptësisht të ndaluara.

Duke pasur parasysh faktin që përkundër paralajmërimeve edhe përmes zarfit të zi nuk ka pasur reflektim, pas verifikimit të pamjeve nga vendi ku ka ndodhur ngjarja e sotme, Vëllai i Madh ka marrë një vendim. Meti përjashtohet automatikisht nga gara dhe lë shtëpinë në këtë moment”, thuhej në zarfin e zi.

Pjesë nga debati mes konkurrentëve:

Meti: Vetëm të shtyva, mos fol pa lidhje këtu. Mos u sill si gangster.

Blerando: Rri qetë.

Meti: Kujdes çfarë flet, nuk je drejtor këtu.

Pasi banorët e tjerë ndërhynë që sherri të mos agravohej, Meti shtoi: “Kapiten je, por sillu mirë, jo si drejtor. Me urdhra, këtu, bëj këtë, e bëj atë. Nuk bëhet me urdhra. Më tregon ai se çfarë duhet të bëj. Nuk bëj asnjë më, t’i bëj kush të dojë”.

Meti është banori i tretë që eliminohet nga BBVK2, pas Ledit dhe Brikendës.

Si agravoi sherri mes dy banorëve të BBV, konkurrentët ndërhynë për të shmangur përplasjen fizike! Përjashtohet nga gara njëri prej tyre Read More »