Irina

Ndihmoi qindra emigrantë të hynin ilegalisht, Britania mbyll në burg vajzën shqiptare

Një vajzë shqiptare është dënuar me 7 vite e gjysmë burg nga një gjykatë në Britaninë e Madhe për rolin e saj në trafikimin e emigrantëve ilegalë drejt vendit.

Ujeza Kurmekaj, e njohur si “ndërmjetësja”, u arrestua në Banbury në Oxfordshire, në tetor të vitit të kaluar.

32-vjeçarja ishte pjesë e një rrjeti që trafikonin drejt Britanisë jo vetëm shtetas shqiptarë, por edhe emigrantë nga vende si Afrika, Lindja e Mesme dhe Azia.

“NCA”-ja britanike i gjeti në telefon qindra mesazhe ku orientonte emigrantët ilegalë ku të shkonin, ku të paguanin paratë dhe vendin ku duhet të niseshin me varka përmes Kanalit francez.

Andy MacGill, oficer i lartë hetues i Agjencisë Kombëtare të Krimit, tha: “Ujeza Kurmekaj luajti një rol të madh si ndërmjetës, duke lidhur emigrantët me kontrabandistët e njerëzve që mund t’i transportonin në udhëtime të rrezikshme përtej Kanalit. Për këtë ajo do të azhornonte pagesat prej qindra eurosh për person”.

“Kurmekaj kishte pak interes për sigurinë e njerëzve për të cilët po rregullonte kalimet, vetëm se ajo dhe punëdhënësit e saj merrnin pagesa. Përçarja dhe çmontimi i grupeve të krimit të organizuar përgjegjës për kontrabandën e njerëzve është një prioritet për NCA dhe ne do të vazhdojmë të synojmë shkelësit e përfshirë në çdo hap të udhëtimit”, deklaroi ai në Gjykatë.

Ndihmoi qindra emigrantë të hynin ilegalisht, Britania mbyll në burg vajzën shqiptare Read More »

E trishtë/ Ndahet nga jeta Agim Bulku

Një tjetër lajm i trishtë u shënua të shtunën e 18 nëntorit, teksa u nda nga jeta ish-futbollisti Agim Bulku. Prej katër javësh, Agim Bulku ishte i shtruar në spitalin e Bolonjës, nuk doli dot nga komo e thellë dhe e pashmangshme.

Bulku luajti fillimisht me moshat e Erzenit. Më pas shkon të studiojë, në shkollën e mesme të mjeshtrisë “Loro Boriçi” në Tiranë dhe mbaroi me rezultate të mira studimet e larta në Universitetin e Sporteve ku edhe spikati.

Talenti i Agim Bulkut, ra shpejt në vëmendje të specialistëve. Ai i takon brezit të famshëm që bëri histori në futbollin shqiptar, nëpërmjet asaj “Shkëndije” që u kthye në një “zjarr” për zhvillimin e futbollit. Agim Bulku rreshtohet përkrah talenteve të dorës së parë si Zëri, Gurma, Hoxha, Gjoni, Ajazi, Ballço, Çurri, Sulos, Hushit etj. duke dhënë ndihmesë të çmuar në përmirësimin e cilësisë së futbollit.

Bulku (1952), nr. 7, elegant, i spikatur te Shkëndija, lojtar shumë i shpejtë, tipik në krahun e djathtë. Bulku së bashku me Filjarin dhe Himën, në vitin 1974 formuan një treshe simpatike te Lokomotiva e Durrësit, teksa luajtën për gati një dekadë së bashku. Gjithashtu Bulku është ndërrur edhe me titullin “Mirnjoja e Qytetit të Durrësit”.

E trishtë/ Ndahet nga jeta Agim Bulku Read More »

Djemtë dhe bashkëshorti iu mbytën në liqen, rrëfimi tronditës i Adrianës: Morgu na kërkoi lekë për trupat, duam hetim!

Adriana Zogu jeton sot mes dhimbjes për humbjen e familjes së saj, dy djemve dhe bashkëshortit që u mbytën në liqenin e Banjës, dhe dyshimeve se përse ngjarja nuk po hetohet.

Burri dhe fëmijët e saj u mbytën në 21 korrik në liqen, në qytetin e Gramshit. Ajo ka vendosur të thyejë heshtjen pas tragjedisë që pllakosi familjen e saj, duke folur në emisionin “Shqipëria live”. Askush nga ne nuk e dinte se kishte gropa, u shpreh Adriana, që tregon se nuk ka asnjë paralajmërim për rrezikun në liqen. “Aty laheshin dhe të tjerë, por dinin not. Kam parë që lahen njerëz. Edhe pas ngjarjes, janë larë. Aty ishte cekët, ata e dinin që uji ishte i pakët. Nuk e dinim për gropat. Nuk është dhënë kurrë një njoftim që liqeni ka gropa”.

Për një tabelë, m’u shua familja, rrëfen mes lotëve Adriana. “Po ta kishim dëgjuar, kush është ai prind që do të rrezikonte fëmijën. Dija që bashkëshorti dinte not. Dija që një djalë dhe burrin e kisha gjallë. Më ra bota kur mora vesh që vdiqën të tre”, tha ajo.

Tragjedia për Adrianën ishte edhe më e rëndë, kur morgu i qytetit i kërkoi para për të tërhequr trupat e pajetë të burrit, fëmijëve dhe kushëririt të tyre. “Kur më kërkuan lekët në morg, më vranë për së dyti. Punonjësi i agjencisë funerale na tha që trupat nuk m’i japin nëse nuk jap lekë”, tha ajo. Nazmiu, familjar i Adrianës, tregoi se ka paguar 50 mijë lekë për të marrë trupat e pajetë nga morgu.

“Kam çuar trupat atë natë në morg. Ditën e dytë, mjeku më kërkoi lekë. Më ka marrë 500 mijë lekë. Më tha duhen kaq lekë që të tërheqim trupat. Varrimin e kryem pastaj në orën 5. Askush nuk na ka ardhur në shtëpi të na pyesë. Bashkia mori përsipër vetëm varrimin e tyre”, shtoi gruaja. Avokati Kujtim Cakrani, u shpreh se çështja e mbytjes së katër personave është mbyllur dhe nuk është bërë asnjë hetim për të bërë zbardhjen e plotë dhe të hetuar se përse nuk ka asnjë tabelë në hidrocentral.

“Nuk ka pasur tabela, as gardh rrethues. Asnjë paralajmërim. Familjarët kërkojnë një hetim. Do bëjmë kërkesë që të rihapet dosja, duhet hetuar. Prokuroria të kërkojë llogari pse nuk ka tabela”, tha avokati. Sakaq Adriana shtoi se; “Shkova për informacion para ca ditësh, më thanë se pasi ka dalë ekspertiza, dosja është mbyllur. Nuk e ka marrë përsipër asnjë prokuror”.

Për këtë arsye, familja Zogu do të hapë edhe një proces gjyqësor ndaj hidrocentralit, pasi nuk kishte vendosur as një tabelë dhe pretendohet se nuk kishte asnjë njoftim për praninë e gropave vrasëse. Ata shpresojnë që një rast i ngjashëm si ai që përjetuan vetë, mos t’i ndodhë më askujt në të ardhmen.

Tragjedia në liqenin e Banjës

Ngjarja tragjike ndodhi në Gramsh, aty ku katër anëtarë të familjes Zogu u mbytën në liqenin e Hidrocentralit të Banjës. Gazment Zogu, 46-vjeç, dy djemtë e tij 14 dhe 19-vjeç si dhe nipi 20-vjeçar Melis Zogu të gjithë nga fshati Cingar, u gjetën nga kontrollet e polumbarëve të RENEA-s dhe banorëve të fshatit.

Sipas deklarimeve të dhëna nga ana e familjarëve ata kishin ndaluar në fshatin Drizë dhe u futën në liqen për t’u larë, për të mos dalë më të gjallë.

Djemtë dhe bashkëshorti iu mbytën në liqen, rrëfimi tronditës i Adrianës: Morgu na kërkoi lekë për trupat, duam hetim! Read More »

E veshur kuq e zi, kush është 21-vjeçarja shqiptare që mahniti publikun në Miss Grand International

Anxhela Tanuzi 21 vjeçarja nga Kruja e cila triufmoi në Miss Grand Albania, ka mahnitur me bukurinë e saj në kompeticionin ndërkombëtar të bukurisë.

Ajo ka përfaqësuar denjësisht Shqipërinë duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve në Miss Grand International.

E veshur me ngjyrat kuq e zi, ajo vodhi zemrat e teleshikuesve në spektaklin gjigant të bukurisë, duke u përzgjedhur si 1 ndër 25 fytyrat më të bukura në botë, nga 100 vende pjesëmarrëse në këtë kompeticion.

Spektakli i bukurisë u mbajt në Vietnam muajin e kaluar duke u finalizuar në finalen e madhe në 26 Tetor, atje ku debutuan të gjitha shtetet pjesëmarrëse.

E veshur kuq e zi, kush është 21-vjeçarja shqiptare që mahniti publikun në Miss Grand International Read More »

Aksidenti tragjik i mori jetën, 28-vjeçari anëtar i Këshillit Bashkiak 

Në një shënim në rrjetet sociale, Këshilli Bashkiak në Rrogozhinë shpreh ngushëllimet në lidhje me ndarjen nga jeta të 28-vjeçarit

Një aksident tragjik i mori jetën një 28-vjeçari mbrëmjen e djeshme në aksin Gosë-Vilë Bashtovë. Bajazit Thaçi ishte anëtar i Këshillit bashkiak në Rrogozhinë.

Në një shënim në rrjetet sociale, Këshilli Bashkiak në Rrogozhinë shpreh ngushëllimet në lidhje me ndarjen nga jeta të 28-vjeçarit.

“Me shumë keqardhje dhe trishtim, njoftojmë se anëtari i Këshillit Bashkiak në Rrogozhinë, Bajazit Thaçi, është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur. Kjo humbje e papritur ka lënë një boshllëk të thellë në komunitetin tonë dhe ka shkaktuar dhimbje për familjen e tij dhe miqtë.

Ai ishte një kontribues i shquar në shërbimin e publikut dhe kishte përkushtim të palëkundur ndaj përparimit të bashkisë dhe komunitetit të saj. Jemi solidar me familjen dhe miqtë e tij në këtë moment të vështirë dhe shprehim ngushëllimet më të thella. Kujtimi i tij do të jetë një frymëzim për ne të gjithë, dhe do të mbetet gjallë në kujtesën tonë përgjithmonë”, shkruan Këshilli Bashkiak.

Aksidenti tragjik i mori jetën, 28-vjeçari anëtar i Këshillit Bashkiak  Read More »

Stresi rrëfen dhimbjet e fëmijërisë: I thërrisja dajës ‘baba’, në klasë të parë më ka rrahur zysha shumë

Stresi ka hapur zemrën në emisionin “Një gotë rose”, ku ka rrëfyer të gjitha dhimbjet e fëmijërisë së tij dhe vështirësitë të cilat ka kaluar.

Ai tregon se i thërriste dajës së tij “baba”, pasi i ati ishte internuar dhe reperi kishte qenë tepër i vogël për ta mbajtur mend.

Stresi rrëfen se ka qenë një djalë i prapë dhe kur ishte fëmijë, askush nuk kishte patur mundësinë t’i tregonte vëmendjen dhe kujdesin e duhur.

“Kur ka ardhur pas demokracisë që është kthyer nga burgjet e diktaturës ka qenë një njeri me mjekër. Kur ka ardhur në shtëpinë 92 e shihja si i frikësuar dhe thoja kush është ky njeri. Po është e vërtetë, daja Guxim quhet. E thirrja dajën baba sepse nuk e kisha babain afër nga regjimet. Nuk e kam pas fiksuar dot. Kur erdhi babi e kisha pak problem, e shifja por nuk i shkoja. Pastaj erdhi 97-ta dhe iu desh te merrej me politikën. Isha në klasë të dytë sepse në klasë të parë zysha më ka rrahur shumë. Ka qenë një racizëm shumë i madh ndaj meje. Nuk e kam pas fajin as unë dhe as prindërit e mi, ky është një faj që… Unë jam rrahur shumë nga kjo zyshë në klasë të parë. Në klasë të dytë e mbaj mend babain që vinte dhe më merte tek shkolla pastaj i desh të shkëputej për arsye politike deri në vitin 1999.

Kam jetuar tek gjyshja sepse nuk kisha mundësi. E mbaj mend që u shitshin ato librat në atë kohë, unë i kam vjedhur ato sepse nuk kisha me çfarë ti bleja. Nuk ka pasur njeri kohë që të merrej me mua. Në të gjithë ata nxënësit unë isha më i vuajturi. Në mbledhje me prindërit unë si kam pasur kurrë prindërit, por ka ardhur shoku i babait.

Në raport me fëmijët tjerë unë kam qenë shumë problematik dhe gjithmonë kam pasur shokë mëtë mëdhenj sepse s’më dilnin këta të moshës time. Unë ikja dhe biçikletë dhe nuk më gjenin. Sado që më mbyllnin në shtëpi unë dilja. Mua të më mbyllësh në një dhomë unë bëhem shumë keq. Unë kam një lidhje me mamin. Kur unë jam keq nënës time i ndodh një plagë në kokë, i çahet koka kur ndodh diçka me mua dhe kur kthehesha në shtëpi i shikoj atë gjithë duke më pritur”,- ka treguar reperi.

Stresi rrëfen dhimbjet e fëmijërisë: I thërrisja dajës ‘baba’, në klasë të parë më ka rrahur zysha shumë Read More »

9 vite pa Dr.Florin, e bija dhe bashkëshortja e kujtojnë me mall

9 vite pa Dr.Florin, e bija dhe bashkëshortja e kujtojnë me mall
Dr. Flori është ndarë nga jeta si sot 8 vite më parë, por kujtimi i tij është gjithmonë i pranishëm tek njerëzit e afërt dhe miqtë e ngushtë. Këta të fundit e risjellin gjithmonë në kujtime në rrjetet sociale e media, por gjithashtu kanë qëndruar për gjithë këto vite pranë familjes së tij.

Vajza e tij, që tani është rritur e kujton të atin në çdo ditë të rëndëishme për të, siç ka bërë edhe sot.

“Më mungon”, ka shkruar ajo krah fotove të veçanta me babain.

Të njëjtin postim e ka ndarë dhe nëna e saj, partnerja e Dr Florit duke e shoqëruar me një zemër të kuqe.

Dr. Flori la pas 2 fëmijë, për të cilët Blerina është kujdesur si një heroine.

9 vite pa Dr.Florin, e bija dhe bashkëshortja e kujtojnë me mall Read More »

Historia prekëse e Santianës: Si e kuptova që ‘motra’ ishte në të vërtetë nëna ime

Santiana Maloku është një prej banoreve më të komentuara të edicionit të dytë të spektaklit Big Brother VIP Kosova. Ajo ka treguar se ka një histori të veçantë familjare dhe këtë e ka shpalosur gjatë një interviste në “Ftesë në 5” të dhënë pak muaj më parë.

Ajo ka treguar se si e ka marr vesh në moshën shtatëvjeçare se ajo që i ishte prezantuar si motra e saj, në fakt ishte nëna e saj.

Santiana ka treguar se prindërit e saj janë ndarë menjëherë pas luftës, pasi babai është larguar për në Gjermani dhe nëna e saj e ka rritur e vetme.

“Kam qenë duke luajtur afër shtëpisë me një kushëri të nënës time dhe si fëmijë, zënka të vogla, ajo ma tregoi dhe unë u shokova se nuk e prita. Shkova në shtëpi dhe thirra nënën. Edhe hyra në dhomë, se s’e harroj kurrë atë moment edhe ju kam drejtuar motrës time, i thashë ‘Tregomë a je nëna ime, a motra ime’ edhe ajo mbeti, s’diti se si të reagonte. ‘Po, unë jam nëna jote. Hajde ta tregoj krejt. Edhe m’i ka tregu krejt sendet, prej fillimit deri në fund qysh kam qenë, pse kam vendosë mos me më tregu, kanë vendosur që me më tregu kur të rritna dhe pak që me i kuptu më mirë, mos me gjyku nënën time”, ka rrëfyer Santiana.

Historia prekëse e Santianës: Si e kuptova që ‘motra’ ishte në të vërtetë nëna ime Read More »