Irina

Nga nesër bëni shumë kujdes, nëse do të shkoni në market

Prej më shumë se tre vitesh shqiptarët i bëjnë qeset plastike nëpër markete kur duan të transportojnë produktet e blera, por duket se kjo nuk ka ndaluar përdorimin e tyre në vend.

Nisur nga kjo, qeveria vendosi që të ndalojë tërësisht përdorimin e qeseve plastike nëpër markete duke ndryshuar ligjin “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”.

Sipas këtij ligji, duke filluar nga dita e nesërme, 1 qershor 2022, supermarketet dhe çdo dyqan lagjeje e ka të ndaluar që të japë qese plastike për klientët, në të kundërt rrezikojnë të gjobiten, raporton abcnews.al.

Konsumatorët që shkojnë në markete do të duhet që të marrin me vete edhe trajsat, në të kundërt duhet që t’i blejnë aty kundrejt një çmimi shumë herë më të shtrenjtë se qeset plastike.

Mbetet për t’u parë se cili do të jetë ndikimi i këtij vendimi në mbrojtjen e ambientit në vend, pasi burimet e plastikës janë të ndryshme dhe qeset plastike janë vetëm një formë e ndotjes me plastikë. /abcnews.al

Nga nesër bëni shumë kujdes, nëse do të shkoni në market Read More »

Ish-konkurrentja e ‘Big Brother VIP’ i habit të gjithë me deklaratën e saj: ‘U ndava nga burri se nuk i pëlqente mamit’

Ish-konkurrentja e ‘Big Brother Vip’, këngëtarja Xheisara Frisku e ftuar në emisionin ‘Jeto me orën’ vendosi të flasë hapur edhe për jetën e saj private që është munduar ta mbajë larg syrit të publikut.
Ajo ka zbuluar se i ka dhënë fund martesës, duke shtuar se arsyeja ishte mamaja e saj.

“Në përgjithësi më pyesin: “Si e ke burrin, kur do vijë burri jot?” Të them të drejtën un s’di vetë se çfarë bën burri im, edhe qesh kështu. Dhe kaloj edhe nuk iu them asnjë gjë, sepse është gjëja më e bezdisshme.

Nuk dua të më pyesin për jetën time personale, nëse deri dje kam nxjerrë ndonjë gjë, tani e mbrapa nuk nxjerr se nuk e di se nga dalin këto… Unë asnjëherë nuk kam dalë në asnjë vend me bashkëshortin, e vërteta është që jam ndarë. Mami më thoshte gjithë kohës “gjej burrë”, e mora njërin u martova s’i pëlqeu, e lashë. Po s’i pëlqeu mamit… më vjen keq”– tha ajo.

Gjatë qëndrimit të saj në BBV, rrëfeu edhe historinë e saj të jetës me vështirësitë ekonomike.

“Unë e tregova atë histori për të nxjerrë atë ç’ka kisha brenda meje si dhe të motivoja shumë vajza të cilat kanë kaluar peripecira si të miat”, tha ajo duke shtuar edhe se mamaja e saj e ka ende peng që nuk e ka çuar në Lice.

Ish-konkurrentja e ‘Big Brother VIP’ i habit të gjithë me deklaratën e saj: ‘U ndava nga burri se nuk i pëlqente mamit’ Read More »

Flet nëna e vajzës që tradhëtoi burrin: ‘Nuk ngremë dot kokën lart, duhet të ikim nga këtu! Vajza ka shkuar në…’

Ngjarja e rë ndë e ndodhur në Librazhd disa ditë më parë, ku në një video të shpërndarë në media dukej një vajzë që dhu nohej, pasi ishte ka pur nga familjarët e burrit me një tjetër mashkull në shtëpi, është komentuar ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live”.

Në li dhje me këtë ngjarje ka folur nëna e vajzës. Ajo u shpreh se të gjithë familjarët janë në gjendje shumë të rën duar psi kologjike dhe nuk e ngrenë dot kokën lart.

Zonja tha se nuk e kanë dhu nuar vajzën pas publikimt të videos dhe se ajo ndodhet në Tiranë nën kujdesin e Shoqatës së të dhu nuarve.

Nëna e vajzës tha se personat që kanë nxjerrë videon duhet të përballen me li gjin dhe kërkoi ndihmë për tu shpërngulur nga vendi ku jetojnë pasi situate në të cilën ndodhen është shumë e rë ndë.

“Jemi jashtë mase keq, jemi në de pression të gjithë. Nuk e ngremë dot kokën lart. Videoja duhet të hiqet. Vajza ishte e sëmurë nuk e dinte se çfarë fliste në intervistë e morën me zor. Ne nuk e dh unuam vajzën. Ngelëm pa ndjenja. Nuk e dimë se çfarë është bërë. Vajza ka ikur në Tiranë, e ka marrë shoqata e Elbasanit nuk e dimë ku është. Ata persona që kanë nxjerrë videon duhet të ndiqen. Ne kërkojmë të ikim nga këtu të shpërngulemi, nuk jetohet më këtu.”

Flet nëna e vajzës që tradhëtoi burrin: ‘Nuk ngremë dot kokën lart, duhet të ikim nga këtu! Vajza ka shkuar në…’ Read More »

Ja çfarë do të ndodhë me Shqipërinë duke nisur që nga muaji Qershor

Shqipëria do të kryesojë Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nga 1 qershori deri në fund të atij muaji, është bërë e ditur në uebfaqen e kësaj organizate botërore.

Shqipëria u zgjodh anëtare jo e përhershme e organit më të lartë të OKB-së më 11 qershor 2021 dhe mandati i saj përfundon më 31 dhjetor 2023.

Anëtarët ndërrohen në krye të Këshillit të Sigurimit, sipas rendit alfabetik.

Brazili do ta marrë “stafetën” nga Shqipëria më 1 korrik, për të vazhduar më pas te Kina, Franca, Gaboni, Gana dhe India deri në fund të vitit.

Në Këshill të Sigurimit, pesë anëtarë janë të përhershëm: SHBA, Rusia, Kina, Britania e Madhe dhe Franca, ndërkohë që 10 të tjerë kanë mandate 2-vjeçare.

Ja çfarë do të ndodhë me Shqipërinë duke nisur që nga muaji Qershor Read More »

Avioni rikthehet në Rinas pas vetëm 15 minutash fluturim/ ‘Kishte harruar të…’

Një avion i kompanisë ajrore “Air Albania” është kthyer në pistën e Aeroportit të Rinasit vetëm 15 minuta pasi ishte ngritur në ajër, duke ngjallur spekullime.
Disa pasagjerë janë shprehur në rrjetet sociale se avioni u kthye pas “kishin harruar ta furnizonin me karburant”. Por stafi i avionit që është munduar të qetësojë pasagjerët ka thënë se kthimi është bërë për shkak të një mangësie në dokumentacion.

“Kapiteni tha mungesë dokumentacioni por e çuditshme është se avioni po furnizohet me karburant. Pasagjerët nuk kanë zbritur dhe avioni do niset sërish”, është shprehur një prej pasagjerëve.

Avioni rikthehet në Rinas pas vetëm 15 minutash fluturim/ ‘Kishte harruar të…’ Read More »

Vd ekja e ga rdianit, reagon bu rgu: U ndje keq sërish pasi la turnin…

Drejtoria e bu rgut në Shenkoll të Lezhës, ka reaguar për rastin ku hu mbi jetën gardiani i bu rgut, Gjovalin Frroku, në moshën 62-vjeccare.
Pas aku zave të ngritura nga sindikata e punonjësve të bu rgjeve, drejtori i këtij IEPV-je Leonard Mardoda, bën me dije se janë ndjekur të gjitha pro cedurat për rastin në fjalë.

Sipas tij Frroku nuk mori trajtim të spec ializuar, pasi kur ka mbaruar vizitën me mjekun nuk ka kërkuar që të largohet për ndihmë më të specializuar.

Në raportin e mbërritur në Drejtorinë e Përgjithshme të B urgjeve thuhet se Po lici i bu rgut të Shenkollit mbërriti ne punë në orën 22:00 dhe turnin do e përfundonte në orën 06:30 minuta.
Sakaq gjatë marrjes së detyrës dhe dhënies se ins truktazhit ai nuk ka shprehur asnjë shqe tësim apo pr oblem shëndetësore.

Ka qene ora 03:30 minuta, kur ai ka telefonuar specialistin e informacionit duke kë rkuar ndihme mjekësore pasi nuk ndihej mire. Brenda 5 minutash, specialisti i informacionit, mjeku dhe ndihmës mjeku i kanë shkuar në ndihmë.

Mjeku që ka kryer viziten nuk ka konstatuar pr obleme shqe tësuese për të cilin ai duhej zëvendësuar e për pasojë ai ka vijuar të qendroje në punë deri në orën 7:11 minuta dhe pasi ka dorëzuar punën, në orën 7:12 minuta është larguar.

Gjovalin Frroku është larguar bashkë me trupën tjetër të punës, por sërish është përkeq suar dhe pasi është dërguar ne Spitalin e Lezhës është nisur me urgjencë drejt Tiranës, por nuk ka mundur të jetojë.

Në lidhje me këtë ngj arje reagoi edhe Sindikate e punonjësve të policisë së burgjeve.

Në reagimin e tyre mungesa e mjekut të punës sipas ligjit, mungesa e trajtimit ushqimor, mungesa e uniformave, pagat e ulëta dhe de motivimi në shërbim, po sjellin pasoja të r ënda për këta punonjës.

Vd ekja e ga rdianit, reagon bu rgu: U ndje keq sërish pasi la turnin… Read More »

E gjeni kush është vogëlushja në foto? Sot moderatore e suksesshme dhe shumë e komentuar (foto)

Teksa e shihni mund të krijoni një ide, pasi tiparet nuk kanë ndryshuar shumë.

Sot ajo është një nga moderatoret më të komentuara të momentit e cila ka qenë kryefjalë e mediave dhe ka mbi 1 milion folloëers në Instagram.

Bëhet fjalë për moderatoren Bora Zemani. E cila në këtë foto është mjaft e vogël gjithësesi e këndshme.

E gjeni kush është vogëlushja në foto? Sot moderatore e suksesshme dhe shumë e komentuar (foto) Read More »

Iliri tregon pse Sabiani mungoi në dasmën e tij

Ilir Shaqiri dhe Sabiani krijuan një raport shumë të ngushtë gjatë kohës që ishin në “Big Brother VIP”. Balerini dhe këngëtari i referoheshin njëri-tjetrit si vëllezër ndërsa ky i fundit theksonte shpeshherë se Iliri ishte “100 mijë euroshi” i tij, duke i uruar fitoren.

Pas daljes nga shtëpia e famshme, Sabani vazhdoi që të mbështeste publikisht balerinin ndërsa ky i fundit ndodhej në një garë të fortë me Donald Veshaj për trofeun e madh. Pas përfundimit të BB VIP, ku balerini u shpall fitues, ata u panë shumë herë nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Dedikimet dhe postimet e përbashkëta nuk mungonin në rrjete sociale. Mirëpo, nuk kaloi shumë kohë dhe miqësia e tyre pësoi krisje. Ishte vetë Sabiani që konfirmoi këtë gjë kur ishte i ftuar në emisionin e Donaldit, Më lër të flas.

“Vëllai im Iliri ka përfituar më shumë, nuk mund të flas nga jashtë, unë nuk do të ndryshoja si karakter, do gjeja një vëlla ose një motër aty”, u shpreh Sabiani. Kur këngëtari festoi ditëlindjen, ndërsa nuk munguan urimet e shumta nga ish banorë të BB VIP, Iliri nuk u duk gjëkundi.

Kur Iliri u pyet për mikun më të mirë pas BB, ai tha se ka disa ish banorë me të cilët mban marrëdhënie të mira, por pa përmendur Sabianin. “Kam disa miq të mirë dhe vazhdoj të mbaj marrëdhënie të mira me ta, sepse dinë çfarë flasin pa kushtëzime dhe pretendime, si gjatë programit, ashtu edhe pas tij.”

Megjithatë, ndonëse Sabiani u përpoq që të hidhte poshtë këto thashetheme, gjithçka u vulos nga mungesa e tij në dasmën e balerinit të shtunën mbrëma. Arjola Demiri, Ardit Çuni, Arbër Sulstarova, Meridian Ramçaj, Sheila Haxhiraj dhe Valon Shehu ishin ish banorët e BB VIP që morën pjesë në dasmën e tij.

Ndërsa Sabiani, gjatë kohës që po mbahej ceremonia ka treguar se ndodhej në Vlorë bashkë me të birin. Ky veprim nga ana e balerinit, duke mos ftuar në dasmë këngëtarin, i ka vënë vulën raportit miqësor mes tyre.

Por çfarë ka ndodhur mes tyre?

Pak kohë më parë, Panorama raportonte se mes tyre nuk kishte pasur një sherr por një distancim pas disa këndvështrimeve të ndryshmeve që kanë pasur për tema të caktuara.

Iliri tregon pse Sabiani mungoi në dasmën e tij Read More »