Irina

Tre vite nga ndarja nga jeta e parodistit Muhamet Liko, vajza dedikim prekës: ‘Me djeg zemra përditë askush nuk ma shuan dot mallin që kam për ty dhe askush nuk e plotëson dot mungesën tënde’

Tre vite nga nd arjes nga jeta e Parodistit dhe aktorit të humorit shumë të dashur për vlonjatët dhe të gjithë shqiptaret, vajza e tij shkruan një letër prekëse.
‘Nuk ka moment te mos mendoj per ty.
Forza e shpirtit tim je vetem ti. E di qe sheh qe atje lart, e di qe me mbron, qe kujdesesh per mua por une te dua ketu por nuk kam force te te sjell ne toke, nuk kam force as ta kerkoj nje gje te tille sepse e di qe shume shpejt do takohemi lart te dy, POR JO TANI!’, shkruar vajza e tij ne statusin e saj ne rrjetin social facebook.
Statusu i plote:

Leter Babait!
Busho, me degjon? Perse nuk me flet, nuk me shikon, nuk me perqafon? Kush ti mbylli syte, gojen, krahet kush ti keputi? Kam nevoje per ty, per fjalen e ngrohte, per perqafimin e perditshem, per keshillen me vlere. Sa shume gjera kemi per te biseduar, kam shume per te treguar, gjera te mira kuptohet se te keqijat as armikut nuk doje ti tja degjoje. Me ka marre malli busho. U bene 3 vjet qe nuk ta degjoj zerin, nuk ta shoh buzeqeshjen, nuk ndjej ngrohtesine e shpirtit. Me djeg zemra perdite askush nuk ma shuan dot mallin qe kam per ty dhe askush nuk e ploteson dot mungesen tende. Sa dhimbje le pas o jete, sa gjera per ti gezuar. Nuk ka moment te mos mendoj per ty.
Forza e shpirtit tim je vetem ti. E di qe sheh qe atje lart, e di qe me mbron, qe kujdesesh per mua por une te dua ketu por nuk kam force te te sjell ne toke, nuk kam force as ta kerkoj nje gje te tille sepse e di qe shume shpejt do takohemi lart te dy, POR JO TANI!
Ne zemren time do ngelesh Perendi, Idhull, Krenari dhe gjithmone i paharruar.😪😪😪😪😪😪😪/ Burimi laberianews

Tre vite nga ndarja nga jeta e parodistit Muhamet Liko, vajza dedikim prekës: ‘Me djeg zemra përditë askush nuk ma shuan dot mallin që kam për ty dhe askush nuk e plotëson dot mungesën tënde’ Read More »

Tr adhtoi burrin emigrant, e reja: ‘Edhe jam penduar edhe jo…’

“Edhe jam penduar edhe jo”.

Kështu shprehet 20-vjeçarja në Librazhd, e cila u kap nga prindërit e bashkëshortit me një djalë tjetër.

Ajo ka treguar se ndihet e penduar për familjen dhe atyre i kërkon të falur, ndërsa familjarëve të të shoqit thotë se nuk do t’i kërkojë kurrë të falur.

“Bashkëshortit do t’i thoja pse s’më more në Gjermani, pse më le këtu. Pse më le të bëhem shërbëtore. Të ketë turp familja e tij që më shpërndau në internet. Unë edhe jam penduar edhe jo. I kërkoj falje familjes time, ndërsa atyre s’i kërkoj falje, kurrën e kurrës. E di që gabova, i kërkoj falje mamit”, tha e reja.

Ajo ka treguar jetesën me vjehrrin dhe vjehrrën dhe marrëdhënien që ka pasur me ta. Sipas saj, ajo punonte 8 orë në ditë dhe kur kthehej nga puna, detyrohej të bënte punë të tjera shtëpie.

“Me vjehrrën i kam pasur marrëdhëniet e mira, ndërsa me vjehrrën keq. Më thoshte që të bëj punët mirë. Unë fshija, laja, gatuaja. Vjehrra rrinte në telefon, rrinte jashtë. Thoshte që tani të kam ty nuse… Ikja punoja 8 orë, ndonjëherë rrija edhe orë shtesë. Lodhesha dhe nisja punët.

Kisha 2 banesa, timen edhe të vjehrrës. Fshija e laja. Mëngjesin e drekën s’e bëja sepse isha në punë. Rrogën e dorëzoja te prindërit e mi. Këto kishin nevojë prandaj e dorëzoja te prindërit e mi. Bashkëshorti sillte para për ditëlindje. Më solli për ditëlindje dhe kur vinte nga Gjermania. Vjehrri dhe vjehrra kanë lokal të tyre”, u shpreh vajza.

Tr adhtoi burrin emigrant, e reja: ‘Edhe jam penduar edhe jo…’ Read More »

Flet për herë të parë në media 20-vjeçarja e cila u filmua nga vjehrri dhe vjehrra në shtrat me të dashurin

Flet për herë të parë në media 20-vjeçarja e cila u filmua nga vjehrri dhe vjehrra në shtrat me të dashurin, në një fshat të Librazhdit.
Ajo rrëfeu në emisionin ‘Me zemër të hapur’, në News 24 se është martuar që kur ishte 17 vjeçe dhe se mendjen për martesën me burrin 10 vjet me te madh se vetja ia kane mbushur “top” pikerisht vjehrrit dhe babai i saj.

“Prej tre vitesh e martuar, jam 20 vjeç, isha 17 vjeçe kur u martova. Isha fëmijë, ma mbushën mendjen dhe thashë nuk e dija çfarë do ndodhte më mbrapa. Familja e burrit ma mbushën dhe babi më thoshte që është familje e mirë e ma mbushën mendje e ma bën top e tani ja ku arriti puna.

Në video janë personat që më mbushën mendjen, vjehrri e vjehrra, më shumë vjehrra ajo që bërtiste më shumë në video. Unë punoja, ata kishin lokalin aty. Vjehrra më zgjdhi nuse. Burri jeton në Gjermani prej 2 vitesh e gjysmë. Nuk e di jetën që bën ai atje.

Kur jam njohur ai qëndronte në Shqipëri u fejuam dhe iku në Gjermani. Erdhi për një muaj dhe iku prapë. 30 vjec burri.

Flet për herë të parë në media 20-vjeçarja e cila u filmua nga vjehrri dhe vjehrra në shtrat me të dashurin Read More »

Kryeministri Rama dhe ministrja Xhaçka nisen sot në Amerikë, zbulohet arsyeja

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Jashtme Olta Xhaçka do të nisen mesditën e kësaj të hëne drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pas seancës për Presidentin sot në Kuvend, ata do të nisen për në Nju Jork.
Newsbomb.al mëson se më datë 1 qershor, Shqipëria do të marrë presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Për 30 ditë, vendi ynë do të mbajë drejtimin e institucionit më të rëndësishëm botëror për sigurinë, në Kombet e Bashkuara.

Një vit më parë, më 11 Qershor 2021, Shqipëria u pranua si anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit të OKB. Kjo është dhe arsyeja pse Edi Rama dhe Olta Xhaçka do të nisen sot drejt Amerikës, ku do të qëndrojnë për pak ditë.

Ndërkohë, në Kuvend do të mbahet dhe seanca plenare për Raundin e tretë të zgjedhjes së Presidentit të Republikës. Një seancë që pritet të zgjasë vetëm pak minuta, pasi opozita dështoi të propozonte një emër, duke pretenduar se PS e prishi marrëveshjen.

Ndryshe nga herët e tjera kur kjo seancë është zhvilluar pasdite, këtë të hënë do të mbahet në orën 10.00 të paradites, për shkak se kryeministri Rama dhe ministrja Olta Xhaçka do të udhëtojnë drejt Amerikës dhe nuk mund të jenë prezent më vonë.
Në kushtet kur edhe raundi i tretë zhvillohet pa kandidatë, do të jetë raundi katër përcaktues se kush do të jetë kreu i ri i shtetit. Ndryshe nga tre raundet e para që kërkonin 84 vota, i katërti sipas Kushtetutës, e zgjedh Presidentin me shumicë të thjeshtë 71 vota.

Kryeministri Rama dhe ministrja Xhaçka nisen sot në Amerikë, zbulohet arsyeja Read More »

Rama: Prej të mërkurës nis një epokë e re për Shqipërinë patriotike, ndalohen…

Kryeministri Edi Rama përmes një videoje të publikuar në rrjetin social “Facebook” ka rikujtuar qytetarët shqiptarë se prej të mërkurës, 1 Qershor, do të ndalohen qeset plastike njëpërdorimëshe.

Sipas Ramës me këtë vendim do të nisë një epokë e re “për Shqipërinë patriotike”. Më tej kreu i qeverisë shprehet se kjo bëhet në favor të mbrojtjes së atdheut të fëmijëve tanë.

“MIRËMËNGJES dhe duke ju kujtuar se prej të mërkurës nis një epokë e re për Shqipërinë patriotike, me ndalimin e qeseve plastike njëpërdorimshe në favor të mbrojtjes së atdheut të fëmijëve tanë, ju uroj një javë të mbarë”-shkruan Rama.

Rama: Prej të mërkurës nis një epokë e re për Shqipërinë patriotike, ndalohen… Read More »

Spartak Ngjela: ‘Nuk më interesojnë të tjerët, nëse Bora Zemani do të ndihej keq do të…’

Avokati i njohur, Spartak Ngjela, shpesh herë është në qendër të portale për shkak të komenteve të tij.
Një kompliment i tij për moderatoren Bora Zemani, vijon të tërheqë interesin e publikut. Në një intervistë, Ngjela ka komentuar deklaratën e tij për moderatoren duke thënë se komplimenti i bërë nga ana e tij i ka pëlqyer moderatores.

“Po të ishte ndjerë keq Bora Zemani, do më vinte dhe mua në vështirësi, por ajo tha ishte shumë koment i bukur. Nuk më interesojnë të tjerët. Ishte një kompliment normal dhe nuk ishte gënjeshtër, ajo ka pu shtuar gjithë mediat me nivelin e saj aktorial, me bukurinë dhe elegancën e saj.

Moderatorja: Pse thoni nivelin aktorial?

Spartak Ngjela: E ka të mirë dhe nivelin aktorial, aktore është.

Spartak Ngjela: ‘Nuk më interesojnë të tjerët, nëse Bora Zemani do të ndihej keq do të…’ Read More »

Nënë e bijë përpl asen keq në studio: ‘Merr leckat dhe ik! Po gjyshen mua do ma ngecësh’

“Shihemi në Gj yq” ka mbërritur në pikën e parashtrimit të kërkesave të palëve. Kristina kërkon një zgjidhje për gjyshen e saj të sëmurë që po e mban në shtëpi teksa nuk ka mundësi financiare. Esmeralda i thotë vajzës së saj se nuk mundet ta hedhë në rrugë nënën, ndërkohë ajo vetë jeton në Francë. Gjyshja kishte në pronësi një shtëpi, por djali i saj, siç u zbulua gjatë rubrikës së “E diela shqiptare” në Tv Klan e ka shitur dhe e shtyn hyrjen e saj në të. Ndërkohë, nënë e bijë ndodhen në pozita të vështira përballë njëra-tjetrës dhe situatës.

Eni Çobani: Sot, ju e përballoni dot me gjendjen tuaj financiare mbajtjen edhe të gjyshes?

Kristina: Jo, unë nuk e përballoj dot. Nëse më thotë njeri që do ta mbash, të më japë ç’më duhen, le të rrinte gjyshja ime me mua. Ajo do një njeri që ta paguaj 24 në 24. Unë nuk ia dal dot.

Esmeralda: Po ç’ti bëj ta lë rrugëve? Ata të tjerët ia kthyen kurrizin, ta bëjmë edhe ne? Nuk e marrin njëherë në telefon ta pyesin.

Kristina: Unë e di shumë mirë që nuk do t’ia dijë njeri.

Ardit Gjebrea: Cila është zgjidhja që jep ti, Kristina?

Kristina: Nona do shtëpinë e vet.

Ardit Gjebrea: E di, po zgjidhja, cila është sipas teje?

Kristina: Dua një zgjidhje sa më të shpejtë se nuk mundem më, nuk di ç’të bëj, nuk di ç’drejtim të marr.

Ti vjen këtu pa asnjë kërkesë, sepse ka një gjë, ti kërkon që nëna të dalë nga shtëpia, por ku mendon të shkojë?

Kristina: Ajo po iku nga ne nuk ka jeri kush ta mbajë, me të gjitha gjërat si u bë tani nuk ka njeri. Atë nuk e vë në diskutim. Jam 27 vjeç, kam djalin 5 vjeç.

Ardit Gjebrea: Të kuptova shumë mirë, por cila do ishte një zgjidhje? Fillimisht do doja mendimin e Kristinës, pastaj të Esmeraldës që publiku të dëgjonte të dyja mendimet dhe pastaj të vlerësonte se dhe unë nuk do dija për kë të votoja.

Eni Çobani: Sepse të dyja në thelb kanë të drejtë.

Kristina: Para se daja të merrte lekët, e vetmja kërkesë e jona ishte hiqi nënën 5-10 mijë Euro, nesër-pasnesër, asaj do i bjerë këmba e dora dhe ajo ka paratë e veta, merr një njeri dhe jo gjithë ditën, por i bën gjithë ditën fresk. Unë po të kisha lekë nuk i kërkoja fare lekë nënës sime dhe me pensionin e saj nuk bëj dot asgjë. Unë kaq dua, që gjërat e saj t’i marrë por dhe unë të paktën mos t’i zgjas dorën kujt.

Nga ana tjetër, Esmeralda jep mendimin e saj, ndonëse nuk ka një zgjidhje konkrete për situatën.

Esmeralda: Unë po të isha këtu, po të jetoja në Shqipëri nuk e lija gjallë në botë nënën time sepse më ka bërë kokën, ajo më ka bërë sot që jam këtu, ka sakrifikuar që na ka rritur, ka hequr bukën e saj nga goja, na e ka dhënë neve dhe sot nuk është e drejtë që ajo të torturohet në atë mënyrë. Kam shkuar e kam gjetur në një gjendje çfarë të them, që nuk futeshe dot se qelbte në atë kasolle ku ishte ajo, një gjendje nuk bëhej. Jam zënë me nusen e vëllait, e kam hedhur në kurriz si fëmijë, e kam çuar në shtëpi. Ta them me shpirt, po të isha këtu nuk ia zgjasja dorën askujt, do hiqesha vetë, siç kanë bërë ata për mua që më kanë rritur mua, do ta bëja unë.

Prej një muaji që kujdeset për gjyshen e paralizuar, Kristina thotë në “Shihemi në Gjyq” se nuk mundet ta përballojë situatën sepse ka dhe djalin e saj 5 vjeç për të rritur. Nëna e saj, Esmeralda thotë se nuk e hedh dot nënën e saj mes rrugëve sepse fëmijët e tjerë i kanë kthyer shpinën. Përplasja mes nënë e bijë në rubrikën e programit “E diela shqiptare” në Tv Klan fillon të përfshijë edhe shtëpinë ku po qëndron Kristina, e cila është pronë e Esmeraldës. Kjo e fundit do të largohet sërish për në Francë ku jeton prej vitesh, ndërkohë Kristina pyet se ç’do bëhet me gjyshen pas ikjes së saj. Esmeralda: Kështu do më lësh edhe mua nesër ti?

Kristina: Ti je e re, ke akoma moshën tënde.

Esmeralda: Po nuk i dihet, ja shiko si erdhi, sot është nëna ime, nesër do jem unë.

Kristina: Nesër, pasnesër për ty do përgjigjem unë mama, mos harro. Por ti më ke vetëm mua, nuk ke bërë edhe të tjerë, në rregull? Nëna jote ka bërë 4.

Eni Çobani: Ka bërë ajo se ke dhe një vëlla.

Kristina: Vëllai është francez. Ajo dihet që te unë do vijë.

Eni Çobani: Pse nuk shpreson?

Kristina: As bëhet fjalë, ai s’ka ardhur një herë në Shqipëri.

Esmeralda: Jeni që të dy pjesë.

Kristina: Ma, jemi që të dy pjesë e saj, jam dakord. Që të dy fëmijët do bëjnë për ty. Unë për veten time sa të jesh gjallë, unë do bëj për ty. Ama dhe të tjerët kanë detyrime, në rregull? Siç ke bërë ti për nënën tënde. Sa vjet ke që e mban nënën tënde ti?

Esmeralda: Një jetë të tërë dhe do ta mbaj deri në frymën e fundit.

Eni Çobani: Në shtëpinë që jetoni, është jotja?

Kristina: Shtëpia është e mamit, por për momentin, meqë unë u ndava dhe mami nuk ka jetuar këtu se jeton jashtë, jetoj unë në shtëëpi, kam 4 vjet në atë shtëpi.

Eni Çobani: Dhe ti e konsideron si tënden?

Kristina: Po pothuajse është e imja.

Esmeralda: Nuk është shtëpia jote, është e imja.

Kristina: Më ke dhënë fjalën që është e jotja?

Esmeralda: Sa të jem unë gjallë është shtëpia ime.

Kristina: Më ke premtuar që është shtëpia jote?

Esmeralda: Është shtëpia ime, të kam dhënë fjalën kur të iki unë, tani për tani është shtëpia ime.

Kristina: Për sa kohë mua më del shkuma në atë shtëpi, unë po jetoj, ti vjen 15 ditë dhe ikën mama. A jam unë që po jetoj në atë shtëpi?

Esmeralda: Po, ti po jeton.

Kristina: Po nesër ti do ikësh, nënën a do ma ngecësh mua?/tvklan.al

Nënë e bijë përpl asen keq në studio: ‘Merr leckat dhe ik! Po gjyshen mua do ma ngecësh’ Read More »

Lajm i fundit/ Aks ident i rëndë, lë ndohen 3 anëtarë të një familje

Një ak sident i rë ndë ka ndodhur në Librazhd, pasditen e sotme, ku kanë mbetur të lën duar tre persona. Gazetari Agim Blloshmi raporton se janë përpl asur dy automjete në hyrje të qytetit.

Nga pamjet shihet se përpl asja ka qenë e fortë dhe një prej automjeteve është kthyer përm bys. Tre anëtarë të një familje kanë mbetur të lë nduar si pasojë e ak sidentit, të cilët po udhëtonin me mjetin fuoristradën që është përmb ysur.

Familja po udhëtonte nga Elbasani dhe janë përfshirë në ak sident, ku janë përpl asur me një mjet tjetër.

Sakaq, dy prej të lë nduarve po marrin mjekim në spitalin e Librazhdit dhe drejtuesi i mjetit është dërguar për mjekim më të specializuar në Elbasan.

Ende nuk dihen shkaqet, ndërsa grupi het imor po punon për zbardhjen e plotë./abcnews.al

Lajm i fundit/ Aks ident i rëndë, lë ndohen 3 anëtarë të një familje Read More »