Irina

‘Mendoja se Zef Deda do mbante arkivolin tim’, Zyliha Miloti rrëqeth me fjalët për ikjen e aktorit

Ditën e djeshme është ndarë nga jeta një prej figurave më të dashura dhe të nderuara të humorit shqiptar, aktori Zef Deda.

Mes shumë artistëve që shprehën ngushëllimet dhe vlerësimin për Zef Dedën, mjeshtrin e madh të humorit, një nga koleget e tij “Artistja e merituar” Zyliha Miloti zgjodhi të bëjë një dalje publike ku ka folur për marrëdhënien e ngushtë që kishte me aktorin.

E ftuar në emisionin e mëngjesit “Aldo Morning Show”, Zyliha Miloti shprehet se Shkodra sot u zgjua pa një nga figurat e nderuara, pa një artist të madh.

Gjithashtu aktorja tregon se nuk e priste kurrë këtë ditë dhe mes lotësh rrëfen se kishte menduar se jeta e saj do merrte fund më shpejt se e Zef Dedës pasi ajo e tregon atë energjik dhe e quan artistin “alegria e estradës”.

A të vjen ndërmend kur e ke parë për herë të parë fare?

Zyliha Miloti: Zefi ka pasur babin piktor, skenarist në Teatrin “Migjeni”. Zefi ka qenë 5 vjeç kur e ka puthur skenën e Teatrit “Migjeni”. Zefi ka qenë alegria e estradës, “Benjamini” siç i thonë në Shkodër. Ai krijonte atmosferë para se të fillonte shfaqja. Bënte zhurmë, kërkonte, krijonte atmosferë të bukur për ne. Ka qenë i shkathët, i mirë i dashur. Janë rritur jetim 3 fëmijë sepse babai i ka vdekur shumë i ri. Kanë vuajtur shumë në jetë të shkretit.

Zefi është nga ato njerëz që kam përshtypjen se nuk harrohen kurrë.

Zyliha Miloti: Sigurisht. Ai fizikisht nuk është më, por veprat e tij dhe arti i tij do të mbeten për të gjithë jetën. Çudi e madhe që t’i ndodhë Zefit, por thuaj ti nuk pyet… Ka qenë shumë i shkathët. Nuk kam menduar kurrë se Zefi do të vdesë para meje sepse unë jam më e madhe. Kam menduar se Zefi do të mbajë arkivolin tim, por këto janë fatkeqësitë. Më vjen keq se po na shuhen artistat.

Cila gallatë të vjen ndër mend për Zefin nga ato që nuk kanë dalë?

Zyliha Miloti: Kur udhëtonim në autobusat e asaj kohe, por Zefi ishte sa në fund të autobusit, sa në fillim. Sigurisht që atje ka pasur të moshuar dhe nganjëherë i bërtisnim “Zef nuk të durojnë të gjithë se të durojmë ne”. Por ishte natyra e tij që të mos qëndronte në një vend. Ka qenë i jashtëzakonshëm. Ka 2-3 ditë sepse kemi shkuar vazhdimisht me e pa dhe shkuam madje me drejtorin dhe po bisedonim, qeshte, fliste dhe pranë tij ishte edhe zonja e tij, Roza. I thotë Arjani “unë nuk e di se kush është i sëmurë sot, a mund ta në tregosh?” I shkreti Zef! Kam kujtime shumë të bukura. E vështirë sot për ne që të përcjellim kolegun tonë.

‘Mendoja se Zef Deda do mbante arkivolin tim’, Zyliha Miloti rrëqeth me fjalët për ikjen e aktorit Read More »

Eliona Pitarka shpërthen ndaj Zhaklinës

Gazetarja, Zhaklina Lekatari habiti jo pak me një postim që bëri në rrjetin social “Instagram”, pak pasi Luiz Ejlli dhe Kiara Tito dhanë lajmin se do të bëhen prindër për herë të parë.

“Shumica e fëmijëve në vendin tonë lindin për interes, status, nevojë, por jo dashuri. E trishtë”, ka shkruar Zhaklina në postimin e saj.

Të shumtë kanë qenë reagimet ndaj Zhaklinës, ndërsa më i fundit është i aktores së njohur, Eliona Pitarka.

Ajo ka “shpërthyer” ndaj opinionistes, duke e quajtur të neveritshme dhe të shëmtuar gjestin e saj.

Postimi i plotë:

“E quan veten feministe kjo, apo gaboj unë? E trishtueshme është që pavarësisht çfarëdolloj gjëje, të gjykosh vendimet e një femre tjetër, qofshin këto edhe interes, nevojë, status. Vajza që sulmojnë vajza, e aq më tepër ato në pritje të ëmbël, janë të neveritshme! Një vajzë që paragjykon e gjykon një vajzë tjetër është gjëja më e shëmtuar që mund të ndodhi!”.

Eliona Pitarka shpërthen ndaj Zhaklinës Read More »

At Nikolla habit me deklaratën e tij: E di që bëhem një Luiz i dytë…

Në një rrëfim ndryshe, At Nikolla Xhufka ka treguar disa episode nga jeta e tij në emisionin “Ftesë në 5”.
Prifti nga Elbasani tregoi detaje nga jetesa e tij me mamanë, e cila siguron 150 mijë lekë të vjetra për t’u ushqyer së bashku me të.

Në kundërshtim me Janullatusin, At Nikolla ka treguar se nuk merr një rrogë dhe se ia del me ndihmat e besimtarëve. Prifti ka rrëfyer se që i vogël ka pasur një thirrje të brendshme për t’u bërë prift pavarësisht kundërshtive të mamasë së tij, e cila e mbyllte në dhomë të dielave për të mos shkuar në kishë.

Kontraversial dhe ndryshe nga figurat e tjera të priftërinjve, At Nikolla ka zbuluar se është një llupës i madh, se aktron vetëm për “gënjeshtra” të bardha për të ndihmuar të tjerët.

Në fund të intervistës, ai ka ndarë dhe një sekret. Ai ka treguar se një gazetar e ka pyetur nëse do të merrte pjesë në “BBV”.

“Nuk mund të hyj, nuk mund të bëhem një Luiz i dytë se e di që do bëhem”, është shprehur ai.

At Nikolla habit me deklaratën e tij: E di që bëhem një Luiz i dytë… Read More »

Përfundojnë hetimet, SPAK çon në Gjykatë Safet Gjicin dhe Alma Kaçin

Prokuroria e Posaçme në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit ka kryer hetime në kuadrin e proçedimit penal nr. 145, viti 2023, për veprat penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal dhe “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, të parashikuar nga neni 245 i K. Penal.

Në përfundim të hetimeve paraprake Prokuroria e Posaçme, ka vendosur t’i drejtohet me kërkesë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për dërgimin e çështjes në gjyq, në ngarkim të të pandehurve:

1. Safet Gjici, me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale Kryetar i Bashkisë Kukës, i akuzuar për veprën penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, të parashikuara nga neni 260 i K. Penal, hetuar me masën e sigurisë “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale (ekzekutuar në datë 24.06.2023).

2. Alma Kaçi, e akuzuar për veprën penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, të parashikuar nga neni 245 i K. Penal, hetuar me masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale (ekzekutuar në datë 24.06.2023).

Në përfundim të hetimeve paraprake të këtij procedimi penal, janë përftuar prova dhe të dhëna nga analizimi i të cilave ka rezultuar se e pandehura Alma Kaçi, është personi që i ka ofruar/dhënë përfitime të parregullta të pandehurit Safet Gjici, me detyrë Kryetar i Bashkisë Kukës dhe se ky i fundit pasi ka përfituar prej saj përfitimin e parregullt, në formën e favorit seksual, ka premtuar/pranuar ta ndihmojë me projektin e saj të mbrojtjes së qenve dhe ta paraqiste më tej në mbledhje të Këshillit Bashkiak të Bashkisë Kukës.

Përfundojnë hetimet, SPAK çon në Gjykatë Safet Gjicin dhe Alma Kaçin Read More »

Cekja i Beratit i përlotur: Shqipërisë nuk i vjen më një si Zef Deda

Sejfullah Myftari ka treguar me pikëllim të thellë nga Teatri Migjeni, për njohjen e tij të hershme me Zef Dedën.

Ai u shpreh se ndarja nga jeta e aktorit është një humbje e madhe për Shqipërinë, ku theksoi gjithashtu se Zef Deda ishte një simbol i humorit shqiptar dhe se bashkë kanë kujtime të mrekullueshme.

“Është humbje e madhe për humorin shqiptar, është aktor i mrekullueshëm. Shkodrës nuk i vjen më asnjë si Zef Deda dhe gjithë Shqipërisë. Simboli i humorit shqiptar, me dhimbje të madhe ngushëllime familjes, fëmijëve të tyre.

Me Zef Dedën kam kujtime të jashtëzakonshme, të mrekullueshme. Të veçantë e bënte humori i tij, personazhet e tij, shumë role të mrekullueshme, do të mbetet në mendjet dhe kujtimet er shqiptarëve sa të jetë jeta”, tha aktori i humorit.

Cekja i Beratit i përlotur: Shqipërisë nuk i vjen më një si Zef Deda Read More »

Zef Deda përcillet me duartrokitje nga shtëpia e tij e dytë, teatri ‘Migjeni’, i biri: Baba dhe artist i jashtëzakonshëm

Fjalë zemre dedikuar babait të tij të ndjerë. Aktori i humorit, Julian Deda ka mbajtur një fjalim prekës kushtuar Zef Dedës, që u nda nga jeta dje pas një beteje me një sëmundje të rëndë.

Pasi vlerësoi rolin e tij si baba, por edhe si artist, Julian Deda kërkoi një duartrokitje të fundit për Zef Dedën nga vendi që për të ishte shtëpia e tij e dytë, teatri Migjeni në Shkodër.

“Ju falënderoj shumë. Kam dëshirë që të falënderoj Zef Dedën për atë që ishte. Babai i jashtëzakonshëm, burrë i jashtëzakonshëm, gjysh i jashtëzakonshëm, artist i madh.

Nuk e di se sa duhet të mundohemi të ruajmë emrin e mirë që ka dalë prej Zefit. Shpresoj t’ia dalim, me ndihmën edhe të babait nga lart. Me punën e tij, me moralin e tij dhe me mënyrën se si është sjellë në jetë, na e ka bërë jetën edhe më të lehtë.

E falënderoj nga zemra. Sot nuk di s’i t’i rreshtoj fjalët. Dua t’ju falënderoj dhe kolegët e babës. Jeni një brez që i keni ruajtur marrëdhëniet njerëzore.

Jeni shembull për ne. Falënderoj nga zemra dhe publikun e tij. Sot meqë është hera e fundit që është në teatrin Migjeni, dua t’i dhurojmë një duartrokitje të fortë”, e mbylli fjalën e tij Julian Deda.

Zef Deda përcillet me duartrokitje nga shtëpia e tij e dytë, teatri ‘Migjeni’, i biri: Baba dhe artist i jashtëzakonshëm Read More »

Gjendet i pajetë 18-vjeçari në Qendrën Rezidenciale të Zhvillimit

Sot, rreth orës 12:00, në Qendrën Rezidenciale të Zhvillimit, Berat, nga personeli i kësaj qendre është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi S. Ll., 18 vjeç, banues në Kavajë, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Ky shtetas, në muajin qershor 2023, është pranuar për trajtim pranë kësaj qendre, me vendim të Komisionit Qëndror për Vlerësimin e Nevojave të Personave me Aftësi të Kufizuara Tiranë, duke qenë se vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Gjendet i pajetë 18-vjeçari në Qendrën Rezidenciale të Zhvillimit Read More »

Djali i Ramës: Dua të jem njeri i mirë!

Greg Rama ka preferuar të qëndrojë gjithnjë larg zhurmës mediatike, duke zgjedhur një profil të ulët në media. Rrjetet sociale janë ato që e përfsinë herë pas here djalin e Kryeministrit në botën mediatike.

Kështu ka ndodhur edhe së fundmi ku nëpërmjet një InstaStory Gregu ka ndarë një thënie nga Kennedy.

“Njerëzit më thonë shpesh se mund të bëhem një njeri i shkëlqyer. Do të preferoja të isha një njeri i mirë”.

Djali i Ramës: Dua të jem njeri i mirë! Read More »