Irina

Balla: Për Ervis Martinajn kam informacion të ri, por…

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla tha se ka shumë informacione të reja në lidhje me këtë çështje, por u shpreh i rezervuar, pasi informacionet janë të klasifikuara.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Balla deklaroi se “Policia e Shtetit ka një pistë shumë të rëndësishme dhe besueshme përmes së cilës synon që të zbardhë gjithë këtë ngjarje dhe është në rrugën e duhur”.

Pyetje: A ka informacione policia e shtetit, ministria e Brendshme edhe sipas një porosie të kryeministrit për të zbardhur enigmën e zhdukjes së Ervis Martinajt, ka ndonjë informacion?

Balla: Ka shumë informacion të ri, por do kërkoja mirëkuptim që deri në momentin e konkludimeve nga ana e Policisë së Shtetit, qoftë për autorët, qoftë edhe për vendin ose dyshimet ku është kryer nëse është kryer kjo vepër penale do të hesht.

Policia e Shtetit ka një pistë shumë të rëndësishme dhe besueshme përmes së cilës synon që të zbardhë gjithë këtë ngjarje. Por unë e kam të pamundur, informacioni është i klasifikuar, sekret. Por mendoj se policia është në drejtimin e duhur për ta zbardhur këtë ngjarje./5pyetjet.al

Balla: Për Ervis Martinajn kam informacion të ri, por… Read More »

E rëndë/ 19-vjeçarja shqiptare në Greqi shuhet në aksident tragjik

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në Greqi, ku një 18-vjeçare shqiptare ka humbur jetën, si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor.

Aksidenti i rëndë automobilistik u regjistrua pak minuta para mesnatës në zonën e Varkizas, në rrugën Athinë-Sunio, kur dy automjete u përplasën kokë më kokë. Nga aksidenti ka mbetur e vdekur edhe një 19-vjeçare, identiteti i të cilës nuk është bërë ende i njohur.

Në njërin mjet ku ishte edhe 18-vjeçarja shqiptare, ndodheshin 5 persona në total. E reja nuk arriti ti mbijetojë plagëve të marra, teksa të tjerët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa në mjetin tjetër ishte vetëm shoferja, 19-vjeçarja që ndërroi jetë. Referuar mediave vendase 18-vjeçarja shqiptare po kthehej në shtëpi, momentin e aksidentit, pasi kishte qenë në punë.

Sipas raportimeve kushërira asaj me tre miqtë të tyre kishin shkuar ta merrnin nga puna

E rëndë/ 19-vjeçarja shqiptare në Greqi shuhet në aksident tragjik Read More »

‘Po merr më qafë familjen’, Manjani ja thotë në sy Berishës, ja si përgjigjet ish-kryeministri

Ish-ministri Ylli Manjani i është drejtuar ish-kryeministrit Sali Berisha në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, duke i thënë se ‘ndoshta me veprimet e tij politike po merr në qafë edhe familjen e tij’, duke iu referuar arrestimit të dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezit.

Berisha i është përgjigjur Manjanit duke i thënë se sulmet politike ndaj familjes së tij janë motivim për të dhe ‘ushqim’ për betejë.

Ai shtoi se edhe vetë Malltezi ka qenë i përfshirë ndaj denoncimit të aferave korruptive të qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
Pjesë nga diskutimi në studio:

Manjani: Që të gjitha këto lëvizje janë politike, kjo nuk ka diskutim. Pushteti, padiskutim që sulmi është ndaj jush dhe drejtësia brenda ligjeve ka bërë maksimumin, pasi po të ishit 69 vjeç megjithë keqardhje do të them se me këtë klimë do të kishin fut brenda. Por kanë bërë maksimumin. Të marrësh një masë shtrënguese, pa një çështje, është politike, vjen erë kjo gjë. Ajo që është edhe më anormale është se ndëshkohen familjarë të tutë. Malltezi aq ditë burg sa bëri i ka bërë për shkakun tuaj, edhe ju e pranoni. Doktor si zgjidhet kjo gjë, mos po merrni në qafë familjen? Dhe sa ndikon kjo te politika se ky është muhabeti.

Berisha: Jo ata janë njerëz që kanë jetuar me politikën. Malltezi është dhëndri im, por ju e dini se vetëm për djegësat ai ka të publikuar 293 statuse. Ka shumë statuse për pallatin e Linda Ramës, për sarajet e Surrelit. E kanë me mua s’ka diskutim, por kjo është zgjedhja jonë, i jemi përkushtuar një linje politike të caktuar. Kjo më motivon edhe më shumë mua, është ushqim për betejë.

‘Po merr më qafë familjen’, Manjani ja thotë në sy Berishës, ja si përgjigjet ish-kryeministri Read More »

Artan Hoxha: Ervis Martinaj kishte frikë nga Erzen Breçani

Gazetari investigativ Artan Hoxha ndërsa ka dhënë detaje të reja nga dosja “Metamorfoza 2”, e cila pas përgjimeve të dala pas zbërthimit të SKY ECC çuan pas hekura ish-zv.Drejtorin e Policisë së Tiranës Erzen Breçanin, shefin e komisariatit numër 6 Dedan Gjonin, Besmir Muratin dhe Bujar Gërmizin, ndërsa janë shpallur në kërkim 6 persona, mes tyre Eralbi Breçani dhe Ervin mata.

Ndërsa ka folur për rolin e Erzen Breçanit në përgjime, Hoxha tha në emisionin “Të Pakespozuarit” se ai ka qenë një personazh mjaft i rëndësishëm në Tiranë, për shkak të të shkuarës së tij në forcat speciale.

Sipas Hoxhës në kohën kur të gjithë kishin frikë nga ERvis MArtinaj dhe terrorizoheshin prej tij, ky i fundit kishte frikë nga Erzen Breçani.

Ai tha se Martinaj nuk u hakmor ndaj Ervin Matës, pasi ky i fundit kishte lidhje krushqie me Erzen Breçanin.

“Ka qenë një kohë kur lokalet në Bllok tmerroheshin kur hynte Vis Martinaj. Por vetëm në lkalet që ruheshin nga breçani nuk hynte Martinaj, se pse këtë nuk e di unë. Ju e mbani mend përplasjen e viti 2018-të në Bllok. Vis Martinaj nuk ka marrë asnjë hap për të marrë hak ndaj Ervin Matës, pasi ai sapo ishtë bërë krushk i Erzen Breçanit. E gjithë kjo shistori tregon se Ervis martinaj me erzen breçanin i qendronte larg dhe ja kishte frikën, edhe pse MArtinaj kishte lidhje të ngushta me familjen Berisha”, tha Hoxha.

Artan Hoxha: Ervis Martinaj kishte frikë nga Erzen Breçani Read More »

‘Jam i dashuruar’- Jasir Asani pranon që është në një lidhje dashurie, zbulon a është shqiptare partnerja

Sulmuesi i Kombëtares, Jasir Asani ka zbuluar se është në një lidhje dashurie.

Futbollisti i njohur ka treguar se partnerja e tij është shqiptare dhe dëshiron të krijojë një familje të madhe.

Por theksoi se i ka kërkuar vajzës që i ka rrëmbyer zemrën të presë edhe pak, pasi dëshiron të fokusohet tek karriera e tij

“Unë dua nuse vetëm shqiptare. Ndoshta do martohem, dua një familje të madhe. Vajza pothuajse është gati për martesë. Kemi disa të tjera akoma, duhet të shoh dhe karrierën, i kam thënë që do presim dhe pak, të shohim”, tha Jasir Asani nw WakeUp.

‘Jam i dashuruar’- Jasir Asani pranon që është në një lidhje dashurie, zbulon a është shqiptare partnerja Read More »

‘Dielli perëndoi përgjithmonë për Zef Dedën’/ Sali Berisha mban 1 minutë heshtje për aktorin e mirënjohur: Është ditë zie për artin shqiptar! Ai Mbetet i pavdekshëm

Sot është ditë zi e për artin, skenën, Shkodrën dhe artdashësit në mbarë Shqipërinë pasi dielli perëndoi përgjithmonë për artistin e mirënjohur të talentuar Zef Deda, ishte një artist që të gjithë dhuntinë e tij ia kushtoi të vërtetave të mëdha të artit dhe shoqërinë. Ai u nda nga jeta para kohe, duke pasur mundësi për të kapur maja të tjera në skenë dhe art. Por mbetet i pavdekshëm me trashëgiminë e tij të shkëlqyer që le. Shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes, të afërmeve, komunitetit artistik dhe qytetarëve të Shkodrës e mbarë Shqipërisë për këtë humbje të madhe.

E nderojmë me një minutë heshtje, Zef Dedën”, tha Berisha.

‘Dielli perëndoi përgjithmonë për Zef Dedën’/ Sali Berisha mban 1 minutë heshtje për aktorin e mirënjohur: Është ditë zie për artin shqiptar! Ai Mbetet i pavdekshëm Read More »

‘Lamtumirë i dashur Zef’/ Rama reagon për ndarjen nga jeta të aktorit të humorit

Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të aktorit të humorit, Zef Deda.

Me anë të një postimi në Facebook, Rama shprehet zemërthyer për humbjen e Dedës, ndërsa shkruan “Lamtumirë i dashur Zef”.

Aktori i mirënjohur i humorit, Zef Deda është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare.

Zef Deda mësohet se vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë. Mjeshtri i madh i humorit është ndarë nga jeta ditë e sotme.

‘Lamtumirë i dashur Zef’/ Rama reagon për ndarjen nga jeta të aktorit të humorit Read More »

9 muaj pas vdekjes së Brisilda Nexhipit/ E ëma ngre dyshime: Nuk bëri aksident, trupi u fsheh

Është risjellë në fokus ngjarjen e rëndë e vdekjes së 22-vjeçares, Brisilda Nexhipi, trupi i së cilës për 52 ditë në morgun e qytetit të Durrësit i paidentifikuar.
6 muaj pas vdekjes së saj, nëna Merita Nexhipi ritrokiti në studiot televizive, këtë herë për të kërkuar drejtësi. Ajo tregoi ecurinë e hetimeve mbi vdekjen e së bijës dhe nxorri në pah detaje mbi dosjen e saj.

E aksidentuan apo e vranë atë natë? Nëna e saj ngriti dyshime për vdekjen e Brisildës, ndërsa e bindur ajo rrëfeu se nuk bëhej fjalë thjesht për një aksident, por se diçka më e madhe fshihet pas kësaj ngjarje.

“Çfarë donte vajza ime në atë orë aty? Kush e çoi vajzën time aty? Kërkoj drejtësi, nuk mund t’i lej autorët të lirë, ndërsa vajza ime kalbet nën dhe. Dyshoj për aksidentin, në dosjen e Prokurorisë nuk ka asnjë dokument dhe foto nga vendi i ngjarjes. Unë jam e sigurtë që trupi u fsheh në morg, si mundet 52 ditë të mos identifikohej? Për 8 ditë vajza ime do ishte varr pa emër. Avokatja jonë zbuloi se pronari i makinës ishte djali i 58-vjeçarit. Dyshimet janë se babai ka marrë autorsinë e ngjarjes për të shpëtuar të birin. Autori i aksidentit ka ndryshuar disa herë dëshminë në Gjykatë. Vajza nuk mund të shkonte e vetme natën në autostradë.” – u shpreh Merita Nexhipi

Pas vdekjes së Brisildës, e cila la pas një djalë të mitur, nëna Merita duhet të kujdeset për nipin e saj. Me lot në sy ajo rrëfeu se djali e përjetoi keq largimin e nënës nga kjo jetë dhe se vazhdimisht e kërkon.

“Nipi e përjetoi keq, kërkon ende nënën e tij. Dua të vërtetën e Brisildes, çfarë i bënë? Bashkë e nisëm këtë gjë dhe bashkë do ta përfundojmë.” – tha ajo.

Kujtojmë se 22-vjeçarja Brisilda Nexhipi kishte humbur kontaktet me nënën e saj që prej nëntorit të 2022, ndërsa një muaj më pas më 22 dhjetor kishte mbërritur në Shqipëri pa dijeninë e askujt. Mirëpo, e reja u gjet e pajetë mëngjesin e 14 shkurtit të këtij viti në autostradën Tiranë-Durrës, në zonën e Fllakës. Sipas autoriteteve, e reja ishte përplasur nga një automjet. Trupi i Brisildës qëndroi për 52 ditë në morgun e qytetit të Durrësit, derisa sa u identifikua.

9 muaj pas vdekjes së Brisilda Nexhipit/ E ëma ngre dyshime: Nuk bëri aksident, trupi u fsheh Read More »