Irina

Bora Zemani rrëfen nëse është penduar që takoi Donaldin në ‘BBVIP’

Bora Zemani ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në “Më lër të flas” ku përveç karrierës, rrëfeu si asnjëherë më parë detaje nga jeta e saj personale, por edhe si janë raportet e saj tashmë me Donald Veshajn.

Duke iu rikthyer takimit të tyre brenda shtëpisë së Big Brother, Bora zbuloi se sot bënin një vit që ishin takuar dhe u shpreh se nuk donte të futej brenda, por ishte e detyruruar t’i dilte në krah Semit pasi aludohej se ajo ishte në lidhje me Donaldin.

“As nuk e mendoja që do futesha ndonjëherë në BBV. I kisha thënë semit mos më kërko se nuk ka shanse që të vi. Nuk më kërkoi ajo në fakt. Po ashtu erdhën situatat. Ishte situate që ishte krijuar, unë po komentohesha duke qenë se brenda ishte Semi dhe Donaldi. U aludua për një lidhje të mundshme mes tyre. Duke e pasur Semin shoqe të ngushtë, të gjithë po e shanin ndërkohë që nuk ishte e vërtetë asgjë nga ato që komentohej. Në ato kushte që ndodhej Semi doja ta ndihmoja, prandaj isha, Pjesa tjetër pastaj ishte e paplanifikuar. E dija që mund të ngacmohesha për Donaldin, më parë iu thash që nuk doja ta takoja, ama nëse kërkon të më takojë, patjetër mbështetjen do ja jepja. Atmosfera ishte e bukur se dhe Donaldi e kishte treguar historinë tonë aty brenda”– tregoi moderatorja.

E pyetur nga Romeo nëse ishte penduar që e takoi Donaldin në Big Brother, Bora tha se duhet ta kishte menduar më mirë. Sa i përket historisë së Donaldit atje brenda, Bora tha se për të ishte e vështirë sepse komentohej çdo gjë.

“Aq shumë! (qesh) Nuk di të them a jam penduar apo jo, por ndoshta duhet ta kisha menduar më gjatë nëse duhej apo jo ta takoja. Nëse do kthehesha pas në kohë. Nëse do isha në atë moment prap po do thoja, por nëse më pyet sot, do thoja jo, duke e parë se çfarë ka ndodhur gjatë gjithë vitit, Po ta dija sesi do shkonte e gjithë historia. Ka qenë e vështirë se ishte në sy të publikut, dhe u komentuan shumë gjëra personale”- rrëfeu Bora.

Bora Zemani rrëfen nëse është penduar që takoi Donaldin në ‘BBVIP’ Read More »

Stresi kapet duke shkëmbyer puthje dhe përqafime me vajzën misterioze

Arkimed Lushaj ose ndryshe i njohur si Stresi, i ka bërë gjithmonë ‘lëmsh’ fansat e tij kur vjen puna për jetën sentimentale.

Kjo për faktin se herë shihet në krah të vajzave të tjera herë bën deklarata të forta ndaj ish-partneres së tij Kejsin, të cilën së fundmi e quajti dhe ‘grua’.

Mirëpo duket se reperi e ka hedhur tashmë përfundimisht pas krahëve historinë me Kejsin pasi një video e tij ku shihet pranë një vajze po bën xhiron e rrjetit.

Videoja e publikuar nga “Aferparty.al”, tregon Stresin i cili ndodhet në një club nate, ku pranë tij shihet një vajzë misterioze të cilës i ka vendosur krahun sipër dhe dyshja duket se po kalojnë një kohë të mirë së bashku.

Të pranishmit kanë treguar se dyshja ishin shumë të afërt tërë kohën duke shkëmbyer puthje me njëri tjetrin.

Kujtojmë se Arkimedi dhe Kejsi i dhanë fund martesës së tyre, pasi marrëdhënia u shoqërua me ulje e ngritje përgjatë viteve.

Pas ndarjes Stresi deklaroi se ka shumë respekt për ish-bashkëshorten e tij, e cila është zhvendosur për të jetuar në Kanada dhe se asnjëherë nuk do fliste fjalë të këqija për atë.

Reperi dhe ish- partnetja jetonin në një lagje, dhe nisën një lidhje pasi nëna e saj ia la porosi reperit të kujdesej që të mos e ngacmonin djemtë e tjerë dhe kështu nisi gjithçka. Por historia e tyre nuk pati fund të lumtur dhe martesa e tyre mori fund.?Shqiperiaime

Stresi kapet duke shkëmbyer puthje dhe përqafime me vajzën misterioze Read More »

Rama: Fasha e energjisë do të vendoset në nëntor

Në muajin nëntor do të vendoset fasha duke pasur parasysh parametrat ose do t’i rikthehemi këtij vendimi duke pasur parasysh parametrat. Është e vërtetë që nuk është shtuar asnjë burim energjie. Ne kemi bërë një ndryshim shumë të rëndësishme në kontrata e bëra me hidrocentralet nga qeveria e mëparshme.
sot do ta çonin shpenzimin e buxhetit në pikën ku do të kishim një hap larg dhëmbët e falimentimit të shteti.

Duke qenë se ne i rinegociuam ato kontrata, vendosëm një tavan edhe përballë jo vetëm investitorëve por dhe përfaqësuesve diplomatikë që na ulën në tavolinë dhe na kundërshtonin, ne kemi shumë më pak detyrime ndaj tyre. Në kushtet e kësaj krize kemi një fitim shumë më të madh në raport me atë që do të kishim, 300 milion në vit.

Nëse ka sot një mburojë mbi cmimin e energjisë, nëse sot familjet shqiptare nuk kanë asnjë qindarkë rritje cmimi, krahasuar viteve më parë, vjen si rezultat i faktit se përdoren për të kompensuar këtë diferencë. Shikoni në faturën e energjisë, se kemi vënë një shënim aty, bëni një shumëzim mes cmimit që paguani dhe cmimit reale. Qeveria shqiptare mbron cmimin tuaj.

Rama: Fasha e energjisë do të vendoset në nëntor Read More »

Ne jemi me fat që fëmijëria jonë dhe fillimi i adoleshencës ndodhi përpara se një botë virtuale, e mbushur me fallsitet dhe me çorientim, të fuste hundët tek ne!

“Mëngjeset Blu!”

Ne jemi me fat që fëmijëria jonë dhe fillimi i adoleshencës ndodhi përpara se një botë virtuale, e mbushur me fallsitet dhe me çorientim, të fuste hundët tek ne!

Kur rritesh e kupton po kur je i vogel ti s’di asgjë për personalitetin, formimin e karakterit e gjëra të tilla. Nuk e ke idenë sa ndikon jeta që bën! Vetëm ndjek rrjedhën dhe ritmin!

Fëmijëria ime nuk do ishte asgjë pa shokët, dhe pa lojërat!
Dua të them që nëse ke shokë, shumë shokë, energjik që mund të luash e të ndash kohën, je i bekuar!

Nuk e di çfarë do isha sot, nëse do jetoja i izoluar brenda një kornize, një kafazi me një smartphone apo I-pad në dorë.
Nëse do e harxhoja kohën më të bukur të jetës duke parë çfare postojnë të tjerët! Apo programe televizive që shpërqëndrojnë dhe japin modele të shëmtuar të realitetit!

Me fat dhe krenar për çdo prapësi që mund të kem bërë, gjithë aventurat dhe rreziqet, por të paktën jetova jashtë ‘kafazeve’, jashtë dyerve të shtëpive. Jashtë. Në natyrë. Në errësirë. Në mes të kaosit dhe në mes të ëndrrave.

Që shumë të vegjël ne u perballëm me egërsine e vërtetë të realitetit. Provuam shumë. Bëmë shumë gabime. Mësuam shumë.
Por ne krijuam identitetin tonë. Atë që donim te ishim. Kuptuam për çfarë jetonim! Ndiqnim atë që na donte zemra.

Ditë të mbushura me ngjyra. Larmishmëri. Pasione. Aventura. Të qeshura. Të qara. Rivalitet. Inat. Dëshirë e zjarrtë për të fituar. Provuam dhimbjen e humbjes!

I luajtëm të gjitha lojërat e mundshme që njihnim, dhe kur ato na u mërzitën, shpikëm vetë të tjera!

Luajtëm aq shumë futboll në beton, dhe shenjat i kemi edhe sot, të çarat ne bërryla e gjunj nga të rënit me shpejtësi llahtare.

Luajtëm aq shumë futboll dhe bëmë gola mbase më të bukur se ato te finaleve të champions league.

Luajtëm aq shumë futboll në beton, në rërën e plazhit, në oborret e shkollave, në një pjesë diku poshtë pallatit, pak rëndësi ka se ku, ne e përjetuam magjinë e momentit.

Ne shkollë nuk ishim aq te mirë, por as të dobët, pothuajse njësoj, por inteligjent nga natyra. E kuptuam herët që notat dhe diplomat nuk flasin shumë për zotësinë tënde!

Nuk kishim smartphone të filmonim, të postonim, nuk na plaste as për vipat e as për botën jashtë. Ne u zhytëm në realitetin tonë natyral. Dhe e jetuam plotësishit çdo ditë. Gjithë magjinë e momenteve tona i ka fotografuar vetëm Qielli! Ato gjenden në koleksionin e Pafundësisë! /Besart Myrtaj

Ne jemi me fat që fëmijëria jonë dhe fillimi i adoleshencës ndodhi përpara se një botë virtuale, e mbushur me fallsitet dhe me çorientim, të fuste hundët tek ne! Read More »

Shkolla me drita ndezur edhe natën/ Rama: ‘Kemi bërë gati planin për vendosjen e administratorit të energjisë në të gjitha institucionet publike’

Qytetari: Jep urdhër për shkollat se dhe kur mbaron mësimi dritat nuk i fikin, në Tiranë ke disa
Rama: Kjo është shumë e vërtetë.

Ne kemi bërë gati planin për vendosjen e administratorit të energjisë në të gjitha institucionet publike dhe ndërkohë Ministrja e Arsimit ka përgatitur dhe direktivat për të gjitha drejtoritë dhe zyrat arsimore dhe për të gjitha shkollat që patjetër duhet ti kenë dritat e fikura kur mbaron mesimi me përjashtim të një drite emergjente.”

Shkolla me drita ndezur edhe natën/ Rama: ‘Kemi bërë gati planin për vendosjen e administratorit të energjisë në të gjitha institucionet publike’ Read More »

Kush e paguan energjinë e institucioneve shtetërore? Ja si përgjigjet Rama: ‘Kryeministria nuk ndriçohet më si dikur, administrata shembull kursimi’

Kryeministri Rama deklaroi sot se administrata duhet të jetë e para në kursimin e energjisë.

Rama: Administrata duhet t’i paraprijë me forcën e shembullit gjithë këtij dimri kaq kë rcënues në aspektin e burimeve të energjisë për gjithë botën dhe vendin tonë. Për këtë arsye ne kemi një plan kursimi. Në kryeministri do shikoni që nuk ndriçohet godina siç ndriçohej më parë. n ë të gjitha institucionet do vendoset një administrator i energjisë, i është vendosur një target që të kursejnë 15%.

Jam dakord që administrata duhet të paraprijë në këtë proces.

Kush e paguan energjinë e institucioneve shtetërore? Ja si përgjigjet Rama: ‘Kryeministria nuk ndriçohet më si dikur, administrata shembull kursimi’ Read More »

Po bën lojë të dyfishtë me ndërtimet pa leje? Rama: ‘Po të ishte ‘loje e dyfishte’ e po të isha unë pjesë e lojës do i lejoja e në fund do i merrja për vete, jo për shetin’

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj komentuesve në rrjetet sociale të cilët e “aku zuan se pallatet bëhen me lejen tënde”.

Rama pranoi se edhe sot ka ndërtime pa leje, por ia hodhi fajin sërish sistemit të drejtësisë.

“Ndërtimet pa leje kanë qenë kanceri i këtij vendi, ka ndërtime pa lejen patjetër nuk diskutohet, por po të vijmë tek këto metrat katrorë pa leje abu zim mbi një leje ndërtimi e kemi ulur 10 fish.

Sot jemi në kushtet kur duhet t’i japim një goditje përfundimatere këtij fenomeni të shëmtuar e fyes. E pamundur që ne të vendosim kontroll të plotë e të rreptë kur vjen puna te ata që ndërtojnë, një avlli, një cati dhe një shtëpi në fshat e të vijë të ketë shans për parrallinjtë e binzesmenët të hapen ndenjësesh e të bëjnë metra katrorë në kryeqytet.

Kjo që po bëjmë ka ardhur si reuzlutat se nxirr li gje e masa sa të duash, bëj kontrolle e de noncime sa të duash sa kohë ky sistem drejtësie në nivelin e pro kurorive e gjy katave të rretheve nuk është i pastruar je i destinuar të turpërohesh”.
Rama një tjetër komentueseje që i tha se po bën lojë të dyfishtë me ndërtimet pa leje, iu përgjigj:

“Po të ishte “loje e dy fishte” e po të isha unë pjesë e lojës do i lejoja e në fund do i merrja për vete, jo për shetin. Se kjo s’ka pikë logjike, është të fyesh inteligjencën tënde.

Cfarë është kjo lojë e dyfishtë? Kjo s’ka kupitm që i lejoj të ndërtohet e i marr për shtetin.
Sot ndodh sepse mua nuk më kap dot askush me para dhe për mua paraja nuk vjen asnjëherë e para”.

Po bën lojë të dyfishtë me ndërtimet pa leje? Rama: ‘Po të ishte ‘loje e dyfishte’ e po të isha unë pjesë e lojës do i lejoja e në fund do i merrja për vete, jo për shetin’ Read More »

Lë pas historinë me Oriola Marashin, futbollisti Eros Grezda na prezanton me partneren e re

Eros Grezda duket se e ka lënë pas historinë e tij me modelen Oriola Marashi dhe është në një lidhje me një tjetër vajzë, e cila është po ashtu personazh i njohur.

Kështu, duket se futbollisti ka nisur një romancë të re me Ajsel Abazin, e cila nga publiku njihet edhe si kushërira e aktores Almeda Abazi dhe sfaqet shpesh pranë saj.

Putin po ‘braktiset’ masivisht nga rusët, Gjermania zbulon menjëherë atë që po ndodh nëpër ambasada

Lajmin e ka bërë me dije vetë Grezda, teksa ka postuar një foto me Abazin në Instagram, nga një darkë mes tyre, ndërsa emrin e saj e ka shoqëruar edhe me një trëndafil.

Kujtojmë se ish-futbollisti i kombëtares luan në Turqi, me skuadrën Manisa, ndërsa edhe Ajsel jeton në të njejtin shtet, pranë familjes së saj, vend ku mund të jenë njohur me njëri-tjetrin.

Lidhja e shkuar e Eros sic e dini ishte me Oriola Marashin, por edhe pse ende nuk duhen arsyet e ndarjes, futbollisti është shprehur në të shkuarët se “e bezdis” fakti që përflitet në portale për lidhjet e tij dhe jo për karrierën.

Gjithsesi edhe ai nuk është duke e ndihmuar shumë veten në këtë pjesë, sepse nga Instagram-i i tij dalin lajmet.

Lë pas historinë me Oriola Marashin, futbollisti Eros Grezda na prezanton me partneren e re Read More »