Irina

Ja sa kafe në ditë duhet të pini për të jetuar më gjatë

Kafja është thelbësore, madje disa e konsiderojnë si karburant, sipas një studimi të ri shkencor. Nëse konsumoni dy deri në tre filxhanë kafe në ditë, do të jetoni më gjatë dhe sipas studiuesve do të jeni më pak të rrez ikuar nga sëmundjet kardiovaskulare.

Kjo vlen për të gjitha llojet e kafesë.

Studiuesit analizuan të dhënat e 450,000 personave me një moshë mesatare 58 vjeç. Studimi zgjati 12 vite, gjatë të cilave 27,809 (6,2%) vdiqën ndërsa 43,173 (9,6%) u diagnostikuan me sëmundje kardiovaskulare dhe 30,100 (6,7%) me aritmi.

Shumica zakonisht pinin kafe turke (44%), 15% pinin kafe pa kafeinë, ndërsa 22% nuk pinin fare kafe. Sipas studimit, ata që pinin dy deri në tre kafe në ditë kishin më shumë gjasa të jetonin më gjatë në krahasim me ata që nuk pinin kafe fare.

Përkatësisht 27%. 14% dhe 11%

E njejta gjë vlente edhe për sëmundjet kardiovaskulare. Reduktimi i gjasave për sëmundje kardiovaskulare ishte 20%. Së fundmi, në lidhje me diagnozën e aritmisë, kafeja me kafeinë, por jo kafeja pa kafeinë, u shoqërua me një rrezik të reduktuar.

Rreziku më i ulët, përkatësisht 17% dhe 12% ishte për ata që pinin katër deri në pesë kafe të bluar dhe dy deri në tre kafe ekspres.

“Kafeina është përbërësi më i njohur i kafesë. Gjetjet tona sugjerojnë që pirja e sasive të moderuara të kafesë të të gjitha llojeve duhet të cilësohet si një rutinë e shëndetshme për zemrën, “ tha Dr. Kistler.

Ja sa kafe në ditë duhet të pini për të jetuar më gjatë Read More »

Flet gazetari i njohur: Kush po i publikon fotot e Ervis Martinajt?

Disa foto të panjohura të Ervis Martinajt janë duke qarkulluar në rrjet, duke shtuar mi sterin rreth zhdu kjes së mbretit të lojërave të fatit.
Gazetari Ferdinand Dervishi, tha në Euronews Albania se interesi shumë i madh i medias rreth këtij personazhi erdhi për shkak të interesit shumë të madh të publikut sipas parimit të kërkesë-ofertës.

Sipas Dervishit, media me ose pa dashje po ndikon në mitiz imin e këtij personazhi të kr imit.

“Jemi në momentin e mitiz imit së Martinajt, se po ndjekim kërkesë-ofertën. Media po publikon atë që kërkon publiku. Çdo detaj për jetën e tij ngjall interes shumë të madh”, tha Dervishi.

Fotot e fundit që qarkullojnë në media sipas gazetarit, po dalin nga celularët e miqve të tij të besuar.

Flet gazetari i njohur: Kush po i publikon fotot e Ervis Martinajt? Read More »

Kryeministri Rama shfaqet duke bërë xhiro në Vlorë,ja kush e shoqëron

Kryeministri Edi Rama këtë fundjavë ka zgjedhur ta kalojë në qytetin e tij të zemrës, në Vlorë.

Sot pasdite, kreu i qeverisë ka publikuar një foto teksa ecën në Lungomare me gruan e tij, Lindën dhe djalin e vogël Zaho.

Ajo që bie në sy është fakti që të tre janë veshur sportiv dhe me të zeza.

Vlora është një nga qytetet e preferuara Edi Ramës, i cili herë pas here zgjedh të kalojë fundjavën bashkë me familjen.

Kryeministri Rama shfaqet duke bërë xhiro në Vlorë,ja kush e shoqëron Read More »

Eranda Libohova rrëfehet si asnjëherë më parë: ‘Ja pse nuk jam martuar deri më sot’

Eranda Libohova ka folur si rrallë herë për jetën e saj private dhe mbi arsyet përse ende nuk është martuar.

Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, shpjegoi se këtë pyetje e dëgjon shpesh, por nuk është më pak e lumtur se dikush që është martuar, pasi nuk i mungon dashuria dhe ndihet e kompletuar. Ajo u shpreh se “jo se nuk e doja martesën dhe nuk më pëlqen por që kështu ka ndodhur”, teksa foli për marrëdhëniet e mëparshme.

“Shpesh dëgjoj pyetjen pse nuk je martuar, pse nuk martohesh, ke ndonjë gjë të re? Fakti që nuk martohesh, nuk do të thotë se unë jam më pak e lumtur se një që është e martuar.

Jo se nuk e doja martesën dhe nuk më pëlqen martesa se unë vij nga një familje tradicionale, me motra e vëllezër por që kështu ka ndodhur. Jam shumë e lumtur kështu, nuk është se më mungon dashuria. Ndjehem e kompletuar, secili ka këndvështrimin e tij dhe shumë mirë në të gjithë qenien time.

Unë kam qenë në çift, nuk jam ndjerë e robëruar. Në momentin që kam ndjerë trysni pse presion për diçka që nuk më bën të ndihem vetvetja, iki, jam një virgjëreshë që ia mbath”, tha këngëtarja në emisionin “Fol me Mua”.

Eranda Libohova rrëfehet si asnjëherë më parë: ‘Ja pse nuk jam martuar deri më sot’ Read More »

Sipërmarrësi thirrje studentëve: Punoni dy ditë në javë tek unë, u jap 100 euro!

Diku në kufi mes Lushnjës dhe Fierit, në lagunën e Karavastasë, gjenden me mijëra hektarë tokë djerrë, sepse kripësia nuk lejon rritjen e bimëve.

Por, guximi gati aventuresk, kombinuar me një sistem të ri kultivimi, po e kthen këtë hapësirë të vdekur në “ar”, duke u dhënë jetë parcelave të stërmëdha me shegë dhe goji berry.

Shpëtim Oseku, investitor në këto fusha thotë në një intervistë për A2 CNN se deri tani ka mbjellë 100 hektarë, por plani është për të mbjellë edhe 500 të tjerë. Dëshira për të investuar në zgjerim nuk mungon.

Fundja, kërkesa në tregun e jashtëm e lejon këtë ambicie. Por ka një problem… nuk ka krahë pune. “Kam mbetur me 20 punëtorë. Më të rinjtë janë 50 vjeç”, tregon ai. “Edhe ata nuk kanë nevojë, vijnë për të kaluar kohën, sepse kanë fëmijët jashtë”.

Mungesat po pengojnë seriozisht shfrytëzimin e potencialeve për zgjerim të ekonomisë. “Këto parti që mbledhin për demonstrata, pse nuk mbledhin njerëz për të punuar.

Si mund të mbledhin? Shansi më i madh për të punuar, ka një institut bujqësor? Po le të vijnë të bëjnë praktikën. A u çuan studentët dhe kërkojnë nga 100 euro? Të vijnë të punojnë nga dy herë në javë tek unë, ua jap unë 100 euro”, thotë ai.

Rënia e përgjithshme e popullsisë, emigracioni i lartë i të rinjve dhe puna me sezone jashtë vendit po boshatis me shpejtësi vendin nga të rinjtë, teksa bizneset kanë shpallur emergjencën për punonjës. Edhe ata pak të rinj, që si spektatorët shohin një shfaqe… me dëshpërim shohin të afërm që largohen dita-ditës në një rrugë në të cilën mund të ecin së afërmi edhe ata vetë.

Emigracioni sigurisht që nuk është një fenomen vetëm shqiptar. Edhe nga vendet e pasura largohen njerëz. E veçanta e Shqipërisë është se ajo nuk po rezulton tërheqëse as për popujt e vendeve më të varfra.

Tentativat për t’i zëvendësuar me të huaj po rezultojnë me kosto të lartë dhe joefektive, pasi vendi ynë përdoret nga të ardhurit si trampolinë për të ikur në Europë.

Të jesh i madh, jo gjithmonë do të thotë se ke avantazh… madje as të qenit burim i mirë të ardhurash nuk po josh më. Shembulli më i mirë i këtij paradoksi është bujqësia, sektori jetik që sjell gati 19 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto me të cilin punojnë e jetojnë mbi 40 për qind e shqiptarëve e që po braktiset jo vetëm nga qeveritë, por tanimë edhe nga vetë njerëzit./a2 cnn

Sipërmarrësi thirrje studentëve: Punoni dy ditë në javë tek unë, u jap 100 euro! Read More »

Rrëfehet Bora Zemani dhe tregon raportet me Donald Veshajn: Pse u binda të futesha në Big Brother VIP

Bora Zemani ka rrëfyer si rrallëherë detaje nga jeta e saj personale, por edhe raportin me Donald Veshajn.
A je penduar qe u fute ne BBV?
Bora: “Aq shumë! (Qesh) Nuk di të them a jam penduar apo jo, por ndoshta duhet ta kisha menduar më gjatë nëse duhej apo jo ta takoja. Nëse do kthehesha pas në kohë.

Nëse do isha në atë moment prap po do thoja, por nëse më pyet sot, do thoja jo, duke e parë se çfarë ka ndodhur gjatë gjithë vitit, po ta dija sesi do shkonte e gjithë historia.

Ka qenë e vështirë se ishte në sy të publikut, dhe u komentuan shumë gjëra personale”- rrëfeu Bora.

Rrëfehet Bora Zemani dhe tregon raportet me Donald Veshajn: Pse u binda të futesha në Big Brother VIP Read More »

Dalin mesazhet se si u pajtuan Bora dhe Donaldi: ‘Më tako, pastaj më he lmo po deshe’

Bora Zemani dhe Donald Veshaj treguan për herë të parë se si janë pajtuar me njëri-tjetrin sonte në “Më lër të flas”.

Donaldi tregoi se fillimisht i ka shkruar Semit që ta ndihmonte. Dyshja zbuluan në studio dhe mesazhet e para që kanë shkëmbyer.

Donaldi: Me shumë telefonata ndaj Semit si fillim se më vinte zor t’i shkruaja Borës. Nuk dija se çfarë t’i shkruaja. I thoja Semit ti je oficeri im. E takova 4-5 herë Semin dhe më këshillonte deri sa më tha shkruaji vetë. Mesazhi i parë që i dërgova ishte “Dua të të shkruaj po nuk e di çfarë të them”.

Bora: Ti më kërkoje për të më takuar, unë të thoja nuk të takoj. Ti më thoje “më tako sa për të më dëgjuar, pastaj po deshe më h elmo

Dalin mesazhet se si u pajtuan Bora dhe Donaldi: ‘Më tako, pastaj më he lmo po deshe’ Read More »

Bora dhe Donaldi e ‘dj egin’ në dasmën e Arbër Hajdarit, të përqafuar dhe duke kërcyer

Në dasmën madhështore të Arbër Hajdarit dhe partneres së tij, Vlera ka marrë pjesë dhe çifti më i komentuar i momentit, Bora Zemani dhe Donald Veshaj.

Nga videot e publikuara, vihet re se aktori i humorit dhe moderatorja janë argëtuar pa fund në ceremoninë me shumë të ftuar VIP.

Në një moment, ata shihen duke kërcyer ndërsa janë të përqafuar me njëri-tjetrin.

Sakaq, kujtojmë që disa çaste para dasmës, Arbëri i dedikoi disa fjalë prekëse partneres së tij.

“E dashur Vlera, zemra ime! Sonte po kurorëzojmë dashurinë tonë prej 5 vitesh, në martesë. Lus Zotin të kemi jetë të lumtur!”

Bora dhe Donaldi e ‘dj egin’ në dasmën e Arbër Hajdarit, të përqafuar dhe duke kërcyer Read More »