Irina

Balluku bën paralajmërimin për fashën 800 kWh, energjia elektrike do të…

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku, paralajmëron një mundësi të aplikimit të fashës mbi 800kwh.

Për shkak të kushteve jo të favorshme atmosferike dhe mungesës së reshjeve, Balluku thekson se do të kryhet një analizë e detajuar për rritjen e çmimit të energjisë për familjet që e kalojnë konsumin 800 kwh në muaj.

“Faturimi i energjisë nis pas javës së 1 të muajit. Me një situatë jo të mirë hidrike, kur niveli i Fierzës është më pak se 268m, por me pritshmëri për prurje më të mira në vazhdim & bazuar në uljen 6.2% të konsumit, do të analizojmë çdo detaj, para vendimit për fashën mbi 800këh.” shkruan Balluku.

Ndërkohë sot kreu i grupit Parlamentar Taulant Balla tha se fasha 800 kwh për çmimin e energjisë për konsumatorët familjarë, më shumë mundësi nuk do të aplikohet as në muajin nëntor. Ai shtoi se qeveria ka vendosur që ta shtyjë fashën, si edhe ka njoftuar për këtë vendim edhe Entin Rregullator.

Ndonëse moti nuk ka qenë në favor të situatës hidrike në vendin tonë, Balla tha se fasha u shty pasi ka pasur një mirëmenaxhim të situatës energjetike, si edhe një ndërgjegjësim të qytetarëve të cilët kanë kursyer energjinë. Balla theksoi se ky vendim mbetet i rishikueshëm dhe nëse do të ketë një përkeqësim të situatës energjetike në vend, mund edhe të aplikohet fasha.

Balluku bën paralajmërimin për fashën 800 kWh, energjia elektrike do të… Read More »

Depueti bën thirrjen e fortë: ‘Të shkrihet menjëherë Bordi, çmimi në bursa ka rënë’

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili në një reagim në “Facebook”, ka reaguar me kritika ndaj Bordit të Transparencës, duke u shprehur se ka 20 ditë që nuk mblidhet edhe pse çmimi në bursa ka rënë.

Statusi:

Bordi i naftes e leshon pa duar vjedhjen e shqiptareve, ka 20 dite qe s’mblidhet!

Bordi i hajduteve, qe cakton cmimin e naftes nuk mblidhet, qe ne 12 tetor pasi gozhdoi cmimin ne 240 lek per liter.

Cmimi i naftes ne bursa ka rene deri ne 15% ndersa bordi i hajduteve nuk e leviz cmimin ne menyre qe vjedhja te vazhdoje.

Maqedonia e ul dy here cmimin brenda vetem pese diteve dhe aktualisht eshte 189 lek litri.

Ndersa ne Kosove sot cmimi i naftes eshte 202 lek litri.

Bordi ka 20 dite qe duke mos u mbledhur e ka leshuar pa duar vjedhjen.

TE SHKRIHET MENJEHERE BORDI I HAJDUTERISE!

TE MIRATOHET PROJEKTLIGJI I PARTISE SE LIRISE PER HEQJEN E TAKSES SE QARKULLIMIT DHE TE KARBONIT

Depueti bën thirrjen e fortë: ‘Të shkrihet menjëherë Bordi, çmimi në bursa ka rënë’ Read More »

Surprizohet si kurrë më parë Bora Zemani

Bora Zemani prej më shumë se një viti tanimë ka qenë kryefjalë e mediave duke nisur që nga moderimi i programit hit “Për’Puthen” e duke vazhduar me historinë e shumëpërfolur në media mes saj dhe Donald Veshaj, një tjetër personazh shumë i dashur për publikun. Këtë sezon të ri televiziv Bora nuk është më pjesë e “Për’Puthen”, por i është besuar drejtimi i spektaklit më të ndjekur të kërcimit në Shqipëri, “Dancing With the Stars”.

Shpeshherë bukuroshja merr dhurata ose surprizohet nga fansat e saj, të cilat nuk ngurron që t’i publikojë edhe në rrjete sociale, ashtu siç ka ndodhur edhe me rastin e fundit. Vetëm pak më parë prezantuesja ka publikuar një video të një surprize që këta të fundit i kanë dhuruar asaj dhe Donaldit. Një shishe vere e paketuar me emrin dhe momentin e famshëm të puthjes së tyre në ‘BBV’ .

Epo, Bora padyshim ka fansat më të zjarrtë…

Padyshim si një projekt kaq gjigant dhe me një shikueshmëri kaq të madhe, komentet dhe spekulimet në rrjet nuk kanë fund dhe një ndër to është edhe fakti se përse disa pjesë nga ‘DWTS’ nuk ndodhen në platformën YouTube. Për këtë është përgjigjur vetë bukuroshja e cila ka treguar arsyen teknike.

Para pak ditësh Bora ka ndarë me ndjekësit një karusel në një prej postimeve të saj, teksa na i ka bërë ‘sytë zemra’ me një foto shumë të veçantë të saj krah aktorit dhe prezantuesit Donald Veshaj. Në foto duken vetëm duart e tyre të kapura fort me njëra-tjetrën.

Surprizohet si kurrë më parë Bora Zemani Read More »

Donald Veshaj poston videon epike të Bora Zemanit: ‘Një vajzë punëtore që jeton në fshat… Jo po televizioni, suksesi, karriera…’

Që pas ribashkimit, Bora Zemani dhe Donald Veshaj duket se janë të pandashëm. Tashmë çiftin e shohim kudo pranë njëri-tjetrit.

Së fundmi aktori i humorit ka publikuar një video ‘funny’ të moderatores, e cila shihet duke ecur në një fushë të madhe me bar, ndërkohë në sfond dëgjohet Donaldi i cili e quan atë ‘gocë fshati’.
“Ja, gocë fshati…Ja si do të ngjante nëse do të jetonte në fshat. Një vajzë punëtore që jeton në fshat… Jo po televizioni, suksesi, karriera… Ja një vajzë nga fshati. Respekt për të gjitha vajzat e fshatit”- shprehet aktori.

Kujtojmë se Bora u përfol disa ditë më parë për një shtatzëni të mundshme. Një parashikuese tha për “Shqipëria Live” se Bora është shtatzënë, Bora ka shuar dyshimet ku ka thënë se nuk është shtatzënë.

“Më thanë që e kam çun. Për momentin jo, nuk jam shtatzënë…”, tha Bora gjatë mbrëmjes në ‘DWTS’, duke hedhur poshtë të gjitha spekulimet e mundshme.

Ajo ka qenë e ftuar më herët në programin “Më lër të flas”, ku foli për jetën e saj personale dhe atë profesionale. Ajo u ndal te fëmijëria e saj, zbuloi kohën kur përjetuan vështirësi ekonomike në familje si dhe vështirësi shëndetësore të babait të moderatores.

“Fëmijëria ime ka qenë shumë e bukur. Të gjithë jemi rritur me kushte të vështira, si të gjithë shqiptarët, por me shumë dashuri nga prindërit tanë. Të gjitha vështirësitë ekonomike apo shëndetësore, nuk janë ndjerë shumë se familja ka qenë e bashkuar dhe shumë mbështetëse. Babai ka qenë i sëmurë kur kam qenë e vogël.

Si vajza e babait e kam përjetuar më shumë seç ishte problemi. Sot kanë kaluar të gjitha, ai është shumë mirë dhe është pika ime e dobët. Ka qenë mami pjesë shumë dominante e familjes. Ajo ka qenë gjithmonë aty, duke na shtyrë që të merreshim me sa më shumë aktivitete.

Ne kemi pasur disa probleme, kur kam lidhur unë kemi jetuar në bllok. Por në 97’ shtëpia u mor, pastaj ishim pa shtëpi por u sistemuam në një dhomë shumë të vogël. Sado e vështirë, unë e kujtoj si periudhë shumë të bukur, dua t’i shoh anën pozitive të gjitha gjërave”- zbuloi Bora Zemani.

Donald Veshaj poston videon epike të Bora Zemanit: ‘Një vajzë punëtore që jeton në fshat… Jo po televizioni, suksesi, karriera…’ Read More »

De bati i ashpër me Xhensila Peren, gazetari i njohur i kërkon falje ‘live’, moderatorja nuk ia përton me përgjigjen e saj

Dhe pse kanë kaluar disa muaj nga de bati live në studio mes moderatorit Ronaldo Sharka dhe Xhensila Peres, hatërmbetjet mes tyre vazhdojnë akoma.

Mirëpo, së fundmi gjatë programit “E diell” Ronaldos i është dashur të telefonojë Xhensilën dhe t’i urojë rrugë të mbarë, pasi moderatorja ashtu si dhe lajmëroi më herët do të zhvendoset në Amerikë.
Ronaldo: Të mora të të uroj sa më shumë suksese dhe mbarësi!

Xhensila: Të falenderoj, edhe gjëja e vetme që do të të them është se unë e di pak a shumë të njoh çfarë djali je, çfarë shpirti je, e di që gjithçka ndodhi nga epshi jot i madh që kishe për ato klikime.

Kujtojmë se disa muaj më parë, moderatori teksa kishte të ftuar modelen në emision e pyeti atë në lidhje me disa “thashetheme” që qarkullojnë lart e poshtë. Pyetje e cila nuk u prit aspak mirë nga Xhensila e cila ja ktheu: Mua më quajnë imo rale, ty të quajnë gay!

Ronaldo Sharka: Xhensila Pere, le të flasim pak për një temë që diskutohet shpesh në media! Ty të ak uzojnë shpesh, qe shkon në Dubai, të mbajnë me lekë, shpesh janë hapur lajme të tilla! Pra në një farë forme, për imor alitet!

Xhensila Pere: S’dua t’a them se duket e shëmtuar, dhe sapo e the?

Ronaldo Sharka: Nuk e thashë në gjuhën që ato e thanë!

Xhensila Pere: Nuk besoj se ka ndonjë ndryshim të madh, çfarë gjuhe përdore përderisa e the!

Ronaldo Sharka: Referuar gjithmonë pyetjeve të publikut!

Xhensila Pere: Mua më bezdis që po e bën ti si pyetje fillimisht, sepse nuk mendoja se do prekje pak miqësinë tonë për të tejkaluar masën e pyetjeve. Nuk mendoja se do e tejkaloje, kështu qe sa i përket opinioneve publike, janë pak demode. Tek opinioni publik mund të hyj çdo kush. Mesa duket sot je ngritur pak keq!

Ronaldo Sharka: Po keqkuptohesh!

Xhensila Pere: Unë nuk po keqkuptohem, sepse sapo më quajte të pamora lshme! Kështu që ku është keqkuptimi këtu?

Ronaldo Sharka: Unë e kam bërë dhe në intervista të tjera këtë pyetje, dhe referuar gjithmonë komenteve të publikut.

Xhensila Pere: Atëherë intervista jote nuk nisi nga komentet e publikut, se çfarë thote bota. Kjo më duket e tepërt! Nga ty nuk e prisja! Po t’a shpjegoj, aty në komente mund të hyj çdo njeri, mund te futet dikush që nuk e ka mundësinë për të të pasur ty si vajzë! E dyta, meqenëse hyre dhe ti tek pjesa e opinionit publik, gjithë publiku duhet t’a kuptoj, që përtej ketyre vajzave, me këto shalë dhe më këto gjoks, ka dhe pak kokë, ka dhe tru, qe i vejnë në punë! Pak më parë të thashë qe do të eksperimentoj dhe në fusha të tjera, jam një vajzë që nuk kam nevojë të investohem nga dikush, por punoj vetë dhe jam aq e aftë sa t’i plotësoj të gjitha dëshirat e mia, pa pasur nevojë të kem dikë në krah. Në të kundërt, do kisha lënë e zënë miliona personazhe.

Ronaldo Sharka: Po merr zj arr kot e dashur! Kjo nuk është aspak ak uzë.

Xhensila Pere: Jo nuk është? Më quan imo rale, çfarë e quan këtë ti?

Ronaldo Sharka: A i lexon komentet? Nëse do e ndalojmë emisionin, e nisim nga fillimi.

Xhensila Pere: Jo joooo, nuk ka nevojë! Pre rjet me mua nuk ekzistojnë, Ronaldo te lutem! Dhe madje, nëse ti guxon të presësh qoftë dhe një fjalë nga intervista ime, atëherë po që do marr konotacion tjetër kjo intervistë!

Ronaldo Sharka: Jo presion, se nuk kemi ardhur për presione!

Xhensila Pere: Ok e lëmë, dakord! Qëndrojmë tek komentet e publikut, Ronaldo Sharka. Në opinionin publik, thuhet se je g ay! A është e vërtetë kjo?

Ronaldo Sharka: Tani, t’i kundërpërgjigjesh dikujt Xhensila Pere, se po degradon emisioni dhe nëse do mund t’a presim!

Xhensila Pere: Mua më quajnë im orale, ty të quajnë g ay! Atëherë hajde i diskutojmë këto dy terma.

Ronaldo Sharka: Nëse një person qe ke përballë ka folur për bu llizmin, ti je e para qe nuk duhet t’a bësh këtë pyetje, dhe mbi të gjitha në 2021 nuk diskutohet se ksualiteti! Dhe jo nuk jam, jam straight! Ti nuk je gazetare, dhe nuk mund të vish në emisionin tim dhe të bëjmë gj yq! Nëse ty të dje g komenti…

Xhensila Pere: Nuk më dj eg asnjë gjë, sa që jam e aftë që të vi të jap të gjitha të dhënat e mia personale, të gjitha se çfarë pune bëj! Dhe ti, i di shumë mirë dhe prandaj t’u kundërpërgjia! Dheeeeee, intervista nuk ndalohet! Do kalojmë pak caqet! Kjo intervistë do qëndrojë kështu.

Ronaldo Sharka: I bie që më kërc ënon mua ose televizionin!

Xhensila Pere: Këtu është fjala imë dhe unë mbaj përgjëgjësi, qëndruam tek opinioni publik, më quajte imo rale dhe nuk e di ku qëndron imoraliteti! Vi këtu, ti pa pikëm e turpit më thua që ty të thonë imo rale, me duket pak… ke kaluar pak caqet, si të miqesia dhe gazetarisë! Jeni shumë të shkathët për t’i drejtuar pyetjen dikujt, sapo t’ a ktheva, u lëndove. Ashtu lë ndohem dhe unë. E di pse? Sepse nuk e prisja nga ty.

Ronaldo Sharka: Ramë dakord që intervista do jetë pa filtra?

Xhensila Pere: Pa filtra t’a bëra. Ti po më ak uzon. Edhe ty të quajnë g ay.

Ronaldo Sharka: Është vogëlsi, që kundërpërgjigjesh me këtë, dhe të të vijë turp Xhensila Pere!

Xhensila Pere: Nuk ka pse t’më vijë turp.Vazhdoje!

Ronaldo Sharka: Të të vijë turp!

Xhensila Pere: Nuk më vjen turp fare, këto fjalët të të vijë turp…

Ronaldo Sharka: Kushedi ça paske pirë para se të vijë këtu!

Në fund, Xhensila ikën në formë rev olte para kameras!

De bati i ashpër me Xhensila Peren, gazetari i njohur i kërkon falje ‘live’, moderatorja nuk ia përton me përgjigjen e saj Read More »

Moderatori i njohur largohet nga Ora News pas disa vitesh dhe troket në ‘Top Channel’ për të moderuar ‘Shqipëria Live’

Moderatori Arjon Muça të cilin e kemi parë çdo ditë në Ora News, nuk do t’ju zgjojë më në mëngjes. Moderarori ka hequr dorë nga programi “Dita e Re” të cilën e bashkëprezantuar me kolegen, Arjola Shehu.

Por burime bëjnë me dije se moderatori është parë në ambientet e Top-Channel dhe ai ka bërë audicione për programin “Shqipëria Live”.

Audicione për këtë program ka bërë edhe moderatori Alban Musa.

Por mesa duket Top-Channel ka vendosur për Arjon Muçën, që do ta shohim së shpejti në Top. Megjithatë jemi në pritje …

Moderatori i njohur largohet nga Ora News pas disa vitesh dhe troket në ‘Top Channel’ për të moderuar ‘Shqipëria Live’ Read More »

Eneda Tarifa në një romancë të re? Këngëtarja shfaqet krah basketbollistit të njohur shqiptar

Këngëtarja e njohur Eneda Tarifa ështqë një ndër personazhet më të dashura për publikun.

Artistja është treguar gjithmonë e rezervuar në lidhje me jetën e saj sentimentale por ‘Arkiva News’ ka publikuar së fundmi disa foto dhe video të Enedës ku shihet krahë një mashkulli misterioz.

Duket se këngëtarja i ka dhënë fund beqarisë dhe tashmë po del hapur në publik me partnerin e saj të ri.

Eneda Tarifa në një romancë të re? Këngëtarja shfaqet krah basketbollistit të njohur shqiptar Read More »

Sali Berisha: ‘Edi Rama duhet të japë dorëheqjen dhe të largohet menjëherë, ka shpenzuar me chartera më shumë se byroja ko muniste në 20 vite’

Teksa kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, kreu i PD, Sali Berisha komentoi edhe udhëtimet e kreut të qeverisë me charter.

Në një deklaratë për mediat, këtë të hënë, Berisha tha se Rama është i vetmi kryeministër në Europë dhe botë që ka realizuar 137 udhëtime me charter, që sipas tij kanë kushtuar 22 milionë euro.

“Edi Rama duhet të japë dorëheqjen dhe të largohet menjëherë sepse është i vetmi kryeministër në Europë dhe botë që ka realizuar me çarter 137 udhëtime. Nuk ka kryeministër që ka realizuar as gjysmën e udhëtimeve të Edi Ramës me çarter. 22 milionë euro udhëtime janë një abuzim i çmendur, i frenuar, janë më shumë se ka shpenzuar Byroja Politike e dik taturës në 20 vite.

Një gja kpirje ndaj pensionistëve, mjekëve, pedagogëve. Për të gjitha këto, Edi Rama ka si shpjegim depersonalizimin e tij të plotë, kur u thotë shqiptarëve se ka shpenzuar 150 lekë për udhëtim, kur u thotë shqiptarëve se çarteri ‘Ismaili’ i është dhënë për promovim të avionit, pacaka se avioni në një udhëtim shpenzon 150 mijë euro minimumi.

Qejfli i madh promocioni po del. Turpi i turpeve. Edi Rama për të mbuluar këtë ska ndal, faktin që ka përdorur çartera sa të gjithë kryeministrat e Europës së bashku, e detyron të flasë ashtu siç i kanë thënë sikur ka traktin tretës në gojë, si pjesë fundore. Por as me këto nuk i largon këto. Ai duhet të largohet si kryeministër”-tha Berisha.

Sali Berisha: ‘Edi Rama duhet të japë dorëheqjen dhe të largohet menjëherë, ka shpenzuar me chartera më shumë se byroja ko muniste në 20 vite’ Read More »