Irina

Kjo është sakrifica që Bora Zemani i Kjo është sakrifica që Bora Zemani i kërkoji Donald Veshajt të bënte për të

Bora Zemani prej më shumë se një viti tanimë ka qenë kryefjalë e mediave duke nisur që nga moderimi i programit hit “Për’Puthen” e duke vazhduar me historinë e shumëpërfolur në media mes saj dhe Donald Veshaj, një tjetër personazh shumë i dashur për publikun. Këtë sezon të ri televiziv Bora nuk është më pjesë e “Për’Puthen”, por i është besuar drejtimi i spektaklit më të ndjekur të kërcimit në Shqipëri, “Dancing With the Stars”.

Shpeshherë bukuroshja merr dhurata ose surprizohet nga fansat e saj, të cilat nuk ngurron që t’i publikojë edhe në rrjete sociale, ashtu siç ka ndodhur edhe me rastin e fundit. Ditën e djeshme prezantuesja ka publikuar një video të një surprize që këta të fundit i kanë dhuruar asaj dhe Donaldit. Një shishe vere e paketuar me emrin dhe momentin e famshëm të puthjes së tyre në ‘BBV’, si edhe një pikturë të madhe të duarve të Borës dhe Donaldit të kapura fort me njëri-tjetrin. Borës i kanë pëlqyer shumë dhuratat, por kishte vetëm një problem. Piktura kishte përmasa shumë të mëdha dhe nuk mund të transportohej me makinën e tyre për në shtëpi, kështu që Bora e ka detyruar Donaldin që të kthehej nga puna në shtëpi në këmbë për të sjellë dhuratën.

Pasi Donaldi bëri videon i duhet të ma sjelli në shtëpi në këmbë se makina nuk e nxë këtë dhuratë

Ndërsa Donaldi ripostoi videon, ku shkruan:

Ska gjë më të bukur të vish në shtëpi në këmbë me këtë në dorë

Kjo është sakrifica që Bora Zemani i kërkoji Donald Veshajt

Padyshim si një projekt kaq gjigant dhe me një shikueshmëri kaq të madhe, komentet dhe spekulimet në rrjet nuk kanë fund dhe një ndër to është edhe fakti se përse disa pjesë nga ‘DWTS’ nuk ndodhen në platformën YouTube. Për këtë është përgjigjur vetë bukuroshja e cila ka treguar arsyen teknike.

Kjo është sakrifica që Bora Zemani i Kjo është sakrifica që Bora Zemani i kërkoji Donald Veshajt të bënte për të Read More »

Moderatorja e njohur shqiptare vjen me një program të ri në TV

Këngëtaren e njohur Evi Reçi prej vitesh e kemi parë edhe si moderatore në radio dhe në televizion.

Së fundmi Evi Reçi ka ardhur pranë publikut me dy surpriza; së pari do të marrë pjesë në “Festivalin e Këngës” dhe së dyti është gati për një eksperiencë të re televizive.

Mësohet së moderatorja do të nisë një program të ri në “MCN TV”, i cili do të jetë i një natyre tjetër nga ai që jemi mësuar ta shohim Evin.

Kujtojmë që Evi Reçin e kemi parë në moderimin e “Vizionit të pasdites” në Vizion Plus, ndërkohë që ka qenë e angzhuar çdo mëngjes edhe në programin e mëngjesit në radion “Club Fm”.

Moderatorja e njohur shqiptare vjen me një program të ri në TV Read More »

Elsa Lila mesazh të fuqishëm: ‘Qan lulja per lulen’

Këngëtarja e njohur, Elsa Lila është rikthyer shumë aktive, që në momentin që hapi profilin e saj në Instagram.

Së fundmi, ajo ka ndarë një pjesë të këngës “Qan lulja per lulen”, të cilën e ka kënduar në një koncert në Romë. Sakaq, Elsa thotë se këtë këngë ia ka kënduar gjyshi kur ishte e vogël. Artistja i falenderon të gjithë fansat e saj, të cilët e kanë mbështetur në këto momente plot dhimbje.

“’Qan lulja per lulen’, live ne nje koncert timin ne Rome! Faleminderit nga zemra plot dhi mbje qe më keni dhënë mbeshtetje dhe dashuri!!!Kjo eshte nje kenge tradicionale qe me ka kenduar gjyshi kur kam qene e vogël. Uroj te gjitheve nje dite te mrekullueshme, ashtu sic meritoni të keni gjithe jeten!”, ka shkruar Elsa krahas videos.

Kujtojmë që ajo ra në pr anga në muajin mars bashkë me gjashtë shqiptarë të tjerë në kuadër të një operacioni anti-d rogë në Itali. Elsa u arre stua nën aku zën për përfshirje në një grup kri minal që merrej me tra fikun e dr ogës.

Elsa Lila mesazh të fuqishëm: ‘Qan lulja per lulen’ Read More »

Berisha zbulon skenarin e pro testës së 12 nëntorit: ‘Do të jetë e jashtëzakonshme’

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për pro testën kombëtare që do të zhvillohet më 12 nëntor nga opozita. Ai thotë se skenari ende është duke u përgatitur, por paralajmëroi se nuk do të jetë fundi i pro testave, por do të nisë një sezon i gjatë.

“Skenari është në përpunim, por e sigurt të jesh që do jetë një pro testë e jashtëzakonshme.

Ajo nuk është as fundi i pro testave, por përgatituni për një sezon prot estash. Unë jam i vetëdijshëm se çfarë do të thotë të ecësh edhe në fushatë edhe në pr otestë. Do ti bëjmë të dyja ne. Përpara kemi një ba ndit, një njeri që nuk ka as moral asgjë.

Një njeri që i merr logon opozitës. Një njeri që nuk respekton parimet themelore., ai është një ar mik i yni.

Ky nuk është kë rcënim. Ai është ar mik, një njeri që kryen këto veprime, ai është armik”, tha Berisha në Euronews Albania.

Teksa aku zoi kryeministrin Rama si i ka marrë të gjitha pushtetet, Berisha kujtoi vitin 2007, kur tha se Rama donte të më linte mua të gjitha pus htetet, duke mos pranuar të futej në zgjedhje, por që një gjë të tillë ai nuk e ka pranuar.

“Edhe ai donte të më linte pusht etet mua në 2007, por nuk ja mora. Donte të mos hynte në zgjedhje lokale. Kur më thanë nga Brukseli që zhvilloi zgjedhjet se ai nuk dëgjon, unë i thashë jo nuk i zhvilloj zgjedhjet”, theksoi ndër të tjera Berisha.

Berisha zbulon skenarin e pro testës së 12 nëntorit: ‘Do të jetë e jashtëzakonshme’ Read More »

Fotot e Kejvina Kthellës për Halloween do ju lënë pa fjalë, si një mace e vërtetë

Modelja Kejvina Kthella, ka zgjedhur të maskohet si një cat woman për këtë Halloween. Jo vetëm që nuk është aspak e frikshme, siç e do tradita, por modelja duket shumë se ksi.

Bukuroshja ka ndarë me ndjekësit në profilin e “Instagram”-it disa fotografi ku shfaqet e veshur komplet me lëkurë të zezë dhe ku duket tepër tërheqëse.

Modelja ka zgjedhur karakterin e ‘Cateoman’, një personazh fiktiv që shfaqet në librat komikë amerikanë të botuar nga DC Comics, zakonisht në bashkëpunim me superheroin Batman.

Fotot e Kejvina Kthellës për Halloween do ju lënë pa fjalë, si një mace e vërtetë Read More »

‘Shkon e punon me nerva që në mëngjes për të marrë rrogën më të ulët në Europë’

Mjeku Ilir Alimehmeti, i cili është përfolur si një nga emrat që mund të kandidojë për opozitën në zgjedhjet lokale për kryetar të Bashkisë së Tiranës, duket se ka nisur “fushatën” në rrjetet sociale.

Ai ka postuar këtë mëngjes një foto të rrugëve të bllokuara nga trafiku në kryeqytet.

“Mirëmëngjes nga Tirana jonë e bllokuar, pa qenë as ditë shiu!
Për më shumë, e gjitha kjo kohë humbet duke djegur naftën më të shtrenjtë në Europë!

Dhe, në fund, shkon e punon me nerva që në mëngjes për të marrë rrogën më të ulët në Europë!”, shkruan Alimehmeti.

‘Shkon e punon me nerva që në mëngjes për të marrë rrogën më të ulët në Europë’ Read More »

Meta: ‘Ja si i del boja fasadës së investimeve të ‘Rilindjes’ në Arsim përmes të vërtetave të thëna hapur nga ky nxënës kurajoz’

Kreu i PL, Ilir Meta ka ndarë një video nga takimi i kryeministrit Edi Rama në Ersekë me të rinjtë, ku një nga nxënësit i tha për probleme që kishte në shkollë si dhe për ikjen e të rinjve.

Meta shkruan se Rama nuk e ndali që të censuronte një nxënës kurajoz, teksa shkruan se kështu i del “boja” fasadës së investimeve të “Rilindjes” në Arsim.

Ndër të tjera Meta në postimin e tij shkruan se për Partinë e Lirisë, Arsimi është prioritet i prioriteteve kombëtare dhe do të jetë prioriteti i parë sa herë të diskutohet Buxheti i Shtetit.

“Ja si i del boja fasadës së investimeve të “Rilindjes” në Arsim përmes të vërtetave të thëna hapur nga ky nxënës kurajoz në Ersekë, të cilin censura nuk mundi ta ndalonte dot.

Për shkak të Rilindjes, Arsimi sot është më i braktisur, më i politizuar dhe më i rrënuar se kurrë. Braktisja e Arsimit tregohet qartasi me mosmbështetjen buxhetore për arsimin, me investimet gjysmake, e tregon shpërfillja për mësuesit, pedagogët dhe për kërkimin shkencor. Bëhen ndërtesa për t’u dhënë tendera klientëve të Rilindjes, por nuk ka laboratorë, palestra, banka dhe mjete mësimore bashkëkohore.

Për Partinë e Lirisë, Arsimi është prioritet i prioriteteve kombëtare dhe do të jetë prioriteti i parë sa herë të diskutohet Buxheti i Shtetit.

Nuk ka zhvillim pa Arsim! Gjithçka për të rinjtë! 📚🇦🇱” shkruan Meta.

Meta: ‘Ja si i del boja fasadës së investimeve të ‘Rilindjes’ në Arsim përmes të vërtetave të thëna hapur nga ky nxënës kurajoz’ Read More »

Rama: ‘Unë kam qenë e migrant dhe s’më ka dalë keq! Nuk i them askujt të mos e provojë, por…’

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme është ndalur në Ersekë ku dhe ka zhvilluar një sërë takimesh me banorët e kësaj zone.

Rama gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë është ndalur dhe te fenomeni më i përhapur së fundmi, largimi i të rinjve nga vendi.
Kryeministri u shpreh se dhe ai vetë ka qenë emi grat, prandaj dhe nuk ja ndalon askujt ta provojë, mirëpo jo në rrugë ile gale dhe jo me idenë që Shqipëria nuk ka mundësi për ta.

“Unë kam qenë emi grant dhe e di për çfarë flas. Mua smë ka dalë keq dhe nuk i them askujt mos e provoj, kjo është sipas njeriut, nuk ka të drejtë askush, shtet qeveri që duhet ti tregojë po ose jo, por kurrë me kon trabandistë dhe rrugë il egale për të harxhuar të gjithë ato para dhe duke mos ditur ku përfundon, edhe kurrë me idenë që këtu nuk ka mundësi. Sot ne po aofrohemi gjysëm miliardi euro eksporte bujqësore që as nuk imagjinoheshin”, tha Rama.

Rama: ‘Unë kam qenë e migrant dhe s’më ka dalë keq! Nuk i them askujt të mos e provojë, por…’ Read More »