Irina

Arbana Osmani zbardh më në fund ‘dilemën 1 milionë dollarëshe’/ Kur do të fillojë Big Brother VIP?

Big Brother Vip rezultoi një nga realityshoët më të ndjekur sezonin e shkuar.

Fitues u shpall balerini Ilir Shaqiri, ndërsa vendi i dytë shkoi për Donald Veshajn.

Por edhe pse nuk kanë kaluar shumë muaj nga përfundimi i këtij programi, njerëzit po interesohen se kur do të nisë sezoni i radhës i Big Brother.

Pyetjes “1 milionë dollarëshe” i është përgjigjur vetë prezantuesja Arbana Osmani.

Gjatë një bisede virtuale me ndjekësit, Arbana tha se Big Brother do të startojë më shpejt seç e mendonim

Arbana Osmani zbardh më në fund ‘dilemën 1 milionë dollarëshe’/ Kur do të fillojë Big Brother VIP? Read More »

Rikthehet ‘Doktori’, ja ku do mund ta ndiqni nga sot

Ju kishte munguar në ekran? Rikthehet “Doktori”. Dikur një nga personazhet më të dashur për publikun shqiptar, Gentjan Pjetri ishte larguar për një kohë të gjatë nga bota e televizionit.

Por rikthimi i tij me një intervistë për “Të Harruarit”, Pjetri ose ndryshe i njohur si “Doktori’ i Fiksit”, i preku të gjithë me rrëfimin e sinqertë duke shkaktuar një valë reagimesh në rrjetet sociale.

Por pas intervistës, duket se kthimi në ekran ka qenë shumë pranë pasi sot iu bashkua moderatorit Flavio Qarri, në moderimin e emisionit të mëngjesit ‘KAFE SHQETO’ në SYRI TV.

Mesa duket Gentjan Pjetri shoqëron do të shoqërojë moderatorin në rubrikën ‘Calling Flavio’, duke dhënë komente edhe për temën e ditës.

Në intervistën e tij pak kohë më parë, aktori tregoi se kishte kaluar disa probleme shëndetësore pasi u largua nga ekrani, ndërsa rrëfeu edhe problemet me alkoolin dhe pengun e madh që nuk arriti të krijonte kurrë një familje.

Rikthehet ‘Doktori’, ja ku do mund ta ndiqni nga sot Read More »

Moderatorja Einxhel Shkira i kthehet keq komentueses: ‘Sa keq që nuk të shaj dot siç e meriton…’

Moderatorja e njohur, Einxhel Shkira, herë pas here vendos që t’u kthejë përgjigje publike ndjekësve që i komentojnë në profilet e saj në rrjetet sociale.

E kështu ka bërë edhe ditën e sotme, ku në “Instastory” ka publikuar një foto ku tregohet profili i “Instagram”-it të ndjekëses. Gjithashtu bashkëngjitur me foton, ish-banorja e “Big Brother VIP” shkruan:
“Më vjen keq për gratë. Por më shumë për veten. Për veten se jam e detyruar të duroj fytyra të tilla që mendojnë se kanë të drejtë me dhënë mend. Jo se jam gjynah se m’i thojnë ato fjalë, por jam gjynah se nuk iu shaj dot ashtu siç e meritojnë. Që jeni edhe vetë nëna, pastaj është tronditëse se çfarë edukate mund të jepni”.

Nuk është hera e parë që moderatorja “përplaset” me ndjekësit apo ata që kritikojnë dhe komentojnë negativisht në profilin e saj. Më herët, Einxhel ka patur një reagim për personat që e kanë kritikuar për ekspozimin e barkut të rrumbullakosur në rrjet.

Moderatorja Einxhel Shkira i kthehet keq komentueses: ‘Sa keq që nuk të shaj dot siç e meriton…’ Read More »

Këngëtari i njohur shqiptar shokon ndjekësit me veprimin e tij/ Hedh shuma të mëdha parash nga helikopteri

Butrint Imeri është një nga këngëtarët që prej vitesh po shijon një sukses të madh falë projekteve të tij muzikore, të cilat pëlqehen shumë dhe numërojnë miliona klikime.

Vetëm pak më parë Butrinti ka habitur të gjithë ndjekësit me videon e postuar në Instastory, ku duket në një helikopter dhe me një çantë plot me euro, ku më pas ka bërë një veprim shumë të çuditshëm. Artisti ka hedhur një shumë të madhe të eurove nga çanta nga dritarja e helikopterit. Në videon e postuar duket edhe ora “23:59”, e cila është edhe ora e publikimit të këngës së re të tij, e cila titullohet “Lejla”, ku na ka bërë kështu të dyshojmë se ndoshta kjo mund të jetë një pjesë nga videokipi dhe ndoshta paratë mund të jenë falso.

Dihet që verën që kaloj të gjithë artistët e pëlqyer nga publiku kanë pasur një numër të lartë koncertesh, ku edhe fitimet kanë qenë të mëdha. Një ndër ta është edhe Butrinti, i cili mesa duket ka zgjedhur se ku do ti shpenzoj paratë e tij. Së fundmi këngëtari na ka treguar me anë të disa postimeve në Instastory blerjen e tij të fundit, ku ka harxhuar ‘një mal me para’ për makinën luksoze të markës Rolls Roys, një nga makinat më të kushtueshme në treg.

Këngëtari i njohur shqiptar shokon ndjekësit me veprimin e tij/ Hedh shuma të mëdha parash nga helikopteri Read More »

Publikoi sk andalin në azilin e të moshuarve, k ërcënohet me jetë aktorja: ‘Veç mos të pafsha në rrugë…’

-Aktorja dhe aktivistja Kaltrinë Zeneli ishte ajo e cila bëri publike videon e dhu nimit të së moshuarës Minire Nura, duke u dhu nuar nga infermieret në shtëpinë e të moshuarve “Orenda” në Pejë. Ajo ka thënë se është kë rcënuar nga një person pasi publikoi këtë video.

“Veç mos të pafsha në rrugë se kam me t’mb yt”, ka qenë njëri ndër mesazhet kër cënuese, për të cilin Zeneli tregoi në një emision në KTV.

Ky rast ka tronditur opinionin, kurse deri më tani policia ka arrestuar tri infermiere, të cilave u është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh. Për këtë rast ka shkruar edhe gazeta britanike “Daily Mail”, e cila e ka quajtur tronditëse këtë ngjarje.

Ke qtrajtimi i të moshuarës në qendrën “Orenda” në Pejë ka tronditur opinionin publik dje pas videos së publikuar në rrjet ku e ëma e një dëshmori të UÇK-së, Taulant Nurajt, Miniere Nuraj kishte rënë pre e dhunës shtazarake nga kujdestarja Aurona Pelaj. Infermierja Aurona Pelaj bashkë me 2 nga shoqet e saj është arre stuar ndërsa në hetim është vajza e katërt. De bati ka përfshirë edhe Shqipërinë në lidhje me situatën nëpër qendrat e kujdesit të të moshuarve.

Publikoi sk andalin në azilin e të moshuarve, k ërcënohet me jetë aktorja: ‘Veç mos të pafsha në rrugë…’ Read More »

Ilir Meta u kërkon qytetarëve t’i bashkohen pro testës së opozitës: ‘Në 12 nëntor flet populli’

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shfr ytëzoi dje mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar për t’u bërë thirrje qytetarëve t’i bashkohen pr otestës së 12 nëntorit. Sipas Metës, çdo qytetar i pakënaqur nga qeveria duhet të dalë në protestë, e së pari duhet të dalin të rinjtë që nuk duan të largohen nga vendi.

Teksa akuzoi qeverinë edhe për investime të miliarda eurove pa produktivet, Meta tha se prioritet i qeverisë është prodhimi vendas, klima e biznesit, ulja e barrës fiskale, formalizimi i ekonomisë, si dhe dija. “Konsolidimi i shtresës së mesme është prioritet, rilindja i ka shpallur luftë, pasi shtresa e mesme është garante për mbrojtjen e demokracisë dhe zhvillimin e qëndrueshme të vendit dhe kjo është një nga arsyet se përse në arrogancë injorohen kërkesat e pedagogëve”, tha Meta.
Në këtë kontekst, Partia e Lirisë kujtoi protestën e 12 nëntorit. Meta ftoj të gjithë të rinjtë e Shqipërisë, të bashkohen për të larguar këtë qeveri.“Të gjithë së bashku për të dhënë mesazhin se koha e arbitraritetit, koha e nëpërkëmbjes së shqiptarëve, që na vogëlushët parashkollor, e deri tek më të moshuarit, ka marrë fund. I ftoj të gjithë të rinjtë e Shqipërisë, të bashkohen, nën moton për të larguar këtë qeveri grabitëse të të drejtave të tyre, të të ardhmes së tyre e për t’i dhënë fund largimit të të rinjve nga Shqipëria.

E thanë edhe britanikët, është plan i qartë për shpopullimin e Shqipërisë. Ky projekt ka marrë fund, Partia e Lirisë për këtë është angazhuar, Shqipëria do t’i përkas të rinjve dhe do t’i përkas Shqiptarëve”, tha Meta. Meta mbylli fjalën duke u shprehur i bindur për fitoren e zgjedhjeve lokale, duke theksuar se mbrëmja e 14 majit do të jetë një natë festive për kthimin e demokracisë.“I ftojmë edhe një herë të gjithë të rinjtë të bashkohen me moton për të larguar këtë qeveri gra bitësi. Shqipëria do t’i përkasë të rinjve. Mbrëmjen e 14 majit jam i sigurt që do të jeni të gjithë për të fituar rikthimin e demokracisë”, tha Meta.

Ilir Meta u kërkon qytetarëve t’i bashkohen pro testës së opozitës: ‘Në 12 nëntor flet populli’ Read More »

Arbër Çepani rrëfen pa dorashka historinë e dashurisë me ish-Missin e njohur të Shqipërisë

Për herë të parë, Arbër Çepani dha një intervistë televizive së bashku me partneren e tij, Arnita Beqirajn. Çifti treguan në emisionin “Goca dhe Gra” se si janë njohur me njëri-tjetrin.

“Jemi njohur në televizion, në ambiente të përbashkëta, kishim miq të përbashkët. Arbri ka qenë i ftuar në emisionin të cilit unë i bëj regjinë dhe që aty ka nisur komunikimi”, tha Arnita.

“Në emisionin që unë prezantoja për tre vite, sa ika unë erdhi në regji Arnita”, shtoi me humor Arbri.
Arbri tregoi më pas për eksperiencën e tij në “Dancing With the Stars”, që e konsideron një angazhim të madh por shumë të bukur.

Për herë të parë, Arbër Çepani rrëfen pa

“DWTS fillimisht nuk e merr me aq seriozisht, se sa e merr që ditën e parë që shkel në këtë lloj emisioni, që është si emision i një artilerie të rëndë, për shkak të impenjimit shpirtëror, fizik. Që në momentin e parë që ti futesh, duhet patjetër ta çosh gjënë deri në fund. Është diçka që të merr kohë, por është një kohë shumë cilësore

Në këtë garë, Abri duket se ka mbështetjen e plotë të Arnitës.

“Unë kam punuar në produksione të mëdha. Një produksion kërcimi e kam bërë për gjashtë vite. Ia njoh të gjitha dinamikat. Kur Arbrit i erdhi propozimi, i thanë vetëm një orë në ditë do merret me prova. I thashë një orë në ditë ta harrosh. Unë jam e mendimit që secili vendimet duhet t’i marrë vetë, të tjerët mbetet ta mbështesin. Arbri e kishte vërtetë shumë dëshirë dhe kam përshtypjen duket (qesh)”, thotë ish-Miss Shqipëria.

Por, si e sheh partnerja e tij Arbrin në këtë rrugëtim të ri?

“Nuk do t’i vija notë. Mund të veçoj performarcën që deri tani më ka pëlqyer më shumë, ishte samba, që kishte ardhur shumë bukur në skenë, koloriti, kërcimi, raporti i tyre ishte shumë i bukur. Këtë mund ta veçoj si këngën”.

Arbër Çepani rrëfen pa dorashka historinë e dashurisë me ish-Missin e njohur të Shqipërisë Read More »

Moderatorja Arbana Osmani shfaqet elegante në prezantimin e filmit të ri të Eduart Grishaj (foto)

Mbrëmjen e djeshme, regjisori Eduart Grishaj prezantoi për herë të parë filmin e tij të ri. Gjatë premierës, ai kishte ftuar shumë personazhe të njohur, ku padyshim nuk mungoi as partnerja e tij, moderatorja Arbana Osmani.

Mirëpo, ai që ka tërhequr më shumë vëmendje është ‘look-u’ i saj, pasi kishte zgjedhur një fustan të gjatë elegant nga Saint Laurent, pjesë e koleksionit Fall ‘22 i fustaneve të mbrëmjes, që në faqen zyrtare të brandit kushton 4.400$. Fustani i zi me rrudha kishte edhe një lule lejla kadife në pjesën e bustit.

Kujtojmë që çifti vetëm pak javë më parë janë bërë prindër të një vajze, të cilën e pagëzuan me emrin Zoi.

Moderatorja Arbana Osmani shfaqet elegante në prezantimin e filmit të ri të Eduart Grishaj (foto) Read More »