Irina

Policia Rrugore del me njoftimin urgjent

Policia ka nisur ka nisur monitorimin në rrugë, nisur nga moti i keq dhe reshjet e shiut.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve që të respektojnë me rigorozitet sinjalistikën rrugore dhe të moderojnë shpejtësinë, pasi në disa akse rrugore ka prezencë të ujit në rrugë, të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos përdorin aparatin celular gjatë drejtimit të mjetit dhe të vendosin rripin e sigurimit, ndërsa drejtuesit e motomjeteve të vendosin kaskën mbrojtëse.
Të gjitha akset rrugore janë në monitorim të pandërprerë nga shërbimet e Policisë Rrugore, nëpëmjet përdorimit të mjeteve logjistike bashkëkohore, makinave inteligjente dhe radarëve automatikë.

Njoftimi i po licisë:
Nisur nga moti i keq me reshje shiu, si dhe nga konstatimi i shkeljeve të kryera nga drejtuesit e automjeteve, në akset rrugore nacionale, kryesisht tejkalimi i shpejtësisë dhe parakalimet e gabuara, shkelje të cilat, në kushtet e lagështirës, përbëjnë rre zik të shtuar për përfshirje në ngjarje rrugore, Policia Rrugore ka rritur prezencën në rrugë dhe monitorimet me mjetet inteligjente, në të gjithë vendin.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve që të respektojnë me rigorozitet sinjalistikën rrugore dhe të moderojnë shpejtësinë, pasi në disa akse rrugore ka prezencë të ujit në rrugë, të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos përdorin aparatin celular gjatë drejtimit të mjetit dhe të vendosin rripin e sigurimit, ndërsa drejtuesit e motomjeteve të vendosin kaskën mbrojtëse. Gjithashtu drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve duhet t’u japin përparësi këmbësorëve, në vijat e bardha.

Të gjitha akset rrugore janë në monitorim të pandërprerë nga shërbimet e Policisë Rrugore, nëpëmjet përdorimit të mjeteve logjistike bashkëkohore, makinave inteligjente dhe radarëve automatikë.

Policia Rrugore nuk ka asnjë qëllim për të shtuar sasinë e masave administrative, por ka vetëm një prioritet, parandalimin e aksidenteve rrugore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.

Kontributi i të gjithë përdoruesve të rrugës rrit sigurinë e jetës dhe garancinë për një destinacion të sigurtë.

Policia Rrugore del me njoftimin urgjent Read More »

Këngëtarja shqiptare flet për bashkëshortin: ‘Ai më rriti, më vjen keq që ai s’ka qenë i pari për mua’

Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri, prej vitesh tashmë është larguar nga muzika duke iu dedikuar familjes së saj. Ajo është martuar me avokatin më të pasur në Maqedoni, Serjoza Markov me të cilin ka edhe një djalë, Jonin. Së fundmi Tahiri ishte e ftuar në programin “Why Not” ku ka folur dhe për partnerin e saj.

“Kemi marrëdhënie shumë të mirë. Unë kam shumë vite që jam me të. Në shtator kemi bërë 9 vjet lidhje dhe më njeh që kur kam qenë 19 vje?e. Kam një jetë, më rriti burri (qesh)”- tregoi ajo.
Teksa u pyet nëse do ta kishte zgjedhur sërish partnerin e saj në një tjetër jetë këngëtarja u shpreh:

“Unë jam një femër që si të gjithë femrat kemi një të kaluar në jetë, dhe nuk më vjen turp për jetën, të kaluarën time apo ndonjë partner që kam pasur, por më vjen shumë keq që ai nuk ka qenë i pari për mua që kur kam lindur. Po të lindja sërish, prap atë do të zgjidhja.”

Më tej Adelina rrëfeu dhe si e priti familja e saj lidhjen me Markov:

“Babai im është i njohur në Maqedoni dhe nuk është se nuk kishte dëgjuar di?ka. Po nuk ishte moment që t’ja thoja dhe nuk kisha forcën pasi jam vajza e parë në familje dhe kam qenë si djali i babit, jo vajza e babit. Kemi qenë me pushime në Bodrum dhe vendosa tja thoja. Kurrë nuk kam për ta harruar atë moment.

Ja thashë të gjitha, që jam me një person që nuk ka të bëjë me fenë, nacionalitetitn, moshën time, dhe kurrë nuk do ta harroj fytyrën e tij, prandaj janë prindërit. Mu kthye, asnjë fjalë nuk më tha, i dolën lotët dhe më tha: Prindërit dhe fatin nuk e zgjedh kurrë ti, janë punët e zotit. Kështu që unë të përkrah deri në fund. Më tha se do të jem me ty, të kam rritur, të kam edukuar dhe i besoj vendimeve të tua. Tani e do atë më shumë se mua”- përfundoi ajo.

Këngëtarja shqiptare flet për bashkëshortin: ‘Ai më rriti, më vjen keq që ai s’ka qenë i pari për mua’ Read More »

Rama: ‘Po përgatisim ndërhyrje ligjore, tokën nuk mund ta mbash pe ng’

Në një takim me fermerët e Lushnjes, Kryeministri i vendit Edi Rama ka theksuar se po përgatitet një ligj për tokën që mbahet pa punuar.

Gjatë fjalës së tij përballë fermerëve, Kryeministri Rama ka shtuar se pronarët e tokës ose duhet ta punojnë atë, ose ta japin me qira.

Edi Rama: Kemi pro bleme edhe me tokën të natyrës që mbajnë p eng tokën. Këtë nuk do ta lejojmë. Po përgatisim një ndërhyrje li gjore tani që tokën nuk mund ta mbash, ose punoje ose jepe me qira, por nuk mund ta mbash pe ng. Nuk mund të thuash është toka ime. Ajo është tokë buke, ti e mban me plehra, nuk mundet. Ose punoje, ose jepe dhe do ta bëjmë këtë me ligj ose me supertaksë ose me forma të tjera që në tokën që ti ke, nuk mund ta mbash kot.

Në takimin me fermerët e Lushnjës, Kryeministri Rama u ka bërë thirrje atyre që të bashkëpunojnë me bashkinë për të ndërtuar pika agro-përpunimi.
Edi Rama: Ndërkohë, na duhet agro-përpunimi dhe për agro-përpunimin unë ju ftoj juve që të bëheni pionierë, duke krijuar një grupim për të ndërtuar sisteme agro-përpunimi. Ndërmarrje tjetër, e ke serrën, është një ndërmarrje; e ke këtë këtu, pikën e grumbullimit,

është një ndërmarrje, një ndërmarrje tjetër bashkërisht me bashkinë, bashkia futet aksionere, ju fusni 1 lek, bashkia fut 3 lekë dhe qeveria fut 6 lekë dhe bashkërisht ndërtojmë një sistem, një bërthamë agro-përpunimi që të nxjerrim produkte autoktone të përpunuara. Të gjithë këto produkte të kenë edhe nënproduktet e tyre, që janë një vlerë edhe më e lartë edhe për tregun vendas, edhe për eksportin./tvklan.al

Rama: ‘Po përgatisim ndërhyrje ligjore, tokën nuk mund ta mbash pe ng’ Read More »

Flori Mumajesi poston foto me babain dhe bën dedikimin e ndjerë

Këngëtari i njohur Flori Mumajesi është bërë nostaligjik dhe ka postuar më shumë sesa bën zakonisht në rrjetet e tij sociale. Sot ka ndarë edhe një foto me babanë e tij të ndjerë, duke i bërë edhe një dedikim prekës, për faktin që nuk e ka pranë.

‘Një jetë që nuk të thërras, e as nuk e them dot me zë babi’- shkruan Flori, krahas fotos së publikuar pranë babait të tij.

Flori Mumajesi poston foto me babain dhe bën dedikimin e ndjerë Read More »

Albano Bogdo, rrëfen arsyen e ndarjes: ‘Kam fjetur me shoqet e të dashurës, ishte mrekulli’

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo ka habitur me deklaratën e tij teksa pranoi se ka tra dhtuar partneret me shoqet e tyre.

Ai u shpreh se “vdes për shoqet e të dashurës” dhe momentet me to kanë qenë një mrekulli, duke mos treguar aspak pendesë për tradhtinë e tij.

“Edhe nëse do ta zbulonte më plasi tr*pi mua, nuk do vra sim veten, vetë ka ardhur se kam marrë me zor”, thotë Albano Bogdo në një intervistë për “RTV Ora”.

Aktori rrëfeu edhe arsyet e ndarjes nga e dashuria e tij e jetës, duke theksuar se i ka dhënë fjalën që nuk do kthehen më bashkë.

Albano Bogdo: “Dashuria e jetës sime nuk është e martuar, është beqare e kam gjetur dhe e kam hum bur. S’do e marr më mbrapsht se i kam dhënë fjalën. Është muhabet i kotë, ishalla martohet, i uroj më të mirën me shpirt. Nuk është ego, mendoj që nuk jam mjaftueshëm i mirë për të, që është dashuria e jetës sime.

Nuk të gjithë këllqe që ta pranojnë dhe t’ia thonë në sy t’i meriton shumë shumë se unë, jo për justifikim, se këtë ia kam thënë 100 herë unë gocave me të cilat nuk doja të rrija, por që “ik se do të ndryshojë jeta për mirë”. E dua aq shumë, por jam i pandryshueshëm, e di si jam. Nuk e bën dot ullirin rrap, është pamundur, nuk mund të ndryshosh. Janë shumë gjëra më të thella, me mënyrën se si unë jam si njeri. Se kam problem fare të jem beqare, edhe ta mbyll beqar, mund të adoptojë një fëmijë kështu që se kam problem hiç”

Cili është defekti yt më i madh si partner?

Albano Bogdo: “Vd es për shoqet e të dashurës. Mbaroj”,

Mos më thuaj që e ke bërë këtë gabim?

Albano Bogdo: “Po gabim mund të duket ty, por për mua ka qenë një mrekulli, nuk di si ta përshkruaj. Ti mendon se është gabim të vde sësh për shoqet e të dashurës, për mua ka qenë një mrekulli. Në fakte, jo në mendje”

E mori vesh e dashura

Albano Bogdo: Ti nuk e di për kë e kam fjalën unë, as ajo nuk ka nga ta dijë. Edhe nëse do ta zbulonte më plasi tr*pi mua, nuk do vr asim veten, vetë ka ardhur se kam marrë me zor.

Ndarja nga partnerja pak muaj pasi i propozoi për martesë

Aktori i humorit ka qenë një romanë me Jonida Sanço, por çifti u ndanë vetëm gjashtë muaj pasi ai propozoi martesë partneres së tij.

Albano Bogdo fshiu fotot me partneren në rrjetin social, duke konfirmuar fundin e marrëdhënies.

I ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, ku u pyet nga fëmijët për shumë aspekte të jetës së tij, ai vendosi të zbulonte disa detaje sekrete nga jeta e tij.

Në një rrëfim ndryshe, aktori i humorit tregoi historinë e veçantë të njohjes me Jonida Sanço: “Partneren time ma prezantoi motra e saj, e cila ishte shoqja ime e ngushtë. Ajo, duke ditur shijet e mia për vajzat, më prezantoi motrën, të cilën e propozova më vonë”.

Po si i kishte propozuar partneres për martesë? Albano tha se iu desh të shtirej sikur i kishte harruar ditëlindjen, pasi kishte një plan surprizë dhe shumë të bukur për të dashurën.

“Ishte ditëlindja e saj dhe unë qëllimisht nuk i bërë asnjë surprizë, as kur vajti ora 12:00, nuk isha në shtëpi. Bëra sikur e harrova, sinqerisht ia prisha ditëlindjen! Të nesërmen, dolëm për darkë bashkë me mamatë tona. Kur u kthyem në shtëpi, unë po i kërkoja falje që nuk ia mbajta mend ditëlindjen dhe i thashë: ‘Do të të ulem në gjunjë që të më falësh?’. ‘Po, ulu dhe më kërko falje’, më tha ajo. U ula në gjunjë dhe nxora unazën. Ajo e pa dhe pyeti: ‘Po kjo ç’është?’. Dhurata për ditëlindjen është dhurata ime për të gjithë jetën…”, tregoi Albano.

Ndër të tjera ai u shpreh se jetonte me Jonidën në shtëpinë e prindërve të saj dhe se jeta e tij tashmë ishte stabilizuar. Aktori i njohur i humorit vite më parë rrëfeu varësinë e tij nga alkooli dhe prob lemet me ankt hin, që ka ndikuar jo pak dhe në jetën e tij private.

“Për rreth 3 vjet e gjysmë jam kuruar dhe vazhdoj të kurohem se më zë ankthi. Unë, që t’i bija shkurt, zgjodha pijen dhe jetën e shfr enuar. Pija dy shishe alkool në ditë dhe kjo zgjati afro një vit e gjysmë-dy vjet. Tani më duket se më ka zënë mal lkimi i 300-400 njerëzve që kam lën duar!”, u shpreh Albano, i cili shtoi se për shkak të këtyre prob lemeve, u nda edhe nga e fejuara para se të lidhej me Jonidën.

I përballur me divorcin e prindërve që në moshë të vogël, aktori ka treguar se ka kaluar shumë sfida në jetë. Atij i duhej të ishte shtylla e shtëpisë dhe për këtë ka kryer punë nga më të rëndomtat për të siguruar të ardhura për familjen.

“Unë vij nga një familje e vu ajtur dhe nuk e kam patur luksin të bëj shumë gabime. E kam vu ajtur divorcin e prindërve shpirtërisht por s’e kam lënë të më ndikojë në jetë. Mblodha mendjen, pavarësisht se kam qenë i vogël, 12 vjeç. Në këto raste, kur të divorcohen prindërit pret që të të mbështesin. Dhe të gjithë më thonin je kollona e shtëpisë, je burri i shtëpisë. Unë tri herë kisha dalë nga shtëpia. Kam qenë nga këtë fëmijët humbameno, më rri hnin të gjithë. Fillova papritur dola punoja, ndihmës banakier, ndihmës kamarier. Shisja banane, akullore, nga këto punët e rën domta që mund të gjesh”, është shprehur Albano Bogdo.

Ndërsa në lidhje me hyrjen në botën e televizionit si aktor humori, ai ka treguar se regjisori Altin Basha, pas disa audicioneve në “Portokalli”, i tha se nuk bënte për atë punë, por nuk vonoi dhe me një audicion të vetëm në “Apartamenti 2 XL”, ia mbushi mendjen Turjan Hyskës se ishte spontan dhe i lindur për skenën.

Albano Bogdo, rrëfen arsyen e ndarjes: ‘Kam fjetur me shoqet e të dashurës, ishte mrekulli’ Read More »

Irini Qirjako flet si e priti imitimin që i bënë në ‘Portokalli’

Irini Qirjako, zëri brilant i muzikës popullore ka rrëfyer në “Më lër të flas” për eksperiencën e saj në Dancing With The Stars, ku dhuroi shumë të qeshura dhe pozitivitet.

Ajo tregoi se për të ishte tepër eksperiencë e bukur dhe pavarësisht se u eleminua natën e katërt të spektaklit, tha se e shijoji shumë.

“Unë jam muzikane, artiste, njoh notat pianon, di edhe diktatet ritmike. Ritmin e thith menjëherë. Vallet unë i pëlqej. Numrin e parë e punova se kishim më shumë kohë. Edhe valsi shumë mirë, pak më i vështirë ishte tango, por ia dola”.

Irini tregoi se bashkëshorti i saj nuk donte që ajo të merrte pjesë në spektaklin e DËTS.

“Im shoq nuk donte fare. Burrim im sthoshte “ishalla e skaulifikojnë” (qesh). Kështu thoshte ai”– tha Irini.

Me imitimin që i bënë Irinit në “Portokalli”, këngëtarja tha se ende ‘qesh me lot’ kur e sheh dhe për të skeçi i pari është i preferuari i saj.

“Unë qesh me atë aktorin që më ka imituar. E dyta nuk më pëlqeu, me të parën i vuri vulën. Kam shumë qejf të më imitojnë, le të vazhdojnë”– tha Irini duke qeshur.

Irini Qirjako flet si e priti imitimin që i bënë në ‘Portokalli’ Read More »

‘Mes meje dhe doktorit nuk mund të hyjë askush’/ Erla Mëhilli bën deklaratën e fortë

Moderatorja Erla Mëhilli, nuk mund t’i shpëtonte pyetjes sa ndikon njohja me Sali Berishën për ta pasur atë në program.

E ftuar në emisionin “Abc e Pasdites”, moderatorja ka theksuar se mes saj dhe Sali Berishës nuk mund të hyj askush.

Ajo thekson se prej 12 vjetësh ka qenë zëdhënësja e tij dhe sigurisht që kur vjen puna për të zgjedhur se në emisionit e kujt do të jetë, do të zgjedhë atë para kujtdo tjetër.

“Në marrëdhënien time me doktorin nuk mund të më hyj askush në mes sepse kam qenë 12 vjet zëdhënësja e Sali Berishës. Dhe sigurisht që kur vjen puna për të zgjedhur Sali Berisha do më zgjedhë mua përpara se këdo tjetër”, tha moderatorja Erla Mëhilli.

‘Mes meje dhe doktorit nuk mund të hyjë askush’/ Erla Mëhilli bën deklaratën e fortë Read More »

Artan Hoxha thumbon Ardit Gjebrean: ‘Duhet gjetur një moderator për marketing se u ka rënë reputacioni bananeve’

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar një video në rrjetet sociale ku ka thumbuar moderatorin Ardit Gjebrea në lidhje me reklamimin që bën për “BanaKing”.

Postimi i plotë:

Ja dhe majmunin “King” te bananeve te Ekuadorit, e gjetem…

Edhe pse duket pak i tri shtuar pas ngjarjeve te fundit.

Tani na duhet dhe nje “king” moderator, per te nisur nje fushate te re marketingu, se u ka rene reputacioni bananeve ku therret qameti

Artan Hoxha thumbon Ardit Gjebrean: ‘Duhet gjetur një moderator për marketing se u ka rënë reputacioni bananeve’ Read More »