Irina

E kritikuan për librin, Ermal Mamaqi: ‘Merren me mua sepse jam gjeni’

Ermal Mamaqi iu është përgjigjur komenteve që janë bërë së fundmi për librin e tij.

I ftuar në emisionin “Pardon My French” ai dha më shumë detaje rreth librit të tij më të ri i cili quhet “Në garë me veten”.

Aktori, tashmë dhe biznesmeni, tregoi se nuk do të konkurrojë njeri në këtë fushë e se kushdo që është ndjerë i kërcënuar nga ai, mund të qetësohet pasi nuk do të pengojë asnjeri të fitojë.

Me ironi, ai shtoi se kushdo që do të fitojë çmimin ‘Nobel’ e ka rrugën e hapur.

Po ashtu, ai e cilëson veten njeri të shkëlqyeshëm, aq sa vetëetiketohet me termin: ‘gjeni’.

Pyetja: A do të quhet shkrimtar tani Ermal Mamaqi?

Ermali: “Jo, nuk e quaj veten shkrimtar. Të flenë rehat të gjithë këta që hanë bukë me këtë gjënë. Nuk do t’i pengoj asnjërit të fitojë çmimin Nobel”

Pyetja: Pse komentohet libri dhe pse po merren kaq shumë?

Ermali: Të them të vërtetën, mund të jap një shpjegim shumë të thjeshtë. Këta merren sepse unë jam një njeri i mrekullueshëm, jam një gjeni dhe një njeri i shkëlqyeshëm”.

E kritikuan për librin, Ermal Mamaqi: ‘Merren me mua sepse jam gjeni’ Read More »

Ronela Hajati takohet me yllin e telenovelave: ‘Vajzat do të më kenë zili tani e di’

Ronela Hajati ka treguar se ndodhet në Spanjë dhe se së fundmi ka marrë pjesë në një event ku dhe ka qenë i pranishëm, aktori i njohur, William Levy.

Në llogarinë e saj në “Instagram”, Ronela ka ndarë një video nga momenti ku ylli i telenovelave meksikane takon disa fansa.
“Vajzat do të më kenë zili tani e di”, ka shkruar Ronela.

Levy është një ndër aktorët më të pëlqyer cili ka luajtur në shumë telenovela shumë të njohura për shqiptarët. Ai njihet më së shumti për rolin në telenovelat “Kujdes nga engjëlli” dhe “Triumfi i dashurisë”, ku luajti krah Maite Perronit si dhe “Magji dashurie” me Jacqueline Bracamontes.

Ronela Hajati takohet me yllin e telenovelave: ‘Vajzat do të më kenë zili tani e di’ Read More »

Përfundon me duartrokitje pro testa në Divjakë, qytetarët: ‘Do jemi më shumë në numër nëse vendoset trau’

Banori: Të hiqet ajo kabinë se prapë na kanë këtu.

Deputetja e PD, Dhori: Focat po licore kanë mbrojtur kabinën e Mirela Kumbaros.

Nuk jemi këtu për të bërë garë me po licinë. Jemi këtu për t’i thënë Shqipërisë se do jemi këtu në rast se do ketë një ri-tentim.

Tani mund të shpërndahemi. Do rikthehemi nëse do ketë një ritentim. Thirrja është për po licinë se në rast se e vendosin traun ne do të vijmë këtu.

Nuk do të ndodhë kurrë, siç fermerët kanë lënë punën e tyre në aera, ashtu dhe ne do të jemi këtu të gjithë bashkë dhe shumë më tepër në numër.

Përfundon me duartrokitje pro testa në Divjakë, qytetarët: ‘Do jemi më shumë në numër nëse vendoset trau’ Read More »

Berisha flet me bindje të plotë: ‘Ky është kandidati që do të fitojë dhe shërojë qytetin’

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ është shprehur se vendimi i zotit Luçiano Boçi për të garuar, meriton vlerësim dhe mbështetje për aktin fisnik që po ndërmerr.

Berisha tha se Boçi është një njeri i shkëlqyer që e do qytetin e Elbasanit dhe është njeriu që do të punojë dhe ta shërojë nga keqqeverisja socialiste.

“Ai është një përkushtim i madh ndaj një qyteti të një rëndësie shumë të madhe siç është Elbasani, ai nuk po largohet nga vija e parë e frontit por shkon përsëri në një vije tjetër të parë në shërbim të qytetarëve.

Luciani Boçi është një njeri shumë i respektuar në Elbasan dhe më gjerë, akti i tij meriton dhe dëshmon vlerësimin përkushtimin ndaj qytetit të Elbasanit.

Unë besoj thellësish se zoti Boçi është njeriu me i shkëlqyer dhe me vlera që mund të garoj denjësisht dhe besoj se do të arrijë fitore plotësisht kjo edhe nga mbështetja qytetare që ai gëzon.

Elbasani është keqeverisur në mënyrën më të keqe nga socialistët duke e shkatërruar atë qytet,”- është shprehur Berisha.

Berisha flet me bindje të plotë: ‘Ky është kandidati që do të fitojë dhe shërojë qytetin’ Read More »

Bashkëshortja e Erik Lloshit çudit me deklaratën: Në mes të dasmës bëri të papriturën

Këtë të enjte me Ermal Pecin ishte këngëtari i mirënjohur Erik Lloshi dhe bashkëshortja e tij, Romina. Ata ndanë për ndjekësit e pasdites marrëdhënien që kanë me njëri-tjetrin. Duket se Romina përfshihet në projektet që këngëtari ka.

Ajo tregoi se vendos edhe për figurantet vajza ndërkohë që nuk ishte aspak dakord që kënga e fundit të xhirohej në shtëpi. Sipas saj, puna e Erikut ka anën pozitive dhe negative të sajën, por kjo nuk e bën xheloze megjithëse e ndjek shpesh.

Me çiftin u ndalëm edhe në jetën e tyre përtej punës, duke dashur të kuptojmë edhe se kush është ai që shpenzon shumë. Mes të dyve Eriku është ai që është dorëlëshuari, ndërsa Romina si një bankiere i bën llogaritë më së miri. Këtu Eriku shton me shaka se asaj nuk i shpëton asgjë madje edhe fotot ku duken lekët nga koncertet.

A do të bënte çifti një dasmë të dytë? Të ishin të mendimit që jo. Eriku tha me shaka se “ as e kam për plane fare. Me harxhu lekë kot”. Madje ai tregon edhe një ngjarje që i kishte ndodhur kur ishin në dasmë tek Romina.

Eriku ishte aq i lodhur sa i kishte kërkuar DJ disa herë që ta mbyllte vallen, por ai nuk e kishte bërë dhe Eriku ishte larguar nga pista. “Në atë moment doja ta vr isja, por nuk kisha çfarë bëja. Isht e kunata ime që e mbuluam pak”, tha Romina në ‘Abc e Pasdites’.

Bashkëshortja e Erik Lloshit çudit me deklaratën: Në mes të dasmës bëri të papriturën Read More »

Ermal Mamaqi: ‘Kush blen 10 libra ka një puthje, 20 një drekë. Nëse blen 100, një surprizë të mrekullueshme’

Artisti Ermal Mamaqi së fundmi ka publikuar dhe një libër që quhet në garë me veten.

Në një intervistë me gazuarën e Ora News Sonila Musai, Mamaqi foli rreth librit ku ndër të tjera tha:

Mamaqi: Libri quhet “Në garë me veten” dhe është në të gjitha libraritë do të jetë këtu në panairin e librit çdo ditë unë do të jem këtu çdo ditë deri të dielën të shtunën dhe të dielën do të jem gjithë ditën.

Ata që e blejnë librin do të marrin autograf falas, kush blen 4 libra merr të 5-tin falas kush blen 10 libra ka një puthje nga unë ai që blen 20 libra ka një drekë nga unë ai që blen 100 libra nuk e them dot në televizion është diçka e mrekullueshme e shkëlqyeshme e magjishme, por që nuk e themi dot më vjen keq.

Ermal Mamaqi: ‘Kush blen 10 libra ka një puthje, 20 një drekë. Nëse blen 100, një surprizë të mrekullueshme’ Read More »

Ermal Mamaqi vendos pikat mbi “i” me deklaratën e fundit

Sot në emisionin “Pardon My French” ka qenë i ftuar aktori, regjisori, biznesmeni dhe producenti i njohur Ermal Mamaqi. Ai ka dhënë më shumë detaje rreth librit të tij më të ri i cili quhet “Në garë me veten”.

Ai zbuloi edhe detaje të reja rreth zhvillimit të serialit “H.O.T” dhe filmit të dytë të “2 gisht mjaltë”. Ermali në fillim zbuloi se si e ka shkruar librin e tij.
Është një libër i shkruar me një gjuhë shumë të thjeshtë. Unë shkëputem, kemi një shtëpi në plazh dhe rri vetëm. Në ditët me shi sidomos, shpërthen edhe ideja. Është një libër ku ti duhet të kuptosh çështjet, më saktë aty ka një vend bosh ku ti mund të shkruash, të plotësosh pyetjet dhe t’i japësh përgjigje.

Më pas ka vijuar duke treguar se:

Është një zgjatim i asaj që unë po bëj në vite tashmë. Aty kam përmbledhur eksperiencat e mia jetësore, unë kam ndryshuar shumë profile dhe kishte ardhur pikërisht momenti që t’i përmblidhja në një formë mësimi. Kam 12 vite që studioj dhe trajnohem për këtë.
Si ka nisur gjithçka, ndryshimi i mënyrës së të menduarit mbi të gjitha?

Për ata që nuk e dinë dhe që ndoshta po kalojnë një periudhë të vështirë tani, një ndarje, një humbje, ndoshta mendojnë që brenda tyre ka diçka që po i flet dhe po i thotë ‘Hey, ti mund të ishe më mirë se kaq, mund të bëje më shumë dhe të kishe më shumë se kaq’. Unë besoj që Zoti, Universi apo energjia e pafundme, kjo gjëja e mrekullueshme që ka krijuar planetin tonë dhe gjithësinë ka një mënyrë shumë ‘funny’ për të të dhënë dhuratat, ai i paketon me anë të një problemi. Ky problem që po kalon tani që mbart dhuratën tënde më të madhe. Sa më i madh problemi aq më i madh dhurata por që të marrësh dhuratën duhet të hapësh problemin. Në një nga këto ditët kur unë po kaloja një problem shumë të madh, ishte një nga këto ditët kur ti zgjohesh dhe nuk do të çohesh nga krevati dhe nuk e di pse. Kur ti fillon edhe e bën këtë çdo ditë nuk quhet më problem luksi por depresion. Unë nuk shkova deri në atë pikë por e ndjeva që isha shumë afër dhe në këtë moment që ti nuk do asgjë të ndodhi më me ty dikush më tregoi për një seminar motivimi. Unë kam shkuar atje dhe pas atij kam ndjekur edhe një tjetër pastaj ‘hëngra’ çdo lloj libri për zhvillimin personal, për këto seminaret dhe trajnimet e motivimit dhe tani që ti e di si funksion unë e kuptoj që ka njerëz që kanë nevojë të dëgjojnë atë që do të doja të dëgjoja atëherë.
A do të quhet shkrimtar tani Ermal Mamaqi?

Jo, nuk e quaj veten shkrimtar. Të flenë rehat të gjithë këta që hanë bukë me këtë gjënë. Nuk do t’i pengoj asnjërit të fitojë çmimin Nobel.
Sa ndikon Ami te sipërmarrja për Ermalin?

Gjithmonë më thotë “Mos u merr” por unë herë pas here them që duhet t’i kthesh ndonjë përgjigje këtyre njerëzve.
Pse komentohet libri dhe pse po merren kaq shumë?

Të them të vërtetën, mund të jap një shpjegim shumë të thjeshtë. Këta merren sepse unë jam një njeri i mrekullueshëm, jam një gjeni dhe një njeri i shkëlqyeshëm.
A ndihet keq Ermal Mamaqi kur merr komente të tilla?

Përkundrazi, është argëtues fakti që njerëzit komentojnë në këtë formë. Madje unë shpesh herë i nxjerr edhe pasqyrën dhe jua tregoj përballë që të shikohen dhe të bllokohen. Gjithmonë ndodh kundërshtia në fillim dhe pastaj përfundon me duartrokitje dhe dashuri. Është i njëjti skenar, unë dhe ekipi im i marketingut jemi shumë të lumtur sepse populli shqiptar më lejon mua që të bëj marketing falas gjithmonë dhe unë nuk paguaj asnjë lek. Çdo person në planet e di që unë kam shkruajtur një libër sot.
A do të kemi një libër të dytë?

Tani nuk e besoj që do kemi por kur të kem mundësi ose dëshirë pse jo?
Në lidhje me serialin dhe filmin e tij të dytë të “2 gisht mjaltë” ka zbuluar se:

Seriali fillon xhirimet në janar ndërsa “2 gisht mjaltë” i dytë fillon xhirimet në verë.

Ermal Mamaqi vendos pikat mbi “i” me deklaratën e fundit Read More »

Rrëfehet si asnjëherë më parë ‘Zogu i Tiranës’, nga planet për familje tek Big Brother Vip

Hermes Nikaj i njohur ndryshe si “Zogu i Tiranës”, prej kohësh ka qëndruar i distancuar nga intervistat apo daljet publike.

Së fundi ai ka dhënnë një intervistë ku rrëfen se është në një lidhje dashurie dhe shumë i lumtur.
“Jam i dashuruar, i jam rikthyer një dashurie të vjetër me ndjenja të forta dhe sublime. Jam shumë i lumtur krah partneres sime.

I pyetur nëse do të dëshironte të bëhej prind dhe të krijojë familje ai është për përgjigjur që dëshiron të ketë një vajzë.

“Normal që po, e dua një gocë ishalla do Zoti! Jam tradicional dhe e dua familjen”, vijoi ai.

Rrëfehet si asnjëherë më parë ‘Zogu i Tiranës’, nga planet për familje tek Big Brother Vip Read More »