Një intervistë e rrallë, pas shumë kohësh “zhdukje” nga ekrani e Gentjan Pjetrit ose siç e njohin të gjithë Doktorit të Fiksit ka prekur mbarë publikun.
Figura e tij mbahet mend ndër më sarkastiket e ekranit, por nuk u shfaq aspak i tillë në këtë dalje të fundit.
Doktori tregoi se ka kaluar në ishemi cerebrale në momentin që është hequr nga puna në ekran, nga Fiks Fare, kur prej kohësh e thërrisnin me epitete që nuk i kanë pëlqyer aspak.
Kështu publikut ju rikthye imazhi i “Doktorit”, por i tjetërsuar.
Por nëse të gjithë e kujtojnë si Doktoi i fiksit, në fakt jeta e tij artistike ka nisur shumë më herët. Në fillim të viteve 90 Gent Pjetri ka qenë pjesë e një grupi muzikor rock-u.
Me flokët e gjata e kaçurrela, Pjetri ngjason tamam me figurat më të famshme të rokut në botë.
“Brezi i djegur” me grupin “Centaur“ ishte kenga qe percolli filozofine e priudhes post-diktatoriale. Por kjo mbeti vetem nje tentativë, për Doktorin pasi grupi beri muzik rock edhe per vite të tjera. Disa vite më vonë, Gent Pjetri kembeu imazhin prej rokeri te ashpër me atë të moderatorit nëe emisionin më të ndjekur satirik të kohës.
Aktorja Arjola Demiri u suprizua brend shtëpisë së “vëllait të madh” me një super dhuratë.
Asaj iu plotësua ëndrra për të patur një shtëpi të madhe për të dhe fëmijët e saj.
Kurioziteti per të mësuar nëse aktorja e ka marrë shtëpine ka qenë i madh dhe siç ka treguar edhe vetë ajo është ndjerë e bezdisur nga pyetjet e shumta për shtëpinë.
Së fundmi, ka qenë vetë Arjola ajo e cila ka ndarë me ndjekësit detaje lidhur me shtëpinë e saj të re, si dhe nuk ka “kursyer” për ndjekësit edhe disa foto nga shtëpia e cila është në proces ndërtimi.
Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Ata nuk kanë ngurruar të ndajnë me ndjekësit e tyre detaje nga shtatzënia përgjatë këtyre muajve.
Moderatorja e njohur ka publikuar së fundmi në kanalin e saj në “Youtbue”, momentin kur i treguan prindërve dhe motrës së Dj Dagz lajmin se janë në një pritje të ëmbël.
Çifti kishte zgjedhur një mënyrë shumë të veçantë për t’i surprizuar ata. Nëpërmjet një letre dhe disa arushave, familjarët e Dagz reaguan shumë të emocionuar dhe të gëzuar pafund teksa shihen duke u përqafuar me njëri-tjetrin.
Kujtojmë se moderatorja dhe Arbër Gumnishtja apo siç njihet me emrin e tij artistik si Dj Dagz, janë një nga çiftet e krijuara në reality show-n “Big Brother VIP”. Pavarësisht se jeta e tyre ishte e ndërtuar në dy vende të ndryshme, çifti ishin gjithmonë të pandarë nga njëri-tjetri dhe pas përfundmit të formatit.
Tashmë dyshja do të bëhen së shpejti prindër të një djali. Lajmin e shtatzënisë e zbuloi vetë Einxhel nëpërmjet një videoje ku shfaqet pranë Dagz dhe tregon barkun e rrumbullakosur. Ndërsa gjininë e bebushit çifti e zbuloi nëpërmjet një feste ‘gender reveal’ së bashku me familjarë dhe miqtë të ngushtë.
Kryedemokrati Sali Berisha ka denoncuar qeverinë se po shet energji elektrike me një çmim katër herë më të lirë se e blen.
Në një takim me banorët e fshatit Kuç, Berisha thotë se kreu i qeverisë mban qëndrim armiqësor ndaj Shkodrës. Kreu i PD-së tha më tej se ata janë kapur në flagrancë në një vjedhje të paimagjinueshme.
“Ne e kemi deklaruar shumë herë që energjia është shndërruar në një nga mallrat e vjedhjeve më të mëdha.
Kjo ishte absolutisht e parashikueshme, e ndalueshme, nëse do prodhohej energji dhe do ulej niveli. Energjia nuk kishte nevojë të blihej. Sot po shesin energji, me një çmim katër herë më të ulët se e blejnë, se e kanë kontratat. Janë verbuar. Qeveria ka qëndrim ar miqësor të hapur ndaj Shkodrës. Por këtë akt e kanë bërë se janë kapur në flagrancë në një vjedhje të paimagjinueshme,”_ tha Berisha.
I ftuar sot në “Aldo Morning Show”, këngëtari i mirënjohur Bujar Qamili ka treguar se ndërsa ishte nisur për në emision i ndodhi një e papritur.
Duke qenë se ishte me shpejtësi për të arritur në kohë atë e ndaloi po licia dhe pavarësisht se u tha se ishte nisur për në emision e ndaj po nxitonte, i morën lejen e qarkullimit, të cilën do duhet të shkoj ta marrë në polici.
Aldo: Si është puna? Ta shikonit Bujarin pak më përpara ishte pak i mër zitur. O Bujar çfarë ka ndodhur kur erdhe?
Bujar Qamili: Për të ardhur shpejtë te emisioni juaj, kalova pak shpejtësinë dhe më doli po licia rrugore, dy djem të rinj me një makinë. Më thanë letrat i thash po shkoj te Aldo. Nuk e njohim më thanë.
Aldo: S’e njohim thanë? Mos kanë kujtuar se ke qenë për të Aldo Bumçi.
Bujar Qamili: I thash jam në emision te Klani, prandaj eca dhe shumë shpejtë. Jo më thanë patentën dhe letrat e qarkullimit.
Bujar Qamili: Ia dhashë të dyja. Dhe më thanë hajde merri te policia meqë nuk do të presësh.
Aldo: Në përgjithësi si i ke marrëdhëniet me policët Bujar?
Bujar Qamili: Po shumë mirë, në përgjithësi më falin, shumë herë. Shumë herë më falin, por kësaj radhe më duket, ata dy djemtë e rinj mbase s’më kanë njohur.
Ministria e Mbrojtjes ka bërë një bilanc të situatës së përmb ytjeve në vendin tonë. Në një njoftim thuhet se mbi 240 efektivë të Forcave të Ar matosura, me 25 motomjete dhe pajisje të posaçme për përm bytjet janë përqendruar në këto dy qarqe, në ndihmë edhe të forcave të tjera operacionale.
Ndërkaq në total janë evakuuar 54 familje. Janë 50 familje që janë evakuuar në bashkinë Shkodër dhe 3 familjeve në fshatin Gruemirë, bashkia Malësi e Madhe. Të evakuuarit janë strehuar në konviktet e shkollave dhe pranë të afërmve të tyre. Një familje është evakuar nga fshati Mabe, në Lezhë, të cilët janë strehuar tek të afërmit e tyre.
Njoftimi:
Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në Agjencinë e Mbrojtjes Civile, situata si pasojë e reshjeve intensive në vend paraqitet pro blematike veçanërisht në qarqet e Shkodrës dhe Lezhës.
Mbi 240 efektivë të Forcave të Ar matosura, me 25 motomjete dhe pajisje të posaçme për përmb ytjet janë përqendruar në këto dy qarqe, në ndihmë edhe të forcave të tjera operacionale.
Për shkak të pranisë së ujit në banesa, është bërë evakuimi i 50 familjeve në bashkinë Shkodër dhe 3 familjeve në fshatin Gruemirë, bashkia Malësi e Madhe. Të evakuuarit janë strehuar në konviktet e shkollave dhe pranë të afërmve të tyre.
Një familje është evakuar nga fshati Mabe, në Lezhë, të cilët janë strehuar tek të afërmit e tyre.
Pas kërkimeve intensive është bërë e mundur gjetja e trupave të babë e bir, në fshatin Dedaj, të cilët i mori rrjedha e ujit të përroit në vendin e quajtur “Grykë Lugje”, fshati Bogë, njësia administrative Shkrel, bashkia Malësie Madhe.
Punonjësit e ARRSH janë gjatë gjithë kohës në terren për të pastruar akset e bllokuara.
Është bërë i mundur kalimi i banorëve të zonave ku ka probleme edhe me rrugë të tjera alternative.
Në aksin rrugor Shkodër- Lezhë, në vendin e quajtur “Harku i Bërdicës”, kalimi bëhet në drejtim të Gurit të Zi.
Po ashtu është normalizuar situata në aksin e vjetër Milot-Burrel, ku pati rënie gurësh.
Furnizimi me energji është i garantuar në pjesën më të madhe të zonave, ku ka patur dëmtime nga reshjet, pas një pune të pandërprerë nga punonjësit e OSHEE në terren.
Situata po ndiqet me vëmendje edhe në bashkitë e tjera të vendit si në atë të Dibrës, Kukësit, Tropojës, Durrësit, Tiranës,etj.
Efektivët e Forcave të Armatosura, nën koordimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile, të gjitha kapacitetet e shërbimit zjarrfikës, Policia e Shtetit, strukturat e emergjencave civile, shërbimi mjekësor janë të gjithë të angazhuar në terren në çdo rast nevoje.
U bëjmë thirrje banorëve të zonave më të prekura nga reshjet, të bëjnë kujdes gjatë këtyre orëve kritike, të kërkojnë ndihmën e autoriteteve në çdo rast dhe pa vonesë
Këtë të diel pritet të ketë reshje të dendua shiu në Qarkun e Vlorës. Për të shmangur ndonjë inicdent, Bashkia Vlorë njofton banorët që të marrin masa dhe të mos parkojnë automjetet në zonat risk dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme.
NJOFTIM I RËNDËSISHËM
Të dashur qytetarë!
Instituti i Gjeoshkencave dhe Qendra Kombëtare për Parashikimin dhe Monitorimin e Rreziqeve Natyrore, informojnë se Qarku i Vlorës ka hyrë në zonën me risk, ku parashikohen reshje shiu 🌧️⛈️ me intensitet të lartë gjatë dites .
Ju bëjmë thirrje të mos parkoni automjetet 🚗🚙 në zonat me risk të lartë, në veçanti te “Albano&Romina”, Biblioteka Publike, në “Skelë” te dykalimshi, etj.
Grupet tona do të jenë në terren në monitorimin e situatës dhe në ndërhyrje sipas rastit nëse do të jetë e nevojshme.
Big Brother Vip Albania do të vijë në shtëpitë e të gjithë shqiptarëve mbrëmjen e Krishtlindjeve.
Vip Magazine ka mësuar se konkurrentët e dytë të edicionit të reality show-t më të ndjekur në Shqipëri do të futen në shtëpinë më të famshme mbrëmjen e 24 Dhjetorit.
Shtëpia ku ata do të qëndrojnë do të vijë e rikonceptuar me një arredim ndryshe dhe punimet për të produktin final tashmë janë drejt përfundimit.
Arbana Osmani mesa duket do të ketë një javë mjaft intensive, në prag të festave duke qenë se po në të njëjtën periudhë do të jetë në drejtimin e Festivalit të RTSH, i cili përfundon vetëm pak ditë para se të startojë Big Brother.