Irina

Nda het nga jeta komentatori i njohur shqiptar

Gazetari dhe komentatori i njohur i gazetarisë sportive, Miliam Krasniqi është nd arë nga jeta në moshën 53-vjeçare.

Krasniqi vu ante nga kanceri dhe komplikimet e rënda në shëndet i shkaktuan atij një vd ekje të parakohshme.

Gazetari i sportit ndodheshe në Francë ku po qëndronte për t’u mjekuar.

Lajmin për vde kjen e Milaim Krasniqit e bëri të ditur miku i tij, Edmond Thaçi.

Nda het nga jeta komentatori i njohur shqiptar Read More »

E çoi makinën në lavazh, gruas shqiptare i vj edhin shtatë mijë euro që ishin brenda mjetit

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur së fundmi në Prizren.

Një grua ka çuar makinën për të larë në lavazh, por punëtori i vj edh shtatë mijë euro që ajo kishte lënë në mjet.

Menjëherë gruaja ka den oncuar rastin në Pol ici, ndërsa autoritetet po punojnë për gjetjen e parave dhe autorit të vje dhjes.

“Rasti ka ndodhur më 8 dhjetor, është raportuar tek dje pra më datë 13 dhjetor. V iktima ka raportuar se i kishte nxjerrë paratë për t’i depo nuar në bankë, por kur ishte kthyer nuk i kishte gjetur paratë”, njoftoi Po licia.

E çoi makinën në lavazh, gruas shqiptare i vj edhin shtatë mijë euro që ishin brenda mjetit Read More »

Euro në rënie të lirë, zbret poshtë nivelit të…

Euro thelloi më tej rënien në kursin e këmbimit ditën e mërkurë, duke zbritur për herë të parë poshtë vlerës së 115 lekëve.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye me 114.82 lekë, në rënie me 0.39 pikë krahasuar me një ditë më parë. Ndërkohë, në dy javët e para të dhjetorit, monedha europiane ka humbur gjithsej dy pikë në kursin e këmbimit kundrejt Lekut.
Sipas agjentëve të këmbimit valutor, kërkesa për Euro në javët e fundit në tregun valutor ka pësuar rënie të mëtejshme, pas ndërprerjes së blerjeve nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH). Rreshjet e shumta dhe shtimi i prurjeve të lumenjve kanë rritur prodhimin e energjisë në vend dhe kanë ulur nevojën për importe, madje në këtë periudhë KESH ka realizuar eksporte të saj në sasi të mëdha.

KESH ka qenë një faktor i rëndësishëm në tregun e këmbimit valutor gjatë këtij viti, për shkak të importeve të energjisë që vlerësohen në shifra mjaft të mëdha, me më shumë 300 milionë euro. Ndërprerja e blerjeve nga KESH i ka dobësuar edhe më shumë pozitat e Euros në tregun valutor. Monedha europiane ka pasur një tendencë të vazhdueshme rënëse gjatë gjithë vitit, pavarësisht importeve të mëdha të energjisë dhe shtrenjtimit të importeve. Në datë 14 dhjetor, kursi Euro – Lek rezulton në rënie me 4.8% krahasuar me fundin e vitit 2021.

Ekspertët besojnë se për javët në vazhdim tendencat e kursit me shumë të ngjarë do të jenë në drejtim të një dobësimi të mëtejshëm të Euros, duke pasur parasysh edhe faktorin sezonal. Pjesa e dytë e muajti dhjetor shoqërohet me kthim të emigrantëve dhe shtim të turistëve të huaj, duke rritur në këtë mënyrë ofertën e valutës në treg.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë treguan se, deri në fund të 9-mujorit, deficiti i llogarisë korrente ishte në vlera të përafërta krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Por, sipas ekspertëve, kursi mund të jetë ndikuar nga ecuria në rritje e investimeve të huaja direkte, si edhe nga kontributi gjithmonë i konsiderueshëm i prurjeve informale të valutës.

Forcimi i vazhdueshëm i Lekut po rezulton një zhvillim i volitshëm në kushtet e inflacionit të lartë dhe këtë vit ka zbutur pjesërisht rritjen e çmimeve të importit, duke pasur parasysh se Euro është monedha kryesore në transaksionet e tregtisë së jashtme të vendit. Mbiçmimi i Lekut sjell përfitime edhe për huamarrësit në Euro, por me të ardhura në monedhën vendase. Nga ana tjetër, forcimi i Lekut po ndikon negativisht sektorët eksportues të mallrave dhe të shërbimeve, si edhe subjektet që kanë kursime në monedhën europiane. /Monitor/

Euro në rënie të lirë, zbret poshtë nivelit të… Read More »

Berisha mban fjalim për zgjedhjet lokale, përlotet Belind Këlliçi! 

Kryetari i Partisë Sali Berisha zhvilloi këtë të enjte takim me fituesit e primareve, kandidatët e PD-së për zgjedhjet lokale të14 majit 2023.

Gjatë fjalës së tij në selinë blu, Berisha përgëzoi fituesit e primareve, ndërsa u shpreh krenar për procesin e primareve, të cilat i konsideroi si një nga arritjet më të mëdha të Partisë Demokratike.

Sakaq nuk nga fjalimi i Berishës nuk munguan as emocionet.

Disa nga kandidatët e pranishëm u prekën nga fjalët e ndjera të Berishës, i cili i falënderoi për punën e tyre, mes tyre edhe Belin Këlliçi, i cili u përlot teksa kreu i PD-së po mbante fjalim.

“Për këtë sallë, për këtë seli, për PD-në, kjo është një ngjarje shumë e veçantë. Kurrë ndonjëherë më parë, këtu nuk janë ulur kandidatë për qytetarë të parë të bashkive të vendit, një trupë që ka marrë votat nga anëtarësia dhe simpatizantët e PD-së, më shumë se të gjithë institucionet e tjera të kësaj partie në të gjithë ekzistencën e saj.

Kjo është një ngjarje shumë e rëndësishme për ne, është një zhvillim jashtëzakonisht i vyer, i çmuar, në rrugën tonë të konsolidimit të vlerave dhe demokracisë.

Ju keni dalë nga një garë, keni konkurruar me bashkëluftëtarët tuaj, keni dëshmuar në tërësi civilitet, integritet, transparencë dhe me garën që keni bërë, keni transformuar, ridimensionuar pluralitetin në gjirin e PD-së, por edhe në Shqipëri në tërësi. Nuk ka parti më të hapur në mënyrën më demokratike sesa një parti që përveç anëtarëve të vet, fton të votojnë edhe simpatizantët e saj.
Pranon në garë jo vetëm personalitete të veta, por edhe prurje të shquara nga shoqëria civile, bota akademike. Të gjitha këto kanë ndodhur në këtë garë

Nuk them se ishte e përsosur, por këto ishin risi të pamohueshme të saj. Secili prej jush ka kontributin, investimin në këtë realitet të ri të krijuar në PD, por edhe në Shqipëri. Secili kandidat, që doli i dytë apo i tretë në garë, ka meritën e madhe se firmosi pluralitetin brenda në PD. Por një aspekt tjetër jashtëzakonisht i rëndësishëm, thelbësor i garës, qëndron në përmbysjen përfundimtare të përfaqësimit.

Nga përfaqësim i kryetarit dhe kryesisë, te përfaqësim i anëtarit dhe simpatizantëve të PD”, tha Sali Berisha.

Berisha mban fjalim për zgjedhjet lokale, përlotet Belind Këlliçi!  Read More »

Gazetarja e njohur Alma Çupi flet si kurrë më parë për babin e vajzës: Ja pse u divorcova

Alma Çupi është gazetarja e lirë që mund ta gjesh maleve e duket se koncepti i lirisë është i rrënjosur tek ajo. Por jo të gjithë e dinë se Alma Çupi është nënë e një vajze. Kjo pasi gazetarja ka preferuar të njihet gjithmonë për profesionin e saj dhe emisionin që e bën atë unike.

Por Alma na ka pezantuar me vajzën dhe ka treguar se ajo jeton në Gjermani ku ndjek studimet. Gazetarja është e divorcuar me parterin e saj, babin e Arbës, për të cilin ka folur vetëm në një intervistë së fundmi në “Natën me Aulonën”.

Gazetarja tregon se familja e ish-bashkëshortit ishte e pasur, por kjo nuk e tundoi atë të mos i jepte fund martesës që nuk e bënte të ndjehej e lirë.

“Unë kam bërë gjithmonë rebelen. Edhe kur kam qenë e martuar me babain e vajzës, familja e tyre ishte shumë e pasur dhe vetëm unë mund ta ndaja. Vetëm unë mund ta bëja këtë gjë, pasi mund të bëja kompromis shumë të mirë. Por unë doja të isha unë. Kur hy në shtëpi dua ta përplas derën dhe s’dua të më thotë njeri pse e përplase derën. Unë e kam bërë (divorcin) dhe nuk jam pishman. Po mos ta kisha bërë nuk do isha sot këtu. I them dhe vajzave dhe grave që janë në situata të tilla: Bëjeni”, tregon Alma.

Gazetarja e njohur Alma Çupi flet si kurrë më parë për babin e vajzës: Ja pse u divorcova Read More »

Këngëtarja e njohur i habit të gjithë me deklaratën e fundit: ‘Kam 1 vit pa bërë s**s, shumë keq vërtet, më duhet…’

Këngëtarja e njohur italiane Emma Marrone, ka bërë një bashkëbisedim me ndjekësit e saj, duke iu përgjigjur pyetjeve të tyre në Instagram.
Këngëtarja e njohur i la të gjithë pa fjalë me

Edhe pse është diskrete sa i përket jetës së saj private, ajo vendosi të flasë hapur. Një ndjekës e pyeti atë se kur ishte hera e fundit që bëri dashuri. Emma u përgjigj shumë sinqerisht:

“Dhjetorin e kaluar. Pothuajse një vit më parë. E di… Keq… Shumë keq vërtet!”

Këngëtarja e njohur i habit të gjithë me deklaratën e fundit: ‘Kam 1 vit pa bërë s**s, shumë keq vërtet, më duhet…’ Read More »

Të sh tëna me a rmë në vend

Të shtë na me ar më janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Shkodër.

Sipas burimeve, një pl umb ka th yer xhamin e një dritareje në një banesë në lagjen “Skanderbeg”.

Nga he timet e para dys hohet se në afërsi të zonës të njohur si Penda e lumit Kirit që ndodhet përballë me banesën, është shtënë me a rmë zja rri. Si pasojë pl umbi ka god itur xhamin e dritares duke e thy er.

Gazetari Simon Shkreli raporton se në banesë ndodheshin banorët.

Nga të dhënat paraprake dys hohet të jetë pl umb pi stolete.

Po kryhen he timet nga ana e pol icisë e cila ndodhen në vendin e ngjar jes.

Të sh tëna me a rmë në vend Read More »

Erion Braçe pasi filmon sallën e Kuvendit pa këmbë njeriu: Ç’janë këta skuthë që më bllokojnë?

Deputeti socialist Erion Braçe paralajmëroi edhe sot, se do ta lërë punën si deputet. Ai thotë se nuk po e lënë të bëjë punën e tij, për shkak të interesave klienteliste. Braçe përmendi pa emër deputetë që e bllokojnë, ndërsa dy javë më parë akuzoi kreun e Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla se kishte bllokuar një amendament të propozuar prej tij për uljen e TVSH-së për bujqësinë. Braçe, që mbante postin e zv/kryeministrit deri në shtator 2021, ka kritikuar ashpër politikat e qeverisë në fushën e bujqësisë, duke akuzuar ministren Frida Krifca se bën politika klienteliste me një grusht oligarkësh, duke mos përkrahur fermerët.

Reagimi i Braçes

“Këtë të enjte nuk ka Parlament, punë në seancën plenare në Parlament. Na e thane sot, ndaj ketu s’ka kembe njeriu.

Por sot eshte data 13 dhjetor; Dite me dite-6 muaj me pare, paraqita ne Kuvend nismen ligjore per te vendosur rregull ne tregun bujqesor e blegtoral, ne dimensionin e pagesave, për të garantuar bujqit, punën e tyre, prodhimin dhe të ardhurat prej tij.

Troç: Bujq e blegtorë të marrin paratë e punës së tyre brenda 50 ditëve.

6 muaj asnje pergjigje!

Nga njera ane nuk thonë dot jo, nuk dalin dot kundër, nga ana tjeter te bllokojne dhe heshtin, nje lloj skuthlleku politik i neveritshem, i nxitur nga klientelizmi, kapja e vendimarrjes në Kuvend-më troç.

Sinqerisht nuk e vuaj mungesen e respektit institucional, procedural, njerezor gjithashtu;

Por kjo eshte mungese respekti e Kuvendit ndaj popullit të bujqësisë, i cili ka kete hall dhe kerkoi te adresohet ligjerisht;

Po ligjerisht ne kete vend, nuk duhet te kete qytetare te dores se dyte, por ne fakt ka-janë punëtorët, prodhuesit e bujqësisë.

Shikoni, kur ata blejne, detyrimi ligjor eshte te paguajne menjehere ose brenda 45 ditesh, perndryshe detyrimi i tyre merret me force!

Por kur tek bujqit prodhues blejne te njejtet tregtare-ata qe me pare shisnin, parate nuk paguhen as per 1 vit!

Padrejtësi e pabarazi e turpshme.

Kjo eshte! Thellohet kur nuk gjejnë hapësirë për të zgjidhur këtë padrejtësi.

Kur kam nisur kete pune, as e dija e as e kerkova deputetin per honor, vanitet, pasurim gjithashtu;

E doja si punë, e kam bërë si punë.

Por kur nuk te lene te besh punen tende, cfare duhet bere?

Shikoni, ky bllokimi i punes nis si klientelizëm dhe mbaron si personal, ndaj gjithnje e me shume eshte koha për punë tjetër;

Por deri atehere dua tu sjell ne vemendje skandalin e rryshfeteve ne Parlamentin Evropian;

Hiqni Katarin dhe vendosni nje kartel grumbulluesish abuziv ketu dhe do kuptoni qe kleintelizmi nuk njeh kufij, ne nivel me banal natyrisht”, shkruan deputeti socialist.

Erion Braçe pasi filmon sallën e Kuvendit pa këmbë njeriu: Ç’janë këta skuthë që më bllokojnë? Read More »