Irina

Surprizon gazetarja e njohur Alma Çupi dhe flet pa dorashka, tregon si e shikojnë meshkujt

Alma Çupi është gazetarja e lirë që mund ta gjesh maleve e duket se koncepti i lirisë është i rrënjosur tek ajo. Por jo të gjithë e dinë se Alma Çupi është nënë e një vajze.

Kjo pasi gazetarja ka preferuar të njihet gjithmonë për profesionin e saj dhe emisionin që e bën atë unike.

“Jo mua nuk para më ngacmojnë, edhe çudtiem pse nuk më ngacmojnë. Dhe më vjen inat. Mua më shohin shumë të fuqishme, më rrinë sus.Më respektojnë shumë dhe nuk e çojnë nëpër mend të më ngacmojnë. Ata më shohin si pjesë të familjes. Nuk është mirë kështu se ka pasur edhe çuna shumë të bukur”, shprehet Alma.

Por pas kësaj ajo tregoi se nuk mendon të martohet serish.

“Nuk më duhet për asgjë një burrë, unë nuk lidhem në shtëpi”, tregon ajo.

Surprizon gazetarja e njohur Alma Çupi dhe flet pa dorashka, tregon si e shikojnë meshkujt Read More »

Zbulohet një tjetër konkurente e Big Brother VIP 2

Edhe pak ditë na ndajnë nga nisja e Big Brother Vip Albania dhe kurioziteti i publikut për emrat e personazheve që do të marrin pjesë është shumë i madh.

Ditën e sotme një tjetër emër është aluduar se do të jetë pjesë e kastit të banorëve në edicionin e dytë.

Sipas “Kryefjala” aktorja Eva Aliko ka pranuar ftesën e produksionit për të qenë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Eva thuhet se ka qenë një emër pretendent edhe vitin e kaluar por duket se këtë edicion ajo “e ka ndarë mendjen”. Gjithsesi ne na mbetet të presim “natën e madhe” për ta zbuluar.

Zbulohet një tjetër konkurente e Big Brother VIP 2 Read More »

Historia frymëzuese e emigrantit shqiptar, nga kryekuzhinier në Zvicër, në pronar restorantesh në Gjermani

Afrim Nikqi është shqiptari nga Rugova që ka korrur sukses në Gjermani. Ai e ka nisur fillimisht karrierën e tij si kryekuzhinier në Zvicër, ndërsa tani falë punës ka restorantet e tij në Gjermani.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Afrimi ka treguar historinë e jetës së tij.

“Jam larguar nga Rugova në moshën 17 vjeç. Kisha motrën në Basel. Kam pasur pasion kuzhinën dhe më pas 2 vjetësh në Zvicër unë kam filluar zanatin. Unë u bëra kryeshefi i kuzhinës se e kapa punën në shpejtësi, isha ndër më i riu nga të gjithë punëtorët.

Konkurenca është shumë e madhe, edhe në këto vende duhet të jesh tepër i mirë. Në zonën ku jam unë, dhe kriteret janë më të shumta se në vendet normale”, u shpreh ai.

Më tej, Nikqi zbuloi se fillimisht e la Zvicrën se në Gjermani ishte dashuria e jetës së tij, me të cilën sot ka dhe dy fëmijë.

“Fillimisht nga Zvicra në Gjermani shkova për një vajzë, ajo jetonte atje. Jemi njohur pas 23 vitesh përmes familjes, domethënë na kanë prezantuar. Fillimisht shkova për të qendruar disa muaj, por qendrova përgjithmonë. Atëherë kam qenë më i ri dhe më interesonin emocionet e mia. Kështu u ndala dhe te kuzhina. Tani kemi 6 vjet të ndarë. Kemi qene për 16 vjet bashkë, kemi dy fëmijë, dy djemë, i madhi vazhdon juridukun, ndërsa djali i vogël është 17-vjeç dhe ka interesa për me vazhdu në kuzhinë. Ka shumë qejf për të gatuar dhe në shtëpi gatuan vetë”, shtoi ai./abcnews.al

Historia frymëzuese e emigrantit shqiptar, nga kryekuzhinier në Zvicër, në pronar restorantesh në Gjermani Read More »

Stresi bën deklaratën e papritur në Big Brother dhe tregon prapaskenat

Gresa Hoti dhe Arkimed Lusha i njohur si Stresi kanë qenë kryefjalë e mediave ditët e fundit për shkak të afrimitetit të tyre në “Big Brother Vip Kosova”.

Çështja vajti deri aty sa reperi e ftoi modelen në një takim romantik, për t’i thënë se kërkon ndihmën e saj për tu ribashkuar me Kejsin, ish-partneren e tij.

Mirëpo së fundmi Stresi ka lëshuar një tjetër deklaratë bombë, duke u shprehur se ai hoqi dorë nga Gresa për shkak të Andi Artanit.

“Andi po ndjen shumë për Gresën, prandaj hoqa dorë,”-është shprehu Stresi në një bisedë me Getinjon.

Kujtojmë që gjatë takimit romantik Stresi iu drejtua Gresës duke i thënë:

“Misioni im në “Big Brother”…. Mua s’ma ndjen për çmimin e parë. Unë kam ardhur këtu që të qetësohem si ti, sepse vij edhe unë nga një ndarje. Të dy kemi prindër, prindërit e tu e kuptojnë që ti je friendly, që shkon mirë me mua. Unë po luftoj realisht që të ribashkohem me ish të fejuarën time. Edhe ti do më ndihmosh”- u shpreh Stresi.

Më herët në një bisedë me aktoren Shota Baraliu, Stresi theksoi se Gresën e do vetëm si shoqe.

“Po ta them ty, kamerës e të gjithëve. Edhe nesër do ta sqaroj si do të jetë një shok shumë i ngushtë i një femre. Unë kur t’i them dikujt shoqe, ashtu mbetet. Jam shumë i sigurt për këtë punë, jam shumë i matur. Nuk mund të ndodhin me Gresën se i kam thënë shoqe të ngushtë”, u shpreh ai.

Stresi bën deklaratën e papritur në Big Brother dhe tregon prapaskenat Read More »

Këngëtarja e njohur shqiptare nënë për herë të dytë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Kaltrina Selimi është bërë nënë për herë të dytë. Në foton e publikuar në Instagram, ajo ka zbuluar se një muaj më parë është bërë nënë e një vajze.

Në foto duken vetëm disa detaje të tipareve të vogëlushes, të quajtur Athena. Artistja e ka mbajtur të fshehtë shtatzënë dhe nuk ka bërë asnjë postim me barkun e rrumbullakosur.

Kaltrina është gjithashtu nënë e një djali të quajtur Tristan. Prej vitesh, këngëtarja jeton në Londër.

Këngëtarja e njohur shqiptare nënë për herë të dytë Read More »

Çfarë ndodhi poshtë jorganit midis Vivien dhe Getinjos?

Pas puthjes së shkëmbyer midis tyre, Vivien Thano dhe Getinjo shfaqen kudo me njëri-tjetrin. Jo vetëm kaq dyshja mëngjesin e sotëm teksa po putheshin e përqafoheshin në të njëjtin shtrat, në një moment kanë mbuluar edhe kokën me jorgan.

Nuk është shumë e vështirë të hamendësohet çfarë mund të ketë ndodhur, ndonëse reperi bëri shenjë me gisht duke mohuar.
Më herët në lidhje me puthjen e famshme brenda “BBVK” ka reaguar edhe vëllai i Getinjos, Gramoz Aliu i njohur gjerësisht si Mozzik.

Krahas fotos ku duket dyshja duke u puthur, reperi shkruan: “Mirëmëngjes botë,”-shoqëruar me një zemër të kuqe.

Çfarë ndodhi poshtë jorganit midis Vivien dhe Getinjos? Read More »

Detaje nga atentati/ E vr anë sapo doli nga shtëpia

Detaje të reja rreth vr asjes së Edmond Papa (Hoxha), biznesmenit 49-vjeçar që u ekz ekutua pasditen e sotme.

Ai dy shohet të jetë ndjekur gjatë gjithë ditës nga autori. Burime bëjnë me dije se autori, i paiden tifikuar, e ka gjurmuar me këmbë deri në lokalin ku Papaj është futur rreth orës 16:30 në pronësi të V.Sh., në rrugën “Fadil Bodinaku”, në zonën e njohur si Selita në Tiranë.
Ai kishte udhëtuar nga Saranda drejt Tiranës dhe ishte ulur në lokalin në lagjen ku banonte i vëllai.

Por, në momentin që është futur në lokal, autori, i ma skuar me kapuç, ka që lluar 9 herë me një pi stoletë të llojit “Glock”, në drejtim të bizmesmenit dhe më pas është larguar nga vendngj arja përmes rrugicave.

Detaje nga atentati/ E vr anë sapo doli nga shtëpia Read More »

Vëllai iu do gj në shtëpi b ari në Angli, Flamur Ruçi shënon super-gol: ‘Ja dedikoj Mariglenit’

Futbollisti i Bylisit, Flamur Ruçi i ka kushtuar sot golin e fitores vëllait të tij, i cili hu mbi jetën disa ditë më parë në Angli. Gjatë ndeshjes Bylis-Egnatia golin e vetëm të fitores e ka shënuar Ruçi në minutat shtesë.

Pas ndeshjes, Ruçi teksa në trup mbante një bluzë të stampuar me foton e tij dhe të vëllait, u shpreh se këtë gol ia dedikoi atij. Ai falënderoi mediat, shokët dhe të gjithë tifozët që po i gjenden pranë familjes Ruçi në këto momente të vështira për ta.
“Shumë faleminderit, juve dhe të gjithëve. Ka qenë një ngjarje që e kemi përjetuar, si unë si familja ime, ekipi, shokët. Sot më ka ndihmuar ai nga lart dhe golin ja dedikoj atij. Jam shumë i lumtur për golin dhe për tre pikët”,tha Ruçi.

Mariglen Ruçi, vetëm 24 vjeç, hu mbi jetën trag jikisht në Britaninë e Madhe, pasi u afiksua në një shtëpi bari, ku ai punonte për të siguruar të ardhura për familjen. Banesa, që ai ruante, shp ërtheu në fl akë dhe fatkeq ësisht 24-vjeçari nuk arriti të dalë.

Vëllai iu do gj në shtëpi b ari në Angli, Flamur Ruçi shënon super-gol: ‘Ja dedikoj Mariglenit’ Read More »