Irina

E dehur në timon, qytetarja në Vlorë hyn me makinë në aktivitetin me fëmijë, ndërhyn policia

Një shtetase shqiptare me automjet të llojit “Ford Kuga” me targa italiane e dehur në timon dhe me birrë në automjet ka hipur mbi trotuarin në sheshin përpara bashkisë Vlorë.

Në sheshin përpara bashkisë tashmë po zhvillojnë koncertin e tyre fëmijë të kopshteve të qytetit ku gjenden me dhjetëra fëmijë dhe qytetarë.

Kanë mbërritur efektivët e policisë, por zonja nuk pranon të zbres nga makina teksa nuk pranon as të largohet me automjet.

Ajo ka shpërthyer në sharje ndaj çdo personi që i afrohet.

E dehur në timon, qytetarja në Vlorë hyn me makinë në aktivitetin me fëmijë, ndërhyn policia Read More »

Bibliotekat: Kujdes nga libri vdekjeprurës i shekullit të 19

Koleksionistët e librave kanë nisur përpjekjet për të gjetur mijëra libra të shekullit të 19-të që përmbajnë ‘të gjëlbrën smerald’, një pigment i rrallë dhe i lakmuar i krijuar me ndihmën e arsenikut.
Para revolucionit industrial, librat ishin krijime artizanale të lidhura me lëkurë që kërkonin shumë kohë dhe përpjekje për t’u prodhuar, por shpikja e mbështjelljeve të librave ndryshoi gjithçka.

shte më e lirë dhe më e lehtë për t’u bërë, por gjithashtu lejoi përdorimin e pigmenteve për t’i bërë kopertinat e librave më tërheqës.

Për shembull, një nga ngjyrat më të njohura të rrobave të librave të fundit të shekullit të 19-të ishte një jeshile e gjallë që u bë e njohur si jeshilja e Parisit ose jeshilja smerald.

Asnjë pigment tjetër nuk iu afrua as për sa i përket intensitetit, dhe megjithëse gjatë asaj kohe u raportuan një sërë aksidentesh të helmimit me arsenik, kërkesa për të ishte aq e fortë sa që prodhuesit as që menduan të anulonin prodhimin. Dhjetëra, ndoshta edhe qindra mijëra libra me jeshilen e smeraldit u prodhuan derisa rreziku i helmimit nga arseniku u bë një problem mjaft i madh dhe pigmenti më në fund u tërhoq nga prodhimi, por mijëra prej tyre janë ende në biblioteka dhe koleksione private sot.​

Simptomat akute të ekspozimit ndaj arsenikut mund të përfshijnë simptoma gastrointestinale dhe me kalimin e kohës mund të shkaktojnë dregëza dhe madje edhe kancer.

Për të parandaluar probleme të tilla, Melissa Tedone ka krijuar projektin “Poison Book Project” një nismë që synon të edukojë njerëzit mbi rreziqet e trajtimit të librave të lyer me jeshile smeraldi.

Për shembull, ata sugjerojnë të mbani doreza nitrili kur përdorni libra që mund të jenë lyer me pigmentin toksik dhe t’i ruani në qese të izoluara polietileni

Bibliotekat: Kujdes nga libri vdekjeprurës i shekullit të 19 Read More »

Pacientja lëviz gjatë operacionit, mjeku e godet me grusht! Pamjet e tmerrshme po bëjnë xhiron e rrjetit

Një incident i rëndë është shënuar në Kinë, në vitin 2019, por që është bërë sëfundmi publike për mediat.

DailyMail shkruan se një e moshuar rreth 82-vjeçe ishte duke kryer një ndërhyrje në sy, teksa gjatë operacionit ka lëvizur. Në videon e publikuar nga gjigandi britanik, shihet se mjeku e gjuan pacientin me grusht në fytyrë, në mënyrë që të mos lëvizte më.

Menjëherë pas publikimit të pamjeve, mjeku kirurg u shkarkua nga puna, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për rastin në fjalë.

E moshuara, për shkak të sulmit pësoi mavjosje në ballë, ndërsa aktualisht ajo është e verbër nga njëri sy, sipas djalit të saj.

Për incidentin e shkaktuar, pacientja u dëmshpërblye nga menaxheri i spitalit me 500 juanë, ose ndryshe 55 paund./vizionplus.tv

Pacientja lëviz gjatë operacionit, mjeku e godet me grusht! Pamjet e tmerrshme po bëjnë xhiron e rrjetit Read More »

Humb jetën shqiptari në Itali, pronari mes lotësh: Krahu im i djathtë, kuzhinieri më i mirë

Emigranti shqiptar, Andon Kumria, ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali të enjten më 21 Dhjetor në spitalin Papa Giovanni në Bergamo.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, i riu nuk ka mundur ta fitojë betejën për jetën.

Aksidenti ka ndodhur pak para orës 05:30 me orën lokale, ku janë përfshirë edhe tre persona të tjerë.

Pas aksidentit të ndodhur kanë mbërritur edhe dy autoambulanca, si dhe policia rrugore për të kryer hetimet ligjore.

Kumria kishte disa vite që punonte në një restorant si kuzhinier, në Bergamo, i cili po ashtu edhe jetonte në këtë qytet, raportojnë mediat italiane.

Vdekja e tij e parakohshme ka tronditur pa masë familjarët e tij dhe punonjësit në restorantin ku ai punonte.

Lamtumira e fundit do t’i jepet të shtunën e 23 Dhjetorit në Bergamo.

Për vdekjen e tij ka folur edhe pronari i restorantit ‘da Giò’ në via Nazionale në Seriate, Itali, ku i riu punonte. Giovanni ka shprehur ngushëllimet e tij për familjarët e viktimës.

Me lotësh pronari tha: ‘Ai ishte krahu im i djathtë, kuzhinieri më i mirë që kam pasur ndonjëherë në njëzet vjet biznes. Andon ishte një djalë shumë i mirë, plot jetë, i përkushtuar ndaj punës. Në këto dy vite nuk e kam dëgjuar kurrë të thotë ‘jo’. Ai ishte shumë i apasionuar pas gatimit, aq sa e kishte studiuar dhe madje kishte shkruar një libër. Ai ishte aq i mirë sa i shita një pjesë të aksioneve në një nga kompanitë e mia. Ai kishte një ëndërr, të shkonte në Amerikë. Ne donim të bënim një udhëtim dhe të shkonim së bashku. Edhe sikur të na ndante fati, ti do të mbetesh përgjithmonë i gdhendur në zemrën time. Shijoje udhëtimin tënd, miku im’.

Përsa i përket aksidentit ai u shpreh se informacioni i vetëm që kishte ishte se i riu kishte humbur jetën nga humbja e kontrollit të makinës.

‘Nuk e di dinamikën e aksidentit, e di që kishte mjegull dhe Andoni humbi kontrollin e makinës’, tha Giovanni.

Humb jetën shqiptari në Itali, pronari mes lotësh: Krahu im i djathtë, kuzhinieri më i mirë Read More »

Një grup plan për të vrarë ish-drejtorin e Policisë, Gledis Nano! E hetoi kur ishte kreu i Anti-terrorit

Një grup plan për të vrarë ish-drejtorin e Policisë, Gledis Nano! E hetoi kur ishte kreu i Anti-terrorit

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledi Nano, ka qenë “shënjestra” e një grupi kriminal. Sipas asaj që News24 bën me dije, Policia e Shtetit ka patur informacione se një grup kishte planifikuar që të ekzekutonin Nanon.

Lidhur me këtë çështje janë duke vijuar hetimet, të cilat po zhvillohen në mënyrë sekrete dhe deri më tani nuk ka asnjë informacion zyrtar.Sakaq, burime për mediat bëjnë me dije se plani për eleminimin e ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, po organizohej nga një grup që ai e kishte hetuar kur mbante detyrën si drejtuesi i Antiterrorit. Mësohet se kjo ngjarje është regjistruar rreth tre muaj më parë ku anëtari shumë i rrezikshëm i një organizate kriminale ka planifikuar të ekzekutojë ish-kryepolicin.

Kujtojmë se Gledis Nano u shkarkuar si drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit më 31 gusht 2022. Ish-drejtori i Policisë së Shtetit që erdhi me bujë dhe u largua pas vetëm 10 muajsh në detyrë. Në momentin e betimit, një nga fjalitë e tij ishte “Profesioni nuk ishte i zgjedhur si detyrë karriere, por profesion i frymëzuar nga babai im, ish-efektiv i policisë së shtetit”.?shqiperiaime

Një grup plan për të vrarë ish-drejtorin e Policisë, Gledis Nano! E hetoi kur ishte kreu i Anti-terrorit Read More »

Skandali se*sual me Gjicin, flet Alma Kaçi: Ja për llogari të kujt e bëra filmimin…

Zbardhet dosja hetimore e Safet Gjicit dhe Alma Kaçit. Kjo e fundit ka deklaruar para prokurorëve se videon e kishte xhiruar për llogari të Fiks Fare, ku punonte si gazetare e padeklaruar. Edhe mamaja e Alma Kaçit ka konfirmuar punësimin e të bijës për llogari të Fiks Fare, duke pohuar se me pagesat që merrte i siguronte asaj mbijetesën.SYRI TV ka siguruar dosjen në ngarkim të Alma Kaçit dhe ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici që akuzohen për korrupsion aktiv dhe pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë apo të të zgjedhurve vendor.
Konfirmohet zyrtarisht nga thëniet e saj dhe të të ëmës së moshuar, se Alma Kaçi punonte për emisionin investigative ‘Fiks Fare’ që transmetohet në ‘Top Channel’, dhe se videoregjistrimin ku kryente marrëdhënie seksuale në zyrë me Gjicin e kishte bërë për llogari të këtij emisioni.

Faktin se Alma Kaçi punonte për ‘Fiks Fare’ e përforcon edhe e ëma e saj e moshuar.

‘Ndër të tjera ajo tregon mbi punët e shumta që ka kryer gjatë këtyre viteve si shitëse ambulante, pensionin e pleqërisë që përfiton, të ardhurat nga bamirësia e shumë personave dhe xhamive në Durrës si dhe të ardhurat që i ka sjellë Alma Kaçi ç’do herë që është paguar nga emisioni investigativ ‘Fiks Fare’ për shërbimet që ka kryer’, thotë ajo në dëshminë e saj në polici.

Ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici dhe Alma Kaçi dolën para Gjykatës të premten e 22 dhjetorit ku dhanë pretendimet e tyre dhe dëgjuan ato të akuzës. SPAK thotë se nga hetimet, rezultoi se në banesën e Kaçit u gjet një USB, që përmbante filmimin bruto të aktit seksual në zyrën e Bashkisë.

Në telefonin e saj, u gjetën biseda mes Kaçit dhe gazetarëve të emisionit ‘Fiks Fare’ ku flisnin për këtë filmim. Sipas SPAK, filmimi u bë me vullnet të plotë nga ana e Alma Kaçit, për ta dokumentuar./Shqiperiaime

Skandali se*sual me Gjicin, flet Alma Kaçi: Ja për llogari të kujt e bëra filmimin… Read More »

Historike/ Shqipëria fiton Miss Earth 2023

Shqipëria ka fituar “Miss Earth 2023”. Vendi ynë përfaqësohet nga Drita Ziri. Kompeticioni i bukurisë u mbajt në Vietnam ku morëm pjesë 85 shtete. Drita ishte më e votuara duke rrëmbyer kështu kurorën e më të bukurës. Drita u vlerësua shumë edhe për përgjigjen e saj ndaj pyetjeve që iu drejtuan konkurrenteve. Pas fitores, Drita krenare bëri dhe shqiponjën.

https://www.instagram.com/missearth/?utm_source=ig_embed&ig_rid=fbe6862a-1cba-47b5-aa8b-389220952988

Historike/ Shqipëria fiton Miss Earth 2023 Read More »

Ndërron jetë foshnja e porsalindur, dyshohet se…

Raportohet se foshnja u dërgua në emergjencë nga nëna

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku një foshnjë e porsalindur ka ndërruar jetë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Studenqan të Suharekës, ku sipas policisë, foshnja u dërgua në emergjencë nga nëna.

Policia ka nisur hetimet, teksa dyshohet për neglizhencë nga ana e mjekëve.

“Sot me datë 21.12.2023 , rreth orës 17:20 është raportuara se në emergjencën e Suharekës një foshnje e porsalindur ka ndërruar jetë. Foshnja është dërguar në emergjencë nga nëna e saj dhe familjarët nga fshati Studençan i Suharekës. Policia ka dalë në vendngjarje, pasi që janë mbledh dëshmitë nga dëshmitarët, prokurori kujdestar ka urdhëruar që të hapet rast “Hetim i vdekjes“, thuhet në njoftimi ne policisë.

Ndërron jetë foshnja e porsalindur, dyshohet se… Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com